Pak vjet me pare, u njoha
me anen e erret te industrise se ndertimit.
Ne 2006, studentet e Qatar
me cuan te vizitoj kampin e punetoreve emigrante.
Qe atehere kam ndjekur ceshtjen emergjente te te drejtave te punetoreve.
Ne 6 muajt e fundit, me se 300 shumekatesh ne ndertim
ne Emiratet e Bashkuara Arabe, jane pezulluar ose anulluar.
Mbas titujve te publikimeve qe flasin per keto ndertime
eshte fati i punetoreve te ndertimit, shpesh te kontraktuar.
1.1 milion nga ata.
Shumica nga India. Pakistani, Sri Lanka
dhe Nepali, keta punetore rrezikojne cdo gje
per te fituar para per familjet ne vendin e tyre.
Ata i paguajne nje ndermjetesi mijera dollare qe te vijne aty.
Dhe, kur arrijne, e gjejne veten ne kampe pune pa uje,
pa ajer te kondicionuar dhe i konfiskohen pashaportat.
Ndersa eshte e lehte ta vesh shenjestren tek zyrtaret lokale dhe autoritetet e larte,
99 perqind e tyre jane punesuar nga sektori privat.
dhe prandaj, ne jemi pergjegjes barazisht ne mos me teper.
Grupet si Buildsafe UAE jane shfaqur,
por shifrat jane shume te larta.
Ne gusht 2008,
zyrtaret e EBA publikuan
se 40 perqind e 1098 kampeve te punes ne te gjithe vendin,
kishte shkelur rregullat minimale te shendetit dhe sigurise se zjarrit.
Veren e kaluar, me se 10 000 punetore
protestuan kunder rrogave te papaguara,
ushqimit te keq dhe strehimit te papershtatshem.
Pastaj, ndodhi kriza financiare.
Kur sipermarresit kane falimentuar,
te mbytur ne borxhe si gjithe te tjeret,
dallimi eshte se gjithshka ka humbur,
dokumentat, pasaportat,
dhe biletat e kthimit per keta punetore.
Tani, tamam ne kete moment, mijera punetore jane abandonuar.
Nuk mund te kthehen ne shtepi.
S'ka menyre qe te kthehen dhe s'ka prove te mberritjes.
Keta jane refugjatet e bumit dhe deshtimit.
Pyetja eshte, si profesionist ndertimi,
si arkitekt, si inxhinier, si zhvillues,
nese je ne dijeni qe ndodh,
sic shkojme ne kantjer cdo jave,
a je pjesemarres
ne shkeljen e te drejtave te njeriut?
Le te harrojme pricipet ambientaliste.
Le te mendojme per principet etike.
C'te mire kemi
te ndertojme nje kompleks ekonomik ne energji dhe impakt zero,
nese puna qe prodhon kete perle arkitekturale
eshte joetike ne rastin me te mire?
Kohet e fundit me kane thene qe i kam hyre nje rruge te veshtire.
Por, sinqerisht, ne kete ceshtje,
nuk ka rruge tjeter.
Te mos harrojme kush po paguan vertet cmimin e krizes ekonomike.
Dhe ndersa shqetesohemi per punen tjeter ne zyre,
projektin tjeter qe do sigurojme qe te mbajme punetoret tone.
Te mos harrojme keta njerez, qe vertet po vdesin per te punuar.
Falemnderit.
(Duartrokitje)