-
Më dëgjo, të lutem.
-
Ti je si unë ,një homo sapiens,
-
një qënie e zgjuar.
-
Jeta, një mrekulli në univers,
-
u shfaq para 4 miliardë vitesh.
-
Ndërsa ne, njerëzit
vetëm para 200 mijë vitesh.
-
Dhe kemi arritur të prishim
ekuilibrat të cilët..
-
janë kaq të rëndësishëm për
jetën në tokë.
-
Dëgjo me vëmendje këtë histori
të mrekullueshme që është dhe e jotja
-
dhe vendos çfarë do të bësh me të.
-
Këto janë gjurmë të origjinës tonë.
-
Në fillim, planeti ynë nuk ish
gjë tjetër veç një kaos i zjarrtë.
-
si ylli i tij, Dielli.
-
Një re e dendur me grimca pluhuri.
-
e tillë si grupimet
yjore në gjithësi.
-
Sidoqoftë, këtu ndodhi
mrekullia e jetës.
-
Sot, jeta, jeta jonë,
-
është veç një hallkë në zinxhirin
e qënieve të panumërta jetësore..
-
të cilat janë shfaqur në tokë njëra
pas tjetrës gjatë 4 miliardë vitesh.
-
Edhe sot, vullkanet e reja vazhdojnë
të gdhendin peisazhet tona.
-
Ata na tregojnë si ishte toka
në fillimet e saj
-
Shkëmbinj që ngrihen
nga brendësia e tokës,
-
solidë, të thyer,
-
të thepisur e të shpërndarë
mbi një kore të hollë,
-
Përpara se të binin
përkohësisht në gjumë.
-
Këto shtëllunga tymi që dalin
nga thellësia e Tokës..
-
mbartin dëshmi të atmosferës
së parë të Tokës.
-
Një atmosferë pa oksigjen.
-
Atmosferë e dendur,
e ngopur me avuj uji,
-
përplot dioksid karboni.
-
Një furrë.
-
Por uji do t`i ofronte tokës
një të ardhme të jashtëzakonshme.
-
Në distancë të duhur nga dielli,
as shumë larg e as shumë afër.
-
Toka qe në gjendje ta ruante ujin
në formë të lëngshme.
-
Avujt e ujit u kondensuan
dhe ranë furishëm mbi tokë.
-
Dhe u shfaqën lumenjtë.
-
Lumenjtë i dhanë formë
sipërfaqes së tokës,
-
duke hapur kanalet e tyre,
-
duke formuar lëndina.
-
Ata rrodhën drejt vëndeve më të ulta
të globit për të formuar oqeanet.
-
Lumenjtë tërhoqën minerale
nga shkëmbinjtë,
-
dhe pak nga pak, ujrat e ftohta
të oqeaneve,
-
u kripëzuan.
-
Uji është një lëndë jetësore.
-
Ai i vaditi këto hapësira sterile.
-
Gjurmët e tij janë
si damarët e trupit,
-
si degët e një peme,
rrjedhat e damarëve të tokës.
-
Edhe pas 4 miliardë vitesh,
-
diku tek tuk, ende mund
të gjenden këto kryevepra arti,
-
prej hiri vullkanik, përzier me ujë
të akullnajave të Islandës.
-
Ja tek janë, materie dhe lëndë,
-
lëndë dhe materie
-
e butë dhe e fortë kombinuar, lidhja
e mbartur nga çdo gjallesë në planet.
-
Mineralet dhe metalet
janë madje edhe më të vjetër se toka.
-
Ato janë pluhur yjesh.
-
Që i japin ngjyrat tokës.
-
Të kuqe nga hekuri,
të zezë nga karboni,
-
blu nga bakri,
të verdhë nga sulfuri.
-
Nga vijmë ne?
-
Nga erdhi shkëndija e parë e jetës?
-
Një mrekulli e kohës,
-
format primitive të jetës egzistojnë
ende në vendet e nxehta të planetit.
-
Ato i japin ngjyrën.
-
Janë quajtur arkeobakterie.
-
Ushqehen prej nxehtësisë së Tokës.
-
Të gjitha veç cijanobakterieve,
ose algave blu-të gjelbërta.
-
Vetëm ato kanë vetinë të kthehen nga
dielli për të marrë energjinë e tij
-
Ato janë paraardhësit e gjallë të të
gjitha llojeve të bimëve deri më sot
-
Këto bakterie shumë të vogla,
-
si dhe miliarda pasardhës të tyre
-
Ndryshuan fatin e planetit tonë.
-
Ato tansformuan atmosferën e tij.
-
Çfarë ndodhi me karbonin
që helmonte atmosferën?
-
Është ende këtu, i ngurtësuar
në koren e tokës.
-
këtë kapitull të historisë së tokës
nuk mund ta lexojmë askund tjetër
-
më mirë sesa në shkëmbinjtë
e Kanionit të madh të Kolorados.
-
Ata dëshmojnë rreth 2 miliardë vite
të historisë së tokës.
-
Dikur, Kanioni i madh ishte një det
i populluar nga mikroorganizmat.
-
Ato, duke thithur karbonin
atmosferik, krijuan guacka
-
në tërë oqeanin.
-
Kur mikroorganizmat vdiqën,
guackat precipituan
-
dhe u gurmbulluan
në shtratin e detit.
-
Këto shtresa janë pasojat e atyre
miliarda e miliarda guackave.
-
Në sajë të tyre, karboni
në atmosferë, shteroi
-
dhe forma të tjera jete
filluan të zhvilloheshin.
-
Është jeta ajo
që ndryshoi atmosferën.
-
Bota bimore u ushqye
nga energjia diellore,
-
e cila bëri të mundur
veçimin e molekulës së ujit...
-
dhe thithjen e oksigjenit.
-
Dhe oksigjeni mbushi ajrin.
-
Cikli ujor i tokës është një proçes
rigjenerimi i vazhdueshëm.
-
Ujvarat, avujt e ujit,
-
retë, shiu, burimet,
-
lumenjtë, detet, oqeanet, akullnajat.
-
Cikli nuk është ndërprerë kurrë.
-
Gjithmonë e njëjta sasi uji në Tokë.
-
të gjitha speciet në tokë
pinin të njëjtin ujë..
-
Kjo lëndë e mrekullueshme,
që quhet ujë.
-
është një nga më të ndryshueshmet.
-
Ajo merr formë të lëngshme
kur rrjedh,
-
të gaztë kur avullon...
-
ose të ngurtë kur ngrin.
-
Në Siberi, sipërfaqet e ngrira
të liqeneve në dimër,...
-
mbajnë gjurmët e forcës
zhvendosëse të ujit pasi ai ngrin.
-
Akulli, më i lehtë se uji, pluskon,
-
dhe nuk zhytet.
-
Ai formon një mbulesë
mbrojtëse ndaj të ftohtit,
-
nën të cilën jeta mund të vazhdojë.
-
Makineria e jetës është zinxhir.
-
Çdo gjë është e lidhur.
-
Asgjë nuk është e pavarur.
-
Uji dhe ajri janë të pandashëm,
-
Të lidhur në jetë
dhe për jetën tonë në tokë.
-
Kështu, retë formohen mbi oqeane,
dhe sjellin shiun në tokë,
-
ujin e të cilit, lumenjtë
ja kthejnë sërish oqeanit.
-
Çdo gjë është e ndërlidhur.
-
Kjo hapësirë e gjelbër përtej reve,
është burimi i oksigjenit në ajër.
-
70 % e këtij gazi, pa të cilin
mushkritë tona s'mund të punojnë,
-
vjen nga algat të cilat i japin
ngjyrë sipërfaqes së oqeanit.
-
Toka jonë qëndron mbi një peshore...
-
në të cilën çdo krijesë
ka një rol të caktuar...
-
dhe ekziston vetëm në sajë të
ekzistencës së një qënie tjetër.
-
Një harmoni e brishtë
që kaq lehtë është prishur.
-
Kështu, koralet kanë lindur
nga martesa e algave me guackat.
-
Masivi i madh nënujor
i brigjeve të Australisë,
-
ka një shtrirje prej
350,000 kilometer katrorë...
-
dhe mban deri në
1,500 lloje peshqish,
-
4,000 lloje molusqesh...
-
dhe 400 lloje koralesh.
-
Ekuilibri i çdo oqeani
varet prej këtyre koraleve.
-
Toka është e vjetër,
miliarda vite.
-
U deshën më tepër se katër miliardë
vite të saj, për tu formuar pemët.
-
Në vargun e specieve,
-
pemët klasifikohen me majë,
-
një skulpturë e gjallë perfekte .
-
Pemët sfidojnë gravitetin.
-
Ato janë elementi i vetëm natyror
që zgjaten vazhdimisht drejt diellit.
-
Ato zgjaten ngadalë drejt diellit
që ushqen gjethet e tyre.
-
Ato kanë trashëguar
prej cijanobakterieve të vogla...
-
aftësinë për të thithur
energjinë diellore.
-
Ato e ruajnë dhe ushqehen me të,
-
duke e shndërruar
në dru edhe në gjethe,
-
të cilat më pas dekompozohen
në një përzierje të ujit,
-
mineraleve, bimëve
dhe lëndës së gjallë.
-
Dhe kështu gradualisht,
-
është formuar dheu i cili
është i domosdoshëm për jetën.
-
Dheu është prodhuesi
i shumëllojshmërisë bimore.
-
Një botë në aktivitet të pandërprerë...
-
ku mikroorganizmat ushqehen,
gërryejnë,ajrosin dhe transformohen.
-
Formojnë humusin shtresën pjellore
me të cilën lidhet çdo jetë në tokë.
-
Çfarë dimë ne për jetën në tokë?
-
Sa lloje speciesh njohim?
-
Dhjetra? Ndoshta qindra?
-
Çfarë dimë ne
për lidhjet mes tyre?
-
Toka është një mrekulli.
-
Jeta mbetet një mister.
-
Familjet e kafshëve,
-
të lidhura nga zakonet dhe ritualet
që i kanë mbijetuar kohës.
-
Disa prej tyre i janë
përshtatur ambjentit ku jetojnë,
-
dhe ambjenti atyre.
-
Dhe së bashku mbijetojnë.
-
Kafshët shuajnë urinë
dhe pemët lulëzojnë sërish.
-
Në aventurën e madhe
të jetës tokësore,
-
çdo specie ka rolin e vet,
-
çdo specie ka vendin e vet.
-
Askush nuk është i padobishëm
apo i dëmshëm.
-
Ato balancojnë njëra tjetrën.
-
Dhe pikërisht këtu ti,
-
Homo sapiens- "njeriu i mëncur"
-
hyn në ngjarje.
-
Ti përfiton nga toka një trashëgimi...
-
përrallore, katër miliardë vjeçare .
-
Ti ke vetëm 200.000 vite në Tokë,,
-
por ke ndryshuar faqen e botës.
-
Pavarësisht ndjeshmërisë tënde,
-
ti ke përvetësuar çdo vendbanim...
-
dhe ke pushtuar territore të tëra...
-
si asnjë lloj tjetër përpara teje.
-
Pas 180,000 viteve nomade,
-
dhe në sajë të zbutjes klimaterike,
njerëzit u ngulitën.
-
Tashmë mbijetesa e tyre
nuk varej më nga gjuetia.
-
Ata vendosën të jetojnë
në zona me ujë...
-
të pasura me peshk, kafshë
dhe bimë të egra.
-
Aty ku toka , uji
dhe jeta ndërthuren.
-
Mëndja njerëzore i nxiti
të ndërtonin lundra,
-
një shpikje e cila hapi
horizonte të reja...
-
dhe i bëri njerëzit lundërtarë.
-
Edhe sot,
pjesa më e madhe e njerëzve...
-
jetojnë në brigjet e kontinenteve..
-
ose pranë lumenjve dhe liqeneve.
-
Qytetet e para u ndëtuan
rreth 600 vite më parë.
-
Ishte një hap i madh
në historinë e njerëzimit.
-
Pse qytete? Sepse në qytete njerëzit
mund të mbroheshin më lehtë.
-
U kthyen në qënie shoqërore,
-
duke grumbulluar dhe shkëmbyer
dije dhe mjeshtri,
-
Duke ndërthurur ngjashmëritë
dhe dallimet.
-
Me një fjalë, u qytetëruan.
-
Por e vetmja eneregji në shërbim
të tyre vinte nga natyra...
-
dhe fuqia e trupave të tyre.
-
Ishte historia e qënies njerëzore
përgjate mijra vjeçareve.
-
Eshtë ende e tille
për një në katër njerëz
-
ose për mbi një miliardë e gjysëm
qënie njerëzore
-
më shumë se popullata
e bashkuar e vendeve të pasura
-
Duke marrë nga toka
vetëm nevojat më jetike.
-
Për një kohë të gjatë marrëdhënia
midis njeriut dhe planetit...
-
ishte në ekuilibër të barabartë.
-
Për shumë kohë, ekonomia ishte në
marrëdhënie të drejtë me natyrën.
-
Por jeta është e shkurtër
dhe lodhja kërkon shpërblim.
-
Pasiguria e natyrës
e rëndon jetën e përditëshme.
-
Arsimimi është privilegj i rrallë.
-
Fëmijët janë pasuria
e vetme e prindërve
-
për aq kohë sa çdo krahë pune...
-
është një kontribut i
nevojshëm për mbijetesë.
-
Toka i ushqen njerëzit,
i vesh ata...
-
dhe u jep të mirat e përditshme.
-
Çdo gjë vjen nga toka.
-
Qytetet ndryshuan natyrën
njerëzore, si edhe fatin e saj.
-
Fermeri u kthye në zejtar,
tregtar apo shitës.
-
Atë që toka i jep fermerit, qytetarët
e blejnë, e shesin ose e shkëmbejnë.
-
Mallrat lëvizin
-
bashkë me idetë,.
-
Gjenia njerëzore gjithmonë
i ka ndjerë dobësitë e veta.
-
Njerëzit u munduan t'i zgjeronin
hapësirat e territorit të tyre,
-
por ata i njihnin limitet e tyre.
-
Energjinë dhe forcën fizike
që natyra nuk ua kishte dhënë...
-
E gjetën te kafshët, të cilat
i zbutën për t'u shërbyer.
-
Por a mund të pushtohet
bota me stomakun bosh?
-
Zbulimi i bujqësisë ndryshoi...
-
të ardhmen e egërsirave që
këkonin për ushqim e që në fakt...
-
i përkisnin rracës njerëzore.
-
Bujqësia e ndryshoi
historinë e tyre.
-
Bujqësia ishte rrevolucioni
i tyre i parë i madh.
-
U zhvillua rreth 8,000
deri në 10,000 vite më parë,
-
Kjo ndryshoi marrëdhënien
e tyre me natyrën.
-
I dha fund periudhës së gjuetisë.
-
Rezultoi një nga përfitimet
më të mëdhaja...
-
dhe solli lindjen e qyteteve
dhe të qytetërimeve.
-
Për të zhvilluar bujqësinë e tyre,
-
njerëzit shfrytëzuan fuqinë
e kafshëve dhe jetën bimore,
-
prej të cilave në fund
ata nxirrnin përfitime.
-
Kujtimi i stërmundimit
mijëra vjeçar për ushqim u venit.
-
Mësuan t'i përshtasin
drithërat që janë tharmi i jetës,
-
sipas terrenit dhe klimës.
-
Mësuan të rrisin prodhimin dhe
të shumfishojnë numrin e varieteteve.
-
Si çdo specie tjetër mbi tokë,
-
shqetësimi kryesor i njeriut
-
është si të ushqejë
veten dhe familjen.
-
Kur terreni eshte më pak bujar,
dhe uji është i pakët,
-
njerëzit bëjnë përpjekje
të jashtëzakonshme për të mbjellë
-
pak akra tokë të thatë...
me punën e tyre këmbëngulëse
-
Njerëzit e punuan tokën me durimin
dhe devocionin që toka kërkon,
-
me një sërë sakrificash
të vazhdueshme.
-
Bujqësia është ende
zeja më e përhapur në botë.
-
Gjysma e njerëzimit kultivon tokën,
-
nga e cila 3/4 me punë krahu.
-
Bujqësia është një traditë
që trashëgohet
-
brez pas brezi, me djersë,
para dhe punë të lodhëshme,
-
sepse për njeriun, ky është
një kusht paraprak për të mbijetuar.
-
por pasi u mbështetën në fuqinë
e muskujve për një kohë të gjatë,
-
njerëzimi e gjeti një mënyrë si të
arrijë energjinë në brendësi të tokës
-
Këto flakë vijnë edhe prej bimëve.
-
Mbartëse të energjisë diellore.
-
Energji e pastër. Energji diellore,
-
e thithur që prej miliona vitesh
prej miliona bimësh...
-
mbi 100 milionë vite më parë.
-
Eshtë qymyr, është gaz.
-
Po mbi të gjitha , është naftë.
-
Dhe këto xhepa të energjisë diellore
i çliruan njerëzit nga lodhja e tokës
-
Me naftën fillon periudha e njerëzve
që u çliruan nga zinxhirët e kohës.
-
Me naftën, disa prej nesh siguruan
një komoditet të paimagjinueshëm.
-
Dhe brenda 50 viteve, brenda një jete
-
toka ndryshoi si kurrë ndonjëherë...
-
në historinë e gjithë brezave
të marra së bashku.
-
Gjitnjë e më shpejtë.
-
Gjatë 60 viteve të fundit, popullsia
e tokës është gati trefishuar,
-
dhe gati 2 miliardë njerëz
janë zhvendosur në qytete.
-
Gjithnjë e më shpejtë.
-
Shenzhen, në Kinë, me qindra qiell
gërvishtës dhe miliona banorë,
-
ishte vetëm një fshat i vogël
peshkatarësh 40 vite më parë.
-
Gjithnjë e më shpejtë.
-
Në Shangai, brënda 20 viteve
janë ndërtuar
-
3.000 kulla
dhe qiell gërvishtës...
-
Qindra të tjerë janë në ndërtim.
-
Sot, më tepër se gjysma e 7 miliardë
banorëve të botës, jeton në qytete.
-
Nju Jork.
Megalopoli i parë botëror..
-
është simboli i
shfrytëzimit të energjisë...
-
që toka i dhuron
gjenialitetit njerëzor.
-
Fuqia njerëzore
e miliona emigrantëve,
-
energjia e qymyrit,
-
fuqia e jashtëzakonsme e naftës.
-
Elektriciteti solli
shpikjen e ashensorëve.
-
e cila bëri të mundur më pas
ndërtimin e qiell gërvishtësve.
-
Nju Jork renditet
si ekonomia e 16 në botë .
-
Amerika që e para që zbuloi, përdori
dhe shfrytëzoi .
-
fuqinë e jashtëzakonshme
shndërruese të arit të zi.
-
Nëpërmjet tij,
-
një vend fermerësh, u kthye
në një vend industrialistësh agrarë.
-
Makineritë zëvendësuan njeriun.
-
Energjia e përftuar nga 1L naftë
-
është e barartë me atë
të 100 krahëve punë në 24 orë,
-
por vetëm 3 për qind e të gjithë
fermerëve në botë përdorin traktor.
-
Ndonëse prodhimet e tyre
dominojnë planetin.
-
Në SHBA kanë mbetur
vetëm 3 milion fermerë.
-
Ata prodhojnë drithë të mjaftueshëm
për të ushqyer 2 miliardë njerëz..
-
Por shumica e tyre nuk përdoret
për të ushqyer njerëzit..
-
Këtu, sikurse në të gjitha
vendet e industrializuara,
-
përdoret për të ushqyer bagëtinë,
ose si biokarburant.
-
Këto xhepa të energjisë diellore...
-
përzunë hijen e thatësirës
që i përndiqte fermerët.
-
Asnjë burim nuk i shpëton dot
kërkesave të bujqësisë,
-
e cila zë gati 70% të konsumit
njerëzor të ujit.
-
Në natyrë gjërat
janë të lidhura.
-
Zgjerimi i tokave të kultivuara
dhe monokultura...
-
inkurajoi zhvillimin e parazitëve.
-
Pesticidët, një tjetër dhuratë
e revolucionit petrokimik,
-
i zhdukën parazitët.
-
Të korrat e këqia dhe uria
u kthyen në një kujtim të largët.
-
Tashmë,shqetësimi më i madh...
-
ishte se ç'do të bëhej
me mbiprodhimin e bujqësisë moderne.
-
Por pesticidet helmuese
depërtonin në ajër,
-
tokë, lumenj dhe oqeane.
-
Ato depërtonin
në zemër të qelizave..
-
të ngjashme me qelizën mëmë
që trashëgohet në çdo formë jete.
-
A janë të rrezikshme për njerëzit,
të cilët i shpëtuan nga uria?
-
Këta fermerë me kostume
mbrojtëse të verdha,
-
ndoshta dinë dicka.
-
Agrikultura e re zhvleftësoi
varësinë nga vendi dhe stinët.
-
Plehrat artificiale dhanë një
rezultat të paparashikueshëm...
-
në tokat e lëna prej kohësh
pas dore.
-
Prodhimet sipas vendit
dhe klimës... u lanë vendin
-
varieteteve frytëdhënëse
dhe lehtësisht të transportueshme.
-
Dhe kështu në shekullin e fundit,
-
3/4 e varieteteve të kultivuar
nga fermerët gjatë mijra viteve ...
-
u zhdukën.
-
Deri aty sa mund të shohë syri,
pleh poshtë, plastmas sipër.
-
Serat e Almerias në Spanjë...
-
janë kopshtet e perimeve të Evropës.
-
Një qytet perimesh
të të njëjtit standart...
-
pret çdo ditë qindra kamionë...
-
që do t'i shpërndajnë ato nëpër
supermarketet e kontinentit.
-
Sa më shumë zhvillohet një vend,
-
aq më tepër mish konsumojnë
banorët e tij.
-
Si mund të plotësohet
kërkesa botërore në rritje...
-
pa u mbështetur në grupimin
e fermave blegtorale?
-
Gjithnjë e më shpejt.
-
Ashtu si jeta e gjedhëve që s'kanë
parë kurrë një livadh, edhe prodhimi
-
i mishit më shpejt se rritja
e një kafshe, është bërë rutinë.
-
Në këto ngastra të mëdha ushqimi
të shkelura nga miliona gjedhë,
-
nuk rritet asnjë fije bari.
-
Shumë kamionë nga çdo anë e vendit..
-
sjellin tonelata me grurë,
miell soje...
-
dhe kokrriza të pasura me proteina
të cilat kthehen në tonelata mishi.
-
Rezultati. Duhen 100 litra ujë...
-
për të prodhuar një kilogram patate,
-
4,000 litra për një kilogram oriz...
-
dhe 13,000 litra për një kilogram
mish lope.
-
Pa llogaritur naftën që përpin
procesi i prodhimit dhe transporti.
-
Agrikultura jonë mbështetet
në fuqinë e naftës..
-
Ajo thith sa dyfishi i nevojave
njerëzore në botë
-
por ka zvendësuar diversitetin
me standartizimin.
-
Na ka sjellë komoditetin të cilin
vetëm mund ta ëndëronim,
-
por e ka bërë mënyrën tonë të jetës
krejtësisht të varur nga nafta.
-
Ky është matësi i ri i kohës..
-
Ora e botës tonë tani
ecën sipas ritmit të ...
-
këtyre makinerive të palodhshme...
-
duke depërtuar në depozitat
e energjisë diellore.
-
Saktësia e tyre na jep siguri.
-
Difekti më i vogël, na çorienton.
-
I gjithë planeti, i ka sytë
te këto metronomë...
-
të shpresave dhe iluzioneve tona..
-
Të njëjtat shpresa dhe iluzione
që rriten së bashku me nevojat tona,
-
dëshirat e pangopura dhe shthurjen.
-
Ne e dimë se fundi i naftës
së lirë, është i afërt,
-
por nuk duam ta besojmë.
-
Për shumë prej nesh, ëndra amerikane
mishërohet në një emër legjendar
-
Los Anxhelos.
-
Në këtë qytet i cili shtrihet
në mbi 100 km,
-
numri i makinave është
gati i njëjtë me atë të banorëve.
-
Këtu, energjia luan çdo natë,
një shfaqje fantastike.
-
Ditët ngjajnë me një reflektim
të zbehtë të netëve...
-
të cilat e shndërrojnë qytetin
në një yll shkëlqimtar.
-
Gjithmonë e më shpejt.
-
Distancat nuk llogariten më në orë
por në minuta.
-
Makinat zbukurojnë periferitë e reja
ku çdo shtëpi është si kështjellë,
-
mjaft larg qendrave
asfiksuese të qyteteve,
-
dhe ku rreshtat e shëpive
rrethojnë rrugët e qeta.
-
Modeli i pak vendeve me fat...
-
është kthyer në një ëndër
universale,
-
e predikuar nga televizionet
në mbarë botën.
-
Madje edhe këtu në Beijing,
-
është klonuar, kopjuar
dhe riprodhuar në këto shtëpi
-
të gatshme që kanë fshirë nga harta
ndërtesat tradicionale.
-
Automobilat janë bërë simboli
i komfortit dhe zhvillimit.
-
Nëse ky model do të ndiqej
nga të gjitha shoqëritë,
-
në planet sot nuk do të kishte
900 million automjete,
-
por 5 miliardë.
-
Gjithmonë e më shpejt.
-
Sa më shumë zhvillohet bota,
aq më e madhe është etja për energji.
-
Kudo, makineritë gërmojnë,
shpojnë dhe marrin nga toka...
-
copat e yjeve të varrosura
në brendësi të saj, që prej krijimit,
-
mineralet.
-
Në 20 vitet e ardhshme, nga toka
do të nxirret më teper ar ...
-
sesa gjatë gjithë historisë
së njerëzimit.
-
Si një privilegj i pushtetit,
-
80% e kësaj pasurie minerare...
-
konsumohet nga 20%
e popullsisë së botës.
-
Përpara fundit të këtij shekulli,
-
shfrytëzimi i skajshëm do te shterojë
gati të gjitha rezervat e planetit.
-
Gjithmonë e më shpejt.
-
Kantieret detare ndërtojnë
anije naftëmbajtëse,
-
anije transporti dhe anije
gazmbajtëse...
-
për të plotësuar kërkesat
e prodimit industrial global.
-
Shumica e mallrave të konsumit,
udhëtojnë me mijra kilometra...
-
nga vendi i prodhimit
në vendin e konsumit.
-
Që prej 1950, vëllimi i tregtisë
ndërkombëtare...
-
është rritur mbi 20 herë.
-
90 për qind e tregtisë
bëhet nëpërmjet detit.
-
Çdo vit janë transportuar
500 milion kontenierë,
-
drejt qendrave më të mëdha
botërore të konsumit,
-
si Dubai.
-
Dubai është një nga zonat
më të mëdha të ndërtimit në botë.
-
Një vend ku e pamundura
bëhet e mundur.
-
Si për shembull,
duke ndërtuar ishuj artificial.
-
Dubai ka pak burime natyrore,
-
Por me paratë e naftës, mund të marrë
miliona tonë materiale dhe njerëz...
-
nga e gjithë bota.
-
Mund të ndërtojë pyje me gradaçela,
njërën më të lartë se tjetrën,
-
apo edhe një pistë skish
në mes të shkretëtirës.
-
Dubai nuk ka toka bujqësore,
por mund të importojë ushqime.
-
Dubai nuk ka ujë,
-
por ai është në gjëndje
të shpenzojë shumë energji...
-
për shkripëzimin e ujit të detit
-
dhe për ndërtimin e qiejgërvishtësve
më të lartë në botë.
-
Dubai ka diell pafundësisht
por s'ka panele diellore.
-
Eshtë qyteti i shumë e më shumë,
-
ku ëndrat më të cmendura
bëhen realitet.
-
Dubai është një lloj kulminacioni
i modelit perëndimor,
-
me kullën e tij 800m të lartë
krejtësisht moderne
-
që nuk resht kurrë
së mahnituri botën.
-
Ekzagjerim? Ndoshta.
-
Dubai me sa duket
e ka bërë zgjedhjen e tij.
-
Eshtë si një fanar i ri për të gjitha
paratë e botës.
-
Asgjë nuk i është larguar
natyrës më shumë se Dubai,
-
edhe pse asgjë nuk varet
nga natyra më tepër se Dubai.
-
Qyteti ndjek, thjesht,
modelin e vendeve të pasura.
-
Ne nuk e kemi kuptuar që jemi
duke shteruar të mirat e natyrës.
-
Çfarë dimë ne për jetën nënujore,
të cilën e shohim vetëm në sipërfaqe,
-
dhe që zë 3/4 e planetit?
-
Thellësitë e oqeaneve
mbeten një sekret.
-
Ato mbartin mijra specie, ekzistenca
e të cilave mbetet një mister për ne.
-
Që prej vitit 1950,
gjuetia e peshkut është pesëfishuar,
-
nga 18 në 100 milion
ton në vit.
-
Mijra anije-fabrika
po boshatisin oqeanet.
-
3/4 e zonave të peshkimit
janë shfrytëzuar tej mase,
-
janë boshatisur
ose në një rrezik të tillë
-
Shumica e peshqve të mëdhenj
janë zhdukur,
-
pasi nuk i kanë lënë kohë
të riprodhohen.
-
Ne po shkatërrojmë ciklin e jetës
që na u dhurua.
-
Nëpër brigje shenjat
e shfarosjes janë të dukshme.
-
Shenja e parë: Kolonitë
e gjitarëve të detit po pakësohen.
-
Të rrezikuar nga urbanizimi
dhe ndotja e brigjeve,
-
ata përballen tani
me një rrezik të ri: urinë.
-
në një betejë të pabarabartë
me anijet e peshkimit,
-
ata nuk mund të gjejnë më peshq
për të ushqyer të vegjlit e tyre.
-
Shenja e dytë:
-
Pulëbardhat duhet të fluturojnë
shumë më lartë për të gjetur ushqim.
-
Në këtë situatë, të gjithë llojet
e peshqve rrezikojnë të zhduken.
-
Në Dakar rrjeti tradicional i
peshkimit lulëzoi në vitet e bollëkut
-
por sot rezervat e peshkut
janë duke u pakësuar.
-
Peshku është ushqimi bazë
për një në 5 njerëz .
-
A mund ta përfytyrojmë
të papërfytyrueshmen?
-
Varka të braktisura,
-
dete pa peshq?
-
Ne kemi harruar që burimet
janë të pamjaftueshme.
-
500 milion njerëz jetojnë
në shkretëtira,
-
më shumë se e gjithë
popullsia e Evropës.
-
Ata e dinë vlerën e ujit.
-
Ata e dinë si ta përdorin me kursim.
-
Këtu, ata varen nga puset
e mbushura me ujë të nëntokës,
-
që grumbullohet nën tokë, gjatë
ditëve me shi në shkretëtirë,
-
25,000 vite më parë.
-
Uji nëntokës mundëson rritjen
e të lashtave në shkretëtirë...
-
për të prodhuar ushqim
për popullsinë vendase.
-
Fushat në formë rrethore...
-
formohen si shkak i tubave
që vadisin rreth një boshti qendror.
-
Por kjo paguhet shtrenjtë.
-
Uji i nëntokës është një burim
i pa rigjenerueshëm.
-
Në Arabinë Saudite, ëndra e fermave
të industrializuara është venitur.
-
Ashtu si në një hartë pergamenësh,
-
njollat ndicuese në këtë mozaik,
tregojnë tokat e braktisura.
-
Vaditësit janë ende atje.
-
Dhe energjia e pompimit
të ujit gjithashtu.
-
Por rezervat e ujit janë
duke u zbrazur me shpejtësi.
-
Israeli e ktheu shkretëtirën
në tokë të punueshme.
-
Edhe pse këto sera tashmë
ujiten pak nga pak,
-
konsumi i ujit vazhdon të rritet
bashkë me eksportet.
-
I dikurshmi lumi Jordan,
tashmë është veç një rrëkezë.
-
Uji i tij shteroi supermarketeve
të mbarë botës...
-
në arkat me fruta dhe perime.
-
Këtë fat nuk e ka vetëm lumi Jordan.
-
Në mbarë planetin,
1 në 10 lumenj të mëdhenj...
-
nuk derdhet në det
për muaj të tërë gjatë vitit.
-
Deti i vdekur e ka marrë emrin nga
sasia e jashtëzakonshme e kripës...
-
që e bën të pamundur jetën në të.
-
I privuar nga uji i lumit Jordan,
-
niveli i tij ulet çdo vit një metër.
-
Po bëhet më i kripur.
-
Avullimi për shkak të nxehtësisë,
-
ka sjellë formimin e këtyre ishujve
të vegjël prej kripe.
-
Të bukur por sterilë.
-
Në Raxhastan të Indisë,
Udaipur është një mrekulli ujore.
-
Ndërtimi i qytetit u mundësua
nëpërmjet një sistemi digash
-
dhe kanalesh që formuan
një liqen artificial.
-
A ishte uji kaq i çmuar
për arkitektët e tij ..
-
sa për t'i dedikuar atij një pallat?
-
India rrezikon të jetë vendi
që do të vuajë më tepër ...
-
nga mungesa e ujit
gjatë shekullit të ardhshëm.
-
Vaditjet e mëdha kanë ushqyer
popullsinë në rritje,
-
dhe gjatë 50 viteve të fundit,
21 million puse janë zhvatur.
-
triumfi mbi urinë sidoqoftë
e ka një shpagim.
-
Në shumë pjesë të vendit, duhet të
shpohet gjithnjë e më thellë për ujë
-
Në Indinë perëndimore,
-
30% e puseve janë braktisur.
-
shtratet e ujrave nëntokësore
po thahen.
-
Rezervuarët bosh do të presin shirat
musonike që të rimbushen shtratet.
-
Në stinë të thatë, gratë nga fshatrat
përreth, gërmojnë me krahë.
-
Mijra kilometra larg prej këtej,
-
800 deri në 1,000 litra ujë...
-
konsumohen në ditë për një njeri .
-
Las Vegas është ndërtuar
mbi shkretëtirë.
-
Atje jetojnë miliona njerëz.
-
Mijra të tjerë mbërrijnë çdo muaj.
-
Banorët e tij janë ndër konsumatorët
më të mëdhenj të ujit në botë.
-
Palm Springs është një tjetër
qytet në shkretëtirë...
-
me bimësi tropikale
dhe fusha të bukura golfi.
-
Për sa kohë do të vazhdojë
të përparojë ky mirazh?
-
Toka nuk mundet më.
-
Lumi Kolorado që i jep ujë
këtyre qyteteve,
-
është një prej atyre lumenjve
që nuk derdhet më në det.
-
Dhe akoma më alarmante është se,
-
rrjedhja e tij po pakësohet në burim.
-
Niveli i liqeneve që furnizohen
përgjatë rrjedhës së tij...
-
është në rënie.
-
U deshën 17 vjet që Liqeni Pauell
të arrinte nivelin më të lartë.
-
Tashmë ai është përgjysmuar.
-
Pakësimi i ujrave mund të prekë
gati 2 miliardë njerëz ...
-
përpara vitit 2025.
-
Edhe pse uji është ende i bollshëm
në zonat e virgjëra të planetit.
-
Moçalishtet.
-
Këto moçalishte janë shumë
të rëndësishme për jetën në tokë.
-
Ato përfaqësojnë 6 % të planetit.
-
Mocalet janë sfungjerë
që rregullojnë qarkullimin e ujit.
-
Ato e thithin ujin
në stinën e shirave..
-
dhe e lëshojnë atë
në kohë thatësire.
-
Uji rrjedh nga malet,
-
duke marrë me vete farërat
e zonave që përshkon.
-
Ky proces i jep jetë peisazheve
të papërsëritshme,
-
ku shumllojshmëria e specieve është
e pakrahasueshme për nga pasuria.
-
Nën ujrat e ngrohta fle
një uzinë e vërtetë...
-
ku kjo lidhje e thellë e pasurisë
dhe shumllojshmërisë...
-
qetësisht filtron ujin
dhe thith të gjithë ndotjen.
-
Moçalishtet janë mjedise
natyrore të nevojshme...
-
për rigjenerimin
dhe pastrimin e ujit.
-
Këto moçalishte janë parë gjithmonë
si zona të sëmundjesh,
-
të papërshtatshme
për vendbanime njerëzore.
-
Në garën tonë për të zaptuar
sa më shumë tokë,
-
ne i kemi kthyer ato
në kullota,
-
tokë agrare apo për ndërtim.
-
Gjatë shekullit të fundit, gjysma
e moçaleve të botës janë tharë.
-
Ne nuk e njohim as vlerën
dhe as rolin e tyre.
-
Jeta është një zinxhir.
-
Uji, ajri, toka, pemët.
-
Magjia e botës qëndron
përpara syve tanë.
-
Pemët e përçojnë ujin e nëntokës
në atmosferë, në formë mjegulle.
-
Ato formojnë një çati e cila lehtëson
pasojat e shirave të furishëm...
-
dhe mbron tokën nga erozioni.
-
Pyjet sigurojnë lagështinë
që është e nevojshmë për jetën.
-
Ata janë nëna dhe babai i i shiut.
-
Pyjet kanë karbon.
-
Ata përmbajnë më tepër
se sa e gjithë atmosfera e tokës.
-
Ata janë guri i balances
klimaterike....
-
prej të cilës varemi të gjithë ne.
-
Pemët sigurojnë kushtet për 3/4
e biodiversitetit në planet.
-
e thëne ndryshe, të të gjithë
jetës në tokë.
-
Çdo vit ne zbulojmë specie të reja,
ekzistencën e të cilave nuk e njihnim.
-
Insekte, zogj, gjitarë.
-
Këto pyje na japin bimët kurative.
-
Lëndët e çliruara
prej këtyre bimëve...
-
trupat tanë i njohin.
-
Qelizat tona flasin të njëjtën gjuhë.
-
Ne jemi të së njëjtës familje.
-
Rizoforet janë pyje
me dalje ne det .
-
Ashtu sikurse edhe brezat koralor,
ato janë një fidanishte e oqeaneve.
-
Rrënjet e tyre ndërthuren dhe
formojnë një strehë për peshqit...
-
dhe molusqet që do të shumohen.
-
Rizoforet mbrojnë bregdetin
nga stuhitë,
-
dallgët e baticës
dhe erozioni i detit.
-
I gjithë njerëzimi
varet prej tyre.
-
Tashmë ato janë përgjysmuar
gjatë shekullit të 20të.
-
Një nga arsyet e vazhdimit
të shkaterrimit janë
-
këto rezervateve karkalecash, në mes
të ujrave të pasura të rizoforeve
-
Ventilatorët ajrosin vaskat
plot me antibiotike ...
-
për të parandaluar
asfiksimin e karkalecave,
-
dhe jo të rizoforeve.
-
Që prej vitit 1960, shpyllëzimi
ka përparuar me të njëjtat ritme.
-
Çdo vit, 13 milion hektarë
të pyjeve tropikale
-
në zonat përreth Ilinois,
-
përfundojnë në zjarr
ose në lëndë të parë druri.
-
Pylli më i madh i shirave,
Amazona,
-
gjithashtu është zvogëluar 20%.
-
Pylli i ka lënë vendin fermave
blegtorale ose fushave të sojës.
-
95% e kësaj soje...
-
përdoret si ushqim për gjedhët
dhe shpezët në Evropë dhe Azi.
-
Kështu pra, një pyll
është kthyer në mish.
-
Kur pyjet
dhe territoret e tyre digjen, ...
-
ato çlirojnë sasi të mëdha karboni,
që zënë
-
gati 20% të gazrave të efektit serë
të emetuara në të gjithë globin.
-
Shpyllëzimi është një nga shkaqet
kryesore të ngrohjes globale.
-
Mijëra specie janë zhdukur
përgjithmonë
-
Bashkë me to, edhe njëra hallkë
në zinxhirin e gjatë të evolucionit.
-
Aftësia e proçesit jetësor,
prej të cilit ato vijnë ...
-
është zhdukur përgjithmonë.
-
Gati 20 vite më parë, Borneo,
ishulli i katërt më i madh në botë,
-
mbulohej nga një pyll
i pafund dhe i virgjer.
-
Me keto ritme te shpyllëzimit,
-
brenda 10 vitesh
ai do të jetë zhdukur i tëri.
-
Proçesi jetësor lidh ujin,
ajrin, tokën dhe diellin.
-
Në Borneo,
kjo lidhje është këputur atje ku..
-
dikur ishte një nga zonat më të mëdha
të biodiversitetit në Tokë.
-
Kjo katastrofë u provokua
prej vendimit ...
-
për të prodhuar vaj palme,
-
vaji më i përdorshëm në botë,
nga Borneo.
-
Vaji i palmës nuk shërben vetëm për
plotësimin e kërkesave ushqimore,
-
por gjithashtu edhe për kozmetikë,
detergjentë dhe karburant alternativ
-
Shumëllojshmëria është zëvendësuar
me njëllojshmërinë - vaj palme.
-
Mono kultura është e thjeshtë,
frutdhënëse dhe e shpejtë.
-
Për popullsinë vendase,
siguron punësim.
-
Është një industri agrare.
-
Një tjetër shembull i zhdukjes
në masë është eukaliptusi.
-
Eukaliptusi është shfrytëzuar
për prodhimin e materialit të letrës.
-
Plantacionet zgjerohen ndërsa kërkesa
për letër pesëfishohet në 50 vjet.
-
Mono kulturat e pemëve
po fitojnë terren në mbarë botën.
-
Por një monokulturë
nuk formon një pyll.
-
nuk ka shumëllojshmëri.
-
Një pyll nuk mund të zëvendësojë dot
një pyll tjetër.
-
Nën hijen e këtyre eukaliptuseve,
-
nuk rritet asgjë sepse gjethet e tyre
formojnë një shtrat...
-
toksik për shumicën
e disa bimëve të tjera.
-
Eukaliptuset rriten shpejt
por ato i shterrojnë rezervat ujore.
-
Farat e sojës, vaji i palmave,
pemët e eukaliptusit-
-
Shpyllëzimi shkatërroi thelbësoren
për të siguruar mbiprodhimin.
-
Por diku tjetër, shpyllëzimi është
shpresa e fundit e mbijetesës.
-
Mbi 2 miliardë njerëz-
-
pothuajse një e treta
e popullsisë së botës
-
ende varen nga rezervat
e qymyrit të drurit.
-
Në Haiti, një prej vendeve
më të varfra të botës,
-
qymyri i drurit është një prej
konsumeve kryesore të popullsisë.
-
Dikur perla e Karaibeve,
-
Haiti nuk i plotëson dot nevojat
për ushqim pa ndihmë nga jashtë.
-
Nëpër kodrat e Haitit,
kanë mbetur vetëm 2% e pyjeve.
-
E zhveshur tërësisht, dheu tashmë
nuk e thith më ujin e shiut.
-
Pa bimësi dhe pa asnjë
gjurmë rigjenerimi,
-
asgjë nuk mund ta rikthejë
këtë tokë si më parë.
-
Uji i shiut i shtyn dherat
përposhtë shpateve, deri në det.
-
Erozioni varfëron cilësinë e tokës,
-
duke e bërë më të papërshtatshme
për bujqësi.
-
Në disa pjesë të Madagaskarit,
erozioni është spektakolar.
-
Shpatet e kodrave kanë pësuar çarje
të thella me gjerësi qindra metra.
-
I imët dhe delikat, dheu
është i përbërë nga gjallesa.
-
Bashkë me erozonin u zhduk
edhe shtresa e imët e humusit,
-
për të cilën u deshën
mijra vite për tu formuar.
-
Ja një teori nga historia
e Rapa Nui,
-
banorëve të ishullit të pashkës,
-
e cila mund të na bëjë
të reflektojmë pak.
-
Duke jetuar në ishullin
më të izoluar të botës,
-
Rapa Nui i shfrytëzuan
burimet e tyre...
-
deri sa nuk mbeti më asgjë.
-
Qytetërimi i tyre nuk mbijetoi.
-
Mbi këtë tokë qëndronte
palma më e lartë në botë.
-
Ata i zhdukën.
-
Rapa Nui i prenë ato për dru.
-
Më pas iu desh të përballeshin
me shtrirjen e gjerë të erozionit.
-
Rapa Nui nuk mund
të dilnin më për peshkim.
-
Nuk kishte më pemë
për të ndërtuar varka.
-
Por ata ndërtuan një nga qytetërimet
më të shkëlqyerat në Paqësor.
-
Fermerë novatorë, skulptorë,
lundërtarë të jashtëzakonshëm,
-
ata ngecën në kurthin e mbipopullimit
dhe të tkurrjes së burimeve.
-
Ata përjetuan trazira shoqërore,
rrevolta dhe uri.
-
Shumica nuk i mbijetoi dot
kataklizmës.
-
Misteri i ishullit të pashkës s`është
si u gjendën ato statuja atje.
-
Tashmë, ne e dimë .
-
Është se përse Rapa Nui
nuk reaguan në kohë?
-
Kjo është vetëm njëra
prej shumë teorive,
-
por lidhet vecanërisht me ne sot.
-
Që prej vitit 1950, popullsia
e botës është gati trefishuar.
-
dhe që prej vitit 1950, e kemi
shndërruar ishullin tonë, Tokën
-
shumë më thellë se gjatë githë
historisë tonë 200,000 vjeçare.
-
Nigeria është eksportuesi
më i madh i vajit në Afrikë,
-
por megjithatë 70% e popullsisë
jeton në varfëri.
-
Bollëku është atje, por banorët e saj
nuk e shfrytëzojnë dot.
-
Kështu ndodh në të gjithë globin.
-
Gjysma e të varfërve në botë, jetojnë
në vende të pasura me burime.
-
Stili ynë i zhvillimit
nuk i ka përmbushur premtimet e veta.
-
Brenda 50 viteve, hendeku
midis të pasurve dhe të varfërve...
-
është zgjeruar më shumë se kurrë.
-
Sot gjysma e pasurisë botërore...
-
është në duart e të pasurve
që përbëjnë 2% të popullsisë në botë.
-
A mund të qëndrojë
një pabarazi e tillë?
-
Ata janë shkaktarët
e zhvendosjeve masive..
-
shkallën e të cilave ende
nuk e përcaktojmë dot.
-
Qyteti i Lagos-it kishte një popullsi
prej 700,000 banorësh në vitin 1960.
-
Ajo do të shkojë 1.6 milionë
në vitin 2025.
-
Lagos është një nga qytetet gjigande,
me rritjen më të shpejtë në botë.
-
Të sapo mbërriturit janë më së shumti
fermerë që braktisin tokat...
-
Për arsye ekonomike ose demografike,
-
apo për shkak të pakësimit
të burimeve.
-
Kjo është një rritje
ekstreme e tipit urban,
-
e diktuar me tepër nga nevoja
për mbijetesë sesa për përparim.
-
Çdo javë mbi një milonë njerëz...
-
shtojnë popullsinë e qyteteve
të botës.
-
Një në 6 njerëz jeton në zona
-
të varfra, të pasigurta
dhe të mbipopulluara,
-
pa kushtet minimale jetësore..
-
si ujë, shërbim shëndetësor
apo energji elektrike.
-
Uria po përhapet sërish.
-
Ajo prek gati 1 miliardë njerëz.
-
Në të gjithë planetin, më të varfrit
rrëmojnë plehrave, për të mbijetuar,
-
ndërsa ne vazhdojmë të gërmojmë për
burime pa të cilat s`mund të jetojmë.
-
Ne kërkojmë gjithmonë e më larg,
-
në territore të pashfrytëzuara
më parë..
-
dhe në rajone që janë gjithnjë e më
shumë të vështira për tu shfrytëzuar.
-
Ne nuk po e ndryshojmë modelin tonë.
-
Nafta mund të mbarojë?
-
Ne ende mund të përftojmë naftë
nga rëra bituminoze e Kanadasë.
-
Kamionët më të mëdhenj në botë
transportojnë mijra tonë rërë .
-
Procesi i nxehjes dhe i veçimit
të bitumit...
-
nga rëra kërkon
miliona metër kub ujë.
-
Nevojiten sasi
të mëdha të energjisë.
-
Ndotja është katastrofike.
-
Me sa duket, proriteti më urgjent,
-
është të gërmojmë në çdo xhep
të energjisë diellore.
-
Çisternat e naftës bëhen
gjithmonë e më të mëdha.
-
Kërkesat tona për energji
po rriten vazhdimisht.
-
Ne përpiqemi të fuqizojmë rritjen
porsi një furrë e stërmadhe...
-
që kërkon gjithmonë
e më shumë karburant.
-
Bëhet fjala për Karbon.
-
Brenda pak dekadash, karboni që e
bënte atmosferën tonë një furrnaltë,
-
dhe që natyra e ngujoi
për miliona vite,
-
duke lejuar jetën të zhvillohej,
-
mund të ketë rrjedhur sërish
masivisht në sipërfaqe.
-
Atmosfera po ngrohet.
-
Do ishte e pabesueshme që një anije
të lundronte këtu pak vite më parë.
-
Transporti, industria,
shpyllëzimi, agrikultura
-
Aktivitetet tona çlirojnë
sasi të mëdha dioksid karboni.
-
Pa e kuptuar
se molekulë pas molekule,
-
ne kemi prishur
ekuilibrin e klimës në Tokë.
-
Sytë janë drejtuar nga polet,
-
ku pasojat e ngrohjes globale
janë më të dukshme.
-
Po ndodh shpejtë,
shumë shpejtë.
-
Korridori veriperëndimor
që lidh Amerikën, Evropën dhe Azinë
-
nëpërmjet polit, po hapet.
-
Shtresa akullnajore e Arktikut
po shkrin.
-
Nën efektin e ngrohjes globale,
-
shtresa akullnajore ka humbur 40 %
të trashësisë brenda 40 viteve.
-
Shtresa e sipërme në verë
ulet vit pas viti..
-
Ajo mund të zhduket fare
përpara vitit 2030.
-
Disa e parashikojnë përpara vitit 2015.
-
Së shpejti, këto ujra do të çlirohen
nga akujt gjatë disa muajve të vitit.
-
Rrezet e diellit të cilat
shtresa e akullit i reflektonte...
-
tani depërtojnë në ujrat e errëta
duke i ngrohur ato.
-
Proçesi i ngrohjes globale
po përshpejtohet.
-
Ky akull përmban
të dhënat e planetit tonë..
-
Përqëndrimi i dioksidit të karbonit
-
nuk ka qenë ndonjëherë kaq i lartë
që prej disa qindra mijëra vitesh.
-
Njerëzimi kurrë nuk ka jetuar
në një atmosferë të tillë.
-
A po e rrezikon jetën e çdo specie,
shfrytëzimi pa kriter i burimeve?
-
Ndryshim i klimës
nxjerr në pah rrezikun.
-
Prej vitit 2050,
një e katërta e specieve
-
në Tokë rrezikojnë të zhduken,
-
Në këto zona polare,ekuilibri natyror
tashmë është çrregulluar.
-
Larg brigjeve të Groenlandës,
ka gjithmonë e më shumë ajsbergë.
-
Brenda 30 viteve,
shtresa e akullit në polin e veriut,
-
ka humbur 30% të sipëfaqes së saj.
-
Por ndërsa Groenlanda
ngrohet me shpejtësi,
-
ujrat e ftohta
të gjithë kontinentitit...
-
derdhen në ujrat e kripura
të oqeanit.
-
Akulljt e Groenlandës përmbajnë
20% të ujrave të ftohta planetit.
-
Nëse ai shkrin, niveli detit
do të rritet rreth shtatë metra.
-
Por këtu nuk ka industri.
-
Shtresa e akullt e Groenlandës vuan
pasojat e gazrave të efektit serë
-
që clirohen prej diku tjetër në Tokë.
-
Sistemi ynë ekologjik nuk ka kufij.
-
Kudoqofshim ne, aktiviteti ynë
ndikon në të gjithë Tokën.
-
Atmosfera e planetit tonë
është një hapësirë e pandashme.
-
Eshtë një pronë e përbashkët.
-
Mbi sipërfaqen e Groenlandës ,
në pejsazh po shfaqen liqenet.
-
Shtresa e akullit po shkrin
me një shpejtësi që ...
-
edhe shkencëtarët më pesimistë nuk
e kishin parashikuar 10 vite më parë.
-
Gjithnjë e më shumë lumenj
që ushqehen me ujë akullnajash...
-
po bashkohen dhe po dalin
në sipërfaqe.
-
Mendohej se uji do të ngrinte
në brendësi të akullit.
-
Përkundrazi,
ai rrjedh poshtë akullit,
-
duke e zhvendosur
shtresën e akullit drejt detit,
-
ku shpërbëhet në ajsbergë .
-
Ndërsa ujrat e ftohta
të akullit të Grenlandës...
-
gradualisht bashkohen
me ujrat e kripura të oqeaneve,
-
vendet e ulta anë e mbanë globit,
janë të rrezikuara.
-
Nivelet e deteve po rriten.
-
Shtimi i ujit, duke u ngrohur,
shkaktoi,
-
vetëm gjatë shekullit të 20të
një ngritje prej 20 centimetrash.
-
Gjithçka po destabilizohet.
-
Gumat koralore, për shembull,
janë jashtëzakonisht të ndjeshme
-
edhe ndaj ndryshimit më të vogël
të temperaturës së ujit.
-
Tridhjetë përqind e tyre
janë zhdukur.
-
Ato janë një hallkë e rëndësishme
në zinxhirin e specieve.
-
Në atmosferë, rrymat e erërave
të mëdha, po ndërrojnë drejtim.
-
Ciklet e shirave kanë ndryshuar.
-
Gjeografia e klimës
ka pësuar ndryshime.
-
Banorët e këtyre ishujve
të ulët këtu në Maldive,
-
për shembull, janë të rrezikuar.
-
Ata janë gjithmonë e më tepër
të shqetësuar.
-
Disa madje janë duke kërkuar
terrene më të përshtatshme.
-
Nëse nivelet e deteve vazhdojnë
të rriten gjithmonë e më shpejtë,
-
Çfarë do të bëjnë popullsitë
e qyteteve
-
më të mëdha si Tokio?
-
Vit pas viti, parashikimet
e shkencëtareve behen me alarmante.
-
Shtatëdhjetë përqind e popullsisë së
botës jeton në ultësirat bregdetare.
-
11 nga 15 superqytetet shtrihen në
bregdet ose në grykëderdhje lumenjsh.
-
Ndërsa detet rriten, kripa
do të pushtojë ujin e pijshëm,
-
duke i privuar kështu
banorët nga pirja e ujit.
-
Fenomeni i migracionit
është i paevitueshëm.
-
E vetmja pasiguri
është shkalla e tij.
-
Në Afrikë, Mali Kilimanxharo
nuk njihet më.
-
Tetëdhjetë përqind e akujve të tij
janë shkrirë.
-
Në verë, lumenjtë nuk rrjedhin më.
-
Banorët vendas janë prekur
nga mungesa e ujit.
-
Madje edhe në majat më të larta
të botës, në zemër të Himalajave,
-
dëbora dhe akujt e përjetshëm
po pakësohen.
-
Këto akuj ende luajnë
një rol kryesor në ciklin ujor.
-
Ata e ngrijnë ujin
e shirave të stinës...
-
dhe e lëshojnë në verë
kur dëbora shkrin.
-
Akujt e Himalajave janë burimi
i të gjithë lumenjve të Azisë
-
Indusit, Gangut,
Mekongut, Jance Kiang.
-
2 miliardë njerëz varen prej tyre,
për ujë të pijshëm...
-
dhe për vaditjen e tokës,
si në Bangladesh.
-
Në grykëderdhjen e lumit Gang
dhe Bramaputra,
-
Bangladeshi është prekur
drejtëpërdrejtë nga ky fenomen...
-
fillon me Himalajat dhe vazhdon
me rritjen e nivelit te detit.
-
Ky është një nga vendet më të
populluara dhe më të varfra në botë.
-
Ai tashmë është goditur
prej ngrohjes globale.
-
Kombinimi i uraganëve
me përmbytjet dramatike,
-
mund të shkaktojë zhdukjen
e një të tretës së territorit të tij.
-
Kur popullsitë dorëzohen përpara
këtyre fenomeneve shkatërruese
-
ato përfundimisht largohen.
-
Vendet e pasura nuk bëjnë përjashitm.
-
Thatësirat po shfaqen
në të gjithë planetin.
-
Në Australi janë prekur
gjysma e tokave të fermave.
-
Ne jemi duke rrezikuar
ekuilibrin klimaterik...
-
i cili ka bërë të mundur zhvillimin
tonë përgjatë 12,000 viteve.
-
Gjithnjë e më shumë zjarre masive
rrezikojnë qytetet e mëdha.
-
Kështu, ata e përshkallëzojnë
ngrohjen globale.
-
Kur pemët digjen,
çlirojnë dioksid karboni.
-
Sistemi që kontrollon klimën tonë,
është dëmtuar rëndë.
-
Elementët në të cilët
ai mbështetet janë çrregulluar.
-
Ora e ndryshimeve klimaterike, mbi
këto vende të mrekullueshme po afron.
-
Këtu në Siberi dhe diku
tjetër në planet,
-
bën aq ftohtë sa toka
është vazhdimisht e ngrirë.
-
Njihet me emrin
"ngricë e përhershme".
-
Nën sipëfaqen e saj, fle një bombë
klimaterike me sahat: metani,
-
një gaz 20 herë
më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.
-
Nëse ngrica e pëhershme shkrin,
metani i cliruar...
-
do të shkaktonte
daljen nga kontrolli të efektit serë,
-
me pasoja të paparashikueshme.
-
Ne do të gjendeshim vërtetë
në një territor të panjohur.
-
Njerëzimi ka më pak se 10 vite kohë
për të ndryshuar këtë tendencë
-
dhe të shmangë kalimet
brenda këtij territori
-
Jeta në Tokë sikurse
kurrë nuk e kemi njohur.
-
Ne kemi krijuar fenomene
të cilat nuk i kontrollojmë dot.
-
Që prej zanafillës, uji, ajri dhe çdo
formë jete janë imtësisht të lidhur.
-
Por së fundmi ne i kemi këputur
këto lidhje.
-
Të përballemi me faktet.
-
Ne duhet të besojmë në dijet tona.
-
E gjithë kjo që sapo pamë është
një pasqyrim i sjelljes njerëzore.
-
Ne e kemi formuar Tokën
sipas përfytyrimit tonë.
-
Na ka mbetur shumë pak kohë
për të ndryshuar.
-
Si do ta mbajë ky shekull barrën
e 9 miliardë qënieve njerëzore
-
nëse ne refuzojmë
të japim llogari
-
për gjithshka që e kemi bëre "Ne"?
-
20 % e popullsisë së botës
konsumon 80% të burimeve të saj
-
Bota paguan 12 herë më tepër
për shpenzime ushtarake sesa
për të ndihmuar vendet ne zhvillim
-
5000 njerëz në ditë vdesin prej ujit
të ndotur. 1 miliardë njerëz
nuk pijnë ujë të shëndetshëm.
-
Afro 1 miliardë njerëz
po shkojnë drejt urisë
-
Mbi 50% e grurit të tregtuar anembanë
botës është përdorur si ushqim
për kafshët ose si biokarburant.
-
40% e tokave të punueshme
kanë vuajtur dëmin e kohës
-
Çdo vit, zhduken
13 milionë hektarë pyje.
-
Një në 4 gjitarë, një në 5 zogj, një
në 3 amfibë rrezikojnë të zhduken.
Speciet po zhduken 1000 herë më
shpejt se ritmi natyror
-
3/4 e zonave të peshkimit janë
dëmtuar, zbrazur apo në degradim.
-
Temperaturat mesatare të 15 viteve
të fundit kanë qenë më të lartat
që janë regjistruar ndonjëherë.
-
Shtresa e akullit është
40% më e hollë se 40 vite më parë
-
Në 2050, numri të shpërngulurve
prej klimës mund të arrijë
deri në 200 milionë.
-
Kostoja e veprimeve
tona është i lartë.
-
Të tjerë e paguajnë çmimin
pa qenë pjesmarrës aktivë.
-
Kam parë kampe refugjatësh
të mëdhenj si qytetete,
-
duke u përhapur nëpër shkretëtirë.
-
Sa burra, gra dhe fëmijë...
-
do të mbeten rrugëve nesër?
-
A duhet vazhdimisht të ngremë
mure të larta për të këputur
-
zinxhirin e solidaritetit njerëzor?
Të ndajmë popujt
-
dhe të mbrojmë lumturinë e disave
prej varfërisë së të tjerëve?
-
Është tepër vonë
për të qenë pesimist.
-
Unë e di që një njeri i vetëm
mund të rrëzojë çdo mur.
-
Eshtë tepër vonë
për të qenë pesimist..
-
Në mbarë botën 4 në 5 fëmijë
shkojnë në shkollë.
-
Kurrë më parë nuk i është dhënë dije
kaq shumë qënieve njerëzore.
-
Çdokush nga më i pasuri
te më i varfri, mund të kontribuojë.
-
Lesoto, një nga vendet
më të varfra në botë,
-
Është vendi që investon
më tepër për frymë në shkollim.
-
Katari, një nga vendet
më të pasura në botë,
-
i ka hapur dyert universiteteve
më të mira
-
Kultura, edukim, studimi dhe risitë
janë burime të pashtershme.
-
Përballë skamjes dhe vuajtjes,
-
miliona O.J.Q. po vërtetojnë
se solidariteti njerëzor...
-
është më i fuqishëm
se egoizmi e kombeve..
-
Në Bangladesh, një njeri
mendoi të pamundurën...
-
dhe ngriti një bankë që jepte hua
vetëm për të varfrit.
-
Brenda 30 vitesh
ajo ka ndryshuar jetët...
-
e 150 milion njerëzve
anembanë botës.
-
Antarktida është një kontinent
me burime të shumta natyrore...
-
të cilat asnjë shtet
nuk i pretendon dot,
-
një pasuri natyrore kushtuar
paqes dhe shkencës.
-
Një traktat i firmosur prej
49 shtetesh e ka kthyer
-
në thesar të përbashkët
për të gjithë njerëzimin.
-
Është tepër vonë
për të qenë pesimist.
-
Qeveritë kanë vepruar në mbrojtje
të 2% të ujrave territoriale botërore
-
Nuk është shumë, por është
dy herë më shumë se para 10 viteve.
-
Parqet e para natyrore janë krijuar
vetëm një shekull më parë.
-
Ata zënë 13% të kontinentit.
-
Krijojnë hapësira ku aktiviteti
njerëzor është në sintoni...
-
me ruajtjen e specieve,
tokës dhe peisazhit.
-
Kjo harmoni midis njeriut
dhe natyrës, mund të bëhet normë,
-
dhe jo më përjashtim.
-
Në SH.B.A, Nju Jorku ka kuptuar
se natyra punon për ne.
-
Këto pyje dhe liqene
furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm
-
Në Korenë e jugut, pyjet
u shkatërrun nga lufta.
-
Në sajë të një programi
kombëtar ripyllëzimi,
-
ata sërish zënë 65% të vendit.
-
Më shumë se 75% e letrës është
e riciklueshme.
-
Kosta Rika ka zgjedhur
mes shpenzimeve ushtarake
-
dhe ruajtjes së tokave të saj.
-
Vendi nuk ka më ushtri.
-
Parapëlqen që burimet e tij
t`ja dedikojë edukimit, ekoturizmit..
-
dhe mbrojtjes së pyjeve të tij
të virgjëra.
-
Gaboni është një nga prodhuesit
më të mëdhenj të drurit në botë.
-
Ai zbaton prerjen selektive,
-
jo me tepër se një pemë
për hektar.
-
Pyjet e tij janë një nga burimet
më të rëndësishme ekonomike në vend,
-
por ato kanë kohë
për tu rigjeneruar.
-
Ekzistojnë programe që garantojnë
qëndrueshmëri në manaxhimin e pyjeve.
-
Duhet të bëhen të detyrueshme.
-
Për konsumatorët dhe prodhuesit,
-
drejtësia është një mundësi
për tu vlerësuar.
-
Kur tregëtia është e ndershme, kur
përfitojnë edhe blerësi edhe shitësi,
-
çdokush mund të përparojë
dhe të gëzojë një jetë të mirë.
-
Si mund të ketë drejtësi dhe barazi..
-
midis njerëzve të cilët veglat
e vetme kanë duart e tyre...
-
dhe atyre që i korrin prodhimet
me makineri dhe ndihmë nga shteti?
-
Le të bëhemi
konsumatorë të përgjegjshëm.
-
Të mendojmë se çfarë blejmë.
-
Eshtë tepër vonë
për të qenë pesimistë.
-
Kam parë bujqësi
për nevojat njerëzore.
-
Mund të ushqejë gjithë planetin
-
nëse prodhimi i mishit nuk ja heq
njerëzve ushqimin nga goja.
-
Kam parë peshkatarë
janë të kujdeshëm në peshkim...
-
dhe shqetësohen
për pasuritë e oqeanit.
-
Kam parë shtëpi
që e sigurojnë vetë energjinë.
-
5000 njerëz jetojnë në rajonin
e parë ekologjik të botës,
-
në Fraiburg, Gjermani.
-
Qytete të tjera
i janë bashkuar projektit.
-
Mumbai është i 100-ti prej tyre.
-
Qeveritë e Zelandës së re,
Islandës, Austrisë, Suedisë...
-
dhe vendeve të tjera
e kanë bërë zhvillimin...
-
e burimeve të rigjenerueshme
energitike, prioritet parësor.
-
Unë e di se 80% e energjisë
që harxhojmë...
-
vjen prej burimeve
energjitike nëntokësore.
-
Çdo javë, 2 termocentrale
me qymyr ndërtohen vetëm në Kinë.
-
Por unë kam parë, në Danimarkë,
-
prototipin e një impianti
me qymyrguri...
-
që e çlironte karbonin në tokë
dhe jo në ajër.
-
Një zgjidhje për të ardhmen?
Askush nuk e di ende.
-
Kam parë në Islandë,
-
një central elektrik që ushqehej
me nxehtësinë e Tokës.
-
Energji gjeotermike.
-
Kam parë një gjarpër uji
të shtrihet mbi dallgë
-
për të thithur energjinë e valëve
dhe për të prodhuar energji.
-
Unë kam parë mullinjtë e erës
brigjeve të Danimarkës
-
që prodhojnë 20% të energjisë
së vendit.
-
SH.B.A., Kina, India,
Gjermany and Spanja...
-
janë investitorët më të mëdhenj
në fushën e energjisë së rinovueshme.
-
Ato tashmë kanë hapur
mbi 2 milionë e gjysëm vende pune.
-
Në cilin vend të botës nuk fryn erë?
-
Kam parë hapësira të shkreta
që piqen në diell.
-
Çdo gjë në tokë është e lidhur,
-
dhe Toka varet prej diellit, burimit
të saj të hershëm të energjisë.
-
S`munden njerëzit të imitojnë bimët
e të thithin energjinë diellore?
-
Për një ore, dielli i jep
Tokës të njëjtën
-
sasi energjie që konsumohet
nga të gjithë njerëzit në një vit.
-
Për sa kohë të jetojë Toka, energjia
e diellit do të jetë e pashtershme.
-
Gjithë çka duhet të bëjmë
është të ndalojmë shpimin e Tokës..
-
dhe ti hedhim sytë nga qielli.
-
Gjithë çka duhet të bëjmë është
të mësojmë të shfrytëzojmë Diellin.
-
Gjithë këto eksperimente janë veç
shembuj që shfaqin një vetëdije të re.
-
Ato përcaktojnë gjurmët
e një aventure të re njerëzore...
-
bazuar në mirëkuptimin,
zgjuarsinë dhe të përbashkëtën.
-
Eshtë koha të bashkohemi.
-
Nuk ka rëndësi ajo që iku,
por ajo që na ka mbetur
-
Ne kemi ende gjysmën
e pyjeve të botës,
-
mijëra lumenj, liqene e akullnaja...
-
si dhe mijra specie në gjallim.
-
Ne e dimë se zgjidhjet janë atje sot.
-
Ne të gjithë e kemi forcën
për të ndryshuar.
-
Atëherë, çfarë jemi duke pritur?