1 00:00:01,000 --> 00:00:03,000 Sot dëshiroj t'ju flas pak 2 00:00:03,000 --> 00:00:06,000 në lidhje me jo-racionalizëm të parashikuar. 3 00:00:06,000 --> 00:00:10,000 Dhe interesimi im në lidhje me sjellje jo-racionale 4 00:00:10,000 --> 00:00:13,000 filloi para shumë vitesh në spital. 5 00:00:13,000 --> 00:00:17,000 Isha djegur keqas. 6 00:00:17,000 --> 00:00:20,000 Dhe nëse kalon shumë kohë në spital, 7 00:00:20,000 --> 00:00:23,000 do të shohësh shumë lloje të sjelljes jo-racionale. 8 00:00:23,000 --> 00:00:28,000 dhe një që më bezdiste në mënyrë të veçantë në sektorin e djegieve 9 00:00:28,000 --> 00:00:32,000 ishte procesi me të cilin m'i hiqnin fashot infermieret. 10 00:00:33,000 --> 00:00:35,000 Tani, me siguri secili nga ju në një pikë të caktuar keni hequr fasho, 11 00:00:35,000 --> 00:00:38,000 dhe me siguri keni menduar se cila është qasja më e mirë. 12 00:00:38,000 --> 00:00:42,000 Ta heqësh shpejt me forcë - kohë të shkurtër por intensitet të lartë -- 13 00:00:42,000 --> 00:00:44,000 apo ta heqësh fashon ngadalë -- 14 00:00:44,000 --> 00:00:48,000 zgjat një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë dhimbje -- 15 00:00:48,000 --> 00:00:51,000 cila nga këto është qasja më e mirë? 16 00:00:51,000 --> 00:00:55,000 Infermieret në departamentin tim mendonin që qasja më e mirë 17 00:00:55,000 --> 00:00:58,000 ishte ajo e heqjes së shpejtë, kështu që ato e kapnin dhe e hiqnin shpejt, 18 00:00:58,000 --> 00:01:00,000 dhe e kapnin tjetrin dhe e hiqnin shpejt. 19 00:01:00,000 --> 00:01:04,000 Dhe ngaqë unë kisha 70% të trupit të djegur, procedura merrte rreth një orë. 20 00:01:04,000 --> 00:01:07,000 Dhe sikurse mund të imagjinoni, 21 00:01:07,000 --> 00:01:11,000 unë urreja momentin e heqjes së fashove me intensitet shumë të lartë. 22 00:01:11,000 --> 00:01:13,000 Dhe mundohesha tju argumentoja atyre dhe iu thosha, 23 00:01:13,000 --> 00:01:14,000 "Pse s'provojmë diçka tjetër? 24 00:01:14,000 --> 00:01:16,000 Pse s'e zgjasim kohën -- 25 00:01:16,000 --> 00:01:21,000 mbase dy orë në vend të një -- dhe me intensitet me të ulët?" 26 00:01:21,000 --> 00:01:23,000 Infermieret me thane dy gjera, 27 00:01:23,000 --> 00:01:27,000 Më thanë që kishin modelin e drejtë të pacientit -- 28 00:01:27,000 --> 00:01:30,000 që e dinin se c'duhet të bënin të minimizonin dhimbjet -- 29 00:01:30,000 --> 00:01:33,000 dhe po ashtu më thanë që fjala pacient s'do të thotë 30 00:01:33,000 --> 00:01:35,000 që mund të japësh sugjerime apo të ndërhysh apo... 31 00:01:35,000 --> 00:01:38,000 Kjo nuk është vetëm në hebraisht, meqë ra fjala. 32 00:01:38,000 --> 00:01:41,000 Është në cdo gjuhë që kam përjetuar deri më tani. 33 00:01:41,000 --> 00:01:45,000 Dhe e dini, nuk ka shumë - nuk kisha c'të bëja, 34 00:01:45,000 --> 00:01:48,000 dhe ato vazhduan të bënin atë që po bënin. 35 00:01:48,000 --> 00:01:50,000 Dhe pas rreth tri vjetesh, kur u largova nga spitali, 36 00:01:50,000 --> 00:01:53,000 fillova studimet në universitet. 37 00:01:53,000 --> 00:01:56,000 Dhe një nga mësimet më interesante që mësova 38 00:01:56,000 --> 00:01:58,000 është që ka një metodë eksperimentale 39 00:01:58,000 --> 00:02:02,000 që nëse ke një pyetje, mund të krijosh një kopje të saj 40 00:02:02,000 --> 00:02:06,000 në mënyre abstrakte, dhe mund të provosh ta shqyrtosh këtë pyetje, 41 00:02:06,000 --> 00:02:08,000 e mbase mëson dicka të re në lidhje me botën. 42 00:02:08,000 --> 00:02:10,000 Kështu që kjo ishte ajo që bëra. 43 00:02:10,000 --> 00:02:11,000 Isha ende i interesuar 44 00:02:11,000 --> 00:02:13,000 në këtë pyetjen se si të hiqen fashot nga pacientët me djegie. 45 00:02:13,000 --> 00:02:16,000 Meqë fillimisht nuk kisha shumë para, 46 00:02:16,000 --> 00:02:20,000 shkova te një dyqan i veglave dhe bleva një morsetë marangozi. 47 00:02:20,000 --> 00:02:24,000 I sillja njerëzit në laborator dhe ia fusja gishtat në morsetë, 48 00:02:24,000 --> 00:02:26,000 dhe i shtrengoja pak. 49 00:02:26,000 --> 00:02:28,000 (Të qeshura) 50 00:02:28,000 --> 00:02:31,000 Ia shtrengoja për kohë të gjatë dhe e më të shkurtër, 51 00:02:31,000 --> 00:02:33,000 dhe me dhimbje që rriteshin dhe që zvogëloheshin, 52 00:02:33,000 --> 00:02:37,000 dhe me pushim dhe pa pushim - të gjitha llojet e dhimbjes. 53 00:02:37,000 --> 00:02:39,000 Dhe kur përfundoja së shkaktuari dhimbje njerëzve, i pyesja, 54 00:02:39,000 --> 00:02:41,000 sa iu dhimbte kjo? Ose, sa iu dhimbte ajo? 55 00:02:41,000 --> 00:02:43,000 Ose, po të kishe zgjedhje, nga dy të fundit 56 00:02:43,000 --> 00:02:45,000 cilën do të zgjidhje? 57 00:02:45,000 --> 00:02:48,000 (Të qeshura) 58 00:02:48,000 --> 00:02:51,000 Vazhdova ta bëja këtë për një kohë. 59 00:02:51,000 --> 00:02:53,000 (Të qeshura) 60 00:02:53,000 --> 00:02:57,000 Dhe më pas, si të gjitha projektet e mira akademike, mora më shumë fonde. 61 00:02:57,000 --> 00:02:59,000 U zhvendosa te tingujt, godtjet elektrike -- 62 00:02:59,000 --> 00:03:04,000 Bile kisha edhe një kostum që bente që njerëzit të ndjenin edhe më shumë dhimbjen. 63 00:03:04,000 --> 00:03:08,000 Por në fund të këtij procesi, 64 00:03:08,000 --> 00:03:11,000 ajo që mësova ishte se infermieret e kishin gabim. 65 00:03:11,000 --> 00:03:14,000 Ja ku ishin ca persona me synime të mira 66 00:03:14,000 --> 00:03:16,000 dhe me mjaft shumë përvojë, dhe prapëseprap 67 00:03:16,000 --> 00:03:20,000 ato bënin gabime të parashikueshme gjatë gjithë kohës. 68 00:03:20,000 --> 00:03:23,000 Meqenëse nuk e kodojme zgjatjen 69 00:03:23,000 --> 00:03:25,000 në mënyrën si e kemi koduar intensitetin, 70 00:03:25,000 --> 00:03:29,000 do të kisha më pak dhimbje po të zgjaste më shumë 71 00:03:29,000 --> 00:03:31,000 dhe intensiteti më i ulët. 72 00:03:31,000 --> 00:03:34,000 Del që do të qe më mirë sikur të fillonin me fytyrën 73 00:03:34,000 --> 00:03:36,000 e cila dhimbte shumë më tepër, dhe të vazhdonim poshtë te këmbët, 74 00:03:36,000 --> 00:03:39,000 duke shkuar drejt përmirësimit përgjatë kohës -- 75 00:03:39,000 --> 00:03:40,000 kjo po ashtu do të ishte me më pak dhimbje. 76 00:03:40,000 --> 00:03:42,000 Dhe del që do të kishte qenë mirë 77 00:03:42,000 --> 00:03:44,000 te benin pushime në mes që të mund ta merrja veten nga dhimbjet. 78 00:03:44,000 --> 00:03:46,000 Do të ishte shumë mirë të bënin të gjitha këto, 79 00:03:46,000 --> 00:03:49,000 dhe infermieret e mia nuk ia kishin idenë. 80 00:03:49,000 --> 00:03:50,000 Nga ajo pikë e tutje, fillova të mendoja, 81 00:03:50,000 --> 00:03:53,000 a janë infermieret të vetmit njerëz në botë të cilat s'i kuptojnë drejt gjërat 82 00:03:53,000 --> 00:03:56,000 veçanërisht në këtë çeshtje, apo është rast më i përgjithshëm? 83 00:03:56,000 --> 00:03:58,000 Dhe del që është më tepër rast i përgjithshëm -- 84 00:03:58,000 --> 00:04:01,000 ka shumë gabime që bëjmë ne. 85 00:04:01,000 --> 00:04:06,000 Dhe dëshiroj t'iu jap një shembull në lidhje me një nga këto jo-racionalitete, 86 00:04:06,000 --> 00:04:09,000 dëshiroj të iu flas për mashtrimin. 87 00:04:09,000 --> 00:04:11,000 Dhe arsyeja se pse zgjodha mashtrimin është se është interesant, 88 00:04:11,000 --> 00:04:13,000 por po ashtu na tregon diçka, mendoj, 89 00:04:13,000 --> 00:04:16,000 në lidhje me tregun e aksioneve dhe situatën në të cilën ndodhemi. 90 00:04:16,000 --> 00:04:19,000 Kështu që, interesimi im në fenomenin e mashtrimit filloi 91 00:04:19,000 --> 00:04:21,000 kur Enron erdhi në skenë, shpërtheu pa pritur, 92 00:04:21,000 --> 00:04:24,000 dhe fillova të mendoj se çfarë po ngjante atje. 93 00:04:24,000 --> 00:04:25,000 A mos ishte rasti që kishte 94 00:04:25,000 --> 00:04:28,000 disa molle të prishura të cilat ishin në gjendje të bënin këto gjëra, 95 00:04:28,000 --> 00:04:30,000 apo e kemi fjalën për një situatë më endemike, 96 00:04:30,000 --> 00:04:34,000 që shumë njerëz janë në fakt në gjendje të sillen në këtë mënyrë? 97 00:04:34,000 --> 00:04:38,000 Kështu që, sikurse bëjmë ne zakonisht, vendosa të bëj një eksperiment të vogël. 98 00:04:38,000 --> 00:04:39,000 Dhe ja si shkoi. 99 00:04:39,000 --> 00:04:42,000 Nëse ishe në eksperiment, të jepja një copë letër 100 00:04:42,000 --> 00:04:46,000 me 20 probleme të thjeshta matematikore që secili mund t'i zgjidhë, 101 00:04:46,000 --> 00:04:48,000 por nuk të jepja mjaft kohë. 102 00:04:48,000 --> 00:04:50,000 Kur të mbaronin pesë minutat, unë thosha, 103 00:04:50,000 --> 00:04:53,000 "Më kaloni copat e letrës, dhe do t'iu paguaj një dollar për secilën pyetje." 104 00:04:53,000 --> 00:04:57,000 Njerëzit e bënë këtë. Une paguaja njerëzit katër dollarë për detyrën -- 105 00:04:57,000 --> 00:04:59,000 mesatarisht njerëzit zgjidhnin katër probleme. 106 00:04:59,000 --> 00:05:02,000 Njerëzit e tjerë i tundoja të mashtronin. 107 00:05:02,000 --> 00:05:03,000 Ju kaloja copat e letrës. 108 00:05:03,000 --> 00:05:05,000 Kur të kalonin pesë minutat, iu thosha, 109 00:05:05,000 --> 00:05:06,000 "Ju lutem copëtoni copën e letrës. 110 00:05:06,000 --> 00:05:09,000 Fusni copat në xhep ose në çantë, 111 00:05:09,000 --> 00:05:12,000 dhe më tregoni sa pyetje i keni zgjidhur saktë." 112 00:05:12,000 --> 00:05:15,000 Njerëzit tani "zgjidhnin" mesatarisht shtatë pyetje. 113 00:05:15,000 --> 00:05:20,000 Nuk ishte se ishin disa molle të këqija -- 114 00:05:20,000 --> 00:05:23,000 disa njerëz mashtronin shumë. 115 00:05:23,000 --> 00:05:26,000 Në vend të kësaj, ne pamë shumë njerëz që mashtronin nga pak. 116 00:05:26,000 --> 00:05:29,000 Në teorinë ekonomike, 117 00:05:29,000 --> 00:05:32,000 të mashtruarit është një analizë e thjeshtë e kostos dhe përfitimit. 118 00:05:32,000 --> 00:05:34,000 Thoni, cili është probabiliteti që do të më zënë? 119 00:05:34,000 --> 00:05:37,000 Sa do të përfitoja nga mashtrimi? 120 00:05:37,000 --> 00:05:39,000 Dhe sa do të dënohem nëse më zënë? 121 00:05:39,000 --> 00:05:41,000 Dhe i peshon këto variante -- 122 00:05:41,000 --> 00:05:43,000 bën analizën e thjeshtë të kostos dhe përfitimit, 123 00:05:43,000 --> 00:05:46,000 dhe vendos nëse ia vlen ta kryesh krimin apo jo. 124 00:05:46,000 --> 00:05:48,000 Kështu që ne u munduam ta testonim këtë. 125 00:05:48,000 --> 00:05:52,000 Për disa njerëz, ne ndryshuam se me sa para mund të shpëtonin -- 126 00:05:52,000 --> 00:05:53,000 sa para mund të vidhnin. 127 00:05:53,000 --> 00:05:56,000 I paguam 10 qindarka për secilën pyetje të saktë, 50 qindarka, 128 00:05:56,000 --> 00:05:59,000 një dollar, pesë dollarë, dhjetë dollarë për secilën pyetje të saktë. 129 00:05:59,000 --> 00:06:03,000 Do të prisje që përderisa rritet shuma e parave në tavolinë, 130 00:06:03,000 --> 00:06:06,000 njerëzit do të mashtronin më tepër, por në fakt ky s'ishte rasti. 131 00:06:06,000 --> 00:06:09,000 Ne kishim shumë njerëz që mashtronin duke vjedhur vetëm nga pak. 132 00:06:09,000 --> 00:06:12,000 Po në lidhje me probabilitetin e zënies? 133 00:06:12,000 --> 00:06:14,000 Disa njerëz copëtonin gjysmën e copës së letrës, 134 00:06:14,000 --> 00:06:15,000 kështu që kishte ca dëshmi të lënë prapa. 135 00:06:15,000 --> 00:06:17,000 Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letres. 136 00:06:17,000 --> 00:06:20,000 Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letrës, dilnin jashtë nga dhoma, 137 00:06:20,000 --> 00:06:23,000 dhe e paguanin vetën nga kutia me para që kishte mbi 100 dollarë. 138 00:06:23,000 --> 00:06:26,000 Do të prisnit që përderisa probabiliteti për t'u zënë ulet, 139 00:06:26,000 --> 00:06:29,000 njerëzit do të mashtronin më tepër, por përsëri, ky nuk ishte rasti. 140 00:06:29,000 --> 00:06:32,000 Përsëri, shumë njerëz mashtronin vetëm me nga pak, 141 00:06:32,000 --> 00:06:35,000 dhe nuk ishin të ndjeshëm ndaj këtyre nxitjeve ekonomike. 142 00:06:35,000 --> 00:06:36,000 Kështu ne thamë: "Nëse njerëzit nuk jane të ndjeshëm 143 00:06:36,000 --> 00:06:41,000 ndaj shpjegimeve të teorisë racionale ekonomike, ndaj këtyre forcave, 144 00:06:41,000 --> 00:06:44,000 atëherë çfarë po ndodh?" 145 00:06:44,000 --> 00:06:47,000 Dhe menduam që mbase ajo që po ndodh është që ka dy forca. 146 00:06:47,000 --> 00:06:49,000 Nga njëra anë, ne të gjithë dëshirojmë ta shikojmë vetën në pasqyrë 147 00:06:49,000 --> 00:06:52,000 dhe të ndjehemi mirë me vetëveten, kështu që nuk dëshirojmë të mashtrojmë. 148 00:06:52,000 --> 00:06:54,000 Nga ana tjetër, ne mund të mashtrojmë pak, 149 00:06:54,000 --> 00:06:56,000 dhe prapë të ndihemi mirë me vetëveten. 150 00:06:56,000 --> 00:06:57,000 Kështu që, mbase ajo që po ndodh është që 151 00:06:57,000 --> 00:06:59,000 ka një nivel të mashtrimit të cilin s'mund ta kalojmë, 152 00:06:59,000 --> 00:07:03,000 por ne prapë mund të përfitojmë nga mashtrimi në një nivel të ulët, 153 00:07:03,000 --> 00:07:06,000 përderisa nuk e ndërron përshtypjen që kemi për vetën. 154 00:07:06,000 --> 00:07:09,000 Ne e quajmë këtë si faktor të genjeshtres vetjake. 155 00:07:10,000 --> 00:07:14,000 Tani, si do të testoje një faktor të genjeshtres vetjake? 156 00:07:14,000 --> 00:07:18,000 Së pari thamë, çfarë mund të bëjmë të zvogëlojmë faktorin genjeshter vetjake? 157 00:07:18,000 --> 00:07:20,000 Kështu që i morëm njerëzit në laborator, dhe u thamë: 158 00:07:20,000 --> 00:07:22,000 "Kemi dy detyra për ju sot." 159 00:07:22,000 --> 00:07:23,000 Së pari, i pyetëm gjysmën e njerëzve 160 00:07:23,000 --> 00:07:25,000 të rikujtonin ose dhjetë libra që kishin lexuar në shkollë të mesme, 161 00:07:25,000 --> 00:07:28,000 ose të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet e bibles, 162 00:07:28,000 --> 00:07:30,000 dhe më pas i tunduam me mundësinë e mashtrimit. 163 00:07:30,000 --> 00:07:33,000 Del që njerëzit që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet -- 164 00:07:33,000 --> 00:07:35,000 dhe në grupin tonë askush nuk mund të rikujtonte të gjitha Dhjetë Urdhërimet -- 165 00:07:36,000 --> 00:07:40,000 por ata njerëz që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet, 166 00:07:40,000 --> 00:07:43,000 edhe kur iu dha mundësia të mashtronin, nuk mashtronin fare. 167 00:07:43,000 --> 00:07:45,000 Nuk ishte që njerëzit më fetare -- 168 00:07:45,000 --> 00:07:46,000 njerëzit që mbanin mend më shumë nga të Dhjetë Urdhërimet - mashtronin më pak, 169 00:07:46,000 --> 00:07:48,000 dhe njerëzit më pak fetare -- 170 00:07:48,000 --> 00:07:49,000 njerëzit që nuk mbanin në mend pothuajse asnjë nga të Dhjetë Urdhërimet -- 171 00:07:49,000 --> 00:07:51,000 mashtronin më shumë. 172 00:07:51,000 --> 00:07:55,000 Në momentin që njerëzit mendonin të sillnin ndër mend të Dhjetë Urdhërimet, 173 00:07:55,000 --> 00:07:56,000 ata ndaluan së mashtruari. 174 00:07:56,000 --> 00:07:58,000 Në fakt, edhe atëherë kur iu dhamë ateistëve të vetë-shpallur 175 00:07:58,000 --> 00:08:02,000 detyrën e betimit mbi Bibël dhe iu dhamë mundësinë për të mashtruar, 176 00:08:02,000 --> 00:08:04,000 ata nuk mashtruan fare. 177 00:08:06,000 --> 00:08:08,000 Tani, të Dhjetë Urdhërimet janë diçka që është vështirë 178 00:08:08,000 --> 00:08:10,000 të sillen në sistemin e edukimit, kështu që ne thamë: 179 00:08:10,000 --> 00:08:12,000 "Pse s'i pyesim njerëzit që të nënshkruajnë kodin e nderit?" 180 00:08:12,000 --> 00:08:14,000 Kështu që, i bëmë njerëzit të nënshkruanin, 181 00:08:14,000 --> 00:08:18,000 "Ne kuptojmë që kjo anketë e shkurtër bie nën Kodin e Nderit të MIT-së." 182 00:08:18,000 --> 00:08:21,000 Më pas ata e copëtuan atë. Nuk kishte fare mashtrim. 183 00:08:21,000 --> 00:08:22,000 Dhe kjo është veçantërisht interesant, 184 00:08:22,000 --> 00:08:24,000 sepse MIT nuk ka një kod të nderit. 185 00:08:24,000 --> 00:08:29,000 (Të qeshura) 186 00:08:29,000 --> 00:08:33,000 Kështu që, e gjithë kjo ishte në mënyrë që të zvogëlonim faktorin e genjeshtres vetjake. 187 00:08:33,000 --> 00:08:36,000 Çfarë në lidhje me zmadhimin e faktorit genjeshter vetjake? 188 00:08:36,000 --> 00:08:38,000 Eksperimenti i parë - Shkova rreth e rrotull MIT-së 189 00:08:38,000 --> 00:08:41,000 dhe shpërndava gjashtë pako me Koka kola nëper frigorifere -- 190 00:08:41,000 --> 00:08:43,000 këto ishin frigoriferë të përbashkët për studentët. 191 00:08:43,000 --> 00:08:46,000 Dhe u ktheva të mat çfarë teknikisht quajmë 192 00:08:46,000 --> 00:08:50,000 gjysmë-jeta e Koka kolës - sa kohë zgjat në frigorifer? 193 00:08:50,000 --> 00:08:53,000 Si edhe mund të prisni, nuk zgjat shumë. Njerëzit e marrin. 194 00:08:53,000 --> 00:08:57,000 Përkundrazi, mora një pjatë me gjashtë bankënota një dollarëshe, 195 00:08:57,000 --> 00:09:00,000 dhe lashë atë pjatë në të njëjtin frigorifer. 196 00:09:00,000 --> 00:09:01,000 Asnjë bankënotë nuk u zhduk. 197 00:09:01,000 --> 00:09:04,000 Tani, ky nuk është eksperimet i mirë i shkencave shoqërore, 198 00:09:04,000 --> 00:09:07,000 kështu që për ta bërë më mirë bëra të njëjtin eksperiment 199 00:09:07,000 --> 00:09:09,000 sikurse iu shpjegova më parë. 200 00:09:09,000 --> 00:09:12,000 Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë letrat, na i kthyen. 201 00:09:12,000 --> 00:09:15,000 Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë, i copëtuan, 202 00:09:15,000 --> 00:09:16,000 ata erdhën te ne dhe thanë, 203 00:09:16,000 --> 00:09:19,000 "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jepni X dollarë." 204 00:09:19,000 --> 00:09:22,000 Një e treta e njerëzve, kur përfunduan së copëtuari copën e letrës, 205 00:09:22,000 --> 00:09:24,000 erdhën te ne dhe thanë, 206 00:09:24,000 --> 00:09:30,000 "Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jep X xhetonë." 207 00:09:30,000 --> 00:09:33,000 Nuk i paguamë me dollarë. I paguam me diçka tjetër. 208 00:09:33,000 --> 00:09:36,000 Dhe pastaj ata morën atë gjënë tjetër, ecën rreth tre metra e gjysëm, 209 00:09:36,000 --> 00:09:38,000 dhe i ndërruan ato për dollarë. 210 00:09:38,000 --> 00:09:40,000 Mendo në lidhje me intuitën në vijim. 211 00:09:40,000 --> 00:09:43,000 Sa keq do të ndiheshit sikur të merrnit një laps nga puna në shtëpi, 212 00:09:43,000 --> 00:09:45,000 krahasuar me sa keq do të ndiheshit 213 00:09:45,000 --> 00:09:47,000 sikur të merrnit 10 centë nga një kuti e vogël me para? 214 00:09:47,000 --> 00:09:50,000 Këto gjëra bëjnë të ndihemi shumë ndryshe. 215 00:09:50,000 --> 00:09:53,000 A është se po të largohesh për ca sekonda nga paratë 216 00:09:53,000 --> 00:09:56,000 duke u paguar me xhetonë, ka ndryshim? 217 00:09:56,000 --> 00:09:58,000 Pjesëmarrësit në eksperimentin tonë dyfishuan mashtrimin. 218 00:09:58,000 --> 00:10:00,000 Do t'iu shpjegoj se çfarë mendoj 219 00:10:00,000 --> 00:10:02,000 në lidhje me këtë dhe me tregun e aksioneve tani pas pak. 220 00:10:03,000 --> 00:10:07,000 Por kjo ende nuk e ka zgjidhur problemin e madh që kisha me Enron-in, 221 00:10:07,000 --> 00:10:10,000 sepse në Enron, ka edhe një element shoqëror. 222 00:10:10,000 --> 00:10:11,000 Njerëzit shohin njëri-tjetrin si sillen. 223 00:10:11,000 --> 00:10:13,000 Në fakt, çdo ditë kur hapim lajmet 224 00:10:13,000 --> 00:10:15,000 shohim shembuj të njerëzve që mashtrojnë. 225 00:10:15,000 --> 00:10:18,000 Çfarë na shkakton kjo neve? 226 00:10:18,000 --> 00:10:19,000 Kështu që bëmë edhe një tjetër eksperiment. 227 00:10:19,000 --> 00:10:22,000 Morëm një grup të madh studentësh për një eksperiment, 228 00:10:22,000 --> 00:10:23,000 dhe i paguam paraprakisht. 229 00:10:23,000 --> 00:10:26,000 Kështu që secili mori një zarf me të gjitha paratë për pjesëmarrje në eksperiment, 230 00:10:26,000 --> 00:10:28,000 dhe iu thamë që në fund, 231 00:10:28,000 --> 00:10:32,000 të na i kthenin paratë që nuk i kishin fituar. Në rregull? 232 00:10:32,000 --> 00:10:33,000 E njëjta gjë ndodhi. 233 00:10:33,000 --> 00:10:35,000 Kur iu japim njerëzve mundësinë që të mashtrojnë, ata mashtrojnë. 234 00:10:35,000 --> 00:10:38,000 Ata mashtrojnë me vetëm nga pak, por e njejta gjë. 235 00:10:38,000 --> 00:10:41,000 Por në këtë eksperiment ne kishim punësuar një student aktor. 236 00:10:41,000 --> 00:10:45,000 Ky student aktor, u ngrit në këmbë pas 30 sekondash dhe tha: 237 00:10:45,000 --> 00:10:48,000 "Unë i zgjidha të gjitha problemet. Çfarë të bëj tani?" 238 00:10:48,000 --> 00:10:52,000 Dhe eksperimentuesi tha: "Ti ke përfunduar çdo gjë, shko në shtëpi." 239 00:10:52,000 --> 00:10:53,000 Kjo ishte e gjitha. Detyra ishtë përfunduar. 240 00:10:53,000 --> 00:10:57,000 Kështu që, tani kishim një student - një student aktor -- 241 00:10:57,000 --> 00:10:59,000 që ishte pjesë e grupit. 242 00:10:59,000 --> 00:11:01,000 Askush s'e dinte që ishte aktor. 243 00:11:01,000 --> 00:11:05,000 Dhe ata sigurisht mashtruan në një mënyrë shumë, shumë serioze. 244 00:11:05,000 --> 00:11:08,000 Çfarë do të ngjante me njerëzit e tjerë në grup? 245 00:11:08,000 --> 00:11:11,000 A do të mashtrojnë më tepër apo më pak? 246 00:11:11,000 --> 00:11:13,000 Ja se çfarë ndodhi. 247 00:11:13,000 --> 00:11:17,000 Del që, varet nga lloji i bluzës që kishin veshur. 248 00:11:17,000 --> 00:11:19,000 Ja si është çështja. 249 00:11:19,000 --> 00:11:22,000 Ne e bëmë këtë në Universitetin Carnegie Mellon si dhe në Universitetin e Pittsburgh-ut. 250 00:11:22,000 --> 00:11:24,000 Këto dy universitete të mëdha janë Pittsburgh: 251 00:11:24,000 --> 00:11:27,000 Carnegie Mellon dhe Universiteti i Pittsburgh-ut. 252 00:11:27,000 --> 00:11:29,000 Të gjithë studentët e ulur në eksperiment 253 00:11:29,000 --> 00:11:31,000 ishin studentë të Carnegie Mellon. 254 00:11:31,000 --> 00:11:35,000 Kur aktori që u ngrit ishte student i Carnegie Mellon -- 255 00:11:35,000 --> 00:11:37,000 ai ishte në fakt student i Carnegie Mellon -- 256 00:11:37,000 --> 00:11:41,000 por ai ishte pjesë e atij grupi, atëherë niveli i mashtrimit u ngrit. 257 00:11:41,000 --> 00:11:45,000 Por kur ai në fakt kishte të veshur një bluzë me logo të Universitetit të Pittsburgh-ut, 258 00:11:45,000 --> 00:11:47,000 niveli i mashtrimit u ul. 259 00:11:47,000 --> 00:11:50,000 (Të qeshura) 260 00:11:50,000 --> 00:11:53,000 Por kjo është e rëndësishme, sepse kujtoni, 261 00:11:53,000 --> 00:11:55,000 në momentin që studenti u ngrit në këmbë, 262 00:11:55,000 --> 00:11:58,000 e bëri të qartë tek të gjithë që ata mund t'ia dilnin me mashtrim, 263 00:11:58,000 --> 00:12:00,000 se eksperimentuesi kishte thënë, 264 00:12:00,000 --> 00:12:02,000 "Ti ke mbaruar çdo gjë. Shko në shtëpi," dhe ata u larguan me paratë. 265 00:12:02,000 --> 00:12:05,000 Kështu që nuk kishte te bente aq shumë me probabilitetin e zënies. 266 00:12:05,000 --> 00:12:08,000 Ishte në lidhje me normat e mashtrimit. 267 00:12:08,000 --> 00:12:11,000 Nëse dikush nga grupi ynë mashtron, dhe ne i shohim ata tek mashtrojnë, 268 00:12:11,000 --> 00:12:15,000 ne ndjejme që mund të mashtrojme si grup, 269 00:12:15,000 --> 00:12:17,000 Por nëse është dikush nga një grup tjetër, këta njerëz të tmerrshëm -- 270 00:12:17,000 --> 00:12:19,000 po mendoj, jo të tmerrshëm për këtë rast -- 271 00:12:19,000 --> 00:12:21,000 por dikush me të cilin nuk duam të kemi të bëjmë, 272 00:12:21,000 --> 00:12:23,000 nga një universitet tjetër, nga një grup tjetër, 273 00:12:23,000 --> 00:12:26,000 papritur ndërgjegjia e njerëzve në lidhje me ndershmërine rritet -- 274 00:12:26,000 --> 00:12:28,000 pak a shumë sikur eksperimenti me të Dhjetë Urdhërimet -- 275 00:12:28,000 --> 00:12:32,000 dhe pastaj njerëzit mashtrojnë edhe më pak. 276 00:12:32,000 --> 00:12:36,000 Kështu që çfarë kemi mësuar nga kjo në lidhje me mashtrimin? 277 00:12:36,000 --> 00:12:39,000 Kemi mësuar që shumë njerëz mund të mashtrojnë. 278 00:12:39,000 --> 00:12:42,000 Ata mashtrojnë vetëm nga pak. 279 00:12:42,000 --> 00:12:46,000 Kur iu kujtojmë njerëzve moralin, ata mashtrojnë më pak. 280 00:12:46,000 --> 00:12:49,000 Kur e zgjasim distancën nga mashtrimi, 281 00:12:49,000 --> 00:12:53,000 nga objektiva e parave, për shembull, njerëzit mashtrojnë më shumë. 282 00:12:53,000 --> 00:12:55,000 Dhe kur shohim të tjerët tek mashtrojnë rreth nesh, 283 00:12:55,000 --> 00:12:59,000 veçanërisht kur janë pjesë e grupit tonë, niveli i mashtrimit rritet. 284 00:12:59,000 --> 00:13:02,000 Tani, nëse mendojmë për këtë në lidhje me tregun e aksioneve, 285 00:13:02,000 --> 00:13:03,000 mendo se çfarë ndodh. 286 00:13:03,000 --> 00:13:06,000 Çfarë ndodh në një situatë kur ti krijon diçka 287 00:13:06,000 --> 00:13:08,000 ku i paguan njerëzit shumë para 288 00:13:08,000 --> 00:13:11,000 të shohin realitetin në mënyrë paska të shtrembëruar? 289 00:13:11,000 --> 00:13:14,000 A nuk do të ishin në gjendje ta shihnin ashtu? 290 00:13:14,000 --> 00:13:15,000 Me siguri që po. 291 00:13:15,000 --> 00:13:16,000 Çfarë ndodh kur bën gjëra të tjera, 292 00:13:16,000 --> 00:13:18,000 sikurse për shembull t'i largosh gjërat nga paratë? 293 00:13:18,000 --> 00:13:21,000 Mund t'i quash aksione, derivate, 294 00:13:21,000 --> 00:13:22,000 letra me vlerë të siguruara me pronë. 295 00:13:22,000 --> 00:13:25,000 A mund të jetë rasti që me këto gjëra me më shumë distancë, 296 00:13:25,000 --> 00:13:27,000 nuk është një xheton për një moment, 297 00:13:27,000 --> 00:13:29,000 është diçka që është e larguar nga paratë për shumë hapa 298 00:13:29,000 --> 00:13:33,000 për një kohë shumë më të gjatë - a mund të jetë rasti që njerëzit do të mashtrojnë edhe më shumë? 299 00:13:33,000 --> 00:13:35,000 Dhe çfarë ndodh me ambientin shoqëror 300 00:13:35,000 --> 00:13:38,000 kur njerëzit shohin se si njerëzit e tjerë sillen rreth tyre? 301 00:13:38,000 --> 00:13:42,000 Mendoj që të gjitha këto forca veprojnë në një mënyrë shumë negative 302 00:13:42,000 --> 00:13:44,000 në tregun e aksioneve. 303 00:13:44,000 --> 00:13:47,000 Më përgjithësisht, dëshiroj t'iu tregoj diçka 304 00:13:47,000 --> 00:13:50,000 në lidhje me ekonominë e sjelljes. 305 00:13:50,000 --> 00:13:54,000 Ne kemi shumë intuita në jetë, 306 00:13:54,000 --> 00:13:57,000 dhe çështja është që shumë nga këto intuita janë gabim. 307 00:13:57,000 --> 00:14:00,000 Pyetja është, a do t'i testojmë këto intuita? 308 00:14:00,000 --> 00:14:02,000 Mund të mendojmë se si do të mund të testonim këto intuita 309 00:14:02,000 --> 00:14:04,000 në jetët tona private, në biznes, 310 00:14:04,000 --> 00:14:07,000 dhe veçanërisht kur vjen puna te politikat, 311 00:14:07,000 --> 00:14:10,000 kur mendojmë për gjëra si programi "Asnjë fëmijë i lënë ne klase", 312 00:14:10,000 --> 00:14:13,000 kur krijoni tregje të reja aksionesh, kur krijoni politika të reja -- 313 00:14:13,000 --> 00:14:16,000 taksa, sigurim shëndetësor, dhe kështu me radhë. 314 00:14:16,000 --> 00:14:18,000 Dhe vështirësia në lidhje me testimin e intuitave tona 315 00:14:18,000 --> 00:14:20,000 ishte mësimi i madh që mora 316 00:14:20,000 --> 00:14:22,000 kur u ktheva prapa që të flisja me infermieret. 317 00:14:22,000 --> 00:14:24,000 Pra, u ktheva të flisja me to 318 00:14:24,000 --> 00:14:27,000 dhe t'iu tregoja se çfarë kisha zbuluar rreth heqjes se fashove. 319 00:14:27,000 --> 00:14:29,000 Dhe mësova dy gjëra të reja. 320 00:14:29,000 --> 00:14:31,000 Një ishte që infermierja e preferuar, Ettie, 321 00:14:31,000 --> 00:14:35,000 më tha që unë s'i kisha marrë fare në konsiderate dhimbjen e saj. 322 00:14:35,000 --> 00:14:37,000 Ajo tha: "Me siguri, ti e di që kjo gjë të shkaktonte dhimbje ty. 323 00:14:37,000 --> 00:14:39,000 Por mendo për mua si infermiere, 324 00:14:39,000 --> 00:14:41,000 të hiqja fashot nga dikush që e kam për zemër, 325 00:14:41,000 --> 00:14:44,000 dhe që më duhej ta përsëritja për një kohë të gjatë. 326 00:14:44,000 --> 00:14:47,000 Duke me krijuar aq shumë torturë, nuk ishte diçka e mirë as për mua." 327 00:14:47,000 --> 00:14:52,000 Dhe tha, mbase pjesë e arsyes ishte që ishte e vështirë edhe për mua. 328 00:14:52,000 --> 00:14:55,000 Por në fakt ishte edhe më interesant se aq, sepse ajo tha: 329 00:14:55,000 --> 00:15:00,000 "Nuk mendoja që intuita jote ishte e drejtë. 330 00:15:00,000 --> 00:15:01,000 Ndjeja që intuita ime ishte korrekte." 331 00:15:01,000 --> 00:15:03,000 Kështu që nëse mendoni për intuitat tuaja, 332 00:15:03,000 --> 00:15:07,000 është shumë e vështirë të besoni që intuita juaj mund të jetë gabim. 333 00:15:07,000 --> 00:15:10,000 Dhe ajo tha: "Meqenëse mendoja që intuita ime ishte e drejtë..." -- 334 00:15:10,000 --> 00:15:12,000 pra ajo mendonte që intuita e saj ishte e drejtë -- 335 00:15:12,000 --> 00:15:17,000 ishte e vështirë për të të pranonte të bënte një eksperiment të vështirë 336 00:15:17,000 --> 00:15:19,000 të provonte nëse ishte gabim. 337 00:15:19,000 --> 00:15:23,000 Por në fakt, kjo është situata në të cilën ne të gjithë ndodhemi gjatë gjithë kohës. 338 00:15:23,000 --> 00:15:26,000 Ne kemi intuitë shumë të fortë në lidhje me shumë gjëra të ndryshme -- 339 00:15:26,000 --> 00:15:29,000 për aftësitë tona, për mënyrën se si funksionon ekonomia, 340 00:15:29,000 --> 00:15:31,000 si duhet të paguajmë mësuesit e shkollave. 341 00:15:31,000 --> 00:15:34,000 Por derisa fillojmë të testojmë këto intuita, 342 00:15:34,000 --> 00:15:36,000 ne nuk do ta bejme më mirë. 343 00:15:36,000 --> 00:15:38,000 Dhe vetëm mendoni se sa më mirë do të ishte jeta ime 344 00:15:38,000 --> 00:15:40,000 sikur infermieret të kishin qenë të gatshme të verifikonin intuitën e tyre, 345 00:15:40,000 --> 00:15:41,000 dhe se si çdo gjë do të kishte qenë më mirë 346 00:15:41,000 --> 00:15:46,000 sikur ne të fillojmë të eksperimetojmë në mënyrë të rregullt intuitat tona. 347 00:15:46,000 --> 00:15:48,000 Ju faleminderit shumë.