Kur flasim për paragjykimin dhe anesimin priremi të mendojmë për njerëzit budallenj e të lig, duke bërë budallallëqe e gjëra të liga. Kjo ide është përmbledhur bukur nga kritiku britanik William Hazlitt, i cili shkroi, "Paragjykimi është fëmija i injorancës" Do të mundohem t'ju bind këtu që kjo është e gabuar. Do të mundohem t'ju bind se paragjykimi e anësia janë natyrale, shpesh racionale, e shpesh madje edhe morale, dhe mendoj se sapo ta kuptojmë këtë, do të jemi në pozitë më të mirë për t'i kuptuar ato kur gjërat shkojnë keq, kur kanë pasoja të tmerrshme, dhe të jemi në pozitë më të mirë për të ditur se si të veprojmë kur këto ndodhin. Pra, fillojmë me stereotipet. Ju më shikoni mua, e dini emrin tim dhe disa fakte për mua, dhe mund të bëni disa gjykime. Mund të hamendësoni prejardhjen time etnike, prirjet politike, besimet religjioze. Cështja është se këto gjykime mund të jenë të sakta. Ne jemi shumë të zotë në këso gjërash. Dhe ne jemi shumë të zotë në këso gjërash sepse aftësia jonë për të stereotipizuar njerëzit nuk është ndonjë lloj teke e e mendjes por është më tepër një shembull specifik i një procesi më të përgjithshëm, e që është se ne kemi eksperienca me gjëra e njerëz në botë që bien nëpër kategori, dhe ne mund të përdorim eksperiencat tona për të bërë përgjithësime mbi shembujt e rinj të këtyre kategorive. Secili këtu ka mjaft eksperienca me karriget, mollët apo qente dhe duke u bazuar në atë eksperiencë, mund t'i shihni shembujt jo të njohur e të hamendësoni se; në karrige mund të uleni, mollën mund ta hani dhe se qeni leh. Por mund të jemi gabim. Karrigia mund të thyhet nëse uleni në të, molla mund të jetë e helmuar, kurse qeni mund të mos leh, dhe në fakt, ky është qeni im Tessie, i cili nuk leh. Por në të shumtën e rasteve, jemi të zotë në këtë. Në të shumtën e rasteve ne bëjmë supozime të mira në të dy fushat, atë shoqërore dhe jo shoqërore, dhe po të mos mundeshim ta bënim kete, po të mos mundeshim të supozojmë shembujt e ri që ne ndeshim, ne nuk do të mbijetonim. Dhe në fakt, Hazlitt më tutje në esenë e tij të mrekullueshme e pranon këtë. Ai shkruan, "Pa ndihmën e paragjykimit dhe zakonit, s'do të mund ta gjeja rrugën nëpër dhomë; apo të di të sillem në çfarëdo rrethana, e as të di se çfarë të ndjej në çfarëdo relacioni në jetë." Apo ta marrim anësinë p.sh. Ndonjëherë ne ndajmë botën në ne-dhe-ata, dhe "në grup" kundrejt "jashtë-grupit", dhe kur ndonjëherë e bëjmë këtë e dimë se jemi duke bërë diçka gabim, dhe jemi disi të turpëruar prej saj. Por herë të tjera jemi krenar për atë gjë. Ne haptazi e pranojmë atë. Shembulli im i preferuar i kesaj është një pyetje që erdhi nga audienca në një debat Republikan, para zgjedhjeve të fundit. (Video) Anderson Cooper: Të vijmë tek pyetja juaj, pyetja nga salla, për ndihmat e jashtme? Po, zonjë. Gruaja: Populli amerikan po vuan këtu ne këtë vend, tani. Pse ne vazhdojmë të dërgojmë ndihma jashtë shteteve tjera kur ne vetë jemi në nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrim? AC: Guvernator Perry, si thoni për këtë? (Duartrokitje) Rick Perry: Absolutisht, unë mendoj se është -- Paul Bloom: Të gjithë në skenë u pajtuan me premisën e pyetjes, që është: se ne si Amerikane, duhet të kujdesemi më shumë për Amerikanët se për njerëzit e tjerë. Dhe në fakt, në përgjithësi, njerëzit shpesh tunden nga ndjenjat e solidaritetit, besnikërisë, krenarisë e patriotizmit kundrejt vendit apo grupit të tyre etnik. Pavarësisht politikës tuaj, shumë njerëz ndihen krenar që janë Amerikan dhe preferojnë më shumë Amerikën ndaj shteteve tjera. Qytetarët e shteteve tjera ndjejnë të njëjtën për shtetet e tyre, dhe ne ndjejmë të njëjtën për etninë tonë. Disa nga ju mund të mos e pranojë këtë. Disa nga ju mund jeni aq kosmopolitan sa të mendoni se nacionaliteti e etniciteti s'duhet të kenë ndikime morale. Por madje edhe më të sofistikuarit e pranojnë se duhet të ketë një lloj tërheqje në drejtim të ndër-grupit, në sferën e shoqërisë apo familjes, të njerëzve me të cilët jeni të afërt , dhe kështu, madje edhe ju bëni dallime në mes nesh dhe tyre. Tani, dallimi është mjaft natyral dhe shpesh, mjaft i moralshëm, por mund të shkoje mbrapsht. Kjo gjë ishte pjesë e hulumtimit të një psikologu të madh social, Henri Tajfel. Tajfel ka lindur në Poloni, më 1919. Ai shkoi në Francë për të studiuar, sepse, meqë ishte hebre, s'mund të vijonte universitetin në Poloni, pastaj ai u rreshtua në ushtrinë Franceze në Luftën e dytë botërore. Ai u kap dhe përfundoi në një kamp të burgosurish të luftës, dhe kjo ishte e tmerrshme për të sepse po të ishte zbuluar që ishte hebre do të ishte zhvendosur në ndonjë kamp koncentrimi ku me gjasë nuk do të mbijetonte. Dhe në fakt, kur mbaroi lufta dhe ai u lirua shumica e shokëve e familjarëve të tij kishin vdekur. Ai u përfshi në shumë aktivitete. Ndihmonte jetimët e luftës. Por ai kishte një interes të fortë në shkencën e paragjykimeve, dhe kështu kur u paraqit një bursë prestigjioze britaneze mbi stereoptipet, ai aplikoi dhe e fitoi atë, e filloi karrieren e tij te shkëlqyeshme. Dhe, ajo që shenoi fillimet ne karrierën e tij ishte perceptimi se ajo çfarë shumica e njerëzve mendonin për Holokaustin ishte gabim. Shumë njerëz, shumica e tyre në atë kohë, e shihnin Holokaustin si një lloj treguesi të një të mete tragjike në anën e gjërmanëve, një lloj njolle gjenetike, një personalitet autoritar. Por Tajfel e kundërshtoi këtë. Tajfel tha se ajo çfarë ne shohim në Holokaustin është vetëm një lloj ekzagjerimi i proceseve normale psikologjike që ekzistojnë në secilin prej nesh. Dhe për ta hulumtuar këtë, ai bëri një seri studimesh klasike me adoleshente britanik. Në njërin nga studimet e tij, ai shtronte pyetje të shumëllojshme adoleshentëve britanik, dhe me pas, bazuar në përgjigjet e tyre, ai tha "I kam shikuar përgjigjet e juaja, dhe bazuar në to, kam përcaktuar se ju jeni ose " - u tha gjysmës së tyre - "adhurues i Kandinskit, i pelqeni krijimet e Kandinskit, apo adhurues i Klee, i pelqeni krijimet e Klee." E gjitha ishte false. Përgjigjet e tyre s'kishin të bënin asgjë me Kandinskin apo Klee-n. Ata me gjasë as që kishin dëgjuar për këta artiste. Ai vetëm kishte bërë një ndarje të rëndomtë. Por ajo çfarë ai zbuloi ishte që ato kategori u bënë të rëndësishme, kështu kur më vonë ai u dha subjekteve para, ata preferonin t'ju jepnin para anëtarëve të grupit të tyre më parë se anëtarëve të grupeve të tjera. Për më keq, ata në të vërtet ishin të interesuar në vendosjen e dallimeve në mes të grupit të tyre dhe të tjerëve, që t'u jepnin parate grupit të tyre e duke bërë kështu, t'u jepnin edhe më pak grupit tjetër. Ky lloj paragjykimi duket se paraqitet shumë herët. Kolegia dhe gruaja ime, Karen Wynn, në Yale, ka bërë një seri studimesh me bebet duke ju treguar bebave disa kuklla të cilat kishin disa preferenca ushqimi. Kështu një nga kukllat pëlqente mashurkat. Kuklla tjetër pëlqente graham krakers. Testuan preferencat ushqimore të bebeve, ato zakonisht preferojnë graham krakers. Por shtrohet pyetja: a ka kjo rëndësi në atë se si sillen ato me kukllat? Ka shumë rëndësi. Bebet preferonin kukllat me preferenca të njëjta ushqimi si ato, dhe për më keq, preferonin kukllat që ndëshkonin kukllat me preferenca tjera ushqimi. (Të qeshura) Ne shohim psikologjinë e ndër-grup, jashtë-grupit, gjatë gjithë kohës. E shohim në përplasje politike brenda grupeve me ideologji të ndryshme. E shohim në skajshmëri në raste lufte, kur grupit të huaj jo vetëm që i jepet më pak por edhe eshte cnjerezuar, siç Nazit i shihnin hebrejte si parazit apo morra, apo perspektiva e Amerikanëve ndaj japonezëve, si minj. Stereotipet mund po ashtu të shkojnë mbrapsht. Ato shpesh janë racionale e të dobishme, por ndonjëherë janë iracionale japin përgjigjie të gabuara, e herë të tjera, mund të cojnë në pasoja të dhimbshme imorale. Rasti që është studiuar më së shumti është ai i racës. Në një studim interesant, para zgjedhjeve të 2008-ës, psikologët sociale kishin vrojtuar masën e asocimit të kandidatëve me Amerikën, si një asocim i pavetëdishëm me flamurin Amerikan. Në njërin prej studimeve krahasuan Obama-n dhe McCain, dhe gjetën se McCain mendohet të jetë më amerikan se Obama, dhe deri diku, njerëzit s'janë të befasuar të dëgjojnë për këtë. McCain është një hero i njohur lufte , dhe shumë njerëz do të thonin hapur se ai e ka historine Amerikane mbi shpatulla më shumë se Obama. Por ata po ashtu krahasuan Obama-n me kryeministrin britanik Tony Blair, dhe gjetën se Blair po ashtu shihej si më shumë amerikan se Obama, edhe pse subjektet haptazi e dinin se ai nuk është fare amerikan. Por ata sigurisht i ishin përgjigjur ngjyrës së lëkurës. Këto paragjykime e anësi kanë pasoja në botën reale, delikate dhe shumë të rëndësishme. Në një studim së fundi, hulumtuesit vendosën reklama në eBay për shitjen e kartave të bejsbollit. Disa të mbajtura nga duar të bardha, të tjera nga duar të zeza. Ishin të njëjtat karta bejsbolli. Ato të mbajtura nga duart e zeza morën oferta ndjeshëm më të vogla se ato të mbajtura nga duart e bardha. Në një studim të bërë në Stanford, psikologët hulumtuan rastet e personave të dënuar për vrasjen e një personi të bardhë. Rezultoi se, në rrethana të pandryshueshme, ju jeni në mënyrë të konsiderueshme me më shumë gjasë që të ekzekutoheni nëse dukeni si njeriu në të djathtë sesa se si ai në të majtë, dhe kjo në masë të madhe sepse njeriu në të djathtë duket më prototip i njeriut të zi, më prototipik afro-amerikan, dhe kjo me sa duket ndikon në vendimet e njerëzve në lidhje me fatin e personit. Pra tani që e dimë këtë, si mund ta luftojmë ? Ka rrugë të ndryshme. Njëra rrugë është të evokojmë drejt përgjigjeve emocionale të njerëzve, të empatisë së njerëzve, dhe shumicën e herëve këtë e bëjmë përmes tregimeve. Kështu nëse ju jeni një prind liberal dhe doni të inkurajoni fëmijën tuaj që të besoje në cilësitë e familjes jotradicionale, ju mund t'i jepni libra si : "Heather ka dy Nëna" Nëse jeni tradicional dhe keni qëndrime të tjera, ju mund t'ju jepni libra si : (Të qeshura) " Ndihmë! Mami! Ka liberalë nën krevatin tim!" Por në përgjithësi, tregimet mund të shndërrojnë të huajt anonim në persona që kanë rëndësi, dhe ideja se ne kujdesemi për njerëzit dhe fokusohemi në ata si individë është një ide e shfaqur përgjatë historisë. Kështu Stalini thoshte, "Një vdekje është tragjedi, miliona vdekje janë një statistikë," kurse Nëne Tereza thoshte: "Nëse shoh masën, kurrë nuk do të veproj. Nëse shoh njërin, do të veproj." Psikologët e kanë hulumtuar këtë. P.sh., në një studim, njerëzve u ishte dhënë një listë faktesh mbi një krizë, dhe ishte parë se sa para do të dhuronin ata për ta zgjidhur krizën. Grupit tjetër nuk i ishin dhënë fare fakte por ju ishte treguar në lidhje me një individ ju ishte dhënë emri e treguar fytyra, dhe doli se për të personat dhuruan më shumë. Asgjë nga këto, mendoj, se nuk janë sekrete për njerëzit e angazhuar në punë bamirësie. Ata nuk i permbytin njerëzit me fakte e statistika. Përkundrazi, iu tregoni atyre fytyra, iu tregoni njerëz. Dhe është e mundur që duke zgjeruar simpatinë ndaj një personi, ajo mund të shpërndahet edhe tek grupi të cilit i përket individi. Kjo është Harriet Beecher Stowe. Tregimi i saj, mbase jo autentik, ishte se Presidenti Lincoln e kishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të Luftës Civile dhe i tha asaj, "Pra, ju jeni zonja e vogël që filloi këtë luftë të madhe." Ai e kishte fjalën për "Kasollja e xha' Tomit" "Kasollja e xha' Tomit" nuk është ndonjë libër i madh filozofie apo teologjie, apo mbase edhe letërsie, por ja arrin që t'i vendose lexuesit në këpucët e atyre njerëzve, që në të kundërtën, nuk do ta kishin menduar kurre, t'i vendose në këpucët e skllevërve. Dhe ajo lehtë mund të ketë qenë katalizator për ndryshime të mëdha sociale. Duke shikuar Amerikën së fundi, në dekadat e fundit, ka arsye për të besuar se show si "The Cosby Show" ka ndryshuar në mënyrë radikale qëndrimet amerikane kundrejt afro-amerikanëve, ndersa show si "Will and Grace" dhe "Modern Family" ndryshuan qëndrimet amerikane kundrejt burrave e grave homoseksual. S'mendoj që është ekzagjerim të thuhet se katalizatorët më të mëdhenj të ndryshimeve morale në Amerikë kanë qenë situatat komike. Por s'ka të bëjë vetëm me emocione, dhe dua ta përfundoj duke i bere apel fuqisë se arsyes. Në një moment në këtë libër të mrekullueshëm "The Better Angles of Out Nature," ose "Renia e dhunes" Steven Pinker thotë: Testamenti i vjetër thotë duaje fqinjin, kurse Testamenti i Ri thotë duaje armikun, por unë se dua asnjërin prej tyre, vërtet, por as s'dua t'i vras. E di se kam një obligim ndaj tyre, por ndjenjat e mia morale, besimet morale, në lidhje me atë sesi të veproj ndaj të tjerëve, nuk janë të bazuara në dashuri. Në çfarë ato janë të bazuara janë të drejtat e njeriut, një besim se jeta e tyre është e vlefshme për ta sa edhe e imja për mua, dhe për të mbështetur këtë, ai rrëfen një tregim të filozofit të madh Adam Smith, dhe unë dua t'ua rrëfej atë tregim po ashtu, edhe pse, do ta përshtat pak për kohët moderne. Pra, Adam Smith fillon duke ju kërkuar që të imagjinoni vdekjen e mijëra njerëzve, dhe të imagjinoni se ata mijëra njerëz janë nga një shtet me të cilin nuk jeni familjar. Mund të jetë Kina, India apo ndonjë shtet në Afrikë. Dhe Smith thotë: si do të reagonit ? Dhe ju do të thoshit: paj', shumë keq, dhe vazhdoni me jetën tuaj. Sikur të hapnit The New York Times online apo diçka të ngjashme, do të shihnit se kjo, dhe në fakt na ndodh gjatë gjithë kohës, ne vazhdojmë me jetët tona. Por imagjinoni, Smith thotë: sikur të kuptonit se nesër do t'ju pritet gishti i vogël. Smith thotë: kjo do të kishte shumë rëndësi. Ju s'do të flinit atë natë duke menduar për atë gjë. Dhe kjo ngre pyetjen: A do të sakrifikoni mijëra jetë për të shpëtuar gishtin tuaj të vogël? Përgjigjuni kësaj pyetje në fshehtësinë e mëndjes suaj, por Smith thotë: absolutisht jo, çfarë mendimi i tmerrshëm. Dhe kjo ngre pyetjen, siç e shtron Smith, "Kur ndjenjat tona pasive janë gati gjithmonë aq të pista dhe egoiste, si ndodh që principet tona aktive duhet të jenë shpesh aq bujare e aq fisnike?" Dhe përgjigja e Smith është: " Është arsyeja, principi, vetëdija. Kjo na fton, me një zë që mund të habisë edhe pasionet tona më kryengritëse, se ne jemi vetëm një pjesë e morisë , jo më të mirë se të tjerët, në çfarëdo aspekti." Dhe kjo pjesa e fundit është ajo që shpesh përshkruhet si principi i paanshmërisë. Ky princip i paanshmërisë zbulon veten në të gjitha religjionet botërore, në të gjitha versionet e ndryshme të rregullit të artë, dhe në të gjitha filozofite morale të botës, të cilat ndryshojnë në shumë mënyra por ndajnë supozimin se ne duhet të gjykojmë moralin nga një këndvështrim i paanshëm. Artikulimi më i mirë i kësaj pikëpamje në fakt, sipas meje, nuk është ai i një teologu apo filozofi, por i Humphrey Bogart në fund të "Casablanka." Ai i thotë të dashurës se ata duhet të ndahen për të mirën e përgjithshme, e i thotë asaj, nuk do ta imitoj aksentin, por ai i thotë asaj, "S'duhet shumë për të parë se problemet e tre njerëzve të vegjël nuk peshojne, në këtë botë të çmendur." Arsyeja mund të na bëjë që të shtypim pasionet tona. Arsyeja mund të na motivoje që të zgjerojmë empatinë, të na motivoje që të shkruajmë një libër si "Kasollja e xha Tomit," apo të lexojmë një libër si "Kasollja e xha' Tomit," dhe arsyeja mund të na motivojë që të krijojmë zakone, tabu e ligje që do të na përmbajnë nga të vepruarit sipas impulseve kur, si qenie racionale, ndjejmë se duhet të përmbahemi. Dhe kjo është ajo çfarë Kushtetuta është. Një Kushtetutë është diçka e krijuar në të kaluarën që aplikohet në të tashmen dhe çfarë thotë, pavarësisht se sa shumë mund të duam që ta rizgjedhim një president popullor për një mandat të tretë, pavarësisht se sa shumë Amerikanë të bardhë mund të zgjedhin që të ndjejnë se duan te rivendosin institucionin e skllavërisë, nuk mundemi. Duhet ta kufizojme veten. Ne e kufizojmë veten edhe në forma tjera, po ashtu. E dimë se kur vjen puna tek zgjedhja e dikujt për një punë, çmim, ne paragjykojme fuqishëm nga raca e tyre, nga gjinia, nga ajo se sa tërheqës janë, dhe ndonjëherë mund të themi, "Paj mirë, kështu duhet të jetë." Por herë të tjera themi, "Kjo është gabim." Dhe për ta luftuar këtë, ne jo thjesht përpiqemi më shumë, por më mirë, ajo që bëjmë është krijimi i situatave ku burimet tjera të informacionit të mos mund të na bëjnë paragjykues, dhe kjo është arsye pse shumë orkestra bëjnë audicionet për muzikantë prapa perdeve, në mënyrë që i vetmi informacion që marrin të jetë ai që ata besojnë të jetë e rëndësishme. Mendoj se anesimi dhe paragjykimi ilustrojnë dualitetin fundamental të natyrës njerëzore. Ne kemi ndjeshmëri të brendshme, instinkte, emocione, dhe ato ndikojnë në gjykimet e veprimet tona për mirë e për keq, por ne po ashtu jemi të aftë për maturi racionale dhe planifikim inteligjent, dhe mund t'i përdorim këto që, në disa raste, të nxisim dhe ushqejmë emocionet tona, dhe në të tjera raste t'i ngurtësojmë ato. Dhe kjo është mënyra se si arsyeja na ndihmon që të krijojmë një botë më të mirë. Ju falemnderit.