Çdo njëri prej nesh do humbim ose vetëm kemi humbur diçka që mbështetemi në çdo ditë Sigurisht po flas për çelësat. (E qeshur) Po bëj shaka. Në të vërtetë dua të flas për një prej shqisave tona më të rëndësishme: shikimi. Çdo ditë humbim nga pak aftësi të rifokusojmë sytë tanë derisa nuk mund t'i rifokusojmë aspak. Këtë gjendje e quajmë presbyopia, dhe ndikon në dy miliardë njerëz rreth botës. Po, thashë miliardë. Nëse s'ke dëgjuar për presbyopia, dhe je duke menduar, "Ku janë këta dy miliardë njerëz?" ja një e dhënë para se t'i hyj detajeve. Është arsyeja pse njerëzit mbajnë syze leximi ose lense bifokale. Do filloj duke përshkruar humbjen në aftësinë e rifokusimit që na çon deri tek presbyopia. Si një i sapolindur, ke pasur aftësi për fokus. deri në gjashtë e gjysmë centimetra, nëse ke dashur. Rreth viteve të 20-ta, ti ke vetëm gjysmën e asaj fuqie fokusimi. Rreth 10 centimetra, por mjaftueshëm afër për të mos vrejtur dallimin. Por vonë në vitet e 40-ta, më së shumti do fokusohesh deri në 25 centimetra, ndoshta edhe më larg. Humbjet e fokusit më larg se kjo pikë do ndikojnë në shikim të afërt sikur në lexim, dhe kur do arrish moshën 60, asgjë rreth një metri nuk do jetë e qartë. Tani disa prej jush me siguri po mendoni, Duket keq por me siguri e ka fjalën në mënyrë figurative, vetëm për njerëzit që kanë presbyopia. Por jo, kur them ju, e kam fjalën që secilin nga ju, do të jetë presbyopic nëse sjeni akoma. Tingëllon pak problematike. Dua t'ju kujtoj që presbyopia ka qenë me ne gjithë historinë njerëzore dhe kemi bërë gjëra të ndryshme për ta rregulluar. Për fillim, të paramendojmë që je ulur në tavolinë duke lexuar. Nëse do ishe presbyopic, Do të dukej diçka si kjo. Çdo gjë afër, si revista, do dukej turbullt. Shkojmë tek zgjidhjet. E para, syze leximi. Ato kanë lente me një fuqi të vetme fokale të akorduara që objektet afër të vijnë në fokus. Por objektet larg janë jashtë fokusit, që do të thotë se vazhdimisht duhet t'i ndërrosh t'i vësh e t'i heqësh. Për ta zgjidhur këtë Benjamin Franklin ka shpikur, siç ai i quan "spektaklet e dyfishta." Sot ne i quajmë ato bifokale, ato e lanë atë të shihte larg kur shikonte lart e të shihte afër kur shihte poshtë. Sot ne gjithashtu kemi lente progresive të cilat largojnë vijën duke ndryshuar butë fuqinë fokale nga lart e poshtë. Pjesa e keqe e kësaj është se humb fushë të shikimit tek çdo distancë, sepse ndahet poshtë e lart si kështu. Për të parë pse është problem imagjino sikur je duke zbritur poshtë një palë shkallë. Ti shikon poshtë për të parë këmbën por është turbullt. Pse do ishte e turbullt? Epo, ti shikon poshtë dhe është pjesa për afër e lentes, por shkalla tjetër e tejkalon dorën, e cila për sytë e tu numërohet si larg. Zgjidhja tjetër që dua të përmend është më pak e zakonshme por vjen në lente kontakte ose kirurgji LASIK, dhe quhet monovizion. Punon duke bërë syrin dominant të fokusohet larg dhe syrin tjetër afër. Truri yt punon duke i vendosur bashkë në mënyre inteligjente pjesët më të mprehta të pamjes së syrit, por sytë shohin gjëra lehtësisht të ndryshme, dhe ajo e vështirëson gjykimin e distancës binokulare. Pra ku na len kjo? Kemi arritur shumë zgjidhje por asnjëra prej tyre nuk e kthen rifokusimin natyral. Ato nuk lejojne që vetëm të shikosh diçka dhe të jetë në fokus. Por pse? Epo, për ta shpjeguar duhet të shohim anatominë e syrit të njeriut. Pjesa e syrit që na lejon rifokusimin e distancave të ndryshme quhet lente crystalline. Ka muskuj që rrethojnë lentën dhe mund ta deformojnë në forma të ndryshme, që gjithashtu ndërron fuqinë e fokusimit. Çfarë ndodh kur dikush bëhet presbyopic? Lentja crystalline ngurtësohet deri tek pika që nuk ndërron forma më. Tani, duke menduar për zgjidhjet që përmenda më herët, mund të shohim që të gjitha kanë diçka të përbashkët me njëra tjetrën por jo me sytë tanë, dhe kjo është që janë të gjitha statike. Është ekuivalente me një pirat dhe këmbën e tij artificiale. Cila është optika ekuivalente me një këmbë moderne protezë? Dekadat e fundit kemi parë zhvillim të shpejtë dhe kreativ e të quajturave "lente fokusi të akorduara." Janë disa lloje. Lentet e zhvendosura mekanike Alvarez, lentet deformuese të lëngëta dhe lentet elektronike të lëngta kristalore. Këto i kanë kompromiset tregtare, por pjesa e mirë është eksperienca vizuale. Fushë e plotë shikimi që është i mprehtë në çdo distancë. Shkëlqyeshëm. Lentet që na duhet ekzistojnë. Problemi u zgjidh, apo jo? Jo kaq shpejt. Këto lente shtojnë komplikim në ekuacion. Këto lente nuk kanë si ta dinë çfarë distance duhet t'i fokusohen. Neve na duhen syzet që, kur shikon larg, objektet e largëta janë mprehët, dhe kur shikon afër, objektet e afërta vijnë në fokus pa menduar për të. Çfarë kam punuar këto vitet e fundit në Stanford është ndërtimi i kësaj inteligjence rreth lenteve. Prototipi jonë huazon teknologji nga sistemet virtuale të realitetit për distancë të fokusit. Kemi një ndjekës të syrit që tregon në cilin drejtim janë fokusuar sytë tanë. Duke përdorur këto, ne triangulojmë drejtimin e shikimit të gjejmë vlerën e fokusit. Për të rritur sigurinë, kemi shtuar sensor të distancës. Sensori është kamerë që shikon botën që njofton distancen e objekteve. Ne mund të përdorim drejtimin e shikimit për vlerë të distancës për herë të dytë. Dhe i bashkojmë dy vlerat e distancës. dhe përditësojmë fuqinë e lenseve të fokusit. Hapi tjeter për ne ishte testimi i pajisjes tek njerëzit. Kështuqe punësuam rreth 100 presybyopes dhe e testuam pajisjen duke matur performancen e tyre. Çfarë pamë na bindi që autofokalet janë e ardhmja. Pjesëmarrësit tanë mund të shihnin më qartë dhe të fokusohen më shpejt dhe thanë që ishte një eksperiencë më e lehtë dhe e mirë se sa ajo që kishin aktualisht. Më thjesht, kur vjen fjala te shikimi, autofokalet nuk bejne kompromis si zgjidhjet statike që përdoren sot Por s'dua të veproj me shumë vetëbesim. Ka shumë punë që ka mbetur të bëjmë. Përshembull, syzet tona janë pak -- (E qeshur) të rënda, ndoshta? Një arsye për këtë është që kemi përdorur komponente më të rënda që zakonisht përdoren për punë hulumtimi ose industriale. Diçka tjetër është që duhet të rindertojmë sepse algorithmet tona aktuale të syrit nuk e kanë fuqinë që na duhet. Për të vazhduar më tutje, ndërsa po lëvizim nga një mjedis hulumtimi e më tej, planifikojmë që autofokalet e së ardhmes të duken më shumë si syze normale. Që kjo të ndodhë, duhet të përmirsojmë fuqinë e tyre për ndjekjen e syrit. Gjithashtu duhet të inkorporojmë lente më të vogla dhe efikase. Edhe me këtë, me prototipet tona aktuale, kemi treguar që teknologjia e këtyre lenteve të fokusit është e aftë t'iu kalojë formave tradicionale të zgjidhjeve vizuale. Pra është vetëm çështje kohe. Është e qartë që në të ardhmen e afërt, në vend që të shqetësohemi se cilat lloje të syzeve t'i përdorim do të mund të fokusohemi tek sendet me rëndësi. Faleminderit. (Duarttrokitje)