Kur flasim për paragjykimin
dhe anesimin
priremi të mendojmë
për njerëzit budallenj e të lig,
duke bërë budallallëqe e gjëra të liga.
Kjo ide është përmbledhur bukur
nga kritiku britanik William Hazlitt,
i cili shkroi,
"Paragjykimi është fëmija i injorancës"
Do të mundohem t'ju bind këtu
që kjo është e gabuar.
Do të mundohem t'ju bind
se paragjykimi e anësia
janë natyrale, shpesh racionale,
e shpesh madje edhe morale,
dhe mendoj se sapo ta kuptojmë këtë,
do të jemi në pozitë më të mirë
për t'i kuptuar ato
kur gjërat shkojnë keq,
kur kanë pasoja të tmerrshme,
dhe të jemi në pozitë më të mirë
për të ditur se si të veprojmë
kur këto ndodhin.
Pra, fillojmë me stereotipet.
Ju më shikoni mua,
e dini emrin tim dhe disa fakte për mua,
dhe mund të bëni disa gjykime.
Mund të hamendësoni
prejardhjen time etnike,
prirjet politike, besimet religjioze.
Cështja është se këto gjykime
mund të jenë të sakta.
Ne jemi shumë të zotë në këso gjërash.
Dhe ne jemi shumë të zotë në këso gjërash
sepse aftësia jonë
për të stereotipizuar njerëzit
nuk është ndonjë lloj teke e e mendjes
por është më tepër një shembull specifik
i një procesi më të përgjithshëm,
e që është se ne kemi eksperienca
me gjëra e njerëz në botë
që bien nëpër kategori,
dhe ne mund të përdorim eksperiencat
tona për të bërë përgjithësime
mbi shembujt e rinj të këtyre kategorive.
Secili këtu ka mjaft eksperienca
me karriget, mollët apo qente
dhe duke u bazuar në atë eksperiencë,
mund t'i shihni
shembujt jo të njohur e të hamendësoni se;
në karrige mund të uleni,
mollën mund ta hani dhe se qeni leh.
Por mund të jemi gabim.
Karrigia mund të thyhet nëse uleni në të,
molla mund të jetë e helmuar,
kurse qeni mund të mos leh,
dhe në fakt, ky është qeni im Tessie,
i cili nuk leh.
Por në të shumtën e rasteve,
jemi të zotë në këtë.
Në të shumtën e rasteve
ne bëjmë supozime të mira
në të dy fushat, atë shoqërore
dhe jo shoqërore,
dhe po të mos mundeshim ta bënim kete,
po të mos mundeshim të supozojmë
shembujt e ri që ne ndeshim,
ne nuk do të mbijetonim.
Dhe në fakt, Hazlitt më tutje
në esenë e tij të mrekullueshme
e pranon këtë.
Ai shkruan, "Pa ndihmën
e paragjykimit dhe zakonit,
s'do të mund ta gjeja rrugën nëpër dhomë;
apo të di të sillem në çfarëdo rrethana,
e as të di se çfarë të ndjej
në çfarëdo relacioni në jetë."
Apo ta marrim anësinë p.sh.
Ndonjëherë ne ndajmë botën në
ne-dhe-ata, dhe "në grup"
kundrejt "jashtë-grupit",
dhe kur ndonjëherë e bëjmë këtë
e dimë se jemi duke bërë diçka gabim,
dhe jemi disi të turpëruar prej saj.
Por herë të tjera jemi krenar për atë gjë.
Ne haptazi e pranojmë atë.
Shembulli im i preferuar i kesaj
është një pyetje që erdhi nga audienca
në një debat Republikan,
para zgjedhjeve të fundit.
(Video) Anderson Cooper:
Të vijmë tek pyetja juaj,
pyetja nga salla, për ndihmat e jashtme?
Po, zonjë.
Gruaja: Populli amerikan po vuan
këtu ne këtë vend, tani.
Pse ne vazhdojmë të dërgojmë ndihma jashtë
shteteve tjera
kur ne vetë jemi në nevojë për të gjithë
ndihmën që mund të marrim?
AC: Guvernator Perry, si thoni për këtë?
(Duartrokitje)
Rick Perry: Absolutisht,
unë mendoj se është --
Paul Bloom: Të gjithë në skenë
u pajtuan me premisën e pyetjes,
që është: se ne si Amerikane,
duhet të kujdesemi më shumë
për Amerikanët se për njerëzit e tjerë.
Dhe në fakt, në përgjithësi,
njerëzit shpesh tunden
nga ndjenjat e solidaritetit, besnikërisë,
krenarisë e patriotizmit
kundrejt vendit apo grupit të tyre etnik.
Pavarësisht politikës tuaj, shumë njerëz
ndihen krenar që janë Amerikan
dhe preferojnë më shumë Amerikën
ndaj shteteve tjera.
Qytetarët e shteteve tjera ndjejnë
të njëjtën për shtetet e tyre,
dhe ne ndjejmë të njëjtën për etninë tonë.
Disa nga ju mund të mos e pranojë këtë.
Disa nga ju mund jeni aq kosmopolitan
sa të mendoni se nacionaliteti e etniciteti
s'duhet të kenë ndikime morale.
Por madje edhe
më të sofistikuarit e pranojnë
se duhet të ketë një lloj tërheqje
në drejtim të ndër-grupit,
në sferën e shoqërisë apo familjes,
të njerëzve me të cilët jeni të afërt ,
dhe kështu, madje edhe ju bëni dallime
në mes nesh dhe tyre.
Tani, dallimi është mjaft natyral
dhe shpesh, mjaft i moralshëm,
por mund të shkoje mbrapsht.
Kjo gjë ishte pjesë e hulumtimit
të një psikologu të madh social,
Henri Tajfel.
Tajfel ka lindur në Poloni, më 1919.
Ai shkoi në Francë për të studiuar,
sepse, meqë ishte hebre,
s'mund të vijonte universitetin në Poloni,
pastaj ai u rreshtua në ushtrinë Franceze
në Luftën e dytë botërore.
Ai u kap dhe përfundoi
në një kamp të burgosurish të luftës,
dhe kjo ishte e tmerrshme për të
sepse po të ishte zbuluar që ishte hebre
do të ishte zhvendosur
në ndonjë kamp koncentrimi
ku me gjasë nuk do të mbijetonte.
Dhe në fakt, kur mbaroi lufta dhe ai u lirua
shumica e shokëve
e familjarëve të tij kishin vdekur.
Ai u përfshi në shumë aktivitete.
Ndihmonte jetimët e luftës.
Por ai kishte një interes të fortë
në shkencën e paragjykimeve,
dhe kështu kur u paraqit një bursë
prestigjioze britaneze
mbi stereoptipet, ai aplikoi
dhe e fitoi atë,
e filloi karrieren e tij te shkëlqyeshme.
Dhe, ajo që shenoi fillimet
ne karrierën e tij ishte perceptimi
se ajo çfarë shumica e njerëzve mendonin
për Holokaustin ishte gabim.
Shumë njerëz, shumica e tyre në atë kohë,
e shihnin Holokaustin si një lloj treguesi
të një të mete tragjike në anën e gjërmanëve,
një lloj njolle gjenetike,
një personalitet autoritar.
Por Tajfel e kundërshtoi këtë.
Tajfel tha se ajo çfarë
ne shohim në Holokaustin
është vetëm një lloj ekzagjerimi
i proceseve normale psikologjike
që ekzistojnë në secilin prej nesh.
Dhe për ta hulumtuar këtë,
ai bëri një seri studimesh klasike
me adoleshente britanik.
Në njërin nga studimet e tij, ai shtronte
pyetje të shumëllojshme
adoleshentëve britanik,
dhe me pas, bazuar në
përgjigjet e tyre, ai tha
"I kam shikuar përgjigjet e juaja,
dhe bazuar në to,
kam përcaktuar se ju jeni ose " -
u tha gjysmës së tyre -
"adhurues i Kandinskit,
i pelqeni krijimet e Kandinskit,
apo adhurues i Klee,
i pelqeni krijimet e Klee."
E gjitha ishte false.
Përgjigjet e tyre s'kishin të bënin
asgjë me Kandinskin apo Klee-n.
Ata me gjasë as që kishin dëgjuar
për këta artiste.
Ai vetëm kishte bërë
një ndarje të rëndomtë.
Por ajo çfarë ai zbuloi ishte
që ato kategori u bënë të rëndësishme,
kështu kur më vonë
ai u dha subjekteve para,
ata preferonin t'ju jepnin para
anëtarëve të grupit të tyre
më parë se anëtarëve të grupeve të tjera.
Për më keq, ata në të vërtet
ishin të interesuar
në vendosjen e dallimeve
në mes të grupit të tyre dhe të tjerëve,
që t'u jepnin parate grupit të tyre
e duke bërë kështu,
t'u jepnin edhe më pak grupit tjetër.
Ky lloj paragjykimi duket se
paraqitet shumë herët.
Kolegia dhe gruaja ime,
Karen Wynn, në Yale,
ka bërë një seri studimesh me bebet
duke ju treguar bebave disa kuklla
të cilat kishin disa preferenca ushqimi.
Kështu një nga kukllat
pëlqente mashurkat.
Kuklla tjetër pëlqente graham krakers.
Testuan preferencat ushqimore të bebeve,
ato zakonisht preferojnë graham krakers.
Por shtrohet pyetja: a ka kjo rëndësi
në atë se si sillen ato me kukllat?
Ka shumë rëndësi.
Bebet preferonin kukllat
me preferenca të njëjta ushqimi si ato,
dhe për më keq, preferonin kukllat
që ndëshkonin kukllat
me preferenca tjera ushqimi.
(Të qeshura)
Ne shohim psikologjinë e ndër-grup,
jashtë-grupit, gjatë gjithë kohës.
E shohim në përplasje politike
brenda grupeve me ideologji të ndryshme.
E shohim në skajshmëri në raste lufte,
kur grupit të huaj jo vetëm
që i jepet më pak
por edhe eshte cnjerezuar,
siç Nazit i shihnin hebrejte
si parazit apo morra,
apo perspektiva e Amerikanëve
ndaj japonezëve, si minj.
Stereotipet mund po ashtu
të shkojnë mbrapsht.
Ato shpesh janë racionale e të dobishme,
por ndonjëherë janë iracionale
japin përgjigjie të gabuara,
e herë të tjera,
mund të cojnë në pasoja
të dhimbshme imorale.
Rasti që është studiuar më së shumti
është ai i racës.
Në një studim interesant,
para zgjedhjeve të 2008-ës,
psikologët sociale kishin vrojtuar masën
e asocimit të kandidatëve me Amerikën,
si një asocim i pavetëdishëm
me flamurin Amerikan.
Në njërin prej studimeve krahasuan
Obama-n dhe McCain, dhe gjetën se McCain
mendohet të jetë më amerikan se Obama,
dhe deri diku, njerëzit s'janë të befasuar
të dëgjojnë për këtë.
McCain është një hero i njohur lufte ,
dhe shumë njerëz do të thonin hapur
se ai e ka historine Amerikane mbi
shpatulla më shumë se Obama.
Por ata po ashtu krahasuan Obama-n
me kryeministrin britanik Tony Blair,
dhe gjetën se Blair po ashtu shihej si
më shumë amerikan se Obama,
edhe pse subjektet haptazi e dinin
se ai nuk është fare amerikan.
Por ata sigurisht i ishin përgjigjur
ngjyrës së lëkurës.
Këto paragjykime e anësi
kanë pasoja në botën reale,
delikate dhe shumë të rëndësishme.
Në një studim së fundi, hulumtuesit
vendosën reklama në eBay
për shitjen e kartave të bejsbollit.
Disa të mbajtura nga duar të bardha,
të tjera nga duar të zeza.
Ishin të njëjtat karta bejsbolli.
Ato të mbajtura nga duart e zeza
morën oferta ndjeshëm më të vogla
se ato të mbajtura nga duart e bardha.
Në një studim të bërë në Stanford,
psikologët hulumtuan rastet e personave
të dënuar për vrasjen
e një personi të bardhë.
Rezultoi se, në rrethana
të pandryshueshme,
ju jeni në mënyrë të konsiderueshme me
më shumë gjasë që të ekzekutoheni
nëse dukeni si njeriu në të djathtë
sesa se si ai në të majtë,
dhe kjo në masë të madhe sepse
njeriu në të djathtë duket
më prototip i njeriut të zi,
më prototipik afro-amerikan,
dhe kjo me sa duket ndikon
në vendimet e njerëzve
në lidhje me fatin e personit.
Pra tani që e dimë këtë,
si mund ta luftojmë ?
Ka rrugë të ndryshme.
Njëra rrugë është të evokojmë
drejt përgjigjeve emocionale të njerëzve,
të empatisë së njerëzve,
dhe shumicën e herëve
këtë e bëjmë përmes tregimeve.
Kështu nëse ju jeni një prind liberal
dhe doni të inkurajoni fëmijën tuaj
që të besoje në cilësitë
e familjes jotradicionale,
ju mund t'i jepni libra si :
"Heather ka dy Nëna"
Nëse jeni tradicional dhe
keni qëndrime të tjera,
ju mund t'ju jepni libra si :
(Të qeshura) " Ndihmë! Mami!
Ka liberalë nën krevatin tim!"
Por në përgjithësi,
tregimet mund të shndërrojnë
të huajt anonim në
persona që kanë rëndësi,
dhe ideja se ne kujdesemi për njerëzit
dhe fokusohemi në ata si individë
është një ide e shfaqur
përgjatë historisë.
Kështu Stalini thoshte,
"Një vdekje është tragjedi,
miliona vdekje janë një statistikë,"
kurse Nëne Tereza thoshte:
"Nëse shoh masën, kurrë nuk do të veproj.
Nëse shoh njërin, do të veproj."
Psikologët e kanë hulumtuar këtë.
P.sh., në një studim,
njerëzve u ishte dhënë
një listë faktesh mbi një krizë,
dhe ishte parë se sa para
do të dhuronin ata
për ta zgjidhur krizën.
Grupit tjetër nuk i ishin dhënë fare fakte
por ju ishte treguar
në lidhje me një individ
ju ishte dhënë emri e treguar fytyra,
dhe doli se për të personat
dhuruan më shumë.
Asgjë nga këto, mendoj,
se nuk janë sekrete
për njerëzit e angazhuar
në punë bamirësie.
Ata nuk i permbytin njerëzit
me fakte e statistika.
Përkundrazi, iu tregoni atyre fytyra,
iu tregoni njerëz.
Dhe është e mundur
që duke zgjeruar simpatinë
ndaj një personi, ajo mund të shpërndahet
edhe tek grupi të cilit i përket individi.
Kjo është Harriet Beecher Stowe.
Tregimi i saj, mbase jo autentik,
ishte se Presidenti Lincoln e kishte ftuar
në Shtëpinë e Bardhë
në mes të Luftës Civile
dhe i tha asaj,
"Pra, ju jeni zonja e vogël
që filloi këtë luftë të madhe."
Ai e kishte fjalën për
"Kasollja e xha' Tomit"
"Kasollja e xha' Tomit" nuk është
ndonjë libër i madh filozofie
apo teologjie, apo mbase edhe letërsie,
por ja arrin
që t'i vendose lexuesit në këpucët
e atyre njerëzve, që në të kundërtën,
nuk do ta kishin menduar kurre,
t'i vendose në këpucët e skllevërve.
Dhe ajo lehtë mund
të ketë qenë katalizator
për ndryshime të mëdha sociale.
Duke shikuar Amerikën së fundi,
në dekadat e fundit,
ka arsye për të besuar
se show si "The Cosby Show"
ka ndryshuar në mënyrë radikale qëndrimet
amerikane kundrejt afro-amerikanëve,
ndersa show si "Will and Grace"
dhe "Modern Family"
ndryshuan qëndrimet amerikane
kundrejt burrave e grave homoseksual.
S'mendoj që është ekzagjerim të thuhet
se katalizatorët më të mëdhenj
të ndryshimeve morale në Amerikë
kanë qenë situatat komike.
Por s'ka të bëjë vetëm me emocione,
dhe dua ta përfundoj duke i bere apel
fuqisë se arsyes.
Në një moment në këtë
libër të mrekullueshëm
"The Better Angles of Out Nature," ose
"Renia e dhunes"
Steven Pinker thotë:
Testamenti i vjetër thotë duaje fqinjin,
kurse Testamenti i Ri thotë duaje armikun,
por unë se dua asnjërin prej tyre, vërtet,
por as s'dua t'i vras.
E di se kam një obligim ndaj tyre,
por ndjenjat e mia morale, besimet morale,
në lidhje me atë sesi
të veproj ndaj të tjerëve,
nuk janë të bazuara në dashuri.
Në çfarë ato janë të bazuara
janë të drejtat e njeriut,
një besim se jeta e tyre
është e vlefshme për ta
sa edhe e imja për mua,
dhe për të mbështetur këtë,
ai rrëfen një tregim
të filozofit të madh Adam Smith,
dhe unë dua t'ua rrëfej
atë tregim po ashtu,
edhe pse, do ta përshtat pak
për kohët moderne.
Pra, Adam Smith fillon
duke ju kërkuar që të imagjinoni
vdekjen e mijëra njerëzve,
dhe të imagjinoni se ata mijëra njerëz
janë nga një shtet me të cilin
nuk jeni familjar.
Mund të jetë Kina, India apo
ndonjë shtet në Afrikë.
Dhe Smith thotë: si do të reagonit ?
Dhe ju do të thoshit: paj', shumë keq,
dhe vazhdoni me jetën tuaj.
Sikur të hapnit The New York Times
online apo diçka të ngjashme,
do të shihnit se kjo, dhe në fakt na
ndodh gjatë gjithë kohës,
ne vazhdojmë me jetët tona.
Por imagjinoni, Smith thotë:
sikur të kuptonit se nesër
do t'ju pritet gishti i vogël.
Smith thotë: kjo do të kishte
shumë rëndësi.
Ju s'do të flinit atë natë
duke menduar për atë gjë.
Dhe kjo ngre pyetjen:
A do të sakrifikoni mijëra jetë
për të shpëtuar gishtin tuaj të vogël?
Përgjigjuni kësaj pyetje
në fshehtësinë e mëndjes suaj,
por Smith thotë: absolutisht jo,
çfarë mendimi i tmerrshëm.
Dhe kjo ngre pyetjen,
siç e shtron Smith,
"Kur ndjenjat tona pasive
janë gati gjithmonë
aq të pista dhe egoiste,
si ndodh që principet tona aktive
duhet të jenë shpesh
aq bujare e aq fisnike?"
Dhe përgjigja e Smith është:
" Është arsyeja,
principi, vetëdija.
Kjo na fton,
me një zë që mund të habisë
edhe pasionet tona më kryengritëse,
se ne jemi vetëm një pjesë e morisë ,
jo më të mirë se të tjerët,
në çfarëdo aspekti."
Dhe kjo pjesa e fundit është
ajo që shpesh përshkruhet si
principi i paanshmërisë.
Ky princip i paanshmërisë zbulon veten
në të gjitha religjionet botërore,
në të gjitha versionet e ndryshme
të rregullit të artë,
dhe në të gjitha filozofite
morale të botës,
të cilat ndryshojnë në shumë mënyra
por ndajnë supozimin
se ne duhet të gjykojmë moralin
nga një këndvështrim i paanshëm.
Artikulimi më i mirë i kësaj pikëpamje
në fakt, sipas meje,
nuk është ai i një teologu apo filozofi,
por i Humphrey Bogart
në fund të "Casablanka."
Ai i thotë të dashurës
se ata duhet të ndahen
për të mirën e përgjithshme,
e i thotë asaj, nuk do ta imitoj aksentin,
por ai i thotë asaj,
"S'duhet shumë për të parë
se problemet e tre njerëzve të vegjël
nuk peshojne, në këtë botë të çmendur."
Arsyeja mund të na bëjë
që të shtypim pasionet tona.
Arsyeja mund të na motivoje
që të zgjerojmë empatinë,
të na motivoje që të shkruajmë
një libër si "Kasollja e xha Tomit,"
apo të lexojmë një libër si
"Kasollja e xha' Tomit,"
dhe arsyeja mund të na
motivojë që të krijojmë
zakone, tabu e ligje
që do të na përmbajnë
nga të vepruarit sipas impulseve
kur, si qenie racionale, ndjejmë
se duhet të përmbahemi.
Dhe kjo është ajo çfarë Kushtetuta është.
Një Kushtetutë është
diçka e krijuar në të kaluarën
që aplikohet në të tashmen
dhe çfarë thotë,
pavarësisht se sa shumë
mund të duam që ta rizgjedhim
një president popullor
për një mandat të tretë,
pavarësisht se sa shumë Amerikanë
të bardhë mund të zgjedhin
që të ndjejnë se duan te rivendosin
institucionin e skllavërisë, nuk mundemi.
Duhet ta kufizojme veten.
Ne e kufizojmë veten
edhe në forma tjera, po ashtu.
E dimë se kur vjen puna
tek zgjedhja e dikujt
për një punë, çmim,
ne paragjykojme fuqishëm nga raca e tyre,
nga gjinia,
nga ajo se sa tërheqës janë,
dhe ndonjëherë mund të themi,
"Paj mirë, kështu duhet të jetë."
Por herë të tjera themi,
"Kjo është gabim."
Dhe për ta luftuar këtë,
ne jo thjesht përpiqemi më shumë,
por më mirë, ajo që bëjmë
është krijimi i situatave
ku burimet tjera të informacionit
të mos mund të na bëjnë paragjykues,
dhe kjo është arsye pse shumë orkestra
bëjnë audicionet për muzikantë
prapa perdeve,
në mënyrë që i vetmi informacion që marrin
të jetë ai që ata besojnë
të jetë e rëndësishme.
Mendoj se anesimi dhe paragjykimi
ilustrojnë dualitetin fundamental
të natyrës njerëzore.
Ne kemi ndjeshmëri të brendshme,
instinkte, emocione,
dhe ato ndikojnë
në gjykimet e veprimet tona
për mirë e për keq,
por ne po ashtu jemi të aftë
për maturi racionale
dhe planifikim inteligjent,
dhe mund t'i përdorim këto që,
në disa raste,
të nxisim dhe ushqejmë emocionet tona,
dhe në të tjera raste t'i ngurtësojmë ato.
Dhe kjo është mënyra
se si arsyeja na ndihmon
që të krijojmë një botë më të mirë.
Ju falemnderit.