Mirëmëngjes. Si jeni? Ka qenë mrekullueshëm, apo jo?
Unë jam magjepsur nga e tëra kjo.
Në fakt, unë tani po largohem. (Qeshje)
Ishin tri tema, apo jo,
gjatë kësaj konference të cilat janë relevante
me atë për të cilën unë dua të flas sot.
Njëra është dëshmia e kreativitetit të jashtzakonshëm njerëzor
në të gjitha prezentimet që kishim
dhe në të gjithe njerëzit këtu. Vetë llojllojshmëria
dhe gama e tij (kreativitetit). E dyta është që
ai (kreativiteti) na vendos në një vend ku nuk e kemi idenë se çdo të ndodh
në kuptimin e së ardhmes. Pa asnje ide
se si do të zhvillohet mëtej
Une interesohem për edukimin --
në fakt, unë mendoj se ne të gjithë interesohemi mbi edukimin.
Apo jo? Unë e konsideroj këtë shumë interesante.
Nëse ndodheni në një darkë, dhe ju thoni
se ju punoni në arsim --
në fakt, nëse punoni në arsim shumë rrallë ftoheni nëpër darka.
(Qeshje) Ngase nuk ftoheni.
E çuditërisht herën e dytë edhe më hiq. Kjo është e çuditshme.
Por nëse jeni të ftuar, dhe i thuani dikujt
e dini, ata pyesin "Çfarë punë bëni ju?"
dhe ju i thoni se punoni në arsim
ju mund të shihni zbehjen në fytyrat e tyre. Pastaj thonë në vehte:
"Oh Zot", e dini, "Ku më qëlloi mua? Unë që dal vetëm një herë në javë."(Qeshje)
Por, nëse i pyesni ata mbi arsimin,
ju i vendosni me shpatulla pas murit. Sepse ajo është një prej atyre gjërave
që qëndron thellë tek njerëzit, apo jo?
Sikurse feja, paraja e gjërat tjera.
Une interesohem së tepermi për asimin, dhe mendoj se ne të gjithë e bëjmë.
Ne kemi një interes të madh personal për të,
pjesërisht pasi arsimi është ai që
do të na çojë në këtë të ardhme të cilën nuk po mund t'a kapim.
Paramendoni, fëmijët që fillojnë shkollën sivjet,
do të dalin në pension në vitin 2065. Askush nuk e di --
përkundër gjithë përvojës që u parashtrua këtu këto katër ditë --
se si do të duket bota
pas pesë vitesh. Dhe prapë ne mendojmë
se jemi duke i arsimuar ata për këtë. Prandaj paparashikueshmëria, mendoj unë,
është e jashtëzakonshme.
Dhe pjesa e trete e kesaj është që
ne të gjithë pajtohemi se megjithatë
fëmijët kanë kapacitetet të jashtëzakonshme --
kapacitete inovative. Mendoj se Sirena mbrëmjen e kaluar ishte e mahnitshme,
apo jo? Vetëm të shihnit se çfarë ajo mund të bënte.
Dhe ajo është e jashtëzakonshme, por unë mendoj se ajo nuk ishte, në përgjithësi,
e jashtëzakonshme në tërësinë e fëmijërisë.
Çka keni ju atje është një person me dedikim të jashtëzakonshëm
e cila e ka gjetur talentin. Dhe pretendimi im është se,
të gjithë fëmijët kanë talente të hatashme.
Dhe ne ua shkapërderdhim ato, në mënyre mjaft të ashpër.
Prandaj unë dëshiroj të diskutoj mbi arsimin dhe
dëshiroj në të njëjtën kohë të diskutoj mbi kreativitetin. Qëndrimi im është se
kreativiteti tashmë është po aq i rëndesishëm në arsim sikurse shkrim-leximi,
prandaj ne duhet ti trajtojmë me të njëjtin status
(duartrokitje) Ju falemderit. Kjo ishte e tëra, prandaj.
Ju faleminderit shumë. (Qeshje) Kështu, më kane mbetuar edhe 15 minuta.
Kështu, unë kam lindur me.... -- jo. (Qeshje)
Kohëve të fundit dëgjova një histori të veqantë -- Kam shumë qejf ta tregoj --
për një vajzë të vogël në orën e saj te vizatimit. Ajo ishte gjashtë vjeq
dhe qëndronte në prapavijë, duke vizatuar
dhe mësuesja tha se kjo vajzë e vogël gati asnjëherë
nuk ishte e vëmendshme, përveqse në orën e vizatimit.
Mësuesja ishte e habitur dhe iu afrua asaj
dhe e pyeti, "Çfarë je duke vizatuar?"
Dhe vajza iu përgjigj, "Jam duke vizatuar portretin e Zotit."
Dhe mësuesja tha, "Por askush nuk e di se si duket Zoti."
Dhe vajza u përgjigj, "Do t'a dinë shumë shpejt"
(Qeshje)
Kur djali im ishte katër vjeq në Angli --
në fakt ai ishte katër vjeq kudo, për të qenë i sinqertë. (qeshje)
Nëse tregohemi strikt për këtë gjë, kudo që të shkonte, ai ishte kater vjec ate vit.
Ai luante në teatër pjesën 'Nativity' (Lindja e Krishtit)
A ju kujtohet ajo histori? Jo? Ishte e madhe.
Ishte një histori e madhe. Mel Gibson bëri vazhdimin.
Ndoshta ju e keni parë atë: "Nativity II". Por Jamesi luante rolin e Jozefit.
për të cilin gjë ne të gjithë ishim të emocionuar.
Ne e konsideronim këtë si një nga rolet kryesore.
Ne e mbushëm banesën plot me agjentë të veshur me T-shirts ku shkruhej:
"James Robinson është Jozefi" (qeshje)
Ai nuk duhet të fliste, por ju e dini pjesen
kur tre mbreterit vijnë. Ata vinë duke sjellur dhurata,
Ata sollën flori, mëlmesa dhe ëmbëlsira.
Kjo ka ndodhur me të vërtetë. Ne ishim ulur atje
dhe mendoj se ata sapo kishin dalë nga sekuenca
sepse ne biseduam me djaloshin e vogël pastaj dhe i thamë,
"A je mirë me këtë?" Kurse ai tha, "Po, pse, ishte keq?"
Ato vetëm sa ndërruan vendet, kjo qe e tëra
Sidoqoftë, tre djelmoshat hynë brenda,
katër vjeqarët me lecka qaji në kokat e tyre --
dhe ata i vendosën kutiat e tyre poshtë,
dhe djaloshi i parë tha: "Unë të solla flori"
dhe djaloshi i dytë tha: "Unë të solla ëmbëlsira"
dhe djaloshi i tretë tha: "Franku t'i dërgoi këto" (qeshje)
Çka kanë të përbashkët këto gjëra është se fëmijët do ta provojnë fatin.
Nëse nuk e dinë, ata do ta provojnë.
A kam të drejtë? Ata nuk kanë frikë nga të gabuarit.
Tani, unë nuk po them se të jesh gabim është e barasvlefshme me të qenurit kreativ.
Ajo çka ne dimë është
se nëse nuk je i përgaditur për të qenë gabim,
nuk do të arrish të krijosh asgjë origjinale.
Nëse nuk je i përgatitur për të bërë gabime. Dhe kur të rriten,
shumica e këtyre fëmijeve kanë humbur këtë kapacitet.
Ata kane frikë nga të qenurit gabim.
Për më tepër, ne në këtë mënyrë i udhëheqim ndërrmarjet tona,
Ne i stigmatizojmë gabimet. Dhe tashmë ne jemi duke drejtuar
sisteme kombetare edukimi ku
gabimet janë gjëja më e keqe që mund të bësh.
Dhe si rezultat po i edukojmë njerezit jashtë
kapacitetit të tyre kreativ. Pikaso njëherë patë thënë këtë:
Ai tha se të gjithë fëmijët janë artist të lindur.
Problemi është si të mbesim artist teksa rritemi. Unë e besoj këtë me plotë pasion,
se ne nuk bëhemi më kreativ duke u rritur,
por përkundrazi. Ose më saktë, ne edukohemi jashtë tij.
Pse është kështu?
Une jetoja në Stratfort-on-Avon deri para pesë viteve.
Në fakt, në u shpërngulem nga Statford ne Los Angeles.
Mund t'a imagjinoni çfarë tranzicioni pa brenga ka qenë.
(Qeshje) Në të vërtetë,
në jetonim në një vend të quajtur Snitterfield,
në periferi të Stratfordi, vendi ku
babai i Shekspirit kishte lindur. A ju erdhi nje mendim i ri ndërmend? Mua me erdhi.
Ju nuk e mendonit se Shekspiri ka pasur baba, apo jo?
Apo jo? Sepse ju nuk e paramendoni
Shekspirin si fëmijë, apo jo?
Shekspirin shtatë vjeq? Unë nuk e kam menduar këtë. Domethënë, ai ka
qenë shtatë vjeq dikur. Ai ishte nxënës
në klasës e Anglishtës së dikujt, apo jo? Sa e bezdishme duhet të ketë qene?
(Qeshje) Mësuesi "Duhet të punosh më shumë." Të dërgohej në shtrat nga babi i tij, e dini,
duke i thënë Shekspirit, "Shko në shtrat, menjeherë,"
Duke i thënë William Shekspirit, "dhe hiqe nga dora ate pendë.
Dhe mjaft fole ashtu. Po i ngatërron të gjithë."
(Qeshje)
Sidoqoftë, ne u zhvendosëm nga Stratford në Los Angeles,
dhe une dua të them vetem pak fjalë për tranzicionin në fakt.
Djali im nuk donte të vinte.
Unë kam dy fëmijë. Djali është 21 vjec tashmë; vajza 16.
Djali nuk dëshironte të vinte në Los Angeles. E dashuronte qytetin,
por ai kishte një të dashur në Angli. Ajo ishte dashuria e jetës së tij, Sarah.
Dhe e njihte atë prej një muaji.
Kini kujdes, ato sapo kaluan përvjetorin e tyre të katërt,
sepse koha është mjaft e gjatë kur je 16 vjeq.
Gjithësesi, ai ishte mjaft i mërzitur në aeroplan,
dhe tha, "Une kurrë nuk do të gjej një vajzë tjetër si Sarah."
Dhe ne ishim mjaft të kënaqur me këtë fakt, sinqerisht,
pasi ajo ishte arsyeja kryesore pse ne po iknim nga vendi.
(Qeshje)
Por ka diqka që të bën përshtypje kur vjen në Amerikë
dhe kur udhëton nëpër botë :
Çdo sistem edukimi në Tokë ka të njëjtën hierarki lëndësh.
Secili. Nuk ka rëndësi se ku shkon.
Do mendoni se është ndryshe, por nuk është.
Në krye janë matematika dhe gjuhët,
më pas shkencat shoqërore dhe në fund fare vijnë artet.
Në çdo vend të botës.
Dhe pothuajse në çdo sistem,
ekziston edhe një hierarki brenda artit.
Arti dhe muzikës zakonisht i jepet një status më i lartë në shkolla
e më pas vijnë drama dhe vallëzimi. Nuk ekziston sistem edukimi në planet
që u mëson fëmijëve vallëzim çdo ditë
në të njëjtën menyrë sesi ju mësojmë matematikën. Pse?
Pse jo? Unë mendoj se kjo është goxha e rëndësishme.
Unë mendoj se matematika është mjaft e rëndësishme, por edhe vallëzimi poashtu.
Fëmijët kërcejnë gjatë gjithë kohës nëse ua lejojmë, të gjithe do kishim bërë, apo jo!.
Të gjithë ne kemi trupat tanë, apo jo? Apo e kam humbur një takim?
(Qeshje) Sinqerisht, ajo çka ndodh është se,
ndërsa fëmijët rriten, ne fillojme ti edukojmë ata
në mënyrë progresive prej belit e lart. Dhe më pas fokusohemi tek kokat e tyre.
Dhe paksa në njërën anë.
Sikur te ishit duke vizituar edukimin, si nje alien,
dhe te pyesesh "Per cfare shërben edukimi publik?"
Mendoj se do te arrinit në përfundimin - nese do te shihnit rezultatet
se kush arrin suksesin me kete,
kush e ben te gjithe ate qe duhet bere,
kush fiton te gjithe piket, kush jane ata qe fitojne --
une mendoj se do te arrinit ne perfundimin se i gjithe synimi i edukimit publik
neper te gjithe boten
eshte te prodhoj profesor universitetesh. Apo jo?
Ata jane njerezit qe arrijne majen.
Edhe une isha nje prej atyre, prandaj. (Qeshje)
Edhe mua me pelqejne profesoret e universiteteve, megjithate,
ne nuk duhet ti mbajme ata si simboli me i larte i te gjithe arritjeve njerezore.
Ata jane thjeshte nje forme jete,
thjeshte nje forme tjeter jete. Por ata jane mjaft te çuditshem,
dhe e them kete fale simpatise qe kam per ta.
Sipas eksperiences sime, ka dicka te çuditshme tek profesoret --
jo tek te gjithe, por zakonisht -- ata jetojne ne kokat e tyre.
Ata jetojne atje larte dhe paksa ne nje ane.
Ata jane pa trupa, sic e dini, ne nje kuptim te drejteperdrejte.
Ata e shikojnë trupin e tyre
si nje forme transporti per kokat e tyre, apo jo?
(Qeshje) Është menyrë e dergimit te kokave te tyre neper mbledhje
Nese deshironi nje deshmi te vertet per eksperiencen jasht-trupore,
gjeje menyren, futu brenda ne nje konference rezidentale
te akademikeve te moshuar,
dhe shkoni ne diskoteken e tyre ne naten e fundit.
(Qeshje) Dhe aty do te shihni -- burra dhe gra te rritur
duke u rrenqethur ne menyre te pakontrollueshme, jashte ritmit,
duke pritur qe ajo te mbaroje ne menyre te tille qe ata te shkojne ne shtepi dhe te shkruajne mbi te.
Tashme sistemi yn edukativ parashtrohet si ideja e aftesises akademike.
Dhe ka nje arsye.
I gjithe sistemi edukativ eshte i shpikur -- ne te gjithe boten, nuk ka pasur
sisteme arsimi publike, me te vertete, perpara shekullit te 19-te.
Te gjitha u zhvilluan
per te permbushur nevojat e industrializimit.
Prandaj edhe hierarkia eshte ndare ne dy ide.
E para, ajo e cila thote se lendet pershtatshme per pune
jane ne krye. Prandaj ty te kane larguar me dashamiresi
nga gjerat ne shkolle qe ne femijeri, gjera te cilat ti i pelqeje,
me pretekstin se ti kurre
nuk do te mund te gjeje nje pune duke bere ate gje. Apo jo?
Mos u merr me muzike, ti nuk do te besh nje muzikant;
mos u merr me art, ti nuk do te behesh nje artist.
Keshillat dashamirese -- tashme thellesisht te gabuara. E gjithe bota
eshte e perfshire ne nje revolucion.
Dhe e dyta, eshte aftesia akademike, e cila me te vertete qe ka arritur te dominoj
pikepampjen tone mbi inteligjencen,
pasi universitetet krijojnje sistemin sipas imazhit te tyre.
Nese e mendoni mire, i gjithe sistemi
i edukimit publik perreth botes eshte nje proces i zgjatur
drej hyrjes ne univeristet.
Dhe pasoja eshte se shume persona jashtezakonisht te talentuar
briliant dhe kreativ mendojne se nuk jane te tille,
pasi lendet ne te cilat ata ishin te mire ne shkolle
nuk iu jepej rendesi, ose ishin shpesh te stigmatizuara.
Dhe une mendoj se nuk mund te vazhdojme ne kete rruge.
Ne 30 vitet e ardhshme, sipas UNESCO-s,
me shume njerez ne te gjithe boten do te diplomohen
fale edukimit sesa ndonjehere, qe nga fillimi i historise.
Me shume njerez, dhe ky eshte kombinimi
i te gjithe gjerave per te cilat folem --
tekonologjia dhe efekti i saj transformues ne pune, demografia
dhe shperthimi gjigant ne popullsi.
Papritur, diplomat nuk vlejn më. A nuk eshte kjo e vertete?
Kur une isha student, nese ti kishe nje diplome, ti kishe nje pune.
Nese ti nuk kishe nje pune, kjo vinte prej faktit se ti nuk e doje nje te tille.
Dhe sinqerisht, une nuk e doja nje.(qeshje)
Por tani, femijet me nje diplome shpesh
shkojne ne shtepi per te luajtur me video lojra,
pasi te duhet nje Master per nje pune ku me pare kerkohej vetem nje diplome baçelor.
dhe nje Doktorature per tjetren.
Ky është një proces i inflacionit akademik
Dhe kjo tregon se e gjithe struktura e edukimit
po leviz poshte kembeve tona. Ne duhet te rishikojme ne menyre radikale
pikepamjen tone mbi intelegjencen.
Ne dime tre gjera per intelegjencen.
Nje, ajo eshte e shumellojshme. Ne mendojme mbi boten ne te gjitha menyrat
permes se cilave e perjetojme ate. Ne mendojme vizualisht,
ne mendojme me ane te tingujve, ne mendojne kinestetikisht.
Ne mendojme ne terma abstrakt. Ne mendojme ne levizje.
Se dyti, intelegjenca eshte dinamike.
Nese shihni nderveprimet ne trurin njerezor, sic degjuam
dje ne nje numer prezantimesh,
intelegjenca eshte interaktive, ne menyre te mrekullueshme.
Truri nuk eshte i ndare ne dhoma.
Ne fakt, kreativiteti -- te cilin une e cilesoj si procesi
i te paturit ide origjinale te cilat kane vlere --
shpesh del ne pah fale nderveprimit
te menyrave apo disciplinave te ndryshme me ane te te cilave ne i shohim gjerat.
Truri eshte qellimisht.. -- meqe ra fjala,
ekziston nje grumbull nervash qe bashkon te dy hemisferat e trurit
i cili quhet corpus callosum. Eshte me i trashe tek femrat.
Duke vazhduar nga Helena dje, une mendoj
se kjo eshte arsyeja pse grate jane me te afta per te bere disa pune njeheresh.
Pasi ju jeni me te zonja, apo jo?
Ekziston nje grumbull kerkimesh, por une e di prej eksperiences sime personale.
Nese gruaja im eshte duke gatuar nje vakt ne shtepi --
c'ka nuk ndodh shpesh, fatmiresisht. (Qeshje)
Por, ajo po e ben -- jo, ajo eshte me te vertete e mire per disa gjera --
por, nese ajo eshte duke gatuar, sic mund ta dini,
ajo merret edhe me njerezit ne telefon,
flet me femijet, lyen tavanin,
ndersa eshte duke bere nje operacion me zemer te hapur ne anen tjeter.
Nese une jam duke gatuar, dera eshte e mbyllur, femijet jane jashte,
telefoni eshte i mbyllur, nese ajo futet brenda une inatosem.
Dhe them "Terri, te lutem, une po perpiqem te fergoj nje veze ketu. Me le rehat." (Qeshje)
Ne fakt, ju mund ta njihni kete thenie e vjeter filozofike,
nese nje peme bie ne nje pyll dhe asnje nuk e degjon,
a ka ndodhur? Iu kujtohet ai tregimi i vjeter?
Shume pak kohe me pare pashe nje T-shirt te mrekullueshme ku thuhej "Nese nje burre jep nje mendim
ne nje pyll, dhe asnje grua nuk e degjon,
a e ka prape gabim ai?" (Qeshje)
Dhe gjeja e trete qe ka te beje me intelegjencen
eshte se ajo eshte e veqant. Une po shkruaj nje liber te ri per momentin
te quajtur "Epifani", i cli bazohet ne nje seri
intervistash me njerez persa i perket menyres sesi ato zbuluan
talentin e tyre. Jam magjepsur nga menyra sesi njerezit kane arritur aty ku jane.
Me erdhi ideja nga nje bashkebisedim qe pata
me nje grua te mrekullueshme per te cilen shumica
ndoshta nuk ka degjuar kurre, te quajtur Gillian Lynne,
keni degjuar per te? Disa kane. Ajo eshte nje koreografe
dhe te gjithe e njohin punen e saj.
Ajo ka bere "Cats" and "Fantazmen e Operas."
Ajo eshte e mrekullueshme. Njerhere e nje kohe isha pjese e bordit te Baletit Mbreteror, ne Angli,
sic mund ta shihni.
Gjithsesi, Gillian dhe une hengrem dreke nje dite dhe une i thashe,
"Gillian, si arrite te behesh nje kercimtare?" Dhe ajo me tha
se ishte mjaft interesante, se kur ishte ne shkolle,
ajo ishte me te vertete e pashprese. Dhe shkolla, ne vitete 30-te
i shkroi prinderve te saj duke i thene "Ne mendojme se
Gillian ka nje problem me te mesuarin". Ajo nuk mund te perqendrohej,
ajo nervozohej. Mendoj se ne ditet e sotme ata do te thonin
se ajo ka ADHD. Nuk do te thonit keshtu ju? Por behet fjale per vitet 30-te,
dhe ADHD nuk ishte shpikur ne ate pike.
Nuk ishte nje semundje e disponueshme. (Qeshje)
Njerezit nuk e dinin se mund ta kishin ate.
Gjithsesi, ajo shkoi te takonte nje specialist. Keshtu, ne nje dhome prej lisi,
ne te cilen shkoi me te emen,
ajo u drejtua dhe u ul ne nje karrige ne fund,
dhe ul mbi duart e saj per 20 minuta ndersa
ky burre bisedonte me te emen per te gjitha
problemet qe Gillian po kalonte ne shkolle. Dhe ne fund te kesaj --
pasi ajo po bezdiste njerezit,
nuk i bente detyrat ne kohe dhe keshtu me rradhe,
nje femije i vogel tete vjecar, ne fund, doktori shkoi dhe u ul
afer Gillian dhe i tha, "Gillian,
i degjova te gjithe keto gjera qe mama jote
me tha, dhe duhet te flas me te privatisht."
Ai i tha, "Prit ketu, ne do te kthehemi, nuk do te largohemi per shume."
dhe ato u larguan dhe e lane vetem ate.
Por, ndersa dilnin jashte dhomes, ai e kyqi radion
qe rrinte mbi tavolinen e tij te punes. Ndersa ata
dolën jashte dhomes, ai i tha se emes,
"Qendroni dhe shikojeni ate". Ne momentin e pare kur ata dolen nga dhoma,
ajo tha, u ngrit ne kembe dhe levizi sipas muzikes.
Ata e pane per disa minuta,
dhe ai u kthye drejt se emes dhe i tha,
"Zonja Lynne, Gillian nuk eshte semure, ajo eshte nje kercimatre.
Dergoje ne nje shkolle kercimi."
Une e pyeta, "Çfare ndodhi?
Ajo me tha, "Ajo e beri. Nuk mund te te pershkruaj sesa e mrekullueshme ishte.
Shkuam ne ate klase dhe ajo ishte plote
me njerez si une. Njerez qe nuk mund te qendronin ne nje vend.
Njerez qe duhet te leviznin per te menduar". Qe duhet te leviznin per te menduar.
Ata benin balet, ata benin tap (lloj kercimi), ata benin jazz,
ata benin kercim modern, ata benin kercim bashkekohor.
Perfundimisht ajo beri nje audicion per Shkollen e Baletit Mbreteror,
u be nje soliste dhe pati nje karriere te mrekullueshme
tek Baleti Mbreteror. Me pas u diplomua
nga Shkolla e Baletit Mbreteror dhe
themeloi kompanine e vet - Kompania e Kercimit te Gillian Lynne --
dhe takoi Andrew Lloyd Weber. Ajo ka qene pergjegjese per
disa nga produksionet me te sukseshme
te teatrit muzikor ne histori, ajo i ka kenaqur miliona,
dhe tashme ajo eshte nje multi-milionere. Dikush tjeter
mund ti kishte dhene ilace dhe ti thoshte
qe te qetesohej.
Tani, une mendoj.... (Duartrokitje) Une mendoj se :
Al Gore foli naten e kaluar
per ekologjine, dhe revolucionin i cili u shkaktua nga Rachel Carson.
Une besoj se e vetmja shprese e jona per te ardhmen
eshte adoptimi i nje koncepti te ri mbi ekologjine njerezore,
nje revolucion me ane te te cilit ne riformulojme konceptin tone
mbi pasurine e kapacitet njerezor.
Sistemi yn edukues i ka minuar mendjet tona ne te njejten menyre
sikurse ne qe jemi duke eksploatuar token; per nje komoditet te caktuar
Dhe ne te ardhmen, nuk do do te na sherbej neve.
Ne duhet te rimendojme principet themelore
me ane te te cilave ne po edukojme femijet tane. Ekziston
nje shprehje e mrekullueshme nga Jonas Salk, i cili tha, "Nese te gjithe insektet
do te zhdukeshin nga toka,
brenda 50 viteve e gjithe jeta ne Toke do te mbaronte.
Nese te gjitha qeniet njerezore do te zhdukeshin nga toka,
brenda 50 viteve te gjithe format e jetes do te lulezonin."
Dhe ai ka te drejte.
Ajo c'ka TED feston eshte dhurata e imagjinates njerezore.
Duhet te tregohemi te kujdesshem qe ta perdorim kete dhurate
me menquri dhe te shmangim disa nga keto skenare,
skenare per te cilet kemi folur. Dhe e vetmja menyre
per ta bere eshte duke i pare kapacitet tona krijuese
si pasurite qe ato jane dhe duke pare
femijet tane si shpresa qe ata jane. Dhe detyra jone
eshte te edukojme te gjithe qenien e tyre, ne menyre te tille qe ata te mund te perballojne te ardhmen.
Me qe ra fjala -- ne ndoshta nuk do ta shohim kete te ardhme,
por ata po. Dhe puna jone eshte qe ti ndihmojme
ata qe te krijojne dicka me te. Ju faleminderit shume