< Return to Video

Si video lojërat kthejnë lojtarët në tregimtarë

  • 0:01 - 0:06
    Mënyra se si tregojmë ngjarje
    ka ndryshuar natyrshëm
  • 0:06 - 0:09
    që kur Aristoteli përkufizoi
    rregullat e tragjedisë
  • 0:09 - 0:11
    rreth 2,500 vjet më parë.
  • 0:12 - 0:14
    Sipas tij,
  • 0:14 - 0:20
    roli i tregimit është të imitojë jetën
    dhe na bëjnë të ndiejmë emocione.
  • 0:20 - 0:24
    Dhe pikërisht kjo ajo që tregimi,
    siç e njohim sot,
  • 0:24 - 0:25
    ka bërë shumë mirë që atëherë.
  • 0:26 - 0:28
    Por ekziston një dimension i jetës
  • 0:29 - 0:32
    që tregimi nuk mund
    ta riprodhojë kurrë
  • 0:33 - 0:36
    Është nocioni i zgjedhjeve.
  • 0:36 - 0:39
    Zgjedhjet janë shumë
    pjesë e rëndësishme e jetës sonë.
  • 0:39 - 0:43
    Ne si individë përcaktohemi
    nga zgjedhjet që bëjmë.
  • 0:44 - 0:48
    Disa nga vendimet tona mund të kenë
    pasoja shumë të rëndësishme
  • 0:48 - 0:50
    e të ndryshojë drejtimin e jetës sonë.
  • 0:51 - 0:55
    Por në një dramë, roman, ose një film,
  • 0:55 - 0:59
    të gjitha vendimet paraprake
    për personazhet i merr shkrimtari
  • 0:59 - 1:01
    dhe ne si audiencë,
  • 1:01 - 1:04
    mundemi veç të shikojmë, pasivisht,
  • 1:04 - 1:06
    pasojat e vendimeve të tij.
  • 1:08 - 1:11
    Si një tregimtar,
    kam qenë gjithmonë i magjepsur
  • 1:11 - 1:17
    prej idesë së rikrijimit të
    këtij nocioni, të zgjedhjeve, në letërsi.
  • 1:17 - 1:23
    Ëndrra ime ishte të bëj audiencën
    të përjetojë jetën e protagonistëve,
  • 1:23 - 1:25
    të marrë vendimet në vend të tyre,
  • 1:25 - 1:29
    dhe duke vepruar kështu,
    të tregojnë historitë e veta.
  • 1:31 - 1:36
    Gjetja e një mënyre për ta arritur
    është ajo cfarë kam bërë 20 vitet e fundit.
  • 1:38 - 1:43
    Sot, dua t'ju prezantoj me këtë
    mënyrë të re të tregimit,
  • 1:43 - 1:46
    një mënyrë që ka ndërveprimin në qëndër.
  • 1:47 - 1:51
    Në vend që të flas për teorinë e saj
  • 1:51 - 1:55
    e cila mund të ishte disi abstrakte
    dhe ndoshta pak e mërzitshme,
  • 1:55 - 2:01
    Mendova se do të ishte një mundësi
    fantastike të bëjmë një eksperiment.
  • 2:02 - 2:05
    Unë do të doja që ju, njerëzit këtu në TED
  • 2:06 - 2:09
    të tregoni historinë tuaj.
  • 2:10 - 2:15
    Kështu që kam ardhur me një skenë
    interaktive që do të luajmë së bashku.
  • 2:16 - 2:17
    Kam ftuar Vikin --
  • 2:18 - 2:19
    Çkemi, Viki ? --
  • 2:19 - 2:21
    të luajë karakterin kryesor për ne.
  • 2:21 - 2:25
    Dhe roli juaj -- ju , audienca --
  • 2:25 - 2:28
    do të jetë të bëni zgjedhjet.
  • 2:29 - 2:31
    Pra Viki dhe unë nuk dimë
    çfarë do të ndodhë,
  • 2:31 - 2:35
    sepse kjo do të bazohet
    në zgjedhjet tuaja.
  • 2:36 - 2:43
    Kjo skenë vjen nga loja jonë e ardhshme,
    quajtur "Detroit: Bëhu Njeri"
  • 2:43 - 2:46
    dhe ne jemi në të ardhmen e afërt,
  • 2:46 - 2:49
    ku teknologjia ka bërë të mundur
    krijimin e androidëve
  • 2:49 - 2:51
    që duken saktësisht si qenie njerëzore.
  • 2:51 - 2:55
    Ne jemi ky personazhi
    që quhet Konor,
  • 2:55 - 2:56
    i cili është një android
  • 2:56 - 2:59
    dhe ai mund të bëjë gjëra të bukura
    me monedha, siç mund ta shihni.
  • 2:59 - 3:02
    Ai e ka këtë trekëndësh blu në gjoks,
  • 3:03 - 3:06
    si të gjithë androidët kanë,
  • 3:07 - 3:10
    dhe tani Viki është në kontroll
    të këtij karakteri.
  • 3:10 - 3:13
    Ajo mund të ecë përreth, të shkojë
    kudo, ajo mund të shikojë përreth
  • 3:13 - 3:15
    ajo mund të ndërveprojë me mjedisin e saj
  • 3:15 - 3:18
    dhe tani ajo mund të tregojë historitë
    e saj duke bërë zgjedhje.
  • 3:18 - 3:20
    Pra, këtu kemi zgjedhjen tonë të parë.
  • 3:20 - 3:22
    Ka një peshk në tokë.
  • 3:22 - 3:23
    Cfare duhet te bejme?
  • 3:23 - 3:26
    A duhet ta shpëtojmë apo duhet
    ta lëmë atë?
  • 3:26 - 3:28
    Mos harroni, ne jemi nën presion kohe,
  • 3:28 - 3:29
    kështu që më mirë të shpejtojmë
  • 3:29 - 3:30
    Çfare duhet të bëjmë?
  • 3:30 - 3:31
    Audienca: Ruajeni!
  • 3:31 - 3:33
    David Cage: Ruaj atë? Të ruaj peshkun?
  • 3:38 - 3:39
    (Video)
  • 3:39 - 3:40
    DC: Ja ku u krye.
  • 3:42 - 3:44
    OK, paskemi një android që pëlqen kafshët.
  • 3:44 - 3:45
    OK, le të vazhdojmë.
  • 3:45 - 3:47
    Mos harroni, kemi një situatë me pengje.
  • 3:48 - 3:51
    (Video) Gruaja: Ju lutem, ju lutem,
    ju duhet të shpëtoni vajzën time të vogël!
  • 3:51 - 3:55
    Prisni -- po dërgon një android?
  • 3:55 - 3:57
    Oficeri: Mirë, zonjë, duhet të shkosh.
  • 3:57 - 3:59
    Gruaja: Nuk mund ta bësh këtë!
  • 3:59 - 4:02
    Pse nuk po dërgon një njeri?
  • 4:03 - 4:04
    DC: OK, ajo nuk është e kënaqur.
  • 4:04 - 4:07
    E bija është marrë peng prej një androidi,
  • 4:07 - 4:09
    dhe sigurisht, ajo është
    në një gjendje shoku.
  • 4:09 - 4:12
    Tani mund të vazhdojmë
    të eksplorojmë këtë apartament.
  • 4:12 - 4:14
    Ne i shohim të gjitha
    forcat SWAT në pozicione.
  • 4:14 - 4:16
    Por ne duhet të gjejmë
    kapitenin Allen më parë.
  • 4:16 - 4:18
    Kjo është gjëja e parë
    që duhet të bëjmë.
  • 4:18 - 4:21
    Pra, përsëri, ne mund të shkojmë kudo.
  • 4:21 - 4:23
    Viki vazhdon të luajë personazhin.
  • 4:23 - 4:27
    Pa të shohim … Oh,mendoj se ky është
    kapiteni Allen. Ai po flet në telefon.
  • 4:28 - 4:30
    (Video) Connor: Kapiten Allen,
    më quajnë Connor.
  • 4:30 - 4:32
    Jam androidi i dërguar nga CyberLife.
  • 4:35 - 4:38
    Kapiten Allen: Hapni zjarr
    mbi çdo gjë që lëviz.
  • 4:38 - 4:40
    Ai tashmë ka qëlluar dy nga njerëzit e mi.
  • 4:40 - 4:43
    Ne mund t‘a marrim me lehtësi,
    por janë në buzë të ballkonit --
  • 4:43 - 4:44
    nëse bie,
  • 4:44 - 4:46
    bie dhe ajo.
  • 4:46 - 4:49
    DC: OK, tani duhet të vendosim
    çfarë duam t'i kërkojmë kapitenit.
  • 4:49 - 4:51
    Cila duhet të jetë zgjedhja jonë?
  • 4:51 - 4:53
    Emrin e keqbërësit? Sjelljet e tij?
    Rreth shokut emocional?
  • 4:54 - 4:57
    (Video) C: A ka përjetuar ai
    një goditje emocionale kohët e fundit?
  • 4:57 - 4:59
    Kapiten A: S’e kam idenë. A ka rëndësi?
  • 4:59 - 5:03
    Kapiteni: Kam nevojë për informacion
    për të menduar zgjidhjen më të mirë.
  • 5:03 - 5:06
    DC: OK, një zgjedhje e dytë.
    Ndoshta mund të mësojmë diçka.
  • 5:06 - 5:07
    Ç'duhet të zgjedhim?
  • 5:07 - 5:08
    Audienca: Sjelljen.
  • 5:08 - 5:09
    DC: OK, sjelljen e keqbërësit, Viki
  • 5:09 - 5:13
    (Video) Kapiteni: A e dini nëse është
    sjellë çuditshëm më parë?
  • 5:13 - 5:16
    Kapiteni A: Dëgjoni ... shpëtimi i
    atij fëmije është gjithcka që ka rëndësi.
  • 5:17 - 5:20
    DC: OK, nuk do të mësojmë
    dot gjë nga ky djalë.
  • 5:20 - 5:21
    Duhet të bëjmë diçka.
  • 5:21 - 5:25
    Le të përpiqemi të kthehemi në holl.
  • 5:26 - 5:29
    Oh, prisni - ka një dhomë atje.
    Në të djathtën tënde, Viki, më duket.
  • 5:29 - 5:31
    Ndoshta ka diçka aty që mund të mësojmë.
  • 5:32 - 5:34
    Oh, ka një tablet.
  • 5:34 - 5:35
    Le t'i hedhim një sy.
  • 5:42 - 5:45
    (Video) Vajza: Ky është Danieli,
    android më fantastik në botë.
  • 5:45 - 5:47
    Thuaj "Ç’kemi", Daniel.
  • 5:47 - 5:48
    Daniel: Ç’kemi !
  • 5:48 - 5:51
    Vajza: Ti je shoku im më i mirë,
    ne do të jemi gjithmonë bashkë!
  • 5:51 - 5:53
    Kjo ishte vetëm një mënyrë
    për t’a luajtur këtë skenë,
  • 5:53 - 5:56
    por ka shumë
    mënyra të tjera për t’a luajtur atë.
  • 5:56 - 5:57
    Në varësi të zgjedhjeve që bëni,
  • 5:57 - 6:00
    mund të kishim veprime të tjera,
  • 6:00 - 6:01
    pasoja të tjera,
  • 6:01 - 6:03
    rezultate të tjera.
  • 6:04 - 6:08
    Pra, tani krijuat një ide se ç’punë
    bëj unë, një shkrimtar interaktiv.
  • 6:08 - 6:12
    Një shkrimtar linear
    merret me kohën dhe hapësirën.
  • 6:12 - 6:14
    Por, një shkrimtar interaktiv,
  • 6:14 - 6:18
    merret me kohën, hapësirën e mundësitë.
  • 6:18 - 6:23
    Unë kam për të menaxhuar
    struktura-pemë masive,
  • 6:23 - 6:26
    ku secila dege
    është një variant tjetër i tregimit.
  • 6:27 - 6:29
    Duhet të mendoj për të gjitha
    mundësitë për një skenë të caktuar
  • 6:29 - 6:32
    dhe të imagjinoj gjithçka
    që mund të ndodhë.
  • 6:32 - 6:37
    Më duhet të merrem me mijëra
    e mijëra ndryshore,
  • 6:37 - 6:39
    kushte dhe mundësi.
  • 6:39 - 6:43
    Si pasojë, ndërkohë që një skenar filmash
    ka rreth 100 faqe,
  • 6:44 - 6:50
    një skenar interaktiv
    ka katër deri në pesë mijë faqe.
  • 6:51 - 6:55
    Pra, keni tashmë një ide
    se c’lloj pune është kjo.
  • 6:56 - 7:01
    Gjithsesi, unë mendoj që në fund,
    përvoja është shumë unike,
  • 7:01 - 7:05
    sepse është rezultati i bashkëpunimit
  • 7:05 - 7:09
    midis shkrimtarit që krijon
    një peizazh narrativ
  • 7:10 - 7:12
    dhe lojtarit që merr vendimet e tij,
  • 7:12 - 7:16
    duke treguar historinë e tij
    e duke u bërë bashkautor
  • 7:16 - 7:20
    por edhe bashkëaktor
    e bashkëdrejtues i tregimit.
  • 7:23 - 7:28
    Tregimi interaktiv është
    një revolucion në tregimtari.
  • 7:28 - 7:33
    Me shfaqjen e platformave të reja
    si televizioni interaktiv,
  • 7:33 - 7:35
    realiteti virtual e video lojërat
  • 7:35 - 7:37
    mund të bëhet një formë e re argëtimi
  • 7:37 - 7:41
    dhe ndoshta edhe një formë e re arti.
  • 7:41 - 7:44
    Unë jam i bindur se në vitet e ardhshme,
  • 7:44 - 7:51
    ne do të kemi përjetime interaktive
    gjithnjë e më me kuptim
  • 7:51 - 7:53
    të krijuara nga një brez i ri talentesh.
  • 7:54 - 7:57
    Kjo është një media
    në pritje të një Orson Weils
  • 7:57 - 7:59
    ose një Stenli Kjubrik,
  • 7:59 - 8:03
    dhe unë nuk kam asnjë dyshim
    se së shpejti ata do të shfaqen
  • 8:03 - 8:05
    e do të njihen si tëi tillë.
  • 8:06 - 8:09
    Unë besoj se tregimi
    interaktiv mund të jetë
  • 8:09 - 8:12
    ajo çfarë kinemaja ishte
    në shekullin e 20-të:
  • 8:12 - 8:16
    një art që ndryshon
    thellësisht kohën e tij.
  • 8:17 - 8:18
    Ju falemnderit.
  • 8:18 - 8:21
    (Duartrokitje)
Title:
Si video lojërat kthejnë lojtarët në tregimtarë
Speaker:
Daivd Cage
Description:

A keni parë ndonjëherë një film apo lexuar një roman, duke dëshiruar që të ndryshoni tregimin për të ruajtur karakterin tuaj të preferuar? Projektuesi i lojërave David Cage ju lejon të bëni pikërisht atë në video lojërat e tij, ku lojtarët marrin vendime që formojnë një fabul gjithmonë në ndryshim . Në një bisedë dhe demo live, Cage paraqet një skenë nga projekti i tij i ri, duke i lejuar audiencës të kontrollojë vendimet e karakterit. "Tregimi interaktiv mund të jetë ajo çfarë kinemaja ishte në shekullin e 20-të: një art që ndryshon thellë kohën", thotë Cage.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:09

Albanian subtitles

Revisions