Ky problem qëndron për më shumë se 400 vjet. Si mundet Alice të gjejë një kod që fsheh gjurmët e saj, keshtu, duke ndaluar carjen në informacion. Përgjigja është hamendja. Imagjinoni që Alice të hedh një zar 26 faqësh në mënyrë që të gjenerojë një listë të zhvendosjeve të rastësishme, dhe që tëndajë këtë me Bob, në vend të një fjale koduese. Dhe tani, për të koduar mesazhin e saj, Alice përdor listen e zhvendosjeve të rastësishme. është me rëndësi që lista e zhvendosjeve të jetë poaq e gjatë sa edhe mesazhi në mënyrë që të shmang përsëritjen. Pastaj, dërgon atë tek Bob, i cili dekodon mesazhin duke përdorur të njëjtën listë të zhvendosjeve që ajo i kishte dhënë atij. Tani Eva do të ketë një problem, sepse mesazhi i koduar do të ketë dy veti mjaft të fuqishme: Një, zhvendosjet nuk përcjellin ndonjë model përsëritjeje dhe Dy, mesazhi i koduar do të ketë shpërndarje uniforme të frekuencave sepse nuk do të ketë ndryshueshmëri tek frekuencat dhe prandaj nuk do të ketë carje, është e pamundur për Even që të thyej kodin. Kjo është metoda më e mirë e mundshme e kodimit, e cila u zhvillua nga fundi i shekullit 19, dhe është e njohur si Blloku Një Përdorimësh. Në mënyrë që të vizualizojmë fuqinë e bllokut një përdorimësh, duhet të ne dukuptojmë kombinacionet e përdorura. Për shembull, kodi i Cezarit zhvendos secilën shkronjë për një numër të njëjtë zhvendosjesh që është një numër nga 1 deri në 26. Pra, nëse Alice do të kodonte emrin e saj, do të kishte nga 1 deri në 26 kodime të mundshme, numër i vogël i mundësive, dhe e lehtë që të kontrollohen të gjitha, e njohur si kërkim me forcë. Krahasojeni këtë me bllokun një përdorimësh, në të cilin secila shkronjë duhet të zhvendoset nga një numër i ndryshëm nga 1 deri në 26. Mendoni që tash, numri i kodimeve të mundshme do të jetë 26 i shumëzuar 5 herë me vetvetën, që është pothuaj 12 milion. Nodnjëherë është e vështirë të vizuelizohet. Kështuqë, imagjinoni sikur ajo shkruan emrin e saj në një copë letër, dhe në krye të faqes të vendos secilin kodim të mundshëm. Sa i vështirë mendoni që do të jetë? Me pothuaj 12 milion vargje 5 shkronjëshe të mundshme, kjo copë e letrës do të jetë jashtëzakonisht e gjatë, më shumë se një kilometër. Kur Alice kodon emrin e saj duke përdorur metodën e bllokut një përdorimësh, do të jetë e njëjtë sikurse zgjedhja e rastësishme e njërës nga këto faqe nga perspektiva e Evës, kodthyesit, secila nga e pesta shkronjë e koduar që do të marrë është barabartë e mundshme sikurse secila fjalë e vendosur në copën e letrës. Pra, kjo është fshehtësia perfekte e këtij veprimi - (Ariana Gojani)