Ne kemi deshire te mendojme
per ndenjat romantike si spontane
dhe gjera te papershkrueshme
qe burojne nga zemra.
Por eshte ne te vertete truri yt
qe realizon nje seri
komplekse llogaritjesh brenda pak sekondave
qe jane pergjegjese
per percaktimin e terheqjes.
Nuk tingellon dhe aq poetike, apo jo?
Por fakti se lllogaritjet
po ndodhin ne trurin tend
nuk do te thote se ndjenjat e ngohta,
te mjegullta jane te gjitha ne koken tuaj.
Ne fakt, te pesta shqisat tuaja
luajne nje rol,
te gjitha kane nje vote ose nje veto,
nje lidhje qe nis te lulezoje.
Syte jane elementi i pare ne nje terheqje.
Shume standarte bukurie mund te variojne
ndermjet kulturave dhe epokave,
dhe shenjat e rinise, pjellorise
dhe te shendetit te mire,
sic jane floket e gjate e te shkelqyeshem,
dhe aroma, lekura e paster,
jane pothuaj gjithmone ne kerkese
sepse ato jane te shoqeruara
me nje pershtatje riprodhuese.
Dhe kur syte vene re dicka qe e pelqejne,
instikti yne eshte te levizim me afer
ne menyre qe shqisat e tjera te hetojne.
Hunda kontribuon ne romance
me shume sesa thjesht nuhatja
e parfumit apo kolonjes.
Ajo eshte e afte te mbledhe sinjale kimike
te njohura si feromone.
Keto jo vetem qe sigurojne informacione
fizike dhe gjenetike te rendesishme
ne lidhje me burimin e tyre
por jane ne gjendje
te aktivizojne nje pergjigje
psikologjike ose nje sjellje
ne marresin e tyre.
Ne nje studim, nje grup femrash ne stade
te ndryshme te ciklit te tyre te ovulimit
veshen te njejten bluze per tre nete.
Pasi meshkuj vullnetare u caktuan
ne menyre rastesore
per te nuhatur njeren nga bluzat e veshura,
ose nje te paveshur,
shembuj te peshtymes treguan
nje rritje ne testosteron
ne ata qe kishin nuhatur bluzat
e veshura nga femrat ne ovulim.
Nje rritje e tille ne testosteron
mund ti jape nje mashkulli shtysen
per te ndjekur nje grua
te cilen nuk mund
ta kishte vene re ndryshe.
Hunda e nje femre eshte e pershtatur
ne menyre te vecante
ndaj molekulave MHC
te cilat perdoren per te luftuar semundjet.
Ne kete menyre, te kundertat terhiqen.
Kur nje studim i kerkoi femrave
te nuhasin bluzat
te cilat ishin veshur
nga meshkuj te ndryshem,
ato preferuan eren e atyre meshkujve
molekulat MHC e te cileve
ndryshonte nga e tyrja.
Kjo ka kuptim.
Gjenet te cilat rezultojne ne nje
shumellojshmeri me te madhe ne imunitet
mund ti japin pasardhesve
nje avantazh mbijetese me te madhe.
Veshet tone gjithashtu
percaktojne terheqjen.
Meshkujt preferojne femra
me zera te larte dhe gjallerues,
dhe me nje akustike te gjere,
e lidhur kjo me mase te vogel trupore.
Nderkohe qe femrat preferojne zera te ulet,
me nje spekter te ngushte
qe sugjeron permasa te medha ne trup.
Dhe nuk eshte cudi,
prekja rezulton te jete
thelbesore ne romance.
Ne kete eksperiment,
duke mos e kuptuar
qe studimi kishte filluar,
pjesemarresve iu kerkuan
te mbajne kafene per pak kohe,
te ftohte ose te ngrohte.
Me vone, pjesemarresve iu kerkua
te lexojne nje tregim
per nje person hipotetik,
dhe iu kerkua te vleresojne
personalitetin e tyre.
Ata qe kishin mbajtur
nje filxhan te ngrohte kafeje
e vleresuan personin
ne tregim si me te lumtur,
me te shoqerueshem,
me bujar dhe me te dashur
sesa ata qe kishin mbajtur
nje filxhan te ftohte kafeje,
te cilet e vleresuan personin
si te ftohte, stoik dhe jo te dhembshur.
Nese nje partner i mundshem i ka kaluar
te gjitha keto teste, eshte akoma dhe nje:
puthja e pare famekeqe,
nje shkembim i pasur dhe kompleks
i sinjaleve te prekjes dhe kimike,
sic eshte aroma e gojes,
shija e gojes.
Momenti magjik eshte kaq kritik
saqe nje pjese e madhe meshkujsh dhe femrash
kane treguar se e kane humbur
terheqjen ndaj dikujt
pas nje puthje te pare te keqe.
Por nese terheqja konfirmohet,
vershon gjaku
me norepinefrine,
qe aktivizon sistemin tend
te fluturoj ose te luftoj.
Zemra jote rreh me shpejt,
bebet e syrit zmadhohen,
dhe trupi jot liron glukoze
per energji shtese,
jo sepse jeni ne rrezik
por sepse trupi yt po te thote
se dicka e rendesishme po ndodh.
Per te ndihmuar ne fokusim,
norepinefrina krijon
nje lloj shikimi si tunel
qe bllokon te gjithe shperqendrimet
qe te rrethojne,
qe ndoshta dhe shtremberojne
kuptimin tend per kohen,
dhe permiresojne kujtesen tende.
Kjo mund te shpjegoje se pse njerezit
nuk e harrojne puthjen e tyre te pare.
Ideja se kaq shume nga terheqja jone
influencohet nga biologjia
kimike dhe evoluese
mund te duket e ftohte
dhe shkencore sesa romantike,
por heren tjeter qe shikoni
dike qe ju pelqen,
perpiqu te vleresosh sesi i gjithe
truri yt po luan nje mbleseri
per te percaktuar nese ai i huaj
i bukur eshte i duhuri per ty.