Kur isha 11 vieç,
më kujtohet qe u zgjova nga gjumi dhe në shtepi kishte nje atmosfere të kendshme
babai po degjonte lajmet e BBC
me radjon e tij të vogel njgyre gri.
Kishte një buzeqeshje të madhe në fytyre, gje e rrallë në ate kohë
normalisht lajmet e aktualitetit e bënin të merzitur.
"Talebanet kane ikur" therriti babai.
Nuk e dija se per çfare e kishte fjalën,
por kuptova qe babai ishte shumë i gëzuar.
"Më në fund do të ndjekesh nje shkollë te vertete" më tha.
Një mengjes që nuk do harroj kurrë.
Nje shkolle e vërtete.
Isha 6 vjeçe kur talebanët pushtuan Afganistanin
dhe e bëne shkollen të pa-ligjshme për vajzat.
Gjatë 5 vjeteve që erdhen jam veshur si çun
per të shoqeruar motren e madhe, e cila nuk mundesh
të dilte vetëm, për të shkuar në një shkollë sekrete.
Ishte e vetmja menyre qe kishim per te studiuar.
Cdo ditë, benim një rrugë të re
qe asnjeri mos te dyshonte se ku po shkonim.
Fshihnim librat në çantat e pazarit
që të tjeret të kujtonin se ishim duke bere pazarin.
Shkolla gjendesh brenda nje shtëpie,
ishim më shumë se 100 nga ne brenda ne dhomen e ndenjes.
Ishte e rehatshme në dimër por në verë vdisje nga vapa.
Të gjithë dinim që po rrezikonim jetën --
mesuesja, studentet dhe prinderit tanë.
Ndonjë herë ndodhte që shkolla mbyllej papritmas
per një javë sepse talebanet dyshonin.
Shumë herë e pyesnim veten se çfare dinin për ne
A ishim të ndjekura?
A e dinin se nga vinim?
Kishim frikë,
por shkolla ishte vendi se ku donim të ishim.
Kam pasur shumë fat që linda ne nje familje
ku arsimi ishte i cmuar dhe vajzat vlerësoheshin.
Gjyshi im ka qenë nje burrë i jashtëzakonshëm për kohen e tij.
Nje antikonformist i vertete nga një fshat i humbur i Afganistanit,
këmbënguli që e bija, mamaja ime,
te arsimohej, dhe per kete arsye ishte mohuar nga babai i tij.
Por mamaja ime pas studimeve u bë mesuese.
Ja ku është.
Prej 2 vjetesh është në pension por vetëm per të kthyer shtepinë tonë
në shkollë për gratë dhe vajzat e lagjes sone.
Ja dhe babai im
ka qenë i pari në familjen e tij që ka studiuar.
Dhe nuk dyshonte që edhe femijet e tij do
të studjonin, perfshirë vajzat,
pavarësisht nga talebanët, pavaresisht nga rreziku.
Për atë, rreziku më i madh ishte që të linte femijët e tij pa arsim.
Gjatë qeverisjes talebane, më kujtohet
qe isha shume e stresuar nga jeta jonë
dhe isha shume e trembur dhe nuk shikoja një të ardhme.
Doja te hiqja dorë nga studimet,
por babai,
me tha,
"Degjo, bija ime,
ne jetë mund te humbesh gjithçka.
Mund të të vjedhin parate. Mund të detyrojne të braktisësh shtepinë gjatë një lufte.
Por e vetmja gje qe do kesh gjithmonë me vete
ështe çfare ke këtu,
edhe nese do jemi të detyruar me shit gjakun për të paguar pagesen e shkollës,
do e bëjme.
Pra, je e sigurt qe nuk do të vazhdosh?"
Sot jam 22 vjeç.
Jam rritur ne një shtet komplet te shkatërruar
nga dhjetra vjet luftë.
Më pak se 6% i grave te moshes sime kane pasur mundesine te shkojne më larg se shkolla mesme,
dhe nëse familja ime nuk do te ishte kaq e angazhuari ne edukimin tim,
une do isha një nga ato.
Por sot jam këtu, krenare që jam diplomuar ne universitetin e Middlebury.
(Duartrokitje)
Kur u ktheva në Afganistan, gjyshi im,
ai që iku nga shtepia e tij sepse guxoi të edukonte vajzat,
ka qenë nga të paret që më uruan.
Ai nuk është krenar vetem per diplomen time,
por edhe se kam qenë gruaja e parë
jam gruaja e parë
që e shoqeron me makinë neper rruget e Kabulit.
(duartrokitje)
Familja ime ka besim tek unë.
Une kam shumë ëndrra, por familja ka endërruar gjithmonë me shumë
Dhe ja pse sot jam nje ambasadore per 10x10,
nje fushatë boterore per arsimin e vajzave
Dhe ja perse kam krijuar SOLA,
i pari, dhe ndoshta i vetmi kolegj
për vajza ne Afganistan,
një shtet ku është akoma e veshtirë për gratë të shkojnë në shkollë.
Gjeja me emocionuese është që shikoj studente
me ambicje që kerkojne oportunitete.
Dhe shoh prinderit dhe baballaret e tyre
qe ashtu si i imi i mbeshtesin ato,
pavaresisht nga opozimi i fortë.
Ashtu si Ahmedi, nuk është emri tij i vërtet,
dhe nuk mundem t'ju tregoj fytyren e tij,
por Ahmedi është babai i një nga studentet e mija.
Para nje muaij, ai dhe vajza e tij
ishin duke u kthyer ne shtepi nga SOLA,
dhe shpëtuan pa u vrarë
nga një bombe në rrugë, pune minutash.
Kur arriten ne shtepi, ra telefoni,
dhe një zë i tha
në se vazhdon te coje vajzen në shkollë,
ata do te provojne perseri.
"Me vrit tani, po deshe" i tha ai,
"por nuk do shkatërroj të ardhmen e vajzes time
për idetë tuaja fanatike dhe të prapambetura".
Ajo qe kam kuptuar nga Afganistani,
dhe kjo gjë eshte refuzuar shpesh nga perëndimi,
qe pas shumices se atyre nga ne që ja dalim
eshtë një baba që njeh vleren e vajzes se tij
dhe e di që suksesi i saj eshtë suksesi i tij.
Kjo jo per të thenë që nënat nuk jan kyç ne suksesin tonë.
Ne fakt ato jane shpesh fillimi i tratatives
për një të ardhme të ndritur të vajzave të tyre,
por në nje kontekst si ai i Afganistanit,
na duhet të kemi mbeshtetjen e burrave.
Nen talebanet, per vajzat që shkonin në shkolle
qindra vajza
mos harroni, ishte e paligjshme.
Por sot, më shumë se 3 milion vajza janë ne shkollë në Afganistan
(duartrokitje)
Afganistani duket shumë ndryshe i parë nga Amerika.
Amerika shikon brishtesine tek ndryshimet.
Kam frike se keto ndryshime nuk do te zgjasin
shumë pas terheqjes të trupave amerikane.
Por kur jam ne Afganistan,
kur shikoj studentet në shkollen time
dhe prinderit që i mbrojne ata,
që i japin kurajo, shoh një të ardhme premtuese
dhe një ndryshim të qendrueshëm.
Per mua, Afganistani eshte toka e shpreses dhe mundësive pa kufi,
dhe çdo ditë
vajzat e SOLA-s ma kujtojne kete gjë.
Ashtu si unë, ato kane endrra të medha.
Faleminderit.
(duartrokitje)