< Return to Video

Samadhi Part 1 - "Maya, the Illusion of the Self"

  • 1:14 - 1:25
    Samadhi
  • 1:25 - 1:31
    është një fjalë antike Sanskrite, për të cilën nuk ka një fjalë moderne ekuivalente.
  • 1:31 - 1:38
    Është një sfidë e madhe të bësh një film për Samadh-in
  • 1:38 - 1:54
    Samadhi flet për diçka që nuk mund të përcillet në nivelin e mendjes.
  • 1:54 - 2:00
    Ky film është thjeshtë manifestimi i jashtëm i eksplorimit të botës time të brendshme.
  • 2:00 - 2:07
    Qëllimi nuk është që t'ju mësojmë diçka rreth Samadh-it, apo t'ju sigurojmë informacione për mendjen tuaj, por
  • 2:07 - 2:17
    qëllimi është t'ju frymëzojmë që ta zbuloni drejtpërdrejt natyrën e vërtetë të qenies suaj.
  • 2:17 - 2:29
    Samadhi është i rëndësishëm tani më shumë se kurrë.
  • 2:29 - 2:35
    Ne jemi në një moment të historisë, ku jo vetëm që kemi harruar Samadh-in, por kemi harruar gjithashtu se
  • 2:35 - 2:44
    çfarë kemi harruar.
  • 2:44 - 3:28
    Ky harrim është Maja, iluzioni i vetes.
  • 3:28 - 3:34
    Si njerëz, shumica prej nesh jeton i zhytur në rutinën e përditshme, duke mos menduar fare se kush
  • 3:34 - 3:42
    jemi, pse jemi këtu, apo se ku po shkojmë.
  • 3:42 - 3:50
    Shumë prej nesh nuk e kanë kuptuar kurrë natyrën e vërtetë të qenies sonë, të shpirtit, apo siç e quan ndryshe Buddha "annata"
  • 3:50 - 3:57
    - e cila është përtej emrit dhe formës, përtej të menduarit.
  • 3:57 - 4:02
    Si pasojë, ne besojmë se jemi këto trupa të kufizuar që kemi.
  • 4:02 - 4:11
    Ne jetojmë me frikën - në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme - se kjo strukturë e kufizuar, me të cilën ne
  • 4:11 - 4:26
    identifikohemi (personifikohemi), do të vdesë.
  • 4:26 - 4:31
    Sot, një numër i madh njerëzish, të cilët merren me praktika fetare apo shpirtërore (spirituale)
  • 4:31 - 4:40
    si joga, lutja, meditimi, psal, apo ndonjë lloj tjetër rituali, janë duke praktikuar
  • 4:40 - 4:42
    teknika që janë të kufizuara.
  • 4:42 - 4:50
    Çka do të thotë se të gjitha këto janë pjesë e egos.
  • 4:50 - 4:55
    Problemi nuk qëndron tek kërkimi (i së vërtetës) apo aktiviteti që bëhet, por i gjithë problemi qëndron në të menduarit se përgjigjja është gjetur
  • 4:55 - 5:01
    në disa forma (veprime) të jashtme.
  • 5:01 - 5:07
    Spiritualiteti, në formën e tij më të zakonshëm, nuk ka asnjë ndryshim me të menduarit patologjik, që
  • 5:07 - 5:11
    po shpërndahet gjithandej.
  • 5:11 - 5:14
    Është një shqetësim tjetër i mendjes.
  • 5:14 - 5:19
    Më shumë rendim drejt të bërit shumë gjëra, sesa të kuptuarit të qëllimit se pse po i bëjmë.
  • 5:19 - 5:29
    Egoja do më shumë para, fuqi, dashuri, më shumë gjithçka.
  • 5:29 - 5:38
    Ata të cilët janë në të ashtuquajturën rrugë shpirtërore, dëshirojnë të jenë akoma më shumë shpirtërorë, më të vetëdijshëm, më të vetë-kontrolluar,
  • 5:38 - 5:43
    më paqësorë, më të ndriçuar.
  • 5:43 - 5:53
    Rreziku që ju kanoset ju gjatë shikimit të këtij filmi, është që mendja juaj do të dojë që të marrë (përthithë) Samadh-in. Akoma më
  • 5:53 - 6:01
    i rrezikshëm është fakti se mendja juaj mund të mendojë se e ka marrë Samadh-in.
  • 6:01 - 6:06
    Kudo ku ekziston dëshira për të marrë diçka, aty është egoja
  • 6:06 - 6:08
    aktive.
  • 6:08 - 6:18
    Samadhi nuk është diçka për tu marrë apo për t'ja shtuar vetes.
  • 6:18 - 6:27
    Për të kuptuar (realizuar) Samadh-in, është që të mësosh të vdesësh para se të vdesësh.
  • 6:27 - 6:32
    Jeta dhe vdekja, janë si një jin dhe jang - një vazhdimësi e pandashme (e pashkëputshme).
  • 6:32 - 6:37
    Duke u shpalosu pafundësisht, pa fillim dhe fund.
  • 6:37 - 6:43
    Kur ne largojmë vdekjen, ne gjithashtu largojmë jetën.
  • 6:43 - 6:49
    Kur ju përjetoni direkt të vërtetën se kush jeni, nuk ekziston më frika e jetës
  • 6:49 - 6:51
    apo vdekjes.
  • 6:51 - 7:00
    Neve na është thënë se kush jemi nga shoqëria dhe kultura jonë dhe në të njëjtën kohë, ne jemi
  • 7:00 - 7:13
    skllevër të dëshirës dhe mospëlqimit biokogjik të pavetëdijshëm, që udhëheq zgjedhjet tona.
  • 7:13 - 7:16
    Egoja nuk është asgjë më shumë sesa impulsi për të përsëritur.
  • 7:16 - 7:23
    Është thjeshtë rruga në të cilën energjia ka kaluar një herë dhe tendenca që përsëri ka kjo energji për të kaluar
  • 7:23 - 7:33
    në po atë rrugë, qoftë pozitive apo negative për organizmin.
  • 7:33 - 7:40
    Ka nivele të pafundme të memories apo mendjes, spirale brenda spiraleve.
  • 7:40 - 7:47
    Kur koshienca (ndërgjegjja/vetëdija) juaj identifikohet me këtë mendje apo ego, si rezultat ju mban të lidhur me
  • 7:47 - 7:55
    kushtëzimin shoqëror, të cilin mund ta quani matriks (matricë).
  • 7:55 - 8:01
    Ka aspekte të egos për të cilat ne jemi të vetëdijshëm, por problemi është se qenien tonë, që mund ta quajmë si një makineri,
  • 8:01 - 8:13
    e drejtojn e pavetëdijshmja, "instalimet" e vjetra, frikërat e para që janë mbjellur tek ne.
  • 8:13 - 8:19
    Forma të pafundme që synojnë drejt kënaqësisë dhe shmangies së vuajtjes, janë sublimuar (lartësuar) në
  • 8:19 - 8:31
    sjellje patologjike...punë...marrëdhënie...besime, mendimet tona të thella
  • 8:31 - 8:37
    dhe e gjithë mënyra sesi jetojmë.
  • 8:37 - 9:08
    Ashtu si kafshët, shumica e njerëzve jetojnë dhe vdesin në nënshtrim pasiv, duke e ushqyer jetën e tyre me matriksin.
  • 9:08 - 9:12
    Ne e jetojmë jetën tonë sipas modeleve të kufizuara.
  • 9:12 - 9:17
    Jetët shpesh janë të mbushura me vuajtje të mëdha dhe nuk vjen kurrë momenti që
  • 9:17 - 9:26
    të çlirohemi.
  • 9:26 - 9:34
    Është e mundur që të heqim dorë nga jeta e trashëguar nga e shkuara, në mënyrë që të
  • 9:34 - 10:08
    jetojmë jetën që pritet të linde nga bota jonë e brendshme.
  • 10:08 - 10:21
    Ne të gjithë kemi lindur në këtë botë me struktura të kufizuara biologjike, por pa vetëdije për veten.
  • 10:21 - 10:29
    Shpeshherë, kur shikoni në sytë e fëmijëve, nuk ka gjurmë të vetes, por vetëm boshllëk që ndriçon.
  • 10:29 - 10:37
    Personi në të cilin ne rritemi, është një maskë e vënë mbi koshiencë (vetëdije).
  • 10:37 - 10:54
    Shekspiri ka thënë: "E gjithë bota është një skenë dhe të gjithë burrat e gratë thjeshtë aktorë".
  • 10:54 - 11:04
    Tek një individ i vetëdijshëm (i ndriçuar), koshienca shndërrin përtej personalitetit, përtej maskës.
  • 11:04 - 11:09
    Kur jeni të ndriçuar, ju nuk identifikoheni më me karakterin tuaj.
  • 11:09 - 11:17
    Ju nuk e besoni se jeni maskat që keni vënë.
  • 11:17 - 11:30
    Por ju as nuk hiqni dorë së luajturi një rol.
  • 11:41 - 11:47
    Në momentin që ne identifikohemi me karakterin ose personalitetin tonë,
  • 11:47 - 11:53
    kjo është Maja, iluzioni i vetes.
  • 11:53 - 12:02
    Samadhi është zgjimi nga ëndërra e personazhit që luan në lojën e jetës.
  • 12:13 - 12:19
    2400 vite pasi Platoni shkroi "Republikën", njerëzimi akoma është në
  • 12:19 - 12:25
    rrugën drejt daljes nga shpella e Platonit.
  • 12:25 - 12:37
    Në fakt, sot mund të jemi më të hipnotizuar nga iluzionet se kurrë më parë.
  • 12:37 - 12:43
    Platoni tregon për Sokratin, i cili përshkruante një grup njerëzish të prangosurtë prangosur brenda një shpelle,
  • 12:43 - 12:44
    ku përballë kishin një mur.
  • 12:44 - 12:50
    Gjithçka që mund të shihnin, ishin hijet e projektuara në mur nga gjërat që kalonin përpara
  • 12:50 - 12:53
    zjarrit që ndodhej pas tyre.
  • 12:53 - 12:57
    Kjo shfaqje kukullash, u bë bota e tyre.
  • 12:57 - 13:07
    Sipas Sokratit, hijet ishin për të burgosurit si realiteti
  • 13:07 - 13:11
    i tyre.
  • 13:11 - 13:16
    Edhe pasi atyre ju tregua për botën e jashtme, ata vazhduan të besojnë se hijet
  • 13:16 - 13:19
    ishin gjithçka.
  • 13:19 - 13:24
    Edhe nëse ata për një moment dyshonin se ekzistonte diçka më shumë, ata nuk ishin të gatshëm
  • 13:24 - 13:36
    të linin pas atë çka ishte më e njohur për to.
  • 13:36 - 13:41
    Njerëzimi sot është si ata të burgosurit, të cilët kanë parë vetëm ato hijet në murin e shpellës.
  • 13:41 - 13:44
    Hijet janë të ngjashme me mendimet tona.
  • 13:44 - 13:48
    Bota e të menduarit, është e vetmja botë që ne njohim.
  • 13:48 - 13:52
    Por, është një botë që ekziston përtej të menduarit.
  • 13:52 - 13:55
    Përtej mendjes dualiste.
  • 13:55 - 14:03
    A jeni të gatshëm të dilni nga shpella, të lini pas gjithçka që keni ditur, që të zbuloni të vërtetën
  • 14:03 - 14:16
    se kush jeni?
  • 14:16 - 14:22
    Në mënyrë që të përjetoni Samadh-in, është e domosdoshme të largoni vëmendjen tuaj nga hijet, larg
  • 14:22 - 14:26
    nga mendimet, drejt dritës.
  • 14:26 - 14:41
    Kur një person është mësuar vetëm me errësirën, ai duhet me patjetër të përshtatet gradualisht
  • 14:41 - 14:49
    me dritën.
  • 14:49 - 14:55
    Si çdo aklimatizim me një padigëm (model/shembull) të re, nevojitet kohë, përpjekje dhe vullnet i hekurt për
  • 14:55 - 15:17
    të zbuluar të rejat, si dhe për të larguar të vjetrën.
  • 15:17 - 15:30
    Për koshiencën, mendja është si një kurth, një labirint, apo një burg.
  • 15:30 - 15:40
    Nuk është se jeni në burg, por ju jeni burgu.
  • 15:40 - 15:48
    Burgu është një iluzion.
  • 15:48 - 15:54
    Nëse identifikoheni me veten iluzionare, jeni të përgjumur.
  • 15:54 - 15:59
    Sapo të bëheni të vetëdijshëm për burgun, nëse luftoni për të dalë nga iluzioni, atëherë ju po e trajtoni
  • 15:59 - 16:07
    iluzionin si të ishte real dhe përsëri ngeleni në gjumë, me të vetmin ndryshim që tani ëndërra
  • 16:07 - 16:08
    kthehet në një ankth.
  • 16:08 - 16:19
    Do të ndiqeni dhe do vraponi nga hijet përgjithmonë.
  • 16:19 - 16:27
    Samadhi është zgjimi nga ëndërra ku qenia juaj është e ndarë, apo nga egoja.
  • 16:27 - 16:39
    Samadhi është zgjimi nga të identifikuarit me burgun që quhet "UNË".
  • 16:39 - 16:48
    Ju nuk mundet kurrë të jeni të lirë, sepse kudo që shkoni, burgu juaj është me ju.
  • 16:48 - 16:54
    Zgjimi (vetëdijësimi) nuk ka të bëje me zhdukjen e mendjes apo matriksit, për kundrazi; kur nuk
  • 16:54 - 16:59
    identifikoheni me të, atëhere mund ta përjetoni lojën e jetës më plotësisht, ta shijoni shfaqjen siç duhet,
  • 16:59 - 17:04
    pa pasur frikë.
  • 17:04 - 17:10
    Nëmësimet e lashta, kjo quhej loja hyjnore e Leila-s: të luajturit
  • 17:10 - 17:22
    në dualitet.
  • 17:22 - 17:26
    Koshienca njerëzore është një vazhdimësi.
  • 17:26 - 17:31
    Në njërin ekstrem, njerëzit identifikohen me veten materiale.
  • 17:31 - 17:38
    Në ekstremin tjetër është Samadhi, shkëputja nga vetja.
  • 17:38 - 17:46
    Çdo hap që marrim brenda kësaj vazhdimësie drejt Samadh-it, sjell më pak vuajtje.
  • 17:46 - 17:52
    Më pak vuajtje nuk do të thotë se jeta s'ka dhimbje.
  • 17:52 - 17:59
    Samadhi është përtej dualitetit të dhimbjes dhe kënaqësië.
  • 17:59 - 18:04
    Kjo do të thotë se mendja përfshihet më pak, si rezultat kemi më pak rezitencë të vetëkrijuar kundrejt çdo
  • 18:04 - 18:22
    gjëje që shpaloset dhe është kjo rezistencë që krijon vuajtjen.
  • 18:22 - 18:28
    Të kuptuarit e Samadh-it, ju lejon që të shihni se çfarë ndodhet në anën tjetër të vazhdimësisë.
  • 18:28 - 18:35
    Të shihni se ka diçka më shumë se bota materiale dhe interesi vetjak.
  • 18:35 - 18:41
    Kur ka një ndërprerje të vetjakes në Samadhi, nuk ka më mendim egoist,
  • 18:41 - 18:51
    jo më vete, nuk ka dualitet, por është vetëm "unë jam", annata apo jo vetja.
  • 18:51 - 19:01
    Në këtë boshllëk lind agimi i prajna ose urtësisë - pra të kuptuarit se vetja jonë
  • 19:01 - 19:11
    e brendshme, është shumë larg lojës së dualitetit, përtej të gjithë vazhdimësisë.
  • 19:11 - 19:18
    Aspekti (vetja) jonë i brendshëm është i përjetshëm, i pandryshueshëm, gjithmonë në të tashmen.
  • 19:18 - 19:25
    Ndriçimi është bashkimi i spirales primare, manifestimi i botës që është gjithnjë në ndryshim
  • 19:25 - 19:34
    apo zambaku i ujit në të cilin koha shpaloset, me qenien tënde të përjetshme.
  • 19:34 - 19:42
    Lidhja juaj e brendshme, rritet si një lulje që gjithnjë shpaloset, ndërkohë që ju nuk identifikoheni më me vetveten (egon),
  • 19:42 - 20:10
    duke u bërë kështu një urë e gjallë mes botës së kohës dhe të përjetshmes.
  • 20:10 - 20:15
    T.ë kuptuarit e aspektit tonë të brendshëm është vetëm fillimi i rrugëtimit
  • 20:15 - 20:21
    Do na duhet që ta përjetojmë dhe ta humbasim Samadh-in shumë herë në meditim, para se të
  • 20:21 - 20:25
    fitojmë aftësinë për ta integruar Samadh-in në aspektet e tjera të jetës sonë.
  • 20:25 - 20:32
    Nuk është diçka e pazakontë që të kemi njohuri të thella rreth natyrës së qenies sonë gjatë meditimit,
  • 20:32 - 20:40
    apo të kërkojmë veten, që të gjejmë veten përsëri, duke u kthyer prap në sjelljet e vjetra, e duke harruar
  • 20:40 - 20:54
    të vërtetën se kush jemi.
  • 20:54 - 21:01
    Të kuptosh se qetësia apo boshllëku në çdo aspekt të jetës, në çdo aspekt të qenies
  • 21:01 - 21:24
    së dikujtë, është që të bëhemi zbrazëtia që merr çfarëdolloj forme.
  • 21:24 - 21:28
    Qetësia nuk është diçka e ndarë nga lëvizja.
  • 21:28 - 21:31
    Nuk është e kundërta e lëvizjes.
  • 21:31 - 21:42
    Në Samadhi. qetësia njihet si identike me lëvizjen, forma është identike me zbarazëtinë.
  • 21:42 - 22:02
    Ky pohim është absurd për mendjen, sepse mendja është ardhja në jetë e dualitetit.
  • 22:02 - 22:10
    Rene Dekart, babai i filozofisë perëndimore, është i famshëm për shprehjen "Unë mendoj, pastaj
  • 22:10 - 22:11
    jam".
  • 22:11 - 22:18
    Asnjë frazë tjetër nuk e përmbledh më qartë rënien e qytetërimit dhe identifikimin
  • 22:18 - 22:23
    në shkallë të plotë, me hijet në murin e shpellës.
  • 22:23 - 22:32
    Gabimi i Dekartit, si gabimet e çdo njeriu, ishte barazimi që i bëri qenies thelbësore
  • 22:32 - 22:37
    me mendimin.
  • 22:37 - 22:51
    Në hyrje të librit të tij më të famshëm, Dekarti shkruan se pothuajse çdo gjë
  • 22:51 - 23:03
    duhet vënë në dyshim; ai mund të dyshojë në ndjenjat e veta, madje edhe për mendimet e veta.
  • 23:03 - 23:10
    Në mënyrë të ngjashme në Kalama Sutra, Buddha tha se të gjesh të vërtetën, duhet
  • 23:10 - 23:17
    të dyshojmë në të gjitha traditat, shkrimet, mësimet, përmbajtjen e mendjes sonë si dhe
  • 23:17 - 23:20
    në ndjesitë tona.
  • 23:20 - 23:28
    Të dy këto burra e filluan rrugën me shumë skepticizëm, por ndryshimi është se Dekarti i ndaloi
  • 23:28 - 23:35
    kërkimet në nivel mendimi, kurse Buddha shkoi shumë më thellë - ai depërtoi përtej
  • 23:35 - 23:40
    niveleve më të thella të mendjes.
  • 23:40 - 23:47
    Nëse Dekarti do të kishte shkuar përtej mendjes së tij mendimtare, ai do të kishte kuptuar natyrën e tij të vërtetë
  • 23:47 - 23:53
    dhe koshienca Perëndimore do ishte shumë ndryshe sot.
  • 23:53 - 24:01
    Në vend të kësaj, Dekarti e përshkruan mundësinë e një demoni të ligë që na mbulon
  • 24:01 - 24:04
    me një perde iluzioni.
  • 24:04 - 24:11
    Dekarti nuk e njohu këtë demon të ligë se çfarë ishte.
  • 24:11 - 24:19
    Si në filmin "The Matrix", të gjithë ne mund të jemi të lidhur me një program të mirëmenduar që
  • 24:19 - 24:22
    na ushqen me një ëndërr iluzive (të gënjeshtërt) për botën.
  • 24:22 - 24:27
    Në film, njerëzit e jetonin jetën në matriks, ndërsa në një nivel tjetër
  • 24:27 - 24:33
    ata ishin thjeshtë bateri, duke ushqyer forcën e tyre të jetës me makineri, të cilat përdornin energjinë e tyre
  • 24:33 - 25:07
    për axhendën e tyre.
  • 25:07 - 25:11
    Njerëzit kanë tendencën që të fajësojnë dikë apo diçka jashtë vetes së tyre për gjendjen në të cilën gjendete bota
  • 25:11 - 25:13
    apo edhe për mjerimin e tyre.
  • 25:13 - 25:20
    Nëse është një person, grup apo vend i caktuar, fe ose njëfarë kontrolli
  • 25:20 - 25:28
    si Iluminati, i ngjashëm me demonin e ligë të Dekartit, apo makineritë e gjalla të Matriksit.
  • 25:28 - 25:35
    Ironikisht, demoni që përfytyroi Dekarti, është në të vërtetë gjëja me të cilën ai përcakton veten
  • 25:35 - 25:36
    e tij.
  • 25:36 - 25:43
    Kur e kuptoni (realizoni) Samadh-in, bëhet e qartë se ekziston një kontrollues, një makineri,
  • 25:43 - 25:48
    dhe një demon i ligë që filtron jetën tuaj çdo ditë.
  • 25:48 - 26:01
    Makineria je ti!
  • 26:01 - 26:08
    Egoja juaj përbëhet mini programe të kufizuara, apo pronarë të vegjël.
  • 26:08 - 26:21
    Njëri prej tyre ka dëshirë të madhe të hajë, tjetri do para, tjetri do status, tjetri fuqi,
  • 26:21 - 26:26
    tjetri seks, tjetri intimitet.
  • 26:26 - 26:29
    Një tjetër do vëmendje nga të tjerët.
  • 26:29 - 26:35
    Dëshirat janë me të vërtetë të pafundme dhe nuk mund të kënaqen kurrë.
  • 26:35 - 26:41
    Ne shpenzojmë shumë kohë dhe energji për zbukurimin e burgut tonë, duke ju dorëzuar presionit për të përmirësuar
  • 26:41 - 26:47
    maskat tona dhe për të ushqyer pronarët tonë të vegjël, duke i bërë ata akoma më të fuqishëm.
  • 26:47 - 26:57
    Ashtu si fiksimi me drogën, sa më shumë që ne përpiqemi të kënaqim pronarët e vegjël, aq më shumë përfundojmë duke dëshiruar.
  • 26:57 - 27:05
    Rruga drejt çlirimit nuk është përmirësimi i vetes, apo të kënaqësh axhendën tënde,
  • 27:05 - 27:13
    por është zhdukja e komplet axhendës.
  • 27:13 - 27:18
    Disa njerëz kanë frikë se po të zgjohen në natyrën e tyre të vërtetë do të thotë se ato do humbasin individualitetin
  • 27:18 - 27:20
    dhe shijimin e jetës.
  • 27:20 - 27:29
    Në fakt, e kundërta është e vërtetë; individualizimi unik i shpirtit mund të shprehet vetëm nëse
  • 27:29 - 27:36
    ne kapërcejmë egon tonë të kufizuar.
  • 27:36 - 27:42
    Fakti që ne mbesim të përgjumur në matriks, shumica prej nesh nuk e zbulojnë kurrë atë se çka shpirti
  • 27:42 - 27:58
    dëshiron të përcjelli.
  • 27:58 - 28:05
    Rruga drejt Samadh-it përfshin meditimin, që është vëzhgimi i egos së kufizuar,
  • 28:05 - 28:14
    e cila ndryshon si edhe të kuptuarit e natyrës suaj të vërtetë, e cila nuk ndryshon.
  • 28:14 - 28:22
    Kur ju të jeni në pikën tuaj të qetësisë, pra burimin e qenies suaj, ju atëherë do prisni për udhëzime të mëtejshmë
  • 28:22 - 28:28
    pa pasur nevojë për insistencë në atë sesi bota e jashtme duhet të ndryshojë.
  • 28:28 - 28:38
    Jo vullneti im, por vullneti i Universit të realizohet.
  • 28:38 - 28:44
    Nëse mendja përpiqet që vetëm të ndryshojë botën e jashtme që të jetë konform disa ideve për të cilat ju
  • 28:44 - 28:49
    mendoni sesi duhet të jetë rruga, është si të përpiqesh të ndryshosh imazhin në një pasqyrë duke manipuluar
  • 28:49 - 28:52
    reflektimin (shëmbëllimin).
  • 28:52 - 28:58
    Që ta bëni imazhin në një pasqyrë të buzëqeshe, ju nuk mund të manipuloni reflektimin, ju duhet
  • 28:58 - 29:06
    të kuptoni (realizoni) veten që është .burimi autentik i reflektimit
  • 29:06 - 29:11
    Kur të kuptoni (realizoni) veten tuaj të vërtetë, nuk do të thotë se çdo gjë në aspektin e jashtëm
  • 29:11 - 29:14
    detyrimisht duhet të ndryshojë.
  • 29:14 - 29:21
    Ajo çka ndryshon është energjia e brendshme koshiente dhe inteligjente, e quajtur ndryshe prana, e cila është e çliruar nga
  • 29:21 - 29:30
    çdo lloj forme e kufizuar, bëhet kështu e aftë të drejtohet nga vetë shpirti.
  • 29:30 - 29:35
    Ju mund të bëheni të vetëdijshëm për qëllimin e shpirtin, kur të jeni të aftë të vëzhgoni
  • 29:35 - 29:58
    egon e kufizuar dhe këmbënguljen e saj të pafundme dhe ta çlironi, ta lini të shkojë.
  • 29:58 - 30:04
    Në mitologjinë Greke, thuhet se zotat e dënuan Sizifusin që të përsëriste një detyrë
  • 30:04 - 30:07
    të pakuptimtë përjetësisht.
  • 30:07 - 30:12
    Detya e tij ishte të shtynte një gur lart në një mal, në mënyrë që ta rrokulliste poshtë përsëri.
  • 30:12 - 30:25
    Ekzistencialisti Francez dhe
  • 30:25 - 30:32
    fituesi i çmimit Nobel, Albert Kamy, e pa situatën e
  • 30:32 - 30:35
    Sizifit si një metaforë për njerëzimin.
  • 30:35 - 30:47
    Ai bëri një pyetje: "Si mund ta gjejmë kuptimin në këtë ekzistencë absurde?"
  • 30:47 - 30:55
    Si njerëz, po lodhemi pafundësisht, duke ndërtuar për një të ardhme që nuk mbërrin kurrë dhe pastaj
  • 30:55 - 31:09
    vdesim.
  • 31:09 - 31:16
    Nëse ne realisht e kuptojmë këtë të vërtetë, ose do na ikë mendja se jemi identifikuar me
  • 31:16 - 31:33
    karakteret tona egoiste, ose do zgjohemi e do çlirohemi.
  • 31:33 - 31:38
    Ne nuk mund të kemi kurrë sukses në luftën e jashtme, sepse ajo është thjeshtë reflektim i botës sonë të
  • 31:38 - 31:40
    brendshme.
  • 31:40 - 31:46
    Shakaja kozmike, absurditeti i situatës bëhet i qartë kur ka një dështim
  • 31:46 - 32:15
    të plotë dhe absolut të egos, për tu zgjuar nga përpjekjet e saj të kota.
  • 32:15 - 32:24
    Në Zen ka një shprehje: "Përpara ndriçimit çaj dru dhe mbush ujë.
  • 32:24 - 32:35
    Pas ndriçimit çaj dru dhe mbush ujë".
  • 32:35 - 32:41
    Para ndriçimit duhet të ngjisim lart gurin në kodër, pas ndriçimit duhet të
  • 32:41 - 32:45
    ngjisim lart gurin përsëri në kodër.
  • 32:45 - 32:47
    Çfarë ka ndryshuar?
  • 32:47 - 32:52
    Rezistenca e brendshme e asaj që është.
  • 32:52 - 32:59
    Lufta ra, ose më mirë ai që po luftonte e ka kuptuar se
  • 32:59 - 33:01
    ka qenë i gënjeshtërt.
  • 33:01 - 33:15
    Vullneti i individit apo mendja e tij dhe vullneti hyjnor, apo mendja supreme, janë në të njëjtin drejtim.
  • 33:15 - 33:28
    Samadhi është përfundimisht, rënia e të gjitha pengesave të brendshme, pa
  • 33:28 - 33:29
    përjashtim.
  • 33:29 - 33:36
    Ai që është i aftë të realizojë paqen e brendshme, pavarësisht rrethanës, ka arritur (realizuar)
  • 33:36 - 33:39
    Samadh-in e vërtetë.
  • 33:39 - 33:45
    Ju e çlironi pengesën jo sepse keni harruar një gjë apo një tjetër, por sepse liria juaj
  • 33:45 - 33:50
    e brendshme nuk është pjesë e së jashtmes.
  • 33:50 - 33:58
    Me rëndësi është të theksojmë se kur ne e pranojmë realitetin siç është, kjo nuk do të thotë se ne
  • 33:58 - 34:04
    ndalojmë së vepruari në botë, apo se bëhemi pacifistë meditues.
  • 34:04 - 34:10
    Në fakt, e kundërta është e vërtetë; kur jemi të lirë të veprojmë pa qenë të shtyrë nga motive të pavetëdijshme
  • 34:10 - 34:17
    vetëm atëhere është e mundur të veprojmë në përputhje me Tao-n, me forcën e plotë të
  • 34:17 - 34:30
    energjisë sonë të brendshme.
  • 34:30 - 34:36
    Shumë veta diskutojnë se në mënyrë që të ndryshojmë botën dhe të sjellim paqen, ne duhet të luftojmë
  • 34:36 - 34:40
    akoma më fort kundër armiqve tanë
  • 34:40 - 34:49
    Të luftosh për paqen është si të ulërasësh për qetësinë; thjeshët krijon akoma më shumë gjëra të padëshirueshme.
  • 34:49 - 34:55
    Në ditët e sotme ka një luftë kundër çdo gjëje: luftë kundër terrorit, luftë kundër sëmundjeve,
  • 34:55 - 35:01
    luftë kundër urisë.
  • 35:01 - 35:13
    Çdo luftë në fakt është një luftë kundër vetes sonë.
  • 35:13 - 35:17
    Lufta është pjesë e një iluzioni kolektiv.
  • 35:17 - 35:23
    Ne themi se duam paqe, ku ndërkohë ne vazhdojmë të zgjedhim lidera që përfshihen në luftë.
  • 35:23 - 35:29
    Ne e gënjejmë veten duke thënë se jemi pro të drejtave të njeriut, por vazhdojmë të blejmë produkte të prodhuara nga fabrika
  • 35:29 - 35:32
    ku punëtorët punojnë në kushte të këqija dhe me rroga minimale.
  • 35:32 - 35:36
    Ne themi se duam ajër të pastë, por vazhdojmë përsëri ta ndosim atë.
  • 35:36 - 35:43
    Ne duam që shkenca të na kurojë nga kanceri, por nuk i ndryshojmë sjelljet tona vetë-shkatërruese
  • 35:43 - 35:46
    që na bëjnë të sëmurë.
  • 35:46 - 35:51
    Ne e mashtrojmë veten tonë siku po promovojmë një jetesë të shëndetshme.
  • 35:51 - 35:58
    Ne nuk dëshirojmë të shikojmë ato pjesë tonat të fshehura që e lejonë vuajtjen dhe vdekjen.
  • 35:58 - 36:07
    Besimi jonë se mund të fitojmë një luftë kundë kancerit, urisë, terrorit, apo kundër çdo armiku tjetër që është krijuar
  • 36:07 - 36:13
    nga vetë mendimet dhe sjelljet tona, në fakt na lë të vazhdojmë të iluzionohemi se
  • 36:13 - 36:19
    nuk duhet ta ndryshojmë mënyrën sesi ne operojmë në këtë planet.
  • 36:19 - 36:24
    Është pikërisht bota e brendshme vendi ku duhet të ndodhi revolucioni.
  • 36:24 - 36:31
    Vetëm atëherë kur ta ndjejmë drejtpërdrejt spiralen e jetës brenda nesh, bota e jashtme do të
  • 36:31 - 36:34
    përputhet me Tao-n.
  • 36:34 - 36:42
    Deri atëherë, çdo gjë që ne bëjmë, do ti shtohet kaosit që kemi krijuar me anë të mendjes.
  • 36:42 - 36:49
    Lufta dhe paqja rriten sëbashku në një kërcim të pafundëm; ata janë një vazhdimësi.
  • 36:49 - 36:53
    Njëra gjysmë, nuk mund të ekzistojë pa gjysmën tjetër.
  • 36:53 - 36:59
    Ashtu siç drita nuk mund të ekzistojë pa errësirën dhe e sipërmja nuk mund të ekzistojë pa të poshtmen.
  • 36:59 - 37:07
    Bota duket sikur kërkon dritën pa errësirën, përmbushjen pa zbarazëtinë, lumturinë pa
  • 37:07 - 37:20
    trishtimin.
  • 37:20 - 37:38
    Sa më shumë përfshihet mendja, në aq më shumë fragmente ndahet bota.
  • 37:38 - 37:44
    Çdo zgjidhje që vjen nga mendja egoiste, udhëhiqet nga ideja se ekziston një problem aty
  • 37:44 - 37:53
    dhe si rezultat, zgjidhja bëhet një problem akoma më i madh sesa problemi që po përpiqej të zgjidhte.
  • 37:53 - 38:08
    Ajo të cilën ju e rezistoni, bëhet më këmbëngulëse.
  • 38:08 - 38:15
    Zgjuarsia njerëzore ka krijuar antibiotikë të rinj vetëm që ta detyrojë natyrën të bëhet më dredharake
  • 38:15 - 38:17
    si dhe bakteret të bëhen më rezistente.
  • 38:17 - 38:24
    Pavarësisht përpjekjeve tona maksimale në këtë luftë të përgjithshme, prevalenca e kancerit në fakt po rritet,
  • 38:24 - 38:33
    numri i të uriturve rritet vazhdimisht, numri i terroristëve që sulmojnë
  • 38:33 - 38:36
    vazhdon të rritet.
  • 38:36 - 38:45
    Ku qëndron problemi me përqasjen tonë?
  • 38:45 - 38:51
    Ashtu si nxënësi i magjistarit në poemën e Goeth, ne mbajmë një fuqi të madhe,
  • 38:51 - 38:56
    por nuk kemi mençurinë e duhur për ta përdorur.
  • 38:56 - 39:03
    Problemi është se ne nuk e kuptojmë mjetin që po përdorim.
  • 39:03 - 39:18
    Ne nuk e kuptojmë mendjen njerëzore dhe rolin e qëllimin e saj.
  • 39:18 - 39:24
    Kriza ka lindur nga mënyra e kufizuar me të cilën mendojmë, ndjejmë
  • 39:24 - 39:35
    dhe e përjetojmë jetën.
  • 39:35 - 39:42
    Racionalizmi jonë na ka grabitur aftësinë tonë për të njohur dhe përjetuar urtësinë e
  • 39:42 - 39:48
    shumë kulturave të lashta.
  • 39:48 - 39:55
    Të menduarit egoist na ka grabitur aftësinë për të ndjerë thellë shenjtërinë e jetës,
  • 39:55 - 40:03
    fuqisë së jetës dhe të kuptuarit në total nivelet e ndryshme të koshiencës,
  • 40:03 - 40:11
    që tani janë pothuajse të humbura për njerëzit.
  • 40:11 - 40:18
    Në traditën e lashtë Egjipiane, Neters ishin forma tipike, karakteristikat e të cilave
  • 40:18 - 40:23
    mund të mishëroheshin nga ata që pastronin unin e tyre fizik dhe shpirtëror, në atë lloj forme
  • 40:23 - 40:28
    që të ishin të përshtatshëm të përvetësonin vetëdijen.
  • 40:28 - 40:39
    Neteri origjinal, apo parimi hyjnor i kësaj urtësie, njihej si Thot-i ose Tehuti.
  • 40:39 - 40:45
    Shpesh përshkruhet si një shkrimtar me kokën si të zogut ose Ibis dhe përfaqësonte origjinën e
  • 40:45 - 40:49
    gjithë dijes dhe urtësisë.
  • 40:49 - 40:56
    Thot-i mund të përshkruhet parimi kozmik i të menduarit, ose mendimit.
  • 40:56 - 41:04
    Thot-i na dha neve gjuhën, konceptet, shkrimin, matematikën dhe të gjitha artet dhe manifestimet
  • 41:04 - 41:06
    e mendjes.
  • 41:06 - 41:15
    Vetëm ata të cilët kishin bërë trajnime të veçanta, ishin të lejuat të aksesonin dijen e çmuar të Thot-it.
  • 41:15 - 41:26
    Libri i Thot-it nuk është një libër fizik, por është dija e akashic, apo e sferës
  • 41:26 - 41:27
    astralo-eterike.
  • 41:27 - 41:33
    Legjenda thotë se dija Thot-it fshihej thellë në një vend sekret brenda çdo
  • 41:33 - 41:42
    qenie njerëzore dhe mbrohej nga një gjarpër i florinjtë.
  • 41:42 - 41:49
    Miti shumëvjeçar i gjarprit apo dragoit rojtar të thesarit, është ai që
  • 41:49 - 42:02
    ka depërtuar në shumë kultura dhe ka pasur emra të ndryshëm si kundalini shakti, çi, fryma
  • 42:02 - 42:06
    e shenjtë dhe energjia e brendshme.
  • 42:06 - 42:13
    Gjarpri i florinjtë personifikon egon që është e lidhur me energjitë e brendshme dhe deri
  • 42:13 - 42:19
    sa ta zotërojmë dhe kapërcejmë atë, shpirti nuk do jetë kurrë i aftë të marrë dijen e vërtetë.
  • 42:19 - 42:25
    Thuhej se libri i Thot-it nuk solli asgjë tjetër veçse vuajtje te çdokush
  • 42:25 - 42:32
    që e kishte lexuar, megjithatë ata do të zbulonin sekretet e zotave dhe çdo
  • 42:32 - 42:35
    fshehtësi të yjeve.
  • 42:35 - 42:42
    Ajo që duhet kuptuar, është se libri i solli vuajtje atyre personave që e lexuan
  • 42:42 - 42:45
    ku egoja e tyre u përpoq ta kontrollonte.
  • 42:45 - 42:54
    Në traditën Egjiptiane, zgjimi i vetëdijes përfaqësohej nga Osiris.
  • 42:54 - 43:00
    Pa këtë zgjim të vetëdijes, çdo dije apo kuptueshmëri e marrë nga vetja e kufizuar
  • 43:00 - 43:08
    do të ishte e rrezikshme dhe e shkëputur nga dija supreme.
  • 43:08 - 43:16
    Syri i Horusit duhet të hapet!
  • 43:16 - 43:21
    Domethënia ezoterike (fshehtë) që ne gjejmë këtu, është e ngjashme me historinë e njohur
  • 43:21 - 43:24
    të "rënies" në kopshtin e Edenit.
  • 43:24 - 43:30
    Libri i Thot-it paralelizon librin e njohurisë të së mirës dhe së keqes, frutat e të cilit tunduan
  • 43:30 - 43:42
    Adamin dhe Evën.
  • 43:42 - 43:49
    Njerëzimi e ka ngrënë tashmë frutën e ndaluar, e ka hapur tashmë librin e Thot-it dhe
  • 43:49 - 43:55
    janë përzënë nga kopshti.
  • 43:55 - 44:02
    Gjarpri është një metaforë për spiralen primare që zgjatet nga mikrokozmosi
  • 44:02 - 44:07
    deri tek makrokozmosi.
  • 44:07 - 44:12
    Sot gjarpri po jeton si ti.
  • 44:12 - 44:19
    Ai është mendja egoiste, i shprehur si manifestim i botës.
  • 44:19 - 44:23
    Kurrë më parë nuk kemi pasur akses në kaq shumë dije.
  • 44:23 - 44:30
    Kemi shkuar thellë në botën materiale, madje kemi gjetur të ashtuquajturën "grimcën e Zotit", por
  • 44:30 - 44:37
    nuk kemi qenë kurrë më parë kaq të kufizuar, kaq të paditur se kush jemi, si të jetojmë dhe nuk
  • 44:37 - 45:28
    kuptojmë mekanizmat me të cilat ne krijojmë vuajtjen.
  • 45:28 - 45:32
    Të menduarit e tonë e ka krijuar botën siç është tani.
  • 45:32 - 45:38
    Sa herë që ne e etiketojmë diçka si të keqe apo të mirë, apo krijojmë preferenca në mendjet tona, kjo rrjedh
  • 45:38 - 45:44
    nga ardhja në jetë e egos ose interesave vetjake.
  • 45:44 - 45:51
    Zgjidhja nuk është të luftojmë për paqen apo të mundim natyrën, por thjeshtë të
  • 45:51 - 46:00
    njohim të vërtetën; se esenca e ekzistimit të egos krijon duaitet, një ndarje
  • 46:00 - 46:11
    midis meje dhe tjerëve, times dhe tëndes, njeriut dhe natyrës, të brendshmes dhe të jashtmes.
  • 46:11 - 46:20
    Egoja është dhunë; ka nevojë për barrierë, një ndarje nga të tjerët, në mënyrë që të ekzistojë.
  • 46:20 - 46:24
    Pa egon, nuk ka asgjë për tu luftuar.
  • 46:24 - 46:31
    Nuk ka arrogancë, nuk ka pushtim të natyrë për të krijuar përfitime.
  • 46:31 - 46:39
    Këto kriza të jashtme në botën tonë, reflektojnë një krizë serioze të brendshme; ne nuk e dimë
  • 46:39 - 46:41
    se kush jemi.
  • 46:41 - 46:48
    Ne jemi totalisht të identifikuar me karakteret tona egoiste, të konsumuara nga frikërat dhe janë
  • 46:48 - 46:51
    ndërprerë nga natyra jonë e vërtetë.
  • 46:51 - 47:01
    Rracat, fetë, shtetet, politikat, çdo grup të cilit i përkasim, të
  • 47:01 - 47:05
    gjitha janë përforcime të karaktereve tona egoiste.
  • 47:05 - 47:10
    Pothuajse çdo grupim që ekziston sot në planet, do të pohoje se këndvështrimi i tyrë është i vërtetë
  • 47:10 - 47:15
    dhe i saktë, ashtu siç bëjmë edhe në nivel personal.
  • 47:15 - 47:21
    Duke pohuar të vërtetën si të veten, grupimi e përjetëson ekzistencën e vet në të njëjtën
  • 47:21 - 47:30
    mënyrë siç egoja e përcakton veten kundrejt të tjerëve.
  • 47:30 - 47:36
    Tani më shumë se kurrë, realitete të ndryshme dhe sisteme besimi të polarizuara po bashkëjetojnë
  • 47:36 - 47:37
    në tokë.
  • 47:37 - 47:43
    Ekziston mundësia që njerëz të ndryshëm të përjetojnë mendime dhe ndjesi të ndryshme
  • 47:43 - 47:49
    për të njejtin fenomen.
  • 47:49 - 47:57
    Në të njëjtën mënyrë, samsara dhe nirvana, parajsa dhe ferri, janë dy dimensione të ndryshme që
  • 47:57 - 48:00
    okupojnë të njëjtën tokë.
  • 48:00 - 48:12
    Një ngjarje që mund të duket apokaliptike për një person, për një tjetër mund të duket si bekim.
  • 48:12 - 48:17
    Kështu që, ajo çka duhet të kemi të qartë është se rrethanat e tua fizike nuk duhet të
  • 48:17 - 48:22
    ndikojnë në botën tuaj të brendshme në asnjë lloj mënyre.
  • 48:22 - 48:31
    Të kuptosh Samadh-in duhet të bëhesh një rrotë vetëlëvizëse, duhet të bëhesh autonom, një univers
  • 48:31 - 48:36
    brenda vetes.
  • 48:36 - 48:45
    Eksperienca e jetës suaj, nuk merr pjesë në ndryshimin e fenomenit.
  • 48:45 - 48:51
    Një analogji mund të bëhet me kubat e Metatronëve.
  • 48:51 - 48:57
    Metatron përmendet në disa tekste të lashta Kristiane, Islamike dhe Hebreje dhe lidhet mirë me
  • 48:57 - 49:05
    Thot-in Egjiptian, si dhe me Hermesin e Greqisë.
  • 49:05 - 49:10
    Metatroni lidhet ngusht me tetragramin.
  • 49:10 - 49:17
    Tetragrami është forma gjeometrike thelbësore, tempulli, apo fillimi i realitetit fizik
  • 49:17 - 49:26
    e cila është quajtur fjala e Zotit ose Logosi.
  • 49:26 - 49:32
    Këtu shohim një figurë dydimensionale, por nëse e shikon në një mënyrë tjetër,
  • 49:32 - 49:36
    mund të kub 3D.
  • 49:36 - 49:42
    Kur e shikoni kubin, asgjë nuk ka ndryshuar në figurë, por mendja juaj ka shtuar një
  • 49:42 - 49:46
    dimension të ri në optikën tuaj.
  • 49:46 - 49:52
    Dimensionaliteti apo këndvështrimi, është thjeshtë një çeshtje që ka të bëje me
  • 49:52 - 49:56
    të mësuarit e të parit të botës në plane të reja.
Title:
Samadhi Part 1 - "Maya, the Illusion of the Self"
Description:

more » « less
Video Language:
English
Team:
Awaken the World
Project:
01 -Samadhi Film Series
Duration:
59:14

Albanian subtitles

Revisions