Qoftë i lidhur në një rrotë
që digjet, që kthehet në merimangë
apo që shqiponja i ha mëlçinë,
mitologjia greke është e mbushur
me histori rreth zotave
që shkaktojnë horrore të frikshme
tek mortalët që i zemëruan.
Megjithatë një nga ndëshkimet
më të famshme nuk kujtohet më
për mizorinë e jashtëzakontë
por për familjaritetin, disi shqetësues.
Sifizi ishte mbreti i parë i Epirit,
i njohur tanimë si Korinti.
Megjithëse një sundues i zgjuar që e bëri
qytetin të begatë, ai ishte një tiran dinak
që joshi mbesën e tij dhe vrau vizitorët
për të treguar pushtetin e tij.
Ky abuzim i mikpritjes, kësaj tradite
të shenjtë, i zemëroi zotat tej mase.
Por Sifizi mund ta kishte shmangur
gjithsesi ndëshkimin,
po të mos kishte qenë për
vetëbesimin e tij të sëmurë.
Telashet filluan kur Zeusi
rrëmbeu nimfën Agina
duke e marrë të shndërruar në
një shqiponjë gjigande.
Babai i Aginës, Zoti i lumenjve Azofi,
ndoqi gjurmët e tyre deri ne Epir,
ku u ndesh me Sifizin.
Në shkëmbim, që ai të krijonte
një burim brenda qytetit,
mbreti i tregoi Azofit, në cilën rrugë
Zeusi e kishte marrë vajzën.
Kur Zeusi e mori vesh, ai u xhindos aq
shume saqë urdhëroi Thanatosin ose vdekjen
të lidhte Sifizin në botën e nëndheshme,
kështu që ai të mos shkaktonte më telashe.
Por Sifizi shquhej për dinakëri.
Teksa ai ishte gati të burgosej,
mbreti e pyeti Thanatosin ti tregonte
si punonin zinxhirët
dhe me shpejtësi e lidhi atë, para se
t'ja mbathte drejt botës njerëzore.
Me Thanatosin të zënë në grackë,askush
nuk vdiste dot dhe bota ishte në kaos.
Gjërat u rikthyen në normalitet
kur zoti i luftës Ares,
i mërzituar ngaqë luftrat nuk ishin më
emocionuese, e liroi Thanosin nga zinxhirët.
Sifizi e dinte që fundi ishte afër.
Por ai kishte ende një As nën mëngë.
Para se të vdiste, ai i kërkoi gruas së tij
Meropes ta hidhte trupin në sheshin publik,
nga ku ai do të përfundonte në
brigjet e lumit Styx.
Tani i rikthyer me të vdekurit,
Sifizi iu afrua Persefonit,
mbretëreshës së botës të nëndheshme
dhe u ankua
që gruaja e kishte mosrespektuar
dhe nuk i kishte bërë një varrim të duhur.
Persefoni i dha lejen të kthehej
në botën e të gjallëve
të ndëshkonte Meropen ,
me kusht që të kthehej sërisht.
Sigurisht, që Sifizi
nuk e mbajti premtimin,
tanimë i kishte shpëtuar vdekjes 2 herë,
duke ja hedhur zotave.
Nuk do të ketë një herë të tretë,
pasi postieri Hermes e dërgon
Sifizin mbrapsht në Hades.
Mbreti mendoi se ishte
më i zgjuar se zotat,
por Zeusi ishte ai
që do të qeshte i fundit.
Ndëshkimi i Sifizit ishte një
detyrë direkte
-të rrotullonte një shkëmb
të madh lart në kodër.
Por sapo ai i afrohej majës ,
guri rrotullohej përsëri poshtë,
duke e detyruar të rifillonte nga e para
... përsëri dhe përsëri, deri në pafundësi
Historianët sugjerojnë që përralla e Sizifit
i ka rrënjët nga mitologjia antike
për agimin dhe perëndimin e diellit,
apo ciklet e tjera natyrore.
Por pamja e gjalle e dikujt të dënuar të
përsërisë një detyrë pafundësisht
tregon një alegori për pozitën e njeriut.
Në esenë e tij klasike, Miti i Sizifit,
filozofi ekzistencialist Albert Kamy
e krahason dënimin
me kërkimet e kota njerëzore për të gjetur
një domethënie dhe një të vërtetë
në një univers indiferent
dhe pa domethënie .
Në vend se të dëshpëruar, Kamy e përfytyron
pa dyshim Sifizin duke ndeshur fatin e tij
teksa zbret poshtë, për të
rrotulluar shkëmbin lart sërisht.
Edhe nëse pengesat
e përditshme në jetët tona
ndonjëherë duken njëlloj
përsëritëse dhe absurde,
ne duhet gjithsesi ti japim atyre rëndësi
duke i përqafuar ato si pjesë e jonë.