Autizmi është diçka për të cilin
shumë njerëz dinë.
Për shembull, disa njerëz mendojnë
që njerëzit autik,
janë njerëz me lëkurë të zbehtë
që flasin në mënyrë monotone
dhe flasin për të njëjtën temë
në mënyrë konstante.
Disa njerëz mendojnë që autikët nuk mund
ta ndajnë të drejtën nga e gabuara,
shmangin vëmendjen,
dhe zakonisht thonë një gjë të gabuar
në kohë të gabuar.
Disa njerëz mendojnë që autikët
janë socialisht të çuditshëm
dhe ju mungon humori dhe të qënit empatik.
Tani, nëse pajtoheni me atë që sapo
unë thashë,
më vjen keq t'ju them,
por, ju nuk e keni
përshtypjen e duhur për autizmin.
Si e di unë këtë?
Sepse unë e kam autizmin.
Unë kam obsesionet e mia
me gjëra si elektronika
dhe transportin publik,
por kjo gjë nuk më percakton mua.
Secili prej nesh jemi të ndryshëm
dhe unik në mënyrat tona.
Sidoqoftë, nuk ka shumë informata
në atë se si është në të vërtetë
një jetë autike,
kështu që njerëzit zakonisht
stereotipizojnë.
Dhe ne i shohim këto zakonisht në media.
Disa nga stereotipet më të
zakonshme në media
përfshijnë të qënit
socialisht të çuditshëm,
të kesh mungesë empatie
dhe madje të jesh një supergjeni.
Dhe mungesa e dijes mbi autizmin
nuk shkon vetëm deri aty.
A e dini se disa njerëz janë duke
u munduar të gjejnë kurën për autizmin?
Kjo sepse ata e shohin atë
si një gjë negative,
si një sëmundje.
Shumë njerëz janë duke e sfiduar këtë ide
dhe për ne, autizmi nuk është
një sëmundje.
Është vetëm një tjetër mënyrë
e të menduarit dhe të shikuarit të botës.
Truri jonë funksionon ndryshe
nga truri i shumicës së njerëzve.
Mendojeni këtë si kur krahasoni
një Xbox dhe një PlayStation.
Të dyja janë konsola shumë të afta
me programime të ndryshme.
Por, nëse e vendos lojën tënde të Xbox
në një PlayStation,
nuk do të punoje, sepse PlayStation
komunikon ndryshe.
Kur shikoj në pasqyrë,
shoh dikë që mendon ndryshe.
Oh, shoh gjithashtu flokë të mira.
(Të qeshura)
(Duartrokitje)
Por, pyetja është,
a jam vërtetë i sëmurë
nëse thjesht mendoj ndryshe?
Problemi i vetëm me të jetuarit autik
në shoqërinë e sotme
është se bota thjesht nuk është
ndërtuar për ne.
Janë shumë mënyra të cilat
mund të na pengojnë.
Për shembull,
gjëja që më pengon gjatë gjithë kohës
janë zhurmat e larta,
që do të thotë që unë kurrë
nuk e vë muzikën shumë te lartë
dhe unë zakonisht nuk jam fans
i festave të mëdha.
Por njerëzit tjerë në këtë spektër
mund të pengohen
nga gjëra, si dritat e ndritshme
apo aromat e rënda
apo nga materialet ngjitëse,
që kanë potencialin
të shkaktojnë ankth e shqetësim.
Mendoni për të gjitha mbledhitë
në të cilat keni qenë në të kaluarën.
A ka qenë muzika e lartë?
A kanë qenë dritat shumë të ndritshme?
A kishte aroma të ushqimeve të ndryshme
në të njëjtën kohë?
A po ndodhnin shumë biseda,
të gjitha në të njëjtën kohë?
Ato gjëra ndoshta nuk ju kanë
penguar juve,
por, për dikë me autizëm,
ato mund të jenë shumë bezdisëse.
Pra, në këto raste,
ne bëjmë diçka të quajtur vet-stimulim,
që është përsëritje
e ndonjë lëvizje apo zhurme
apo ndonjë lëvizje të rastësishme,
që mund të duket normale ose jo normale.
Disa njerëz rrahin krahët e tyre
ose bëjnë ndonjë zhurmë ose rrotullohen.
Po, është mënyra jonë e të të larguarit të
vëmendjes.
Ndonjëherë mund ta ndiejmë të nevojshme
të bëjmë stimulime.
Sidoqoftë, zakonisht nuk pëlqehet,
dhe jemi të detyruar ta fshehim.
Kur ne jemi të detyruar t'i fshehim
sjelljet tona autike kështu,
quhet maskim.
Dhe disa njerëz maskohen më mirë
se disa të tjerë.
Unë maskohem mirë nganjëherë,
saqë njerëzit nuk e dinë që jam autik
deri sa ja u jap zbulimin e madh.
(Të qeshura)
Por, në fund të ditës,
bëhet shumë stresuese.
Edhe diçka si bërja e detyrave
të mia natën,
bëhet shumë e lodhshme.
Disa njerëz mendojnë,
për shkak se jemi të aftë të maskohemi,
konsiderohet se kjo është kura e autizmit.
Sidoqoftë, krejt çfarë kjo gjë bën
është të na turpërojë
që ne tregojmë veten tonë të vërtetë.
Një tjetër stereotip i zakonshëm
që bëhet për autizmin
është se njerëzve autik ju mungon empatia.
Dhe përsëri, kjo nuk është e vërtetë.
Unë jam shumë empatik.
Vetëm se nuk jam shumë i zoti në
të shfaqurit e saj.
Kurdo që një shok mundohet të më tregoje
disa nga vështirësitë
në të cilat po kalojnë,
unë shpesh nuk di si ta shpreh
përgjigjien time.
Dhe kjo është pse unë nuk shfaq
shumë empati
sa shokët e mi jo-autik.
Të shprehurit e emocioneve,
sado shumë ose pak,
është e vështirë për mua.
Dhe kjo sepse unë po shpërthej përbrenda
me çdo emocion të mundshëm që
një njeri i përjeton në çdo kohë.
Edhe pse sigurisht,
unë nuk mund t'i shpreh në atë mënyrë.
Përndryshe, të themi,
lumturia, për shembull,
do të vinte si shpërthim i frymëmarrjes,
përplasje e duarve dhe "woohoo" të larta.
(Të qeshura)
Kur ju mund thjesht të buzëqeshni.
(Të qeshura)
Qoftë ajo marrja e një dhurate
të mahnitshme për ditëlindje
apo të dëgjuarit e një ngjarje
tragjike në lajme,
unë nuk mund t'i shprehë përgjigjiet e mia
pa shpërthyer,
pra edhe një herë, unë duhet të maskohem
që të dukem normal.
Ndjenjat e mia të brendshme nuk kanë kufi,
por, mendja ime më lejon të shprehem
vetëm në mënyrë ekstreme ose fare.
Pra, unë ...
Nuk jam i mirë me emocionet e mia,
dhe unë komunikoj ndryshe,
dhe për këtë, jam diagnostifikuar me
çrregullimin e spektrit të autizmit.
Kjo diagnozë më ndihmon mua
dhe shokët e mi dhe familjen time
ta dimë se si funksionon mendja ime.
Dhe në botë,
përafërsisht një përqind e popullatës
diagnostifikohet me çrregullimin
e spektrit të autizmit.
Dhe ky numër po rritet.
Sidoqoftë, ne jemi ende një
minoritet i madh.
Dhe ka ende shumë njerëz
që nuk na shohin ne si të barabartë
me njerëzit e tjerë.
Kjo është familja ime.
Në familjen time,
është edhe një person tjetër që
është autik.
Nëna ime.
Po, gratë adulte mund të jenë
autike gjithashtu.
Babai im dhe vëllai im
janë të dy jo-autik.
Nganjëherë mund të jetë
e vështirë për ne të komunikojmë,
sidoqoftë.
Nganjëherë unë them diçka si,
"Oh, Union Station i Torontos,
apo jo?"
duke menduar se unë mundem
t'i ndihmoj ata të kujtojnë
aspektet e tij.
Kur ata ndihen konfuz, zakonisht duhet të
sqaroj veten për atë që them.
Dhe ne shpesh duhet t'i themi gjërat
në mënyra të ndryshme që të kuptohemi
nga të tjerët.
Por, pavarësisht së gjithave
ne e duam njëri tjetrin dhe e respektojmë
njëri tjetrin si të barabartë.
Në librin e tij "NeuroTribes,"
autori Steve Silberman, citon që
autizmi dhe gjendjet tjera mentale
duhet të shihen si natyralisht humane,
natyralisht pjesë e spektrit human
dhe jo si defekte.
Dhe kjo është diçka me të cilën
pajtohem totalisht.
Nëse autizmi shihet si pjesë natyrale
e spektrit human,
bota do të ishte e dizajnuar të
funksionoje më mirë për njerëzit autik.
Unë nuk turpërohem nga autizmi im.
Dhe unë ndoshta nuk mendoj si ju,
apo veproj si ju,
por, jam përsëri njeri dhe
nuk jam i sëmurë
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)