1 00:00:00,841 --> 00:00:04,572 Unë e di që TED merret me gjëra të mëdha, 2 00:00:04,596 --> 00:00:08,126 por unë dua të flas me ju për diçka shumë të vogël. 3 00:00:08,150 --> 00:00:10,308 Shumë e vogël, është një fjalë e vetme. 4 00:00:11,093 --> 00:00:12,649 Fjala është "mospërputhje. " 5 00:00:13,347 --> 00:00:16,966 Ndër t'preferuarat e mia se është fjalë direkte. 6 00:00:17,403 --> 00:00:21,349 Dua të them është një person që nuk arrin të përputhet. 7 00:00:21,752 --> 00:00:24,048 Ose dikush që përputhet keq. 8 00:00:24,658 --> 00:00:27,581 Ose "një person i cili përputhet dobët 9 00:00:27,605 --> 00:00:30,473 ndaj situatave dhe mjediseve të reja." 10 00:00:31,298 --> 00:00:33,520 Jam një e mospërputhur e zyrtarizuar. 11 00:00:34,297 --> 00:00:37,130 Dhe këtu jam për të tjerë të mospërputhur në sallë, 12 00:00:37,164 --> 00:00:38,975 sepse unë kurrë nuk jam e vetmja. 13 00:00:39,615 --> 00:00:42,010 Do t'jua tregoj një rrëfim të mospërputhjes. 14 00:00:43,237 --> 00:00:45,769 Diku në fillim të moshës 30 vjec, 15 00:00:45,793 --> 00:00:49,355 ëndrra për t'u bërë shkrimtare erdhi mu tek pragu im. 16 00:00:50,198 --> 00:00:51,802 N'fakt, erdhi nga kutia postare 17 00:00:51,826 --> 00:00:55,485 në formë të letrës ku thoshte se kam fituar një çmim gjigand letrar 18 00:00:55,509 --> 00:00:57,924 për një histori të shkurtër që kisha shkruar. 19 00:00:58,183 --> 00:01:01,944 Historia e shkurtër ishte për jetën time si një notare konkurruese 20 00:01:02,632 --> 00:01:04,687 dhe për jetën time të ndyrë në shtëpi, 21 00:01:05,258 --> 00:01:10,155 dhe pak për atë se si pikëllimi dhe humbja mund t'ju bëjnë të çmendur. 22 00:01:11,829 --> 00:01:14,322 Çmimi ishte një udhëtim në qytetin e New York-ut 23 00:01:14,322 --> 00:01:17,850 për të takuar redaktorët, agjentët më të njohur dhe autorë të tjerë. 24 00:01:18,278 --> 00:01:21,342 Disi ishte ëndrra e të bërit një shkrimtare, apo jo? 25 00:01:22,573 --> 00:01:25,413 E dini se çfarë bëra ditën kur erdhi letra në shtëpinë time? 26 00:01:26,037 --> 00:01:27,835 Sepse kështu jam unë, 27 00:01:27,859 --> 00:01:30,056 e vendosa letrën në tryezën time të kuzhinës, 28 00:01:30,080 --> 00:01:33,522 i mbusha vetes një gotë gjigande me vodka 29 00:01:33,922 --> 00:01:36,292 me akull dhe limon, 30 00:01:36,722 --> 00:01:40,926 dhe qëndrova ulur në mbathje për një ditë të tërë, 31 00:01:40,950 --> 00:01:43,032 thjesht duke i'a ngulur sytë letrës. 32 00:01:44,608 --> 00:01:47,753 Po mendoja për të gjitha mënyrat se si e kisha dreqosur jetën time. 33 00:01:47,777 --> 00:01:50,631 Kush dreqin isha unë që të shkoja në qytetin New York-ut 34 00:01:50,631 --> 00:01:52,705 dhe të shtiresha sikur t'isha shkrimtare 35 00:01:53,681 --> 00:01:55,046 Kush isha une? 36 00:01:55,070 --> 00:01:56,268 Do t'jua them. 37 00:01:56,745 --> 00:01:58,362 Unë isha një e mospërputhur. 38 00:01:58,625 --> 00:02:00,988 Si shumica e fëmijëve të tjerë, 39 00:02:01,908 --> 00:02:04,276 unë erdha nga një familje abuzive 40 00:02:04,300 --> 00:02:06,956 që mezi shpëtova veten. 41 00:02:07,727 --> 00:02:12,218 Tashmë kisha dy martesa mjerisht të dështuara. 42 00:02:12,242 --> 00:02:15,208 Unë ngela nga kolegji jo një herë, por dy herë 43 00:02:15,232 --> 00:02:18,424 dhe ndoshta edhe një herë të tretë që nuk do t'jua tregoj. 44 00:02:18,448 --> 00:02:20,258 (Të qeshura) 45 00:02:20,582 --> 00:02:24,423 Si dhe kam kaluar një periudhë rehabilitimi për përdorimin e drogave. 46 00:02:24,795 --> 00:02:29,245 Dhe kam kaluar dy periudha të mahnitshme në burg. 47 00:02:30,228 --> 00:02:32,132 Pra po përshtatem shumë me këtë skenë. 48 00:02:33,680 --> 00:02:35,770 (Të qeshura) 49 00:02:36,744 --> 00:02:40,237 Por arsyeja e vërtetë, që unë mendoj, se kam qenë një mospërputhje, 50 00:02:40,261 --> 00:02:43,523 është se vajza ime vdiq ditën që lindi, 51 00:02:43,547 --> 00:02:46,666 dhe unë akoma nuk kam arritur si t'ja dal kësaj. 52 00:02:48,233 --> 00:02:53,360 Pasi vajza ime vdiq, gjithashtu kalova një kohë të gjatë si e pastrehë, 53 00:02:53,384 --> 00:02:55,328 duke jetuar nën një mbikalim 54 00:02:55,352 --> 00:02:59,570 në një pikëllim të thellë dhe humbje 55 00:02:59,594 --> 00:03:02,108 që disa prej nesh i hasim në rrugë. 56 00:03:02,132 --> 00:03:06,103 Mbase të gjithë ne nëse jetoni mjaftueshëm gjatë. 57 00:03:06,240 --> 00:03:10,237 E dini, të pastrehët janë disa nga mospërputhjet tona më heroike mes nesh, 58 00:03:10,261 --> 00:03:13,357 sepse ato fillojnë si ne. 59 00:03:14,670 --> 00:03:20,088 Siç mund ta shihni, unë nuk arrija të përputhesha në pothuajse çdo kategori: 60 00:03:20,112 --> 00:03:24,580 bijë, grua, nënë, studente. 61 00:03:25,474 --> 00:03:27,973 Dhe ëndrra për të qenë shkrimtare 62 00:03:27,997 --> 00:03:33,438 ishte vërtetë si një gur i vogël dhe i trishtuar në fyt. 63 00:03:34,906 --> 00:03:38,375 Ishte shumë kundra meje, që unë hipa në aeroplan 64 00:03:38,399 --> 00:03:40,786 dhe udhëtova drejt qytetit të New York-ut, 65 00:03:40,810 --> 00:03:42,366 aty ku gjenden shkrimtarët. 66 00:03:43,168 --> 00:03:46,843 Kolegë të mospërputhjes, mund t’i shoh si shkëlqejnë sytë tuaj. 67 00:03:46,867 --> 00:03:48,943 Mund ta dalloj këtë shumë mirë në sallë. 68 00:03:48,943 --> 00:03:51,011 Në fillim, ju do ta kishit adhuruar. 69 00:03:51,011 --> 00:03:54,217 Keni për të zgjedhur tre shkrimtarë të famshëm që donit t’i takoni, 70 00:03:54,241 --> 00:03:56,599 po këta shkuan dhe ju gjetën juve. 71 00:03:56,623 --> 00:03:59,413 Ju vendosin në Hotelin Gramercy Park, 72 00:03:59,437 --> 00:04:02,071 ku do të pini Scotch vonë natën 73 00:04:02,095 --> 00:04:04,586 me njerëz të lezetshëm, të mençur dhe të krekosur. 74 00:04:04,610 --> 00:04:09,119 Dhe duhet t'shtiresh si e lezetshme e mençur dhe e krekosur, njashtu. 75 00:04:09,143 --> 00:04:12,331 Dhe do të takoni një grumbull redaktorësh, autorësh dhe agjentësh 76 00:04:12,355 --> 00:04:16,418 në dreka dhe darka tejet luksoze. 77 00:04:17,377 --> 00:04:19,005 Më pyesni sa luksoze. 78 00:04:19,735 --> 00:04:21,696 Publiku: Sa luksoze? 79 00:04:22,077 --> 00:04:26,395 Lidia Yuknavitch: Po ju rrëfej diçka: mora tre peceta pëlhure 80 00:04:26,419 --> 00:04:27,990 (Të qeshura) 81 00:04:28,014 --> 00:04:29,871 nga tre restaurante të ndryshme. 82 00:04:30,430 --> 00:04:32,696 Dhe fsheha një meny poshtë pantallonave. 83 00:04:32,720 --> 00:04:34,796 (Të qeshura) 84 00:04:34,820 --> 00:04:38,526 Thjesht doja të kisha disa përkujtues, që kur të shkoj në shtëpi, 85 00:04:38,550 --> 00:04:40,835 të besoja që me të vërtetë ka ndodhur. 86 00:04:41,241 --> 00:04:42,470 E keni parasysh? 87 00:04:43,467 --> 00:04:45,131 Tre shkrimtarët që doja t’i takoja 88 00:04:45,155 --> 00:04:47,964 ishin Carole Maso, Lynne Tillman dhe Peggy Phelan. 89 00:04:48,496 --> 00:04:51,550 Këto nuk ishin autore të famshme, me më së shumti shitje, 90 00:04:51,574 --> 00:04:54,881 por për mua, ato ishin shkrimtare titane. 91 00:04:55,700 --> 00:04:59,262 Carole Maso shkroi librin që më vonë u bë libri im i shenjtë. 92 00:04:59,806 --> 00:05:02,307 Lynne Tillman më dha mundësinë të besoja 93 00:05:02,307 --> 00:05:06,839 se ekzistonte një mundësi që tregimet e mia t'ishin pjesë e botës. 94 00:05:06,839 --> 00:05:08,793 Peggy Phelan më kujtoi mua 95 00:05:08,817 --> 00:05:13,826 se mbase truri im mund të ishte më i rëndësishëm se gjoksi im. 96 00:05:15,500 --> 00:05:18,184 Ato nuk ishin shkrimtaret kryesore, 97 00:05:18,208 --> 00:05:21,985 por ato po kalonin një shteg të rrjedhës kryesore 98 00:05:22,009 --> 00:05:24,072 me tregimet e tyre, 99 00:05:24,294 --> 00:05:28,429 më pëlqen të mendoj, sikur uji që kalon nëpër Kanionin e Madh. 100 00:05:29,371 --> 00:05:31,082 Pothuajse vdiqa nga gëzimi 101 00:05:31,106 --> 00:05:34,656 që të rrija me këto tre shkrimtare të vjetra mbi 50-vjeç. 102 00:05:34,656 --> 00:05:37,827 Dhe arsyeja se desh vdiqa nga gëzimi 103 00:05:37,827 --> 00:05:40,388 është se kurrë nuk do të përjetoja një gëzim të tillë. 104 00:05:40,388 --> 00:05:42,800 Unë kurrë nuk do të gjindesha në një dhomë si kjo. 105 00:05:42,800 --> 00:05:44,747 Nëna ime nuk shkoi kurrë në universitet. 106 00:05:44,747 --> 00:05:47,236 Dhe karriera ime krijuese deri në atë pikë 107 00:05:47,260 --> 00:05:51,712 ishte një diçka e vogël, e trishtuar, e porsalindur. 108 00:05:53,394 --> 00:05:56,673 Kështu që në ato netët e para në New York doja të vdisja atje. 109 00:05:56,697 --> 00:06:00,137 Unë isha ashtu si, "Më vritni tani. Unë jam mirë. Kjo është e bukur". 110 00:06:01,187 --> 00:06:04,335 Disa nga ju në sallë do të kuptoni se çfarë ndodhi më pas. 111 00:06:04,935 --> 00:06:09,230 Së pari, ata më çuan në zyrat e Farrar, Straus dhe Giroux. 112 00:06:09,863 --> 00:06:13,038 Farrar, Straus dhe Giroux ishin si shtypi im mega-ëndërr. 113 00:06:13,062 --> 00:06:16,753 E kam fjalën, T.S. Eliot dhe Flannery O'Connor u botuan atje. 114 00:06:17,418 --> 00:06:21,443 Redaktori kryesor më uli dhe më foli për një kohë të gjatë, 115 00:06:21,443 --> 00:06:24,135 duke u përpjekur të më bindte që buronte një libër tek un 116 00:06:24,159 --> 00:06:25,864 për jetën time si notare. 117 00:06:26,498 --> 00:06:27,785 E dini, si një biografi. 118 00:06:28,630 --> 00:06:30,866 Gjatë gjithë kohës që ai po fliste me mua, 119 00:06:30,890 --> 00:06:34,595 unë isha ulur atje duke buzëqeshur dhe duke u tundur si një idiote e mpirë, 120 00:06:35,509 --> 00:06:37,361 me krahët e kryqëzuar mbi gjoksin tim, 121 00:06:37,385 --> 00:06:42,302 ndërsa asgjë, as edhe një fjalë nuk doli nga goja ime. 122 00:06:43,875 --> 00:06:47,242 Kështu që në fund, ai më përkëdheli mbi supe 123 00:06:47,266 --> 00:06:48,847 si një trajner i notit. 124 00:06:49,580 --> 00:06:51,415 Dhe më uroi fat 125 00:06:51,439 --> 00:06:53,877 dhe më dha disa libra falas 126 00:06:53,901 --> 00:06:55,692 dhe më udhëhoqi drejt derës. 127 00:06:57,588 --> 00:07:00,855 Më pas, ata më çuan në zyrat e W. W Norton, 128 00:07:00,879 --> 00:07:03,579 ku isha mjaft e sigurt se do të shoqërohesha nga ndërtesa 129 00:07:03,603 --> 00:07:05,492 vetëm se kisha veshur Doc Martens. 130 00:07:06,190 --> 00:07:07,639 Por kjo nuk ndodhi. 131 00:07:08,512 --> 00:07:10,941 Të qënurit në zyrat e Nortonit 132 00:07:10,965 --> 00:07:15,437 më bëri të ndihem sikur po arrija në qiell dhe po prekja hënën 133 00:07:15,461 --> 00:07:19,098 ndërsa yjet po thurrnin emrin tim nëpër kozmos. 134 00:07:19,179 --> 00:07:21,744 Dua të them, kjo ishte diçka po kaq e madhe për mua. 135 00:07:21,768 --> 00:07:22,949 E kuptoni? 136 00:07:23,567 --> 00:07:26,065 Redaktori i tyre kryesor, Carol Houck Smith, 137 00:07:26,089 --> 00:07:30,432 u përkul drejt me fytyrës sime me ata sy t'çelur, t'ndritshëm, t'ashpër 138 00:07:30,456 --> 00:07:33,566 dhe tha, "Mirë pra, më dërgoni diçka atëherë, menjëherë!" 139 00:07:33,738 --> 00:07:36,620 Shihni, tani shumica e njerëzve, veçanërisht njerëzit e TED, 140 00:07:36,644 --> 00:07:38,984 do të vraponin drejt kutisë së postës, apo jo? 141 00:07:39,651 --> 00:07:42,929 M’u desh më shumë se një dekadë vetëm të imagjinoja 142 00:07:42,953 --> 00:07:46,830 të fusja diçka në një zarf dhe të vendosja një pullë. 143 00:07:48,741 --> 00:07:50,315 Në natën e fundit, 144 00:07:50,339 --> 00:07:53,608 dhashë një lexim të madh në Klubin Nacional të Poezisë. 145 00:07:54,342 --> 00:07:56,289 Dhe në fund të leximit, 146 00:07:56,313 --> 00:08:00,616 Katharine Kidde e Kidde, Hoyt & Agjencia Letrare Picard, 147 00:08:00,640 --> 00:08:03,227 ecën drejt meje dhe më shtrënguan dorën 148 00:08:03,251 --> 00:08:06,429 dhe më ofruan përfaqësim, aty për aty. 149 00:08:08,558 --> 00:08:11,335 Unë rrija aty dhe u bëra si e shurdhër. 150 00:08:11,335 --> 00:08:13,345 A ju ka ndodhur kjo ndonjëherë juve? 151 00:08:13,703 --> 00:08:15,815 Dhe pothuajse fillova të qaja 152 00:08:15,839 --> 00:08:19,764 sepse të gjithë njerëzit në sallë ishin të veshur shumë bukur, 153 00:08:19,788 --> 00:08:22,941 dhe e gjitha që doli nga goja ime ishte: 154 00:08:22,965 --> 00:08:26,075 "Nuk e di. Duhet të mendoj për këtë." 155 00:08:26,805 --> 00:08:31,097 Dhe ajo tha: "Në rregull, atëherë" dhe u largua. 156 00:08:32,884 --> 00:08:39,403 Gjithë ato duar të hapura për mua, ai gur i vogël dhe i trishtuar në fyt. 157 00:08:39,427 --> 00:08:43,365 E shihni, unë jam duke u përpjekur t'ju tregoj diçka për njerëz si unë. 158 00:08:43,389 --> 00:08:47,442 Njerëzit e mospërputhur, ne s'dimë gjithmonë si t'shpresojmë ose t'themi po 159 00:08:47,466 --> 00:08:49,077 ose t'zgjedhim gjënë e madhe, 160 00:08:49,101 --> 00:08:51,247 edhe kur ajo është mu para neve. 161 00:08:51,271 --> 00:08:52,780 Është një turp që ne kemi. 162 00:08:52,780 --> 00:08:54,929 Është turpi i të dëshiruarit diçka të mirë. 163 00:08:54,929 --> 00:08:56,921 Është turpi të ndjejmë diçka të mirë. 164 00:08:56,947 --> 00:09:00,067 Është turpi i të besuarit se vërtetë e meritojmë të jemi në dhomë 165 00:09:01,351 --> 00:09:03,468 me njerëzit që i admirojmë. 166 00:09:04,472 --> 00:09:07,398 Nëse do të mundja, do të kthehesha dhe do të stërvitja vetën. 167 00:09:07,422 --> 00:09:11,765 Do të isha pikërisht si ato gra mbi 50-vjeçare që më ndihmuan. 168 00:09:11,789 --> 00:09:13,690 Do ta mësoja veten se si t'i dua gjërat, 169 00:09:13,714 --> 00:09:16,054 si të ngrihem, si t'i kërkoj ato. 170 00:09:16,078 --> 00:09:20,384 Unë do të thoja: "Ti! Po, ti! Ti je pjesë e dhomës gjithashtu". 171 00:09:20,408 --> 00:09:22,680 Shkëlqimi bie mbi të gjithë ne, 172 00:09:22,704 --> 00:09:25,615 dhe ne jemi asgjë pa njëri-tjetrin. 173 00:09:27,041 --> 00:09:30,313 Në vend të kësaj, unë fluturova përsëri në Oregon, 174 00:09:30,337 --> 00:09:36,029 dhe posa pashë që blerimi i përhershëm dhe shiu u kthyen në pamje, 175 00:09:36,053 --> 00:09:40,345 Unë thjesht piva disa shishe t'vogla në aeroplan "ndjej keqardhje për veten." 176 00:09:41,491 --> 00:09:46,333 Mendova se, nëse do t'isha shkrimtare, do të isha një shkrimtare e mospëputhur. 177 00:09:46,444 --> 00:09:47,923 Ajo që po them është, 178 00:09:47,923 --> 00:09:50,465 fluturova përsëri në Oregon pa një marrëveshje libri, 179 00:09:50,465 --> 00:09:51,616 pa një agjendë, 180 00:09:51,630 --> 00:09:54,115 dhe vetëm me një kokë dhe zemër me plotë kujtime 181 00:09:54,139 --> 00:09:57,287 e të pasurit kaq pranë 182 00:09:57,311 --> 00:09:59,581 shkrimtarët më të bukur. 183 00:10:00,278 --> 00:10:03,684 Kujtimet ishin çmimi i vetëm që i lejova vetës. 184 00:10:05,175 --> 00:10:08,304 Dhe akoma, në shtëpi në errësirë, 185 00:10:09,272 --> 00:10:10,835 përsëri në mbathje, 186 00:10:11,788 --> 00:10:13,518 ende mund të dëgjoja zërat e tyre. 187 00:10:14,264 --> 00:10:18,305 Ata thanë: "Mos dëgjo këdo që përpiqet të të bëjë të heshtësh 188 00:10:18,329 --> 00:10:20,620 ose të ndryshosh historinë tënde". 189 00:10:20,861 --> 00:10:24,540 Ata thanë, "Jepini zë historisë që vetëm ti di si ta tregosh." 190 00:10:24,564 --> 00:10:26,994 Ata thanë: "Ndonjëherë të tregosh histori 191 00:10:27,018 --> 00:10:30,064 është gjëja që shpëton jetën tënde". 192 00:10:31,703 --> 00:10:35,393 Tani unë jam, siç mund ta shihni, gruaja mbi të 50-tat. 193 00:10:35,978 --> 00:10:37,983 Dhe unë jam një shkrimtare. 194 00:10:38,516 --> 00:10:39,743 Dhe unë jam një nënë. 195 00:10:40,441 --> 00:10:41,978 Dhe u bëra një mësuese. 196 00:10:42,690 --> 00:10:45,221 Qellojani se kush janë nxënësit e mi të preferuar. 197 00:10:46,234 --> 00:10:47,862 Edhe pse nuk ndodhi ditën 198 00:10:47,862 --> 00:10:50,510 kur letra e ëndrrave erdhi përmes kutisë sime postare, 199 00:10:50,534 --> 00:10:52,207 Unë shkrujta një biografi, 200 00:10:52,231 --> 00:10:54,064 të quajtur "Kronologjia e Ujit." 201 00:10:54,889 --> 00:10:59,588 Në të janë tregimet se sa herë më është dashur të rikrijoj një vetvete 202 00:10:59,612 --> 00:11:02,016 nga rrënojat e zgjedhjeve të mia, 203 00:11:02,575 --> 00:11:07,105 historitë se si dështimet e mia në dukje ishin po aq t'çuditshme 204 00:11:07,105 --> 00:11:09,531 sikur portat për diçka të bukur. 205 00:11:10,309 --> 00:11:13,761 Gjithë çfarë duhej të bëja ishte t’i jepja zë tregimit. 206 00:11:15,552 --> 00:11:19,798 Ekziston një mit në shumicën e kulturave rreth ndjekjes së ëndrrave. 207 00:11:20,664 --> 00:11:22,385 Quhet udhëtimi i heroit. 208 00:11:23,679 --> 00:11:25,503 Por unë preferoj një mit tjetër, 209 00:11:25,527 --> 00:11:27,306 që është pak a shumë në anën e tij 210 00:11:27,330 --> 00:11:28,487 ose poshtë tij. 211 00:11:29,089 --> 00:11:30,941 Quhet miti i mospërshtatjes. 212 00:11:31,763 --> 00:11:33,028 Dhe shkon kështu: 213 00:11:33,623 --> 00:11:35,878 edhe në momentin e dështimit tuaj, 214 00:11:35,902 --> 00:11:38,480 pikërisht atëherë, ju jeni të bukur. 215 00:11:39,585 --> 00:11:40,737 Ju nuk e dini akoma, 216 00:11:40,761 --> 00:11:43,938 por ju keni aftësinë të rizbuloni vetën 217 00:11:43,962 --> 00:11:45,160 pafund. 218 00:11:45,184 --> 00:11:46,778 Kjo është bukuria juaj. 219 00:11:47,694 --> 00:11:49,210 Ti mund të jesh një i dehur, 220 00:11:49,234 --> 00:11:51,313 ti mund të jesh një i mbijetuar i abuzimeve 221 00:11:51,313 --> 00:11:53,067 ti mund të jesh një ish i burgosur, 222 00:11:53,067 --> 00:11:54,565 mund të jesh një i pastrehë, 223 00:11:54,589 --> 00:11:57,867 mund t'i humbasësh të gjitha paratë, punën ose burrin tënd 224 00:11:57,891 --> 00:12:00,479 ose gruan tënde, ose më e keqja nga të gjitha, 225 00:12:00,479 --> 00:12:01,629 një fëmijë. 226 00:12:01,864 --> 00:12:03,917 Ju madje mund të humbni mëndjen tuaj. 227 00:12:03,941 --> 00:12:08,010 Ju mund të qëndroni në qendër si i vdekur në mes të dështimit tuaj 228 00:12:08,034 --> 00:12:10,912 dhe prapë, unë jam këtu për të ju thënë, 229 00:12:10,936 --> 00:12:13,049 ju jeni shumë të bukur. 230 00:12:13,073 --> 00:12:15,372 Historia juaj meriton të dëgjohet, 231 00:12:15,396 --> 00:12:19,669 sepse ju, ju të mospërputhur të rrallë dhe fenomenal 232 00:12:19,693 --> 00:12:21,949 ju lloj i ri, 233 00:12:22,568 --> 00:12:24,537 jeni të vetmit në dhomë 234 00:12:24,561 --> 00:12:26,177 që mund të tregoni një histori 235 00:12:26,201 --> 00:12:28,609 në atë mënyrë që vetëm ju do ta bënit. 236 00:12:29,710 --> 00:12:31,220 Dhe unë do ta dëgjoja. 237 00:12:32,863 --> 00:12:34,039 Ju falemnderit. 238 00:12:34,063 --> 00:12:40,123 (Duartrokitje)