Kur mendoni për një fëmijë,
një mik të ngushtë ose një partner romatik
Fjala ''dashuri'' ndoshta
të vjen në mendje,
dhe menjëherë emocione të tjera
të kaplojnë
gëzim dhe shpresë,
entuziazëm, besim dhe siguri,
dhe po, nganjëherë
pikëllim dhe dëshpërim.
Mund të mos ketë
ndonjë fjalë në fjalor
që përshkruan dashurinë.
Ende, i japim rëndësi
qendrore në jetën tonë,
Është interesante që ende
s'kemi mësuar si të duam?
Ne ndërtojmë miqësi,
ndërtojmë lidhje të reja
martohemi dhe i sjellim bebet
nga spitali në shtëpi
me pritshmërinë
që do ta kuptojmë.
E vërteta është, ne lëndojmë
dhe nuk respektojmë ata.
Mund të jenë gjëra delikate
fajësojmë një mik
për shpenzimin e kohës me ne
ose shikojmë tekstet e partnerit
ose turpërojmë një shok
për mundin në shkollë.
100 për qind prej nesh
do t'i japin fund
sjelljeve të këqija në mardhënie.
100 për qind prej nesh
do të bëjmë gjëra të këqia
Është njerëzore.
Në formën më të keqe,
dëmi që shkaktojmë
është dhuna dhe abuzimi,
dhe abuzimi në mardhënie
një në tre gra,
dhe një në katër burra
do ta përjetojnë në jetë.
Tani, nëse jeni si shumica,
kur i dëgjoni këto statistika,
do thoni, Jo kjo nuk më ndodh mua.
Është instinkt të largoheni
nga fjalët ''abuzim'' ''dhunë'',
mendoni se këto ndodhin
te dikush tjetër, diku tjetër.
Lidhjet jo të shëndetshme
dhe abuzive janë rreth nesh.
Ne i quajmë ndryshe,
dhe e injorojmë lidhshmërinë.
Abuzimi sjellë dashuri jo të shëndetshme.
Unë punoj për organizatën ''Një dashuri''
po filloj me një familje,
vajza e tyre u vra nga ish i dashuri.
Kjo ishte një tragjedi e papritur,
Kur shikuan prapa, kuptuan se
shenjat paralajmëruese ishin aty
Askush nuk e kuptoi atë që po e shihnin.
Quaje Çmenduri, dramë
ose pije e tepërt,
veprimet e tij nuk u kuptuan,
siç ishin,
të cilat ishin shenja të rrezikshme.
Famija e kuptuan se nëse ndonjëri,
do të dinte për ato shenja
vdekja e saj mund të ishte parandaluar.
Sot jemi me një mision për t'u siguruar
që ju keni informata të cilat
Yeardley dhe shokët i saj nuk i patën.
Ne i kemi tri qëllime:
Të mësojmë fjalë
për një temë
është e vështirë dhe e pakëndëshme
për tu diskutuar.
Bëhuni bashkë për ndihmë,
veçanërisht me shokët,
dhe, gjatë procesit, të përmirësojmë
aftësitë për të dashuruar.
Për të e bërë këtë, është e rëndësishme
të fillojmë duke analizuar
shenjat jo të mira,
që shpesh nuk i shohim,
puna jonë fokusohet
në krijimin e përmbajtjes
për të filluar bisedën me të rinjtë.
Sic po e prisni, përmbajtja jonë
është goxha serioze,
duke pasur parasysh temën në fjalë,
Sot do të flasim,
për temën më të rëndësishme
që është ende provokuese,
''The couplets''
për t'i vënë në pah pese shenjat
e një dashurie jo të shëndetshme.
E para është intensiteti,
(Video) Blue: Nuk të kam parë
ca ditë. Më mungon.
Orange: Më mungon edhe ti
(#kjoështëdashuri)
Blue: Nuk të kam parë që pesë minuta.
Më duket si një jetë.
Çfarë ke bërë pa mua
këto pesë minuta?
Orange: Janë bërë vetëm tre minuta.
(#kjonukështëdashuri)
Katie Hood: Kush e dalloi?
Nuk e di. Unë.
Mardhëniet abuzive
nuk fillojnë me abuzim.
Fillojnë me entuziazëm dhe gjallëri.
Ka një intesitet
të afeksionit dhe emocioneve, nxitim.
Duket bukur.
Ndihesh me fat,
si të kishe fituar çmimin e parë.
Në një dashuri jo të shëndetshme,
këto ndjenja largohen shpejt.
Nga entuziazmi në mbingarkesë
dhe ndoshta pak ngulfatëse.
E ndjeni në zorrët tuaja.
Ndoshta njëjtë sikur
i dashuri ose e dashura e re
të thotë ''Të dua''
më shpejt nga sa ishit gati
ose të bezdis kurdo,
duke të thirrur dhe shkruajtur.
Ndoshta nuk durojnë
kur nuk përgjigjeni shpejt,
edhe pse e dijnë
se ke pasur gjëra të tjera për të bërë.
Rikujtim, nuk është e rëndësishme
si fillon një lidhje,
është si evulon.
Eshtë e rëndësishme në ditët e para
të mardhënies së re
t'i kushtoni rëndësi si po ndiheni.
A po ndiheni rehat
në këtë mardhënie?
A po ndiheni sikur jeni të lirë
për të marrë frymë?
Është e rëndësishme të ngrini zërin
të flisni për nevojat e juaja.
A po respektohen kërkesat e tua?
Shënuesi i dytë është izolimi.
(Video) Orange 2: Dëshironi të dilni?
Orange 1: Unë dhe i dashuri im
dalim të hënave dhe të premteve.
Orange 2: Dëshironi të dilni?
Orange 1: Dalim të hënave dhe të premteve.
Orange 2: Nesër?
Orange 1: E martë dita e gjumit.
Orange 2: E mërkurë?
Orange 1: Nuk është dita e shokëve.
KH: Nëse më pyesni mua, izolimi
është një shenjë e pa njohur
dhe e keqkuptuar
e nje dashuri jo të shëndetshme.
Pse?
Sepse çdo lidhje e re fillon
me një intensitet të dëshirës
për të kaluar kohë bashkë,
kur nuk e ke afër të mungon.
Izolimi fillon kur
i dashuri ose e dashura e re
fillon të të largoj
nga shokët dhe familja jote,
nga sistemi yt mbështetës,
dhe fillon të afron më afër vetës.
Mund të thonë fjalë sikur,
''Pse po del me ta?
Ata janë dështak''
për shokët tuaj,
ose ''Ata duan që ne të ndahemi
Ata janë kundër nesh''
për familjën tënde.
Izolimi ka të bëj me dyshim
për të gjithë nga mardhëniet e mëhershme.
Dashuria e shëndetshme përfshin lirinë,
dy njerëz që dua të kalojnë kohë bashkë
por që vazhdojnë të jenë të lidhur
me njerëzit dhe aktivitetet e mëhershme.
Në fillim ju mund të shpenzoni
çdo minut bashkë,
por arritja e lirisë është çelësi.
Këtë mund të e bëni duke bërë plane
me miqtë dhe duke i mbajtur ato.
inkurajoni edhe partnerin
të bëj të njëjtën.
Shënuesi i tretë i dashurisë
jo të shëndetshme është xhelozia.
(Video) Blue 2:
Për çfarë je aq i lumtur?
Blue 1: Ajo filloi
të më ndjek në instagram!
Blue 2: Pse je me nerva?
Blue 1: Ajo, ajo filloi
të më ndjek, kudo.
(#kjonukështëdashuri)
KH: Kur muaji i mijaltit fillon të zbehet,
xhelozia ekstreme mund të filloj.
Partneri fillon të bëhet kërkues,
i duhet të dijë ku je
dhe me kë je tërë kohës,
fillon të shikoj kur je
e kyçur dhe kur jo.
Xhelozia ekstreme sjell
kontroll dhe mosbesim,
akuza të shpeshta të flirtimit
me njerëz të tjerë ose mashtrim,
dhe refuzon për të dëgjuar ty
kur i tregoni atyre
se nuk kanë pse të shqetësohen
dhe ju i doni vetëm ata.
Xhelozia është pjesë
e çdo mardhënie
por xhelozia ekstreme është ndryshe.
Është një skaj kërcënues
i zemëruar, që i ndanë ato.
Dashuria nuk duhet të jetë e tillë.
Shenuesi i katërt është nënçmimi.
(Video) Blue: Dëshiron të dalim?
Orange: Kam për të mësuar.
Blue: Do të marrësh A gjithsesi,
A për të mahnitshmen. (#kjoështëdashuri)
Blue: Dëshiron të dalim?
Orange: Kam për të mësuar.
Blue: Gjithsesi, do ta marrësh F,
F, për, F për... budallaqen.
(#kjonukështëdashuri)
KH: Po, hmm.
Në një mardhënie jo të shëndetshme,
fjalët janë si armë.
Bisedat që dikur ishin
argëtuese dhe të mira
kthehen në të sikletshme.
Ndoshta partneri juaj bënë shaka
dhe kjo ty të lëndon,
ose tregon ngjarje
që ty të mërzisin.
Kur fillon të ia shpjegosh
se të ka lënduar
ata të akuzojnë ty
për reagime të shpejta.
''Pse je kaq shumë e ndjeshme?
Cili është problemi yt. Sqaroje.''
Këto fjalë të bëjnë të heshtësh.
Është goxha e dukshme,
por partneri yt duhet të të mbroj.
Fjalët e tyre duhet ty të forcojnë
jo të të thyejnë.
Ata duhet të jenë besnik
dhe të mbajnë sekretet e tua.
Ata duhet të bëjnë ty të ndihesh më rehat
jo më pak.
Në fund, shënuesi i pestë:
paqëndrueshmëria.
(Video) Orange 1:
Unë do të mërzitem nëse ndahemi.
Orange 2: Unë mërzitem gjithashtu.
(#kjoështëdashuri)
Orange 1: Unë do kisha depresion
nëse ndahemi.
Unë do bie nga kjo shkallë.
Do e bëj! Mos më ndalo!
(#kjonukështëdashuri)
KH: Ndarjet e shpeshta dhe rikthimet,
të ngjiturat dhe të ulurat:
kur rritet tensioni,
rritet paqëndrueshmëria.
Zënkat që përmbajnë emocione,
frustrim, lot,
komentet urryese dhe të dhimbshme,
''Ti nuk vlen,
Nuk e di pse jam me ty!''
të cilat pasohen me kërkim falje
dhe premtime që nuk përsëriten më.
Deri në këtë pikë, ti ke qenë
në një lidhje rrotulluese.
Nuk e ke analizuar sa e pashëndetshme
dhe e rrezikshme
mardhënia jote është bërë.
Është e vështirë kur e shikon
që dashuria e pashëndetshme
është kthyer në abuzuese,
Sa më shumë shënues
lidhja jote ka,
aq më shumë e pashëndetshme
dhe e rrezikshme është.
Nëse instiktet janë
për tu ndarë dhe larguar,
cila është këshilla
që shumica i japim shokëve tanë
kur janë në një lidhje jo të shëndoshë,
nuk është këshilla më e mirë.
Periudha e ndarjes
mund të jetë e dhunshme.
Nëse frikësohesh nga dhuna,
duhet të konsultohesh me ekspert
si të ndahesh pa u lënduar.
Nuk është vetëm
për mardhëniet romantike
nuk është vetëm për dhunë.
Të kuptuarit e shenjave
të një lidhje jo të shëndoshë
mund të ndihmojnë për të kuptuar
çdo mardhënie në jetën tënde.
Për herë të parë, mund të kuptoni
pse jeni të zhgenjyer nga shoqëria
ose pse çdo fjalim
me pjesëtarët e familjes
të le të dekurajuar dhe me ankth.
Mund të filloni të shihni
si intensiteti dhe xhelozia yte
po të shkakton probleme
me kolegët në punë.
Të kuptuarit është
hapi i parë i përmirësimit,
dhe pse nuk mund të i bëni
mardhëniet e pashëndetshme të shëndetshme
disa duhet t'i lësh prapa
duhet të e bësh pjesën tënde
për t'i bërë mardhëniet më të mira.
Dhe këtu është lajmi emocionues:
Nuk është shkencë raketash.
Komunikim i hapur, respekt reciprok,
mirësi, durim--
mund t'i praktikojmë këto gjëra çdo ditë.
Praktikimi do të bëjë ty më të mirë,
Duhet të premtoj
që nuk do të bëjë përfekt.
Unë e bëj këtë për mbijetesë
çdo ditë mendoj dhe flas
për mardhëniet e shëndetshme,
dhe prap bëj gjëra jo të shëndetshme.
Një ditë kur po mundohesha t'i qetësoj
katër fëmijët e mi
kishte grindje, zënka
dhe ankesa për mëngjesin,
Nuk munda t'ia dal.
Me një intonacion të lartë,
bërtita,
''Të gjithë mbylleni gojën
dhe bëni çfarë u thash''
Ju jeni më të këqinjt!
Unë do të heq ekranin dhe ëmbëlsirat
dhe çdo gjë tjetër që e shijoni në jetë!''
(Qeshje)
A është ndokush këtu?
(Duartrokitje)
Paqëndrueshmëria, nënçmimi.
Djali im i madh u kthye nga unë dhe tha
''Nënë, kjo nuk është dashuri''
(Qeshje)
Për një moment, doja ta vrisja atë
sepse më shpërqëndroi.
Më besoni.
Por pastaj mblodha vetën
dhe mendova, e dini,
po ndihem krenare.
Ndihem krenare që ai e ka gjet gjuhën
për të më ndaluar mua.
Dua që të gjithë fëmijët e mi
të kuptojnë kufirin
për mënyrën se si po trajtohen
dhe të gjejnë gjuhën, të ngrisin zërin
kur kalon kufiri
përkundër pranimit.
Për një kohë të gjatë I kemi trajtuar
mardhëniet si një temë e ndishme
shkathtësitë në mardhënie
janë më të rëndësishmet
dhe të vështira për tu bërë.
Jo vetëm për të kuptuar
shenjat jo të shëndetshme
Të ndihmon të largosh vrimën
e lënë nga një mardhënie e pashëndetshme
Të kuptosh dhe praktikosh
artin e të qenurit i shëndetshëm
Të ndihmon në çdo aspekt të jetës.
Jam plotësisht e bindur
perderisa dashuria
është instinkt dhe emocion,
aftësia për të dashur më mirë
është shkathtësi që ndërtohet
dhe përmirësohet me kohën.
Faleminderit
(Duartrokitje)