Autizmi është diçka për të cilin shumë njerëz dinë. Për shembull, disa njerëz mendojnë që njerëzit autik, janë njerëz me lëkurë të zbehtë që flasin në mënyrë monotone dhe flasin për të njëjtën temë në mënyrë konstante. Disa njerëz mendojnë që autikët nuk mund ta ndajnë të drejtën nga e gabuara, shmangin vëmendjen, dhe zakonisht thonë një gjë të gabuar në kohë të gabuar. Disa njerëz mendojnë që autikët janë socialisht të çuditshëm dhe ju mungon humori dhe të qënit empatik. Tani, nëse pajtoheni me atë që sapo unë thashë, më vjen keq t'ju them, por, ju nuk e keni përshtypjen e duhur për autizmin. Si e di unë këtë? Sepse unë e kam autizmin. Unë kam obsesionet e mia me gjëra si elektronika dhe transportin publik, por kjo gjë nuk më percakton mua. Secili prej nesh jemi të ndryshëm dhe unik në mënyrat tona. Sidoqoftë, nuk ka shumë informata në atë se si është në të vërtetë një jetë autike, kështu që njerëzit zakonisht stereotipizojnë. Dhe ne i shohim këto zakonisht në media. Disa nga stereotipet më të zakonshme në media përfshijnë të qënit socialisht të çuditshëm, të kesh mungesë empatie dhe madje të jesh një supergjeni. Dhe mungesa e dijes mbi autizmin nuk shkon vetëm deri aty. A e dini se disa njerëz janë duke u munduar të gjejnë kurën për autizmin? Kjo sepse ata e shohin atë si një gjë negative, si një sëmundje. Shumë njerëz janë duke e sfiduar këtë ide dhe për ne, autizmi nuk është një sëmundje. Është vetëm një tjetër mënyrë e të menduarit dhe të shikuarit të botës. Truri jonë funksionon ndryshe nga truri i shumicës së njerëzve. Mendojeni këtë si kur krahasoni një Xbox dhe një PlayStation. Të dyja janë konsola shumë të afta me programime të ndryshme. Por, nëse e vendos lojën tënde të Xbox në një PlayStation, nuk do të punoje, sepse PlayStation komunikon ndryshe. Kur shikoj në pasqyrë, shoh dikë që mendon ndryshe. Oh, shoh gjithashtu flokë të mira. (Të qeshura) (Duartrokitje) Por, pyetja është, a jam vërtetë i sëmurë nëse thjesht mendoj ndryshe? Problemi i vetëm me të jetuarit autik në shoqërinë e sotme është se bota thjesht nuk është ndërtuar për ne. Janë shumë mënyra të cilat mund të na pengojnë. Për shembull, gjëja që më pengon gjatë gjithë kohës janë zhurmat e larta, që do të thotë që unë kurrë nuk e vë muzikën shumë te lartë dhe unë zakonisht nuk jam fans i festave të mëdha. Por njerëzit tjerë në këtë spektër mund të pengohen nga gjëra, si dritat e ndritshme apo aromat e rënda apo nga materialet ngjitëse, që kanë potencialin të shkaktojnë ankth e shqetësim. Mendoni për të gjitha mbledhitë në të cilat keni qenë në të kaluarën. A ka qenë muzika e lartë? A kanë qenë dritat shumë të ndritshme? A kishte aroma të ushqimeve të ndryshme në të njëjtën kohë? A po ndodhnin shumë biseda, të gjitha në të njëjtën kohë? Ato gjëra ndoshta nuk ju kanë penguar juve, por, për dikë me autizëm, ato mund të jenë shumë bezdisëse. Pra, në këto raste, ne bëjmë diçka të quajtur vet-stimulim, që është përsëritje e ndonjë lëvizje apo zhurme apo ndonjë lëvizje të rastësishme, që mund të duket normale ose jo normale. Disa njerëz rrahin krahët e tyre ose bëjnë ndonjë zhurmë ose rrotullohen. Po, është mënyra jonë e të të larguarit të vëmendjes. Ndonjëherë mund ta ndiejmë të nevojshme të bëjmë stimulime. Sidoqoftë, zakonisht nuk pëlqehet, dhe jemi të detyruar ta fshehim. Kur ne jemi të detyruar t'i fshehim sjelljet tona autike kështu, quhet maskim. Dhe disa njerëz maskohen më mirë se disa të tjerë. Unë maskohem mirë nganjëherë, saqë njerëzit nuk e dinë që jam autik deri sa ja u jap zbulimin e madh. (Të qeshura) Por, në fund të ditës, bëhet shumë stresuese. Edhe diçka si bërja e detyrave të mia natën, bëhet shumë e lodhshme. Disa njerëz mendojnë, për shkak se jemi të aftë të maskohemi, konsiderohet se kjo është kura e autizmit. Sidoqoftë, krejt çfarë kjo gjë bën është të na turpërojë që ne tregojmë veten tonë të vërtetë. Një tjetër stereotip i zakonshëm që bëhet për autizmin është se njerëzve autik ju mungon empatia. Dhe përsëri, kjo nuk është e vërtetë. Unë jam shumë empatik. Vetëm se nuk jam shumë i zoti në të shfaqurit e saj. Kurdo që një shok mundohet të më tregoje disa nga vështirësitë në të cilat po kalojnë, unë shpesh nuk di si ta shpreh përgjigjien time. Dhe kjo është pse unë nuk shfaq shumë empati sa shokët e mi jo-autik. Të shprehurit e emocioneve, sado shumë ose pak, është e vështirë për mua. Dhe kjo sepse unë po shpërthej përbrenda me çdo emocion të mundshëm që një njeri i përjeton në çdo kohë. Edhe pse sigurisht, unë nuk mund t'i shpreh në atë mënyrë. Përndryshe, të themi, lumturia, për shembull, do të vinte si shpërthim i frymëmarrjes, përplasje e duarve dhe "woohoo" të larta. (Të qeshura) Kur ju mund thjesht të buzëqeshni. (Të qeshura) Qoftë ajo marrja e një dhurate të mahnitshme për ditëlindje apo të dëgjuarit e një ngjarje tragjike në lajme, unë nuk mund t'i shprehë përgjigjiet e mia pa shpërthyer, pra edhe një herë, unë duhet të maskohem që të dukem normal. Ndjenjat e mia të brendshme nuk kanë kufi, por, mendja ime më lejon të shprehem vetëm në mënyrë ekstreme ose fare. Pra, unë ... Nuk jam i mirë me emocionet e mia, dhe unë komunikoj ndryshe, dhe për këtë, jam diagnostifikuar me çrregullimin e spektrit të autizmit. Kjo diagnozë më ndihmon mua dhe shokët e mi dhe familjen time ta dimë se si funksionon mendja ime. Dhe në botë, përafërsisht një përqind e popullatës diagnostifikohet me çrregullimin e spektrit të autizmit. Dhe ky numër po rritet. Sidoqoftë, ne jemi ende një minoritet i madh. Dhe ka ende shumë njerëz që nuk na shohin ne si të barabartë me njerëzit e tjerë. Kjo është familja ime. Në familjen time, është edhe një person tjetër që është autik. Nëna ime. Po, gratë adulte mund të jenë autike gjithashtu. Babai im dhe vëllai im janë të dy jo-autik. Nganjëherë mund të jetë e vështirë për ne të komunikojmë, sidoqoftë. Nganjëherë unë them diçka si, "Oh, Union Station i Torontos, apo jo?" duke menduar se unë mundem t'i ndihmoj ata të kujtojnë aspektet e tij. Kur ata ndihen konfuz, zakonisht duhet të sqaroj veten për atë që them. Dhe ne shpesh duhet t'i themi gjërat në mënyra të ndryshme që të kuptohemi nga të tjerët. Por, pavarësisht së gjithave ne e duam njëri tjetrin dhe e respektojmë njëri tjetrin si të barabartë. Në librin e tij "NeuroTribes," autori Steve Silberman, citon që autizmi dhe gjendjet tjera mentale duhet të shihen si natyralisht humane, natyralisht pjesë e spektrit human dhe jo si defekte. Dhe kjo është diçka me të cilën pajtohem totalisht. Nëse autizmi shihet si pjesë natyrale e spektrit human, bota do të ishte e dizajnuar të funksionoje më mirë për njerëzit autik. Unë nuk turpërohem nga autizmi im. Dhe unë ndoshta nuk mendoj si ju, apo veproj si ju, por, jam përsëri njeri dhe nuk jam i sëmurë Ju falemnderit. (Duartrokitje)