Jill Bolte Taylor: Njohja e vetëvetës përmes sulmit në tru
-
0:00 - 0:03U rrita duke studiuar trurin
-
0:03 - 0:07sepse kam një vëlla që është diagnostikuar me një sëmundje të trurit:
-
0:07 - 0:09shizofrenia. Dhe si motër,
-
0:09 - 0:13e më vonë edhe si shkencëtare, doja të kuptoja përse
-
0:13 - 0:16unë mundem t'i lidh ëndërrat e mia
-
0:16 - 0:19me realitetin tim, dhe të njëjtat ti kthej në realitet.
-
0:19 - 0:23Çfarë ka truri i vëllaut tim dhe
-
0:23 - 0:26shizofrenia e tij që ai nuk mund të lidhë
-
0:26 - 0:30ëndërrat e tija me një realitet të përbashkët dhe të pergjithshëm
-
0:30 - 0:32por në fakt ato kthehen në deluzione?
-
0:33 - 0:35Prandaj ia dedikova karrierën time, kërkimeve shkencore mbi
-
0:35 - 0:38sëmundjet e rënda mendore. Dhe u shpërngula nga shteti im
-
0:38 - 0:41i Indianës në Boston, ku po punoja në
-
0:41 - 0:44laboratorin e Dr. Francine Benes,
-
0:44 - 0:50në Departamentin e Psikiatrisë në Harvard. Dhe tek laboratori, ne po bënim pyetje si
-
0:50 - 0:55"Cilat janë dallimet biologjike midis trurëve të individëve
-
0:55 - 0:57që diagnostikohen si grupe kontrolli normale,
-
0:57 - 1:00në krahasim me trurët e individëve të diagnostikuar me
-
1:00 - 1:05shizofreni, çrregullime shizo-afektive ose bipolare?
-
1:05 - 1:08Pra, në thelb, po ndërtonim një hartë të mikroqarqeve
-
1:08 - 1:11të trurit: cila qeliza komunikonin me
-
1:11 - 1:14cilat dhe nëpërmjet cilave lëndë kimike, dhe
-
1:14 - 1:17në çfarë sasie të këtyre lëndëve kimike?
-
1:17 - 1:21Prandaj jeta ime kishte shumë kuptim sepse po merresha
-
1:21 - 1:24me këto lloj kërkimesh gjatë ditës.
-
1:24 - 1:27Por pastaj mbrëmjeve dhe në fundjava,
-
1:27 - 1:32udhëtoja si një mbështetëse për AKSM, Aleancën Kombëtare për Sëmundjet Mendore.
-
1:32 - 1:35Por në mëngjesin e 10 Dhjetorit 1996, u zgjova
-
1:35 - 1:39dhe zbulova që truri im kishte një çrregullim të vetin.
-
1:39 - 1:43Një enë gjaku shpërtheu në hemisferën e majtë të trurit tim.
-
1:43 - 1:45Dhe gjatë katër orëve në viijm,
-
1:45 - 1:50vështrova se si truri im e humbi totalisht aftësinë e
-
1:50 - 1:54procesimit të të gjitha informatave. Në mëngjesin e hemorragjisë,
-
1:54 - 2:00nuk mund të ecja, flisja, lexoja, apo të kujtoja diçka mbi jetën time.
-
2:00 - 2:04Në thelb, u bëra një bebe në trupin e një gruaje.
-
2:05 - 2:08Nëse ju bie rasti të shihni një tru njeriu,
-
2:08 - 2:11është e qartë që të dy hemisferat janë komplet të ndara nga njëra-tjetra.
-
2:11 - 2:17Dhe unë ju kam sjellë një tru të vërtetë njeriu.
-
2:20 - 2:27Ky pra është një tru i vërtetë njeriu.
-
2:28 - 2:30Kjo është pjesa e përparme e trurit,
-
2:30 - 2:34pjesa e pasme me palcën kurrizore që varet poshtë,
-
2:34 - 2:38dhe kështu do të qendronte brenda kokës sime.
-
2:38 - 2:40Dhe kur e shikoni trurin, është e qartë që
-
2:40 - 2:45dy kortekset celebrale janë totalisht të ndara njëra nga tjetra.
-
2:46 - 2:48Për ata nga ju që marrin vesh nga kompjuterat,
-
2:48 - 2:51hemisfera jonë funksionon si një procesor paralel,
-
2:51 - 2:55kurse hemisfera jonë e majtë funksionon si një procesor i lidhur në seri.
-
2:55 - 2:58Të dy hemisferat komunikojnë me njëra-tjetrën
-
2:58 - 3:00nëpërmjet urës ndërlidhëse (corpus callosum),
-
3:00 - 3:04që përbëhet nga rreth 300 milionë fijesh nervore.
-
3:04 - 3:06Mirëpo, përveç kësaj,
-
3:06 - 3:10të dyja hemisferat janë të ndara nga njëra-tjetra.
-
3:10 - 3:13Meqënëse ato e procesojnë informacionin ndryshe,
-
3:13 - 3:16secila nga hemisferat tona mendon për gjëra të ndryshme,
-
3:16 - 3:20ato kujdesen për gjëra të ndryshme, dhe, guxoj ta them,
-
3:20 - 3:24kanë personalitete të ndryshme.
-
3:25 - 3:32Më falni. Falemnderit. Ishte kënaqësi! (Ndihmësi: Me të vërtetë ishte.)
-
3:33 - 3:37Hemisfera jonë e djathtë përqendrohet vetëm tek e tashmja.
-
3:37 - 3:42Eshtë e gjitha për "këtu, tani."
-
3:42 - 3:45Hemisfera jonë e djathtë mendon përmes imazheve
-
3:45 - 3:49dhe mëson në mënyrë kinestetike përmes lëvizjeve të trurit tonë.
-
3:49 - 3:54Informacioni, në formën e energjisë, rrjedh në të njëjtën kohë
-
3:54 - 3:56përmes tërë sistemit tonë të ndjesive
-
3:56 - 3:59dhe pastaj shpërthen në një kolazh masiv
-
3:59 - 4:03duke na treguar se si ky moment duket,
-
4:03 - 4:06çfarë shije dhe arome ka ky moment në të tashmen,
-
4:06 - 4:10si ndihet dhe çfarë zhurme bën.
-
4:11 - 4:16Unë jam një qënie energjie e lidhur me të gjithë energjinë rreth meje
-
4:16 - 4:19përmes vetëdijes së hemisferës sime të djathtë.
-
4:19 - 4:23Ne jemi qënie njerëzore të lidhura me njëra tjetrën
-
4:23 - 4:29nëpërmjet vetëdijes së hemisferës së djathtë të trurit tonë si një familje njerëzore.
-
4:29 - 4:31Dhe ja këtu,
-
4:31 - 4:33në këtë moment, ne jemi vëllezër dhe motra në këtë planet,
-
4:33 - 4:37për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.
-
4:37 - 4:43Dhe në këtë moment ne jemi perfekt, jemi të plotë dhe të bukur.
-
4:44 - 4:49Hemisfera ime e majtë - hemisfera jonë e majtë - është një vend totalisht tjetër.
-
4:49 - 4:53Ajo mendon në mënyrë lineare dhe metodike.
-
4:53 - 4:55Hemisfera jonë e majtë
-
4:55 - 4:59përqendrohet tek e kaluara dhe tek e ardhmja.
-
4:59 - 5:02Hemisfera jonë e majtë është dizenjuar për të marrë
-
5:02 - 5:05këtë kolazh masiv të momentit të tanishëm dhe të filloj
-
5:05 - 5:09të përzgjedhë detajet, detajet e detajeve dhe imtësitë e tyre
-
5:09 - 5:11pastaj i kategorizon dhe
-
5:11 - 5:15organizon tërë atë informatë, dhe e ndërlidh me
-
5:15 - 5:18gjithcka në të kaluarën që kemi mësuar ndonjëhere, dhe
-
5:18 - 5:21parashikon në të ardhmen, të gjitha mundësitë tona.
-
5:22 - 5:26Dhe hemisfera jonë e majtë mendon në trajtë gjuhësore.
-
5:26 - 5:29Është ajo biseda e vazhdueshme e trurit që lidh botën time
-
5:29 - 5:33të brendshme me botën time të jashtme.
-
5:33 - 5:37Eshte ai zeri i vogel qe me thote, "Hej, mos harro
-
5:37 - 5:40të blesh banane rrugës për në shtëpi.
-
5:40 - 5:41Me duhen në mëngjes."
-
5:41 - 5:44Është ajo inteligjenca përllogaritëse që më kujton
-
5:44 - 5:47kur duhet të laj rrobat. Por, mbase më e rëndësishmja,
-
5:47 - 5:51është ai zëri i vogël që më thotë,
-
5:51 - 5:57"Unë jam. Unë jam." Dhe menjëherë sapo hemisfera im e majtë me thotë "Unë jam,"
-
5:57 - 6:00Unë ndahem.
-
6:00 - 6:04Bëhem nje individ i vetem dhe i plote, i veçuar nga rrjedha e energjisë
-
6:04 - 6:07rreth meje dhe vecmas ndaj juve.
-
6:07 - 6:10Dhe kjo ishte pjesa e trurit tim që unë humba
-
6:10 - 6:12në mëngjesin kur pësova gjakderdhjen trurore.
-
6:12 - 6:16Në atë mengjes, unë u zgjova nga një
-
6:16 - 6:21dhimbje e fortë pas syrit tim të majtë. Dhe ishte ajo lloj dhimbjeje--
-
6:21 - 6:23dhimbje therese -- qe te shkaktohet kur
-
6:23 - 6:27kafshon akullore. Dhe më kapte --
-
6:27 - 6:30dhe me lëshonte. Dhe pastaj më kapte përsëri--
-
6:31 - 6:34dhe më lëshonte. Ishte shumë e pazakonshme
-
6:34 - 6:37për mua të ndjeja dhimbje të çfardo lloji,
-
6:37 - 6:39prandaj mendova, dakort, po filloj me rutinën time normale.
-
6:39 - 6:42prandaj u ngrita dhe hipa tek tapeti im per ushtrimet kardio,
-
6:42 - 6:45që është një makinë që ushtron të gjithë trupin,
-
6:45 - 6:49Dhe po vazhdoja ushtrimin tek makina, kur e kuptova
-
6:50 - 6:54që duart e mia duken si kthetra primitive që po shtrëngonin fort
-
6:54 - 6:57dorëzat. Dhe mendova, "kjo është shumë e çuditshme."
-
6:57 - 7:00Dhe pastaj pashë trupin tim dhe mendova, "Uau,
-
7:00 - 7:03dukem shume e çuditshme." Dhe ishte sikur
-
7:03 - 7:06vetëdija ime ishte transferuar nga perceptimi im
-
7:06 - 7:09normal i realitet, kur unë jam personi
-
7:09 - 7:12duke patur nje eksperiencë në këtë paisje, drejt një hapësire ezoterike
-
7:12 - 7:16ku unë isha dëshmitare e vetës sime që po kalonte këtë eksperiencë.
-
7:17 - 7:19Dhe gjithcka ishte tepër e veçant, kurse dhimbja ime e kokes
-
7:19 - 7:21sa vinte e përkeqësohej. Prandaj zbrita nga makina,
-
7:21 - 7:24dhe po kaloja nga njëra anë e dhomës se ndenjës tek tjetra, dhe po
-
7:24 - 7:26kuptoj që gjithçka brenda trupit tim
-
7:26 - 7:31ishte ngadalësuar shumë. Dhe çdo hap ishte shume i ngurtë dhe
-
7:31 - 7:34shumë i matur. Nuk kishte asnjë rrjedhshmëri të lëvizjeve të mia,
-
7:34 - 7:37dhe kisha një shtrëngim në hapësirën time të përceptimeve,
-
7:37 - 7:41dhe isha e fokusuar vetëm në sistemet e mia të brendshme.
-
7:41 - 7:43Dhe po rrija në banjë duke u përgatitur për tu
-
7:43 - 7:45futur në dush, mund të dëgjoja
-
7:45 - 7:48dialogun brenda trupit tim. Dëgjova një zë të vogël
-
7:48 - 7:51që tha, "OK. Ju muskuj tani, duhet te kontraktoheni.
-
7:51 - 7:52Ju muskujt e tjerë, çlodhuni."
-
7:52 - 7:55Dhe pastaj humba ekuilibrin, dhe u mbështeta në mur.
-
7:55 - 7:59Pashë poshtë nga krahu im dhe e kuptova që
-
7:59 - 8:03nuk munda më ti përcaktoja kufijtë e trupit tim.
-
8:03 - 8:07Nuk mundja t'a përkufizoja dot ku filloja dhe ku mbaroja,
-
8:07 - 8:10sepse atomet dhe molekulat e krahut tim
-
8:10 - 8:14u përzien me atomet dhe molekulat e murit.
-
8:14 - 8:18Dhe gjithçka që mund të ndjeja ishte një energji -- energji.
-
8:18 - 8:20Dhe po pyesja veten, "Çfarë nuk shkon me mua?"
-
8:20 - 8:23Çfarë po ndodh?" Dhe në atë moment, gumëzhima e trurit tim --
-
8:24 - 8:27ajo gumëzhima e hemisferës sime të majtë -- ra në qetësi totale.
-
8:27 - 8:30Tamam sikur dikush të kishte marrë një telekomandë
-
8:30 - 8:33dhe të kishte shypur butonin MUTE(PA ZË). Qetësi totale.
-
8:33 - 8:36Dhe në fillim u trondita kur u gjenda
-
8:36 - 8:40brenda një mendjeje të qetë. Por pastaj menjëherë
-
8:40 - 8:44më tërhoqi madhështia e energjisë rreth meje.
-
8:44 - 8:48Dhe meqë nuk mund të dalloja më
-
8:48 - 8:51kufijtë e trupit tim, u ndjeva e madhe dhe e përhapur.
-
8:51 - 8:55Ndihesha njësh me të gjithë energjinë që ishte,
-
8:55 - 8:58dhe ishe shumë bukur aty.
-
8:58 - 9:00Por pastaj, përnjëherë hemisfera ime e majtë u rikthye
-
9:00 - 9:03në linjë dhe me tha, " Hej! Kemi nje problem!
-
9:03 - 9:05Kemi nje problem! Duhet të kërkojmë ndihmë."
-
9:05 - 9:07Dhe unë po thoja, "AAAA! Kam një problem.
-
9:07 - 9:10Kam nje problem." Situata ishte, "OK OK Kam nje problem."
-
9:10 - 9:13Por pastaj menjëherë u ktheva pas aty ku isha
-
9:13 - 9:16jashte ne vetedijen - dhe me dashuri
-
9:16 - 9:19une e quaj këtë hapësirë Toka La La.
-
9:20 - 9:22Por ishte shume bukur aty. Imagjinojeni çfarë do të
-
9:22 - 9:25ishte sikur të ishit totalisht të veçuar nga komunikimi
-
9:25 - 9:28i trurit tuaj që ju lidh me botën e jashtme.
-
9:28 - 9:31Prandaj ja ku jam në këtë hapësirë, dhe puna ime -- dhe çdo
-
9:31 - 9:34stres që ka lidhje me punën time --janë zhdukur fare.
-
9:34 - 9:37E ndieja trupin shumë më të lehtë. Dhe imagjinova:
-
9:37 - 9:41për të gjitha marrëdhëniet në botën e jashtme dhe çdo
-
9:41 - 9:44strese që kishin lidhje me ato marrëdhënie - ishin zhdukur.
-
9:44 - 9:49Dhe unë ndieja një lloj paqeje.
-
9:49 - 9:54Dhe imagjinoni se si do të ndiheshe po të hiqje qafe 37 vjet bagazhi emoctional!
-
9:54 - 9:59(qeshje) Oh! Ndjeva një eufori!
-
10:00 - 10:03Euforia. Ishte e mahnitshme!
-
10:03 - 10:05Dhe përsëri, hemisfera e majtë e trurit tim u fut në punë dhe tha,
-
10:05 - 10:07"Hej, ti duhet të jesh e vëmendshme.
-
10:07 - 10:09Duhet të kërkosh ndihmë."Dhe unë po mendoja, "Duhet të gjej ndihmë.
-
10:09 - 10:11Më duhet të përqendrohem."
-
10:11 - 10:13Prandaj dola nga dushi dhe mekanikisht
-
10:13 - 10:15u vesha dhe po vija vërdallë apartamentit tim,
-
10:15 - 10:17dhe po mendoja, "Duhet të shkoj në punë. Duhet të shkoj në punë
-
10:17 - 10:20A mund t'a ngas makinën? A mund t'a ngas makinen?"
-
10:20 - 10:22Dhe në atë moment krahu im i djathtë
-
10:22 - 10:25u paralizua totalisht. Dhe pastaj e kuptova,
-
10:25 - 10:28"O Zot! Po përjetoj një sulm në tru! Po përjetoj një sulm në tru!
-
10:28 - 10:31Dhe gjëja tjetër që truri im më thotë është, "Uau!
-
10:31 - 10:37Kjo është shumë e veçantë!" (qeshje) "Kjo është kaq shumë e veçantë!
-
10:37 - 10:39Sa shkencëtarë të trurit kanë mundësi
-
10:39 - 10:42të studiojnë trurin e tyre nga jashtë-brenda?"
-
10:42 - 10:44(Qeshje)
-
10:44 - 10:48Dhe pastaj më ra ndërmend: "Por une jam një grua shumë e zënë!"
-
10:48 - 10:51(qeshje) "Nuk kam kohë për një sulm në tru!"
-
10:51 - 10:53Prandaj mendova, "Ok, nuk mund ta ndaloj sulmin në tru,
-
10:53 - 10:56prandaj po e bëj këtë për një ose dy javë, dhe
-
10:56 - 10:58pastaj do t'i kthehem rutinës sime. OK.
-
10:58 - 11:00Prandaj më duhet të thërras për ndihmë. Me duhet t'i telefonoj punës."
-
11:00 - 11:02Nuk mund të kujtoja numrin e punës,
-
11:02 - 11:04dhe u kujtova qe në zyrë kisha një kartëvizitë
-
11:04 - 11:07me numrin tim aty. Prandaj shkova tek studioja e punës,
-
11:07 - 11:10dhe mora një pirg 7-8 cm të lartë me kartëvizita.
-
11:10 - 11:13Po shikoja kartën e sipërme dhe ndonëse
-
11:13 - 11:17e shikoja me syrin e mendjes se si dukej një kartëvizitë
-
11:17 - 11:19nuk mund të tregoja nëse
-
11:19 - 11:22kjo ishte karta ime apo jo sepse gjithçka që mund të shihja ishin piksela.
-
11:22 - 11:24Dhe pikselat e fjalëve përziheshin
-
11:24 - 11:27me pikselat e sfondit dhe me ato të simboleve,
-
11:27 - 11:29dhe unë nuk mund të dalloja asgjë.
-
11:29 - 11:32Prandaj prita për atë që unë e quaj një dallgë qartësie.
-
11:32 - 11:35Dhe në atë moment mund të
-
11:35 - 11:38lidhesha me realitetin normal dhe mund të thoja
-
11:38 - 11:40kjo nuk është kartëvizita ime... kjo nuk është kartëvizita ime
-
11:40 - 11:44Mu deshën 45 minuta për të kaluar 1/3 e kartëvizitave
-
11:44 - 11:46të pirgut të kartëvizitave.
-
11:47 - 11:49Ndërkohë, për 45 minuta, hemoragjia ishte
-
11:49 - 11:51zmadhuar në hemisferen time të majtë.
-
11:51 - 11:54Nuk i kuptoja numrat. Nuk i kuptoja telefonat,
-
11:54 - 11:56por ishte i vetmi plan që kisha.
-
11:56 - 11:59Prandaj e mora aparatin e telefonit dhe e vura mu këtu. Mora kartëviziten,
-
11:59 - 12:01dhe e vura mu këtu, dhe
-
12:01 - 12:05Po lidhja formën dhe shkarravinat në kartëvizitë
-
12:05 - 12:08me formën dhe shkarravinat në aparatin e telefonit.
-
12:08 - 12:11Por pastaj kthehesha përsëri në Token La La,
-
12:11 - 12:14dhe nuk mbaja mend kur kthehesha nëse e kisha
-
12:14 - 12:15shtypur atë numër deri tani.
-
12:15 - 12:19Prandaj mu desh t'a detyroja krahun tim të paralizuar
-
12:19 - 12:22dhe të mbuloja numrat ndërkohë që shtypja
-
12:22 - 12:25ashtuqë kur tëkthehesha në realitetin normal
-
12:25 - 12:30të mund të thoja "Po, e kam shtypur këtë numër."
-
12:30 - 12:32Më në fund, të gjitha numrat u shtypën
-
12:32 - 12:34dhe po degjoja telefonin dhe
-
12:34 - 12:37kolegu im e ngriti në anën tjetër dhe më përshëndeti
-
12:38 - 12:43"Uuuu Uuuuu Uuuu." (qeshje) Dhe po mendoja me vete,
-
12:43 - 12:49"Oh Zot, më ngjan me një qenush!"
-
12:50 - 12:52Dhe i them atij -- sipas mendjes sime të qartë, i them:
-
12:52 - 12:54"Jam Jill! Kam nevojë për ndihmë!"
-
12:55 - 12:58Dhe ajo që doli nga zëri im ishte, "Uuuuuuu uuuuuuu uuuu uuu."
-
12:58 - 13:00Po mendoja, "O Zot, edhe unë ngjaj me një qenush."
-
13:00 - 13:03Prandaj nuk mund ta dija, nuk e dija që
-
13:03 - 13:06nuk mund të flisja apo kuptoja gjuhën deri kur provova.
-
13:06 - 13:09Kolegu e kuptoi që kisha nevojë për ndihmë dhe thirri ndihmën e shpejtë.
-
13:09 - 13:13Pak me vonë, isha në një ambulancë
-
13:13 - 13:17nga një spital i Bostonit tek Spitali i Përgjithshëm (Masachusets)
-
13:17 - 13:19Dhe u mblodha në pozicionin fetal.
-
13:19 - 13:26Dhe si një tullumbace me pak ajër brenda,
-
13:26 - 13:29që sapo po dilte nga tullumbacja,
-
13:29 - 13:33e ndjeva energjinë që mu ngrit dhe e ndjeva shpirtin tim që u dorëzua.
-
13:33 - 13:39Dhe në atë moment e dija që
-
13:39 - 13:42unë nuk isha me koreografja e jetës sime.
-
13:42 - 13:45Dhe ose doktorët do të më shpëtonin trupin dhe të më jepnin
-
13:45 - 13:48një mundësi të dytë për jetën, ose kjo ishte mbase
-
13:48 - 13:50momenti im i kalimit.
-
13:55 - 13:59Kur u zgjova ate pasdite, u trondita
-
13:59 - 14:04kur zbulova se isha akoma gjalle. Kur e ndjeva që shpirti mu dorëzua,
-
14:04 - 14:07i thashë mirupafshim jetës sime.
-
14:07 - 14:11Dhe mendja ime ishte pezull midis dy
-
14:11 - 14:15planeve të kundërta të realitetit . Stimulimin që vinte
-
14:15 - 14:18nga sistemi im i ndjesive më dukej si dhimbje e pastër.
-
14:19 - 14:23Drita m'a digjte trurin si zjarr i pakontrolluar, dhe zhurmat
-
14:23 - 14:27ishin aq të larta dhe kaotike sa nuk mund të dalloja
-
14:27 - 14:31një zë nga zhurmat e sfondit,
-
14:31 - 14:35dhe unë vetem doja të shpetoja. Sepse nuk mund të dalloja
-
14:35 - 14:40pozicionin e trupit tim në hapësirë, dhe ndihesha e stërmadhe dhe e përhapur,
-
14:40 - 14:44si një xhind i sapoliruar nga shishja e vetë.
-
14:45 - 14:50Dhe shpirti im u ngjit i lirë, si një balenë e madhe
-
14:50 - 14:55që rrëshket në detin e qetë të euforisë!
-
14:56 - 15:04Nirvana. Gjeta Nirvanen. Dhe mbaj mend që mendova,
-
15:04 - 15:07është e pamundur që mund të shtypja
-
15:07 - 15:12stërmadhësinë time dhe ta fusja në trupin tim të vogël.
-
15:14 - 15:18Por pastaj kuptova, "Jam akoma gjallë! Jam akoma gjallë!
-
15:18 - 15:22dhe kam gjetur Nirvanen. Dhe nëse kam
-
15:22 - 15:25arritur Nirvanën dhe jam akoma gjallë, atehere çdokush
-
15:25 - 15:32që është i gjallë mund të arrije Nirvanen." Dhe e imagjinova botën
-
15:32 - 15:36të mbushur me njerëz dashamirës, të bukur, paqësor,
-
15:36 - 15:39njerëz të dashur që e dinë që mund të vinin tek
-
15:39 - 15:43kjo hapësirë në çdo moment të mundur. Dhe që ata mund të
-
15:43 - 15:47zgjidhnin qëllimisht të shkelnin në të djathtë të
-
15:47 - 15:52hemisferen e tyre të majtë dhe të gjenin këtë paqe. Dhe pastaj
-
15:52 - 15:56e kuptova çfarë dhurate e madhe mund të ishte
-
15:56 - 16:00kjo përvojë, çfare goditje marramendëse mund të ishte
-
16:01 - 16:10për mënyrën që ne jetojmë jetën tone. Dhe më motivoj të shërohem.
-
16:10 - 16:13Dy javë e gjysëm pas hemorragjisë,
-
16:13 - 16:15kirurgët më hoqën mpiksjen e gjakut
-
16:15 - 16:18me madhësinë e një topi golfi që po me shtypte qendrat e gjuhës.
-
16:18 - 16:20Dhe ja ku jam tani me mamanë time
-
16:20 - 16:28që është një ëngjëll në jetën time. Mu deshën 8 vite të shërohem plotësisht.
-
16:29 - 16:34Pra, kush jemi ne? Ne jemi forca e pushtetshme e jetës në univers,
-
16:34 - 16:39me zhdërvjellësi manuale dhe dy mendje njohëse.
-
16:39 - 16:43Dhe ne kemi pushtetin të zgjedhim, në çdo moment,
-
16:43 - 16:47kush dhe si duam të jemi në këtë botë.
-
16:48 - 16:50Në këtë vend, në këtë moment, mund të shkel në
-
16:50 - 16:54vetëdijen e hemisferes simë të djathtë, aty ku jemi.
-
16:54 - 16:58Une jam forca e jetës së universit.
-
16:58 - 17:01Une jam forca e jetes e 50 bilione
-
17:01 - 17:06molekulave gjeniale që formojnë formën time në njësh me gjithçka që ekziston.
-
17:07 - 17:10Ose, mund të zgjedh të shkel tek vetëdija e
-
17:10 - 17:14hemisferës sime të majtë, ku behem një individ i vetëm,
-
17:14 - 17:17një trup i ngurtë. I ndarë nga rrjedha,
-
17:18 - 17:21i ndarë nga ju. Une jam Dr. Jill Bolte Taylor:
-
17:21 - 17:28intelektuale, neuroanatomiste. Këto janë "NE" brenda meje.
-
17:32 - 17:39Cilën do të zgjidhnit ju? Cilën zgjidhni ju? Dhe kur?
-
17:41 - 17:45Unë besoj që sa më shumë kohë harxhojmë
-
17:45 - 17:48duke zgjedhur rrjetin e paqes së brendshme
-
17:48 - 17:51të hemisferës sonë të djathtë, aq më shumë paqe do të
-
17:51 - 17:55projektojmë në botë, dhe akoma më në paqe do të jetë planeti yne.
-
17:55 - 18:00Andaj mendova që kjo ishte një ide që ia vlente t'a shpërndanim.
- Title:
- Jill Bolte Taylor: Njohja e vetëvetës përmes sulmit në tru
- Speaker:
- Jill Bolte Taylor
- Description:
-
Jill Bolte Taylor-it ju dha një mundësi studimi shkencor që pak studiues të trurit do ta dëshironin: pati një sulm të rëndë në tru, dhe mundi të vrojtonte se si funksionet e trurit të saj: lëvizja, të folurit, vetëdija iu fikën një nga një. Një histori mahnitëse.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 18:21