0:00:01.000,0:00:03.000 Sot dëshiroj t'ju flas pak 0:00:03.000,0:00:06.000 në lidhje me jo-racionalizëm të parashikuar. 0:00:06.000,0:00:10.000 Dhe interesimi im në lidhje me sjellje jo-racionale 0:00:10.000,0:00:13.000 filloi para shumë vitesh në spital. 0:00:13.000,0:00:17.000 Isha djegur keqas. 0:00:17.000,0:00:20.000 Dhe nëse kalon shumë kohë në spital, 0:00:20.000,0:00:23.000 do të shohësh shumë lloje të sjelljes jo-racionale. 0:00:23.000,0:00:28.000 dhe një që më bezdiste në mënyrë të veçantë në sektorin e djegieve 0:00:28.000,0:00:32.000 ishte procesi me të cilin m'i hiqnin fashot infermieret. 0:00:33.000,0:00:35.000 Tani, me siguri secili nga ju në një pikë të caktuar keni hequr fasho, 0:00:35.000,0:00:38.000 dhe me siguri keni menduar se cila është qasja më e mirë. 0:00:38.000,0:00:42.000 Ta heqësh shpejt me forcë - kohë të shkurtër por intensitet të lartë -- 0:00:42.000,0:00:44.000 apo ta heqësh fashon ngadalë -- 0:00:44.000,0:00:48.000 zgjat një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë dhimbje -- 0:00:48.000,0:00:51.000 cila nga këto është qasja më e mirë? 0:00:51.000,0:00:55.000 Infermieret në departamentin tim mendonin që qasja më e mirë 0:00:55.000,0:00:58.000 ishte ajo e heqjes së shpejtë, kështu që ato e kapnin dhe e hiqnin shpejt, 0:00:58.000,0:01:00.000 dhe e kapnin tjetrin dhe e hiqnin shpejt. 0:01:00.000,0:01:04.000 Dhe ngaqë unë kisha 70% të trupit të djegur, procedura merrte rreth një orë. 0:01:04.000,0:01:07.000 Dhe sikurse mund të imagjinoni, 0:01:07.000,0:01:11.000 unë urreja momentin e heqjes së fashove me intensitet shumë të lartë. 0:01:11.000,0:01:13.000 Dhe mundohesha tju argumentoja atyre dhe iu thosha, 0:01:13.000,0:01:14.000 "Pse s'provojmë diçka tjetër? 0:01:14.000,0:01:16.000 Pse s'e zgjasim kohën -- 0:01:16.000,0:01:21.000 mbase dy orë në vend të një -- dhe me intensitet me të ulët?" 0:01:21.000,0:01:23.000 Infermieret me thane dy gjera, 0:01:23.000,0:01:27.000 Më thanë që kishin modelin e drejtë të pacientit -- 0:01:27.000,0:01:30.000 që e dinin se c'duhet të bënin të minimizonin dhimbjet -- 0:01:30.000,0:01:33.000 dhe po ashtu më thanë që fjala pacient s'do të thotë 0:01:33.000,0:01:35.000 që mund të japësh sugjerime apo të ndërhysh apo... 0:01:35.000,0:01:38.000 Kjo nuk është vetëm në hebraisht, meqë ra fjala. 0:01:38.000,0:01:41.000 Është në cdo gjuhë që kam përjetuar deri më tani. 0:01:41.000,0:01:45.000 Dhe e dini, nuk ka shumë - nuk kisha c'të bëja, 0:01:45.000,0:01:48.000 dhe ato vazhduan të bënin atë që po bënin. 0:01:48.000,0:01:50.000 Dhe pas rreth tri vjetesh, kur u largova nga spitali, 0:01:50.000,0:01:53.000 fillova studimet në universitet. 0:01:53.000,0:01:56.000 Dhe një nga mësimet më interesante që mësova 0:01:56.000,0:01:58.000 është që ka një metodë eksperimentale 0:01:58.000,0:02:02.000 që nëse ke një pyetje, mund të krijosh një kopje të saj 0:02:02.000,0:02:06.000 në mënyre abstrakte, dhe mund të provosh ta shqyrtosh këtë pyetje, 0:02:06.000,0:02:08.000 e mbase mëson dicka të re në lidhje me botën. 0:02:08.000,0:02:10.000 Kështu që kjo ishte ajo që bëra. 0:02:10.000,0:02:11.000 Isha ende i interesuar 0:02:11.000,0:02:13.000 në këtë pyetjen se si të hiqen fashot nga pacientët me djegie. 0:02:13.000,0:02:16.000 Meqë fillimisht nuk kisha shumë para, 0:02:16.000,0:02:20.000 shkova te një dyqan i veglave dhe bleva një morsetë marangozi. 0:02:20.000,0:02:24.000 I sillja njerëzit në laborator dhe ia fusja gishtat në morsetë, 0:02:24.000,0:02:26.000 dhe i shtrengoja pak. 0:02:26.000,0:02:28.000 (Të qeshura) 0:02:28.000,0:02:31.000 Ia shtrengoja për kohë të gjatë dhe e më të shkurtër, 0:02:31.000,0:02:33.000 dhe me dhimbje që rriteshin dhe që zvogëloheshin, 0:02:33.000,0:02:37.000 dhe me pushim dhe pa pushim - të gjitha llojet e dhimbjes. 0:02:37.000,0:02:39.000 Dhe kur përfundoja së shkaktuari dhimbje njerëzve, i pyesja, 0:02:39.000,0:02:41.000 sa iu dhimbte kjo? Ose, sa iu dhimbte ajo? 0:02:41.000,0:02:43.000 Ose, po të kishe zgjedhje, nga dy të fundit 0:02:43.000,0:02:45.000 cilën do të zgjidhje? 0:02:45.000,0:02:48.000 (Të qeshura) 0:02:48.000,0:02:51.000 Vazhdova ta bëja këtë për një kohë. 0:02:51.000,0:02:53.000 (Të qeshura) 0:02:53.000,0:02:57.000 Dhe më pas, si të gjitha projektet e mira akademike, mora më shumë fonde. 0:02:57.000,0:02:59.000 U zhvendosa te tingujt, godtjet elektrike -- 0:02:59.000,0:03:04.000 Bile kisha edhe një kostum që bente që njerëzit të ndjenin edhe më shumë dhimbjen. 0:03:04.000,0:03:08.000 Por në fund të këtij procesi, 0:03:08.000,0:03:11.000 ajo që mësova ishte se infermieret e kishin gabim. 0:03:11.000,0:03:14.000 Ja ku ishin ca persona me synime të mira 0:03:14.000,0:03:16.000 dhe me mjaft shumë përvojë, dhe prapëseprap 0:03:16.000,0:03:20.000 ato bënin gabime të parashikueshme gjatë gjithë kohës. 0:03:20.000,0:03:23.000 Meqenëse nuk e kodojme zgjatjen 0:03:23.000,0:03:25.000 në mënyrën si e kemi koduar intensitetin, 0:03:25.000,0:03:29.000 do të kisha më pak dhimbje po të zgjaste më shumë 0:03:29.000,0:03:31.000 dhe intensiteti më i ulët. 0:03:31.000,0:03:34.000 Del që do të qe më mirë sikur të fillonin me fytyrën 0:03:34.000,0:03:36.000 e cila dhimbte shumë më tepër, dhe të vazhdonim poshtë te këmbët, 0:03:36.000,0:03:39.000 duke shkuar drejt përmirësimit përgjatë kohës -- 0:03:39.000,0:03:40.000 kjo po ashtu do të ishte me më pak dhimbje. 0:03:40.000,0:03:42.000 Dhe del që do të kishte qenë mirë 0:03:42.000,0:03:44.000 te benin pushime në mes që të mund ta merrja veten nga dhimbjet. 0:03:44.000,0:03:46.000 Do të ishte shumë mirë të bënin të gjitha këto, 0:03:46.000,0:03:49.000 dhe infermieret e mia nuk ia kishin idenë. 0:03:49.000,0:03:50.000 Nga ajo pikë e tutje, fillova të mendoja, 0:03:50.000,0:03:53.000 a janë infermieret të vetmit njerëz në botë të cilat s'i kuptojnë drejt gjërat 0:03:53.000,0:03:56.000 veçanërisht në këtë çeshtje, apo është rast më i përgjithshëm? 0:03:56.000,0:03:58.000 Dhe del që është më tepër rast i përgjithshëm -- 0:03:58.000,0:04:01.000 ka shumë gabime që bëjmë ne. 0:04:01.000,0:04:06.000 Dhe dëshiroj t'iu jap një shembull në lidhje me një nga këto jo-racionalitete, 0:04:06.000,0:04:09.000 dëshiroj të iu flas për mashtrimin. 0:04:09.000,0:04:11.000 Dhe arsyeja se pse zgjodha mashtrimin është se është interesant, 0:04:11.000,0:04:13.000 por po ashtu na tregon diçka, mendoj, 0:04:13.000,0:04:16.000 në lidhje me tregun e aksioneve dhe situatën në të cilën ndodhemi. 0:04:16.000,0:04:19.000 Kështu që, interesimi im në fenomenin e mashtrimit filloi 0:04:19.000,0:04:21.000 kur Enron erdhi në skenë, shpërtheu pa pritur, 0:04:21.000,0:04:24.000 dhe fillova të mendoj se çfarë po ngjante atje. 0:04:24.000,0:04:25.000 A mos ishte rasti që kishte 0:04:25.000,0:04:28.000 disa molle të prishura të cilat ishin në gjendje të bënin këto gjëra, 0:04:28.000,0:04:30.000 apo e kemi fjalën për një situatë më endemike, 0:04:30.000,0:04:34.000 që shumë njerëz janë në fakt në gjendje të sillen në këtë mënyrë? 0:04:34.000,0:04:38.000 Kështu që, sikurse bëjmë ne zakonisht, vendosa të bëj një eksperiment të vogël. 0:04:38.000,0:04:39.000 Dhe ja si shkoi. 0:04:39.000,0:04:42.000 Nëse ishe në eksperiment, të jepja një copë letër 0:04:42.000,0:04:46.000 me 20 probleme të thjeshta matematikore që secili mund t'i zgjidhë, 0:04:46.000,0:04:48.000 por nuk të jepja mjaft kohë. 0:04:48.000,0:04:50.000 Kur të mbaronin pesë minutat, unë thosha, 0:04:50.000,0:04:53.000 "Më kaloni copat e letrës, dhe do t'iu paguaj një dollar për secilën pyetje." 0:04:53.000,0:04:57.000 Njerëzit e bënë këtë. Une paguaja njerëzit katër dollarë për detyrën -- 0:04:57.000,0:04:59.000 mesatarisht njerëzit zgjidhnin katër probleme. 0:04:59.000,0:05:02.000 Njerëzit e tjerë i tundoja të mashtronin. 0:05:02.000,0:05:03.000 Ju kaloja copat e letrës. 0:05:03.000,0:05:05.000 Kur të kalonin pesë minutat, iu thosha, 0:05:05.000,0:05:06.000 "Ju lutem copëtoni copën e letrës. 0:05:06.000,0:05:09.000 Fusni copat në xhep ose në çantë, 0:05:09.000,0:05:12.000 dhe më tregoni sa pyetje i keni zgjidhur saktë." 0:05:12.000,0:05:15.000 Njerëzit tani "zgjidhnin" mesatarisht shtatë pyetje. 0:05:15.000,0:05:20.000 Nuk ishte se ishin disa molle të këqija -- 0:05:20.000,0:05:23.000 disa njerëz mashtronin shumë. 0:05:23.000,0:05:26.000 Në vend të kësaj, ne pamë shumë njerëz që mashtronin nga pak. 0:05:26.000,0:05:29.000 Në teorinë ekonomike, 0:05:29.000,0:05:32.000 të mashtruarit është një analizë e thjeshtë e kostos dhe përfitimit. 0:05:32.000,0:05:34.000 Thoni, cili është probabiliteti që do të më zënë? 0:05:34.000,0:05:37.000 Sa do të përfitoja nga mashtrimi? 0:05:37.000,0:05:39.000 Dhe sa do të dënohem nëse më zënë? 0:05:39.000,0:05:41.000 Dhe i peshon këto variante -- 0:05:41.000,0:05:43.000 bën analizën e thjeshtë të kostos dhe përfitimit, 0:05:43.000,0:05:46.000 dhe vendos nëse ia vlen ta kryesh krimin apo jo. 0:05:46.000,0:05:48.000 Kështu që ne u munduam ta testonim këtë. 0:05:48.000,0:05:52.000 Për disa njerëz, ne ndryshuam se me sa para mund të shpëtonin -- 0:05:52.000,0:05:53.000 sa para mund të vidhnin. 0:05:53.000,0:05:56.000 I paguam 10 qindarka për secilën pyetje të saktë, 50 qindarka, 0:05:56.000,0:05:59.000 një dollar, pesë dollarë, dhjetë dollarë për secilën pyetje të saktë. 0:05:59.000,0:06:03.000 Do të prisje që përderisa rritet shuma e parave në tavolinë, 0:06:03.000,0:06:06.000 njerëzit do të mashtronin më tepër, por në fakt ky s'ishte rasti. 0:06:06.000,0:06:09.000 Ne kishim shumë njerëz që mashtronin duke vjedhur vetëm nga pak. 0:06:09.000,0:06:12.000 Po në lidhje me probabilitetin e zënies? 0:06:12.000,0:06:14.000 Disa njerëz copëtonin gjysmën e copës së letrës, 0:06:14.000,0:06:15.000 kështu që kishte ca dëshmi të lënë prapa. 0:06:15.000,0:06:17.000 Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letres. 0:06:17.000,0:06:20.000 Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letrës, dilnin jashtë nga dhoma, 0:06:20.000,0:06:23.000 dhe e paguanin vetën nga kutia me para që kishte mbi 100 dollarë. 0:06:23.000,0:06:26.000 Do të prisnit që përderisa probabiliteti për t'u zënë ulet, 0:06:26.000,0:06:29.000 njerëzit do të mashtronin më tepër, por përsëri, ky nuk ishte rasti. 0:06:29.000,0:06:32.000 Përsëri, shumë njerëz mashtronin vetëm me nga pak, 0:06:32.000,0:06:35.000 dhe nuk ishin të ndjeshëm ndaj këtyre nxitjeve ekonomike. 0:06:35.000,0:06:36.000 Kështu ne thamë: "Nëse njerëzit nuk jane të ndjeshëm 0:06:36.000,0:06:41.000 ndaj shpjegimeve të teorisë racionale ekonomike, ndaj këtyre forcave, 0:06:41.000,0:06:44.000 atëherë çfarë po ndodh?" 0:06:44.000,0:06:47.000 Dhe menduam që mbase ajo që po ndodh është që ka dy forca. 0:06:47.000,0:06:49.000 Nga njëra anë, ne të gjithë dëshirojmë ta shikojmë vetën në pasqyrë 0:06:49.000,0:06:52.000 dhe të ndjehemi mirë me vetëveten, kështu që nuk dëshirojmë të mashtrojmë. 0:06:52.000,0:06:54.000 Nga ana tjetër, ne mund të mashtrojmë pak, 0:06:54.000,0:06:56.000 dhe prapë të ndihemi mirë me vetëveten. 0:06:56.000,0:06:57.000 Kështu që, mbase ajo që po ndodh është që 0:06:57.000,0:06:59.000 ka një nivel të mashtrimit të cilin s'mund ta kalojmë, 0:06:59.000,0:07:03.000 por ne prapë mund të përfitojmë nga mashtrimi në një nivel të ulët, 0:07:03.000,0:07:06.000 përderisa nuk e ndërron përshtypjen që kemi për vetën. 0:07:06.000,0:07:09.000 Ne e quajmë këtë si faktor të genjeshtres vetjake. 0:07:10.000,0:07:14.000 Tani, si do të testoje një faktor të genjeshtres vetjake? 0:07:14.000,0:07:18.000 Së pari thamë, çfarë mund të bëjmë të zvogëlojmë faktorin genjeshter vetjake? 0:07:18.000,0:07:20.000 Kështu që i morëm njerëzit në laborator, dhe u thamë: 0:07:20.000,0:07:22.000 "Kemi dy detyra për ju sot." 0:07:22.000,0:07:23.000 Së pari, i pyetëm gjysmën e njerëzve 0:07:23.000,0:07:25.000 të rikujtonin ose dhjetë libra që kishin lexuar në shkollë të mesme, 0:07:25.000,0:07:28.000 ose të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet e bibles, 0:07:28.000,0:07:30.000 dhe më pas i tunduam me mundësinë e mashtrimit. 0:07:30.000,0:07:33.000 Del që njerëzit që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet -- 0:07:33.000,0:07:35.000 dhe në grupin tonë askush nuk mund të rikujtonte të gjitha Dhjetë Urdhërimet -- 0:07:36.000,0:07:40.000 por ata njerëz që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet, 0:07:40.000,0:07:43.000 edhe kur iu dha mundësia të mashtronin, nuk mashtronin fare. 0:07:43.000,0:07:45.000 Nuk ishte që njerëzit më fetare -- 0:07:45.000,0:07:46.000 njerëzit që mbanin mend më shumë nga të Dhjetë Urdhërimet - mashtronin më pak, 0:07:46.000,0:07:48.000 dhe njerëzit më pak fetare -- 0:07:48.000,0:07:49.000 njerëzit që nuk mbanin në mend pothuajse asnjë nga të Dhjetë Urdhërimet -- 0:07:49.000,0:07:51.000 mashtronin më shumë. 0:07:51.000,0:07:55.000 Në momentin që njerëzit mendonin të sillnin ndër mend të Dhjetë Urdhërimet, 0:07:55.000,0:07:56.000 ata ndaluan së mashtruari. 0:07:56.000,0:07:58.000 Në fakt, edhe atëherë kur iu dhamë ateistëve të vetë-shpallur 0:07:58.000,0:08:02.000 detyrën e betimit mbi Bibël dhe iu dhamë mundësinë për të mashtruar, 0:08:02.000,0:08:04.000 ata nuk mashtruan fare. 0:08:06.000,0:08:08.000 Tani, të Dhjetë Urdhërimet janë diçka që është vështirë 0:08:08.000,0:08:10.000 të sillen në sistemin e edukimit, kështu që ne thamë: 0:08:10.000,0:08:12.000 "Pse s'i pyesim njerëzit që të nënshkruajnë kodin e nderit?" 0:08:12.000,0:08:14.000 Kështu që, i bëmë njerëzit të nënshkruanin, 0:08:14.000,0:08:18.000 "Ne kuptojmë që kjo anketë e shkurtër bie nën Kodin e Nderit të MIT-së." 0:08:18.000,0:08:21.000 Më pas ata e copëtuan atë. Nuk kishte fare mashtrim. 0:08:21.000,0:08:22.000 Dhe kjo është veçantërisht interesant, 0:08:22.000,0:08:24.000 sepse MIT nuk ka një kod të nderit. 0:08:24.000,0:08:29.000 (Të qeshura) 0:08:29.000,0:08:33.000 Kështu që, e gjithë kjo ishte në mënyrë që të zvogëlonim faktorin e genjeshtres vetjake. 0:08:33.000,0:08:36.000 Çfarë në lidhje me zmadhimin e faktorit genjeshter vetjake? 0:08:36.000,0:08:38.000 Eksperimenti i parë - Shkova rreth e rrotull MIT-së 0:08:38.000,0:08:41.000 dhe shpërndava gjashtë pako me Koka kola nëper frigorifere -- 0:08:41.000,0:08:43.000 këto ishin frigoriferë të përbashkët për studentët. 0:08:43.000,0:08:46.000 Dhe u ktheva të mat çfarë teknikisht quajmë 0:08:46.000,0:08:50.000 gjysmë-jeta e Koka kolës - sa kohë zgjat në frigorifer? 0:08:50.000,0:08:53.000 Si edhe mund të prisni, nuk zgjat shumë. Njerëzit e marrin. 0:08:53.000,0:08:57.000 Përkundrazi, mora një pjatë me gjashtë bankënota një dollarëshe, 0:08:57.000,0:09:00.000 dhe lashë atë pjatë në të njëjtin frigorifer. 0:09:00.000,0:09:01.000 Asnjë bankënotë nuk u zhduk. 0:09:01.000,0:09:04.000 Tani, ky nuk është eksperimet i mirë i shkencave shoqërore, 0:09:04.000,0:09:07.000 kështu që për ta bërë më mirë bëra të njëjtin eksperiment 0:09:07.000,0:09:09.000 sikurse iu shpjegova më parë. 0:09:09.000,0:09:12.000 Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë letrat, na i kthyen. 0:09:12.000,0:09:15.000 Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë, i copëtuan, 0:09:15.000,0:09:16.000 ata erdhën te ne dhe thanë, 0:09:16.000,0:09:19.000 "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jepni X dollarë." 0:09:19.000,0:09:22.000 Një e treta e njerëzve, kur përfunduan së copëtuari copën e letrës, 0:09:22.000,0:09:24.000 erdhën te ne dhe thanë, 0:09:24.000,0:09:30.000 "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jep X xhetonë." 0:09:30.000,0:09:33.000 Nuk i paguamë me dollarë. I paguam me diçka tjetër. 0:09:33.000,0:09:36.000 Dhe pastaj ata morën atë gjënë tjetër, ecën rreth tre metra e gjysëm, 0:09:36.000,0:09:38.000 dhe i ndërruan ato për dollarë. 0:09:38.000,0:09:40.000 Mendo në lidhje me intuitën në vijim. 0:09:40.000,0:09:43.000 Sa keq do të ndiheshit sikur të merrnit një laps nga puna në shtëpi, 0:09:43.000,0:09:45.000 krahasuar me sa keq do të ndiheshit 0:09:45.000,0:09:47.000 sikur të merrnit 10 centë nga një kuti e vogël me para? 0:09:47.000,0:09:50.000 Këto gjëra bëjnë të ndihemi shumë ndryshe. 0:09:50.000,0:09:53.000 A është se po të largohesh për ca sekonda nga paratë 0:09:53.000,0:09:56.000 duke u paguar me xhetonë, ka ndryshim? 0:09:56.000,0:09:58.000 Pjesëmarrësit në eksperimentin tonë dyfishuan mashtrimin. 0:09:58.000,0:10:00.000 Do t'iu shpjegoj se çfarë mendoj 0:10:00.000,0:10:02.000 në lidhje me këtë dhe me tregun e aksioneve tani pas pak. 0:10:03.000,0:10:07.000 Por kjo ende nuk e ka zgjidhur problemin e madh që kisha me Enron-in, 0:10:07.000,0:10:10.000 sepse në Enron, ka edhe një element shoqëror. 0:10:10.000,0:10:11.000 Njerëzit shohin njëri-tjetrin si sillen. 0:10:11.000,0:10:13.000 Në fakt, çdo ditë kur hapim lajmet 0:10:13.000,0:10:15.000 shohim shembuj të njerëzve që mashtrojnë. 0:10:15.000,0:10:18.000 Çfarë na shkakton kjo neve? 0:10:18.000,0:10:19.000 Kështu që bëmë edhe një tjetër eksperiment. 0:10:19.000,0:10:22.000 Morëm një grup të madh studentësh për një eksperiment, 0:10:22.000,0:10:23.000 dhe i paguam paraprakisht. 0:10:23.000,0:10:26.000 Kështu që secili mori një zarf me të gjitha paratë për pjesëmarrje në eksperiment, 0:10:26.000,0:10:28.000 dhe iu thamë që në fund, 0:10:28.000,0:10:32.000 të na i kthenin paratë që nuk i kishin fituar. Në rregull? 0:10:32.000,0:10:33.000 E njëjta gjë ndodhi. 0:10:33.000,0:10:35.000 Kur iu japim njerëzve mundësinë që të mashtrojnë, ata mashtrojnë. 0:10:35.000,0:10:38.000 Ata mashtrojnë me vetëm nga pak, por e njejta gjë. 0:10:38.000,0:10:41.000 Por në këtë eksperiment ne kishim punësuar një student aktor. 0:10:41.000,0:10:45.000 Ky student aktor, u ngrit në këmbë pas 30 sekondash dhe tha: 0:10:45.000,0:10:48.000 "Unë i zgjidha të gjitha problemet. Çfarë të bëj tani?" 0:10:48.000,0:10:52.000 Dhe eksperimentuesi tha: "Ti ke përfunduar çdo gjë, shko në shtëpi." 0:10:52.000,0:10:53.000 Kjo ishte e gjitha. Detyra ishtë përfunduar. 0:10:53.000,0:10:57.000 Kështu që, tani kishim një student - një student aktor -- 0:10:57.000,0:10:59.000 që ishte pjesë e grupit. 0:10:59.000,0:11:01.000 Askush s'e dinte që ishte aktor. 0:11:01.000,0:11:05.000 Dhe ata sigurisht mashtruan në një mënyrë shumë, shumë serioze. 0:11:05.000,0:11:08.000 Çfarë do të ngjante me njerëzit e tjerë në grup? 0:11:08.000,0:11:11.000 A do të mashtrojnë më tepër apo më pak? 0:11:11.000,0:11:13.000 Ja se çfarë ndodhi. 0:11:13.000,0:11:17.000 Del që, varet nga lloji i bluzës që kishin veshur. 0:11:17.000,0:11:19.000 Ja si është çështja. 0:11:19.000,0:11:22.000 Ne e bëmë këtë në Universitetin Carnegie Mellon si dhe në Universitetin e Pittsburgh-ut. 0:11:22.000,0:11:24.000 Këto dy universitete të mëdha janë Pittsburgh: 0:11:24.000,0:11:27.000 Carnegie Mellon dhe Universiteti i Pittsburgh-ut. 0:11:27.000,0:11:29.000 Të gjithë studentët e ulur në eksperiment 0:11:29.000,0:11:31.000 ishin studentë të Carnegie Mellon. 0:11:31.000,0:11:35.000 Kur aktori që u ngrit ishte student i Carnegie Mellon -- 0:11:35.000,0:11:37.000 ai ishte në fakt student i Carnegie Mellon -- 0:11:37.000,0:11:41.000 por ai ishte pjesë e atij grupi, atëherë niveli i mashtrimit u ngrit. 0:11:41.000,0:11:45.000 Por kur ai në fakt kishte të veshur një bluzë me logo të Universitetit të Pittsburgh-ut, 0:11:45.000,0:11:47.000 niveli i mashtrimit u ul. 0:11:47.000,0:11:50.000 (Të qeshura) 0:11:50.000,0:11:53.000 Por kjo është e rëndësishme, sepse kujtoni, 0:11:53.000,0:11:55.000 në momentin që studenti u ngrit në këmbë, 0:11:55.000,0:11:58.000 e bëri të qartë tek të gjithë që ata mund t'ia dilnin me mashtrim, 0:11:58.000,0:12:00.000 se eksperimentuesi kishte thënë, 0:12:00.000,0:12:02.000 "Ti ke mbaruar çdo gjë. Shko në shtëpi," dhe ata u larguan me paratë. 0:12:02.000,0:12:05.000 Kështu që nuk kishte te bente aq shumë me probabilitetin e zënies. 0:12:05.000,0:12:08.000 Ishte në lidhje me normat e mashtrimit. 0:12:08.000,0:12:11.000 Nëse dikush nga grupi ynë mashtron, dhe ne i shohim ata tek mashtrojnë, 0:12:11.000,0:12:15.000 ne ndjejme që mund të mashtrojme si grup, 0:12:15.000,0:12:17.000 Por nëse është dikush nga një grup tjetër, këta njerëz të tmerrshëm -- 0:12:17.000,0:12:19.000 po mendoj, jo të tmerrshëm për këtë rast -- 0:12:19.000,0:12:21.000 por dikush me të cilin nuk duam të kemi të bëjmë, 0:12:21.000,0:12:23.000 nga një universitet tjetër, nga një grup tjetër, 0:12:23.000,0:12:26.000 papritur ndërgjegjia e njerëzve në lidhje me ndershmërine rritet -- 0:12:26.000,0:12:28.000 pak a shumë sikur eksperimenti me të Dhjetë Urdhërimet -- 0:12:28.000,0:12:32.000 dhe pastaj njerëzit mashtrojnë edhe më pak. 0:12:32.000,0:12:36.000 Kështu që çfarë kemi mësuar nga kjo në lidhje me mashtrimin? 0:12:36.000,0:12:39.000 Kemi mësuar që shumë njerëz mund të mashtrojnë. 0:12:39.000,0:12:42.000 Ata mashtrojnë vetëm nga pak. 0:12:42.000,0:12:46.000 Kur iu kujtojmë njerëzve moralin, ata mashtrojnë më pak. 0:12:46.000,0:12:49.000 Kur e zgjasim distancën nga mashtrimi, 0:12:49.000,0:12:53.000 nga objektiva e parave, për shembull, njerëzit mashtrojnë më shumë. 0:12:53.000,0:12:55.000 Dhe kur shohim të tjerët tek mashtrojnë rreth nesh, 0:12:55.000,0:12:59.000 veçanërisht kur janë pjesë e grupit tonë, niveli i mashtrimit rritet. 0:12:59.000,0:13:02.000 Tani, nëse mendojmë për këtë në lidhje me tregun e aksioneve, 0:13:02.000,0:13:03.000 mendo se çfarë ndodh. 0:13:03.000,0:13:06.000 Çfarë ndodh në një situatë kur ti krijon diçka 0:13:06.000,0:13:08.000 ku i paguan njerëzit shumë para 0:13:08.000,0:13:11.000 të shohin realitetin në mënyrë paska të shtrembëruar? 0:13:11.000,0:13:14.000 A nuk do të ishin në gjendje ta shihnin ashtu? 0:13:14.000,0:13:15.000 Me siguri që po. 0:13:15.000,0:13:16.000 Çfarë ndodh kur bën gjëra të tjera, 0:13:16.000,0:13:18.000 sikurse për shembull t'i largosh gjërat nga paratë? 0:13:18.000,0:13:21.000 Mund t'i quash aksione, derivate, 0:13:21.000,0:13:22.000 letra me vlerë të siguruara me pronë. 0:13:22.000,0:13:25.000 A mund të jetë rasti që me këto gjëra me më shumë distancë, 0:13:25.000,0:13:27.000 nuk është një xheton për një moment, 0:13:27.000,0:13:29.000 është diçka që është e larguar nga paratë për shumë hapa 0:13:29.000,0:13:33.000 për një kohë shumë më të gjatë - a mund të jetë rasti që njerëzit do të mashtrojnë edhe më shumë? 0:13:33.000,0:13:35.000 Dhe çfarë ndodh me ambientin shoqëror 0:13:35.000,0:13:38.000 kur njerëzit shohin se si njerëzit e tjerë sillen rreth tyre? 0:13:38.000,0:13:42.000 Mendoj që të gjitha këto forca veprojnë në një mënyrë shumë negative 0:13:42.000,0:13:44.000 në tregun e aksioneve. 0:13:44.000,0:13:47.000 Më përgjithësisht, dëshiroj t'iu tregoj diçka 0:13:47.000,0:13:50.000 në lidhje me ekonominë e sjelljes. 0:13:50.000,0:13:54.000 Ne kemi shumë intuita në jetë, 0:13:54.000,0:13:57.000 dhe çështja është që shumë nga këto intuita janë gabim. 0:13:57.000,0:14:00.000 Pyetja është, a do t'i testojmë këto intuita? 0:14:00.000,0:14:02.000 Mund të mendojmë se si do të mund të testonim këto intuita 0:14:02.000,0:14:04.000 në jetët tona private, në biznes, 0:14:04.000,0:14:07.000 dhe veçanërisht kur vjen puna te politikat, 0:14:07.000,0:14:10.000 kur mendojmë për gjëra si programi "Asnjë fëmijë i lënë ne klase", 0:14:10.000,0:14:13.000 kur krijoni tregje të reja aksionesh, kur krijoni politika të reja -- 0:14:13.000,0:14:16.000 taksa, sigurim shëndetësor, dhe kështu me radhë. 0:14:16.000,0:14:18.000 Dhe vështirësia në lidhje me testimin e intuitave tona 0:14:18.000,0:14:20.000 ishte mësimi i madh që mora 0:14:20.000,0:14:22.000 kur u ktheva prapa që të flisja me infermieret. 0:14:22.000,0:14:24.000 Pra, u ktheva të flisja me to 0:14:24.000,0:14:27.000 dhe t'iu tregoja se çfarë kisha zbuluar rreth heqjes se fashove. 0:14:27.000,0:14:29.000 Dhe mësova dy gjëra të reja. 0:14:29.000,0:14:31.000 Një ishte që infermierja e preferuar, Ettie, 0:14:31.000,0:14:35.000 më tha që unë s'i kisha marrë fare në konsiderate dhimbjen e saj. 0:14:35.000,0:14:37.000 Ajo tha: "Me siguri, ti e di që kjo gjë të shkaktonte dhimbje ty. 0:14:37.000,0:14:39.000 Por mendo për mua si infermiere, 0:14:39.000,0:14:41.000 të hiqja fashot nga dikush që e kam për zemër, 0:14:41.000,0:14:44.000 dhe që më duhej ta përsëritja për një kohë të gjatë. 0:14:44.000,0:14:47.000 Duke me krijuar aq shumë torturë, nuk ishte diçka e mirë as për mua." 0:14:47.000,0:14:52.000 Dhe tha, mbase pjesë e arsyes ishte që ishte e vështirë edhe për mua. 0:14:52.000,0:14:55.000 Por në fakt ishte edhe më interesant se aq, sepse ajo tha: 0:14:55.000,0:15:00.000 "Nuk mendoja që intuita jote ishte e drejtë. 0:15:00.000,0:15:01.000 Ndjeja që intuita ime ishte korrekte." 0:15:01.000,0:15:03.000 Kështu që nëse mendoni për intuitat tuaja, 0:15:03.000,0:15:07.000 është shumë e vështirë të besoni që intuita juaj mund të jetë gabim. 0:15:07.000,0:15:10.000 Dhe ajo tha: "Meqenëse mendoja që intuita ime ishte e drejtë..." -- 0:15:10.000,0:15:12.000 pra ajo mendonte që intuita e saj ishte e drejtë -- 0:15:12.000,0:15:17.000 ishte e vështirë për të të pranonte të bënte një eksperiment të vështirë 0:15:17.000,0:15:19.000 të provonte nëse ishte gabim. 0:15:19.000,0:15:23.000 Por në fakt, kjo është situata në të cilën ne të gjithë ndodhemi gjatë gjithë kohës. 0:15:23.000,0:15:26.000 Ne kemi intuitë shumë të fortë në lidhje me shumë gjëra të ndryshme -- 0:15:26.000,0:15:29.000 për aftësitë tona, për mënyrën se si funksionon ekonomia, 0:15:29.000,0:15:31.000 si duhet të paguajmë mësuesit e shkollave. 0:15:31.000,0:15:34.000 Por derisa fillojmë të testojmë këto intuita, 0:15:34.000,0:15:36.000 ne nuk do ta bejme më mirë. 0:15:36.000,0:15:38.000 Dhe vetëm mendoni se sa më mirë do të ishte jeta ime 0:15:38.000,0:15:40.000 sikur infermieret të kishin qenë të gatshme të verifikonin intuitën e tyre, 0:15:40.000,0:15:41.000 dhe se si çdo gjë do të kishte qenë më mirë 0:15:41.000,0:15:46.000 sikur ne të fillojmë të eksperimetojmë në mënyrë të rregullt intuitat tona. 0:15:46.000,0:15:48.000 Ju faleminderit shumë.