Ne kemi deshire te mendojme per ndenjat romantike si spontane dhe gjera te papershkrueshme qe burojne nga zemra. Por eshte ne te vertete truri yt qe realizon nje seri komplekse llogaritjesh brenda pak sekondave qe jane pergjegjese per percaktimin e terheqjes. Nuk tingellon dhe aq poetike, apo jo? Por fakti se lllogaritjet po ndodhin ne trurin tend nuk do te thote se ndjenjat e ngohta, te mjegullta jane te gjitha ne koken tuaj. Ne fakt, te pesta shqisat tuaja luajne nje rol, te gjitha kane nje vote ose nje veto, nje lidhje qe nis te lulezoje. Syte jane elementi i pare ne nje terheqje. Shume standarte bukurie mund te variojne ndermjet kulturave dhe epokave, dhe shenjat e rinise, pjellorise dhe te shendetit te mire, sic jane floket e gjate e te shkelqyeshem, dhe aroma, lekura e paster, jane pothuaj gjithmone ne kerkese sepse ato jane te shoqeruara me nje pershtatje riprodhuese. Dhe kur syte vene re dicka qe e pelqejne, instikti yne eshte te levizim me afer ne menyre qe shqisat e tjera te hetojne. Hunda kontribuon ne romance me shume sesa thjesht nuhatja e parfumit apo kolonjes. Ajo eshte e afte te mbledhe sinjale kimike te njohura si feromone. Keto jo vetem qe sigurojne informacione fizike dhe gjenetike te rendesishme ne lidhje me burimin e tyre por jane ne gjendje te aktivizojne nje pergjigje psikologjike ose nje sjellje ne marresin e tyre. Ne nje studim, nje grup femrash ne stade te ndryshme te ciklit te tyre te ovulimit veshen te njejten bluze per tre nete. Pasi meshkuj vullnetare u caktuan ne menyre rastesore per te nuhatur njeren nga bluzat e veshura, ose nje te paveshur, shembuj te peshtymes treguan nje rritje ne testosteron ne ata qe kishin nuhatur bluzat e veshura nga femrat ne ovulim. Nje rritje e tille ne testosteron mund ti jape nje mashkulli shtysen per te ndjekur nje grua te cilen nuk mund ta kishte vene re ndryshe. Hunda e nje femre eshte e pershtatur ne menyre te vecante ndaj molekulave MHC te cilat perdoren per te luftuar semundjet. Ne kete menyre, te kundertat terhiqen. Kur nje studim i kerkoi femrave te nuhasin bluzat te cilat ishin veshur nga meshkuj te ndryshem, ato preferuan eren e atyre meshkujve molekulat MHC e te cileve ndryshonte nga e tyrja. Kjo ka kuptim. Gjenet te cilat rezultojne ne nje shumellojshmeri me te madhe ne imunitet mund ti japin pasardhesve nje avantazh mbijetese me te madhe. Veshet tone gjithashtu percaktojne terheqjen. Meshkujt preferojne femra me zera te larte dhe gjallerues, dhe me nje akustike te gjere, e lidhur kjo me mase te vogel trupore. Nderkohe qe femrat preferojne zera te ulet, me nje spekter te ngushte qe sugjeron permasa te medha ne trup. Dhe nuk eshte cudi, prekja rezulton te jete thelbesore ne romance. Ne kete eksperiment, duke mos e kuptuar qe studimi kishte filluar, pjesemarresve iu kerkuan te mbajne kafene per pak kohe, te ftohte ose te ngrohte. Me vone, pjesemarresve iu kerkua te lexojne nje tregim per nje person hipotetik, dhe iu kerkua te vleresojne personalitetin e tyre. Ata qe kishin mbajtur nje filxhan te ngrohte kafeje e vleresuan personin ne tregim si me te lumtur, me te shoqerueshem, me bujar dhe me te dashur sesa ata qe kishin mbajtur nje filxhan te ftohte kafeje, te cilet e vleresuan personin si te ftohte, stoik dhe jo te dhembshur. Nese nje partner i mundshem i ka kaluar te gjitha keto teste, eshte akoma dhe nje: puthja e pare famekeqe, nje shkembim i pasur dhe kompleks i sinjaleve te prekjes dhe kimike, sic eshte aroma e gojes, shija e gojes. Momenti magjik eshte kaq kritik saqe nje pjese e madhe meshkujsh dhe femrash kane treguar se e kane humbur terheqjen ndaj dikujt pas nje puthje te pare te keqe. Por nese terheqja konfirmohet, vershon gjaku me norepinefrine, qe aktivizon sistemin tend te fluturoj ose te luftoj. Zemra jote rreh me shpejt, bebet e syrit zmadhohen, dhe trupi jot liron glukoze per energji shtese, jo sepse jeni ne rrezik por sepse trupi yt po te thote se dicka e rendesishme po ndodh. Per te ndihmuar ne fokusim, norepinefrina krijon nje lloj shikimi si tunel qe bllokon te gjithe shperqendrimet qe te rrethojne, qe ndoshta dhe shtremberojne kuptimin tend per kohen, dhe permiresojne kujtesen tende. Kjo mund te shpjegoje se pse njerezit nuk e harrojne puthjen e tyre te pare. Ideja se kaq shume nga terheqja jone influencohet nga biologjia kimike dhe evoluese mund te duket e ftohte dhe shkencore sesa romantike, por heren tjeter qe shikoni dike qe ju pelqen, perpiqu te vleresosh sesi i gjithe truri yt po luan nje mbleseri per te percaktuar nese ai i huaj i bukur eshte i duhuri per ty.