Dan Ariely në lidhje me të metat e kodit tonë moral
-
0:01 - 0:03Sot dëshiroj t'ju flas pak
-
0:03 - 0:06në lidhje me jo-racionalizëm të parashikuar.
-
0:06 - 0:10Dhe interesimi im në lidhje me sjellje jo-racionale
-
0:10 - 0:13filloi para shumë vitesh në spital.
-
0:13 - 0:17Isha djegur keqas.
-
0:17 - 0:20Dhe nëse kalon shumë kohë në spital,
-
0:20 - 0:23do të shohësh shumë lloje të sjelljes jo-racionale.
-
0:23 - 0:28dhe një që më bezdiste në mënyrë të veçantë në sektorin e djegieve
-
0:28 - 0:32ishte procesi me të cilin m'i hiqnin fashot infermieret.
-
0:33 - 0:35Tani, me siguri secili nga ju në një pikë të caktuar keni hequr fasho,
-
0:35 - 0:38dhe me siguri keni menduar se cila është qasja më e mirë.
-
0:38 - 0:42Ta heqësh shpejt me forcë - kohë të shkurtër por intensitet të lartë --
-
0:42 - 0:44apo ta heqësh fashon ngadalë --
-
0:44 - 0:48zgjat një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë dhimbje --
-
0:48 - 0:51cila nga këto është qasja më e mirë?
-
0:51 - 0:55Infermieret në departamentin tim mendonin që qasja më e mirë
-
0:55 - 0:58ishte ajo e heqjes së shpejtë, kështu që ato e kapnin dhe e hiqnin shpejt,
-
0:58 - 1:00dhe e kapnin tjetrin dhe e hiqnin shpejt.
-
1:00 - 1:04Dhe ngaqë unë kisha 70% të trupit të djegur, procedura merrte rreth një orë.
-
1:04 - 1:07Dhe sikurse mund të imagjinoni,
-
1:07 - 1:11unë urreja momentin e heqjes së fashove me intensitet shumë të lartë.
-
1:11 - 1:13Dhe mundohesha tju argumentoja atyre dhe iu thosha,
-
1:13 - 1:14"Pse s'provojmë diçka tjetër?
-
1:14 - 1:16Pse s'e zgjasim kohën --
-
1:16 - 1:21mbase dy orë në vend të një -- dhe me intensitet me të ulët?"
-
1:21 - 1:23Infermieret me thane dy gjera,
-
1:23 - 1:27Më thanë që kishin modelin e drejtë të pacientit --
-
1:27 - 1:30që e dinin se c'duhet të bënin të minimizonin dhimbjet --
-
1:30 - 1:33dhe po ashtu më thanë që fjala pacient s'do të thotë
-
1:33 - 1:35që mund të japësh sugjerime apo të ndërhysh apo...
-
1:35 - 1:38Kjo nuk është vetëm në hebraisht, meqë ra fjala.
-
1:38 - 1:41Është në cdo gjuhë që kam përjetuar deri më tani.
-
1:41 - 1:45Dhe e dini, nuk ka shumë - nuk kisha c'të bëja,
-
1:45 - 1:48dhe ato vazhduan të bënin atë që po bënin.
-
1:48 - 1:50Dhe pas rreth tri vjetesh, kur u largova nga spitali,
-
1:50 - 1:53fillova studimet në universitet.
-
1:53 - 1:56Dhe një nga mësimet më interesante që mësova
-
1:56 - 1:58është që ka një metodë eksperimentale
-
1:58 - 2:02që nëse ke një pyetje, mund të krijosh një kopje të saj
-
2:02 - 2:06në mënyre abstrakte, dhe mund të provosh ta shqyrtosh këtë pyetje,
-
2:06 - 2:08e mbase mëson dicka të re në lidhje me botën.
-
2:08 - 2:10Kështu që kjo ishte ajo që bëra.
-
2:10 - 2:11Isha ende i interesuar
-
2:11 - 2:13në këtë pyetjen se si të hiqen fashot nga pacientët me djegie.
-
2:13 - 2:16Meqë fillimisht nuk kisha shumë para,
-
2:16 - 2:20shkova te një dyqan i veglave dhe bleva një morsetë marangozi.
-
2:20 - 2:24I sillja njerëzit në laborator dhe ia fusja gishtat në morsetë,
-
2:24 - 2:26dhe i shtrengoja pak.
-
2:26 - 2:28(Të qeshura)
-
2:28 - 2:31Ia shtrengoja për kohë të gjatë dhe e më të shkurtër,
-
2:31 - 2:33dhe me dhimbje që rriteshin dhe që zvogëloheshin,
-
2:33 - 2:37dhe me pushim dhe pa pushim - të gjitha llojet e dhimbjes.
-
2:37 - 2:39Dhe kur përfundoja së shkaktuari dhimbje njerëzve, i pyesja,
-
2:39 - 2:41sa iu dhimbte kjo? Ose, sa iu dhimbte ajo?
-
2:41 - 2:43Ose, po të kishe zgjedhje, nga dy të fundit
-
2:43 - 2:45cilën do të zgjidhje?
-
2:45 - 2:48(Të qeshura)
-
2:48 - 2:51Vazhdova ta bëja këtë për një kohë.
-
2:51 - 2:53(Të qeshura)
-
2:53 - 2:57Dhe më pas, si të gjitha projektet e mira akademike, mora më shumë fonde.
-
2:57 - 2:59U zhvendosa te tingujt, godtjet elektrike --
-
2:59 - 3:04Bile kisha edhe një kostum që bente që njerëzit të ndjenin edhe më shumë dhimbjen.
-
3:04 - 3:08Por në fund të këtij procesi,
-
3:08 - 3:11ajo që mësova ishte se infermieret e kishin gabim.
-
3:11 - 3:14Ja ku ishin ca persona me synime të mira
-
3:14 - 3:16dhe me mjaft shumë përvojë, dhe prapëseprap
-
3:16 - 3:20ato bënin gabime të parashikueshme gjatë gjithë kohës.
-
3:20 - 3:23Meqenëse nuk e kodojme zgjatjen
-
3:23 - 3:25në mënyrën si e kemi koduar intensitetin,
-
3:25 - 3:29do të kisha më pak dhimbje po të zgjaste më shumë
-
3:29 - 3:31dhe intensiteti më i ulët.
-
3:31 - 3:34Del që do të qe më mirë sikur të fillonin me fytyrën
-
3:34 - 3:36e cila dhimbte shumë më tepër, dhe të vazhdonim poshtë te këmbët,
-
3:36 - 3:39duke shkuar drejt përmirësimit përgjatë kohës --
-
3:39 - 3:40kjo po ashtu do të ishte me më pak dhimbje.
-
3:40 - 3:42Dhe del që do të kishte qenë mirë
-
3:42 - 3:44te benin pushime në mes që të mund ta merrja veten nga dhimbjet.
-
3:44 - 3:46Do të ishte shumë mirë të bënin të gjitha këto,
-
3:46 - 3:49dhe infermieret e mia nuk ia kishin idenë.
-
3:49 - 3:50Nga ajo pikë e tutje, fillova të mendoja,
-
3:50 - 3:53a janë infermieret të vetmit njerëz në botë të cilat s'i kuptojnë drejt gjërat
-
3:53 - 3:56veçanërisht në këtë çeshtje, apo është rast më i përgjithshëm?
-
3:56 - 3:58Dhe del që është më tepër rast i përgjithshëm --
-
3:58 - 4:01ka shumë gabime që bëjmë ne.
-
4:01 - 4:06Dhe dëshiroj t'iu jap një shembull në lidhje me një nga këto jo-racionalitete,
-
4:06 - 4:09dëshiroj të iu flas për mashtrimin.
-
4:09 - 4:11Dhe arsyeja se pse zgjodha mashtrimin është se është interesant,
-
4:11 - 4:13por po ashtu na tregon diçka, mendoj,
-
4:13 - 4:16në lidhje me tregun e aksioneve dhe situatën në të cilën ndodhemi.
-
4:16 - 4:19Kështu që, interesimi im në fenomenin e mashtrimit filloi
-
4:19 - 4:21kur Enron erdhi në skenë, shpërtheu pa pritur,
-
4:21 - 4:24dhe fillova të mendoj se çfarë po ngjante atje.
-
4:24 - 4:25A mos ishte rasti që kishte
-
4:25 - 4:28disa molle të prishura të cilat ishin në gjendje të bënin këto gjëra,
-
4:28 - 4:30apo e kemi fjalën për një situatë më endemike,
-
4:30 - 4:34që shumë njerëz janë në fakt në gjendje të sillen në këtë mënyrë?
-
4:34 - 4:38Kështu që, sikurse bëjmë ne zakonisht, vendosa të bëj një eksperiment të vogël.
-
4:38 - 4:39Dhe ja si shkoi.
-
4:39 - 4:42Nëse ishe në eksperiment, të jepja një copë letër
-
4:42 - 4:46me 20 probleme të thjeshta matematikore që secili mund t'i zgjidhë,
-
4:46 - 4:48por nuk të jepja mjaft kohë.
-
4:48 - 4:50Kur të mbaronin pesë minutat, unë thosha,
-
4:50 - 4:53"Më kaloni copat e letrës, dhe do t'iu paguaj një dollar për secilën pyetje."
-
4:53 - 4:57Njerëzit e bënë këtë. Une paguaja njerëzit katër dollarë për detyrën --
-
4:57 - 4:59mesatarisht njerëzit zgjidhnin katër probleme.
-
4:59 - 5:02Njerëzit e tjerë i tundoja të mashtronin.
-
5:02 - 5:03Ju kaloja copat e letrës.
-
5:03 - 5:05Kur të kalonin pesë minutat, iu thosha,
-
5:05 - 5:06"Ju lutem copëtoni copën e letrës.
-
5:06 - 5:09Fusni copat në xhep ose në çantë,
-
5:09 - 5:12dhe më tregoni sa pyetje i keni zgjidhur saktë."
-
5:12 - 5:15Njerëzit tani "zgjidhnin" mesatarisht shtatë pyetje.
-
5:15 - 5:20Nuk ishte se ishin disa molle të këqija --
-
5:20 - 5:23disa njerëz mashtronin shumë.
-
5:23 - 5:26Në vend të kësaj, ne pamë shumë njerëz që mashtronin nga pak.
-
5:26 - 5:29Në teorinë ekonomike,
-
5:29 - 5:32të mashtruarit është një analizë e thjeshtë e kostos dhe përfitimit.
-
5:32 - 5:34Thoni, cili është probabiliteti që do të më zënë?
-
5:34 - 5:37Sa do të përfitoja nga mashtrimi?
-
5:37 - 5:39Dhe sa do të dënohem nëse më zënë?
-
5:39 - 5:41Dhe i peshon këto variante --
-
5:41 - 5:43bën analizën e thjeshtë të kostos dhe përfitimit,
-
5:43 - 5:46dhe vendos nëse ia vlen ta kryesh krimin apo jo.
-
5:46 - 5:48Kështu që ne u munduam ta testonim këtë.
-
5:48 - 5:52Për disa njerëz, ne ndryshuam se me sa para mund të shpëtonin --
-
5:52 - 5:53sa para mund të vidhnin.
-
5:53 - 5:56I paguam 10 qindarka për secilën pyetje të saktë, 50 qindarka,
-
5:56 - 5:59një dollar, pesë dollarë, dhjetë dollarë për secilën pyetje të saktë.
-
5:59 - 6:03Do të prisje që përderisa rritet shuma e parave në tavolinë,
-
6:03 - 6:06njerëzit do të mashtronin më tepër, por në fakt ky s'ishte rasti.
-
6:06 - 6:09Ne kishim shumë njerëz që mashtronin duke vjedhur vetëm nga pak.
-
6:09 - 6:12Po në lidhje me probabilitetin e zënies?
-
6:12 - 6:14Disa njerëz copëtonin gjysmën e copës së letrës,
-
6:14 - 6:15kështu që kishte ca dëshmi të lënë prapa.
-
6:15 - 6:17Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letres.
-
6:17 - 6:20Disa njerëz copëtonin të gjithë copën e letrës, dilnin jashtë nga dhoma,
-
6:20 - 6:23dhe e paguanin vetën nga kutia me para që kishte mbi 100 dollarë.
-
6:23 - 6:26Do të prisnit që përderisa probabiliteti për t'u zënë ulet,
-
6:26 - 6:29njerëzit do të mashtronin më tepër, por përsëri, ky nuk ishte rasti.
-
6:29 - 6:32Përsëri, shumë njerëz mashtronin vetëm me nga pak,
-
6:32 - 6:35dhe nuk ishin të ndjeshëm ndaj këtyre nxitjeve ekonomike.
-
6:35 - 6:36Kështu ne thamë: "Nëse njerëzit nuk jane të ndjeshëm
-
6:36 - 6:41ndaj shpjegimeve të teorisë racionale ekonomike, ndaj këtyre forcave,
-
6:41 - 6:44atëherë çfarë po ndodh?"
-
6:44 - 6:47Dhe menduam që mbase ajo që po ndodh është që ka dy forca.
-
6:47 - 6:49Nga njëra anë, ne të gjithë dëshirojmë ta shikojmë vetën në pasqyrë
-
6:49 - 6:52dhe të ndjehemi mirë me vetëveten, kështu që nuk dëshirojmë të mashtrojmë.
-
6:52 - 6:54Nga ana tjetër, ne mund të mashtrojmë pak,
-
6:54 - 6:56dhe prapë të ndihemi mirë me vetëveten.
-
6:56 - 6:57Kështu që, mbase ajo që po ndodh është që
-
6:57 - 6:59ka një nivel të mashtrimit të cilin s'mund ta kalojmë,
-
6:59 - 7:03por ne prapë mund të përfitojmë nga mashtrimi në një nivel të ulët,
-
7:03 - 7:06përderisa nuk e ndërron përshtypjen që kemi për vetën.
-
7:06 - 7:09Ne e quajmë këtë si faktor të genjeshtres vetjake.
-
7:10 - 7:14Tani, si do të testoje një faktor të genjeshtres vetjake?
-
7:14 - 7:18Së pari thamë, çfarë mund të bëjmë të zvogëlojmë faktorin genjeshter vetjake?
-
7:18 - 7:20Kështu që i morëm njerëzit në laborator, dhe u thamë:
-
7:20 - 7:22"Kemi dy detyra për ju sot."
-
7:22 - 7:23Së pari, i pyetëm gjysmën e njerëzve
-
7:23 - 7:25të rikujtonin ose dhjetë libra që kishin lexuar në shkollë të mesme,
-
7:25 - 7:28ose të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet e bibles,
-
7:28 - 7:30dhe më pas i tunduam me mundësinë e mashtrimit.
-
7:30 - 7:33Del që njerëzit që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet --
-
7:33 - 7:35dhe në grupin tonë askush nuk mund të rikujtonte të gjitha Dhjetë Urdhërimet --
-
7:36 - 7:40por ata njerëz që u munduan të rikujtonin Dhjetë Urdhërimet,
-
7:40 - 7:43edhe kur iu dha mundësia të mashtronin, nuk mashtronin fare.
-
7:43 - 7:45Nuk ishte që njerëzit më fetare --
-
7:45 - 7:46njerëzit që mbanin mend më shumë nga të Dhjetë Urdhërimet - mashtronin më pak,
-
7:46 - 7:48dhe njerëzit më pak fetare --
-
7:48 - 7:49njerëzit që nuk mbanin në mend pothuajse asnjë nga të Dhjetë Urdhërimet --
-
7:49 - 7:51mashtronin më shumë.
-
7:51 - 7:55Në momentin që njerëzit mendonin të sillnin ndër mend të Dhjetë Urdhërimet,
-
7:55 - 7:56ata ndaluan së mashtruari.
-
7:56 - 7:58Në fakt, edhe atëherë kur iu dhamë ateistëve të vetë-shpallur
-
7:58 - 8:02detyrën e betimit mbi Bibël dhe iu dhamë mundësinë për të mashtruar,
-
8:02 - 8:04ata nuk mashtruan fare.
-
8:06 - 8:08Tani, të Dhjetë Urdhërimet janë diçka që është vështirë
-
8:08 - 8:10të sillen në sistemin e edukimit, kështu që ne thamë:
-
8:10 - 8:12"Pse s'i pyesim njerëzit që të nënshkruajnë kodin e nderit?"
-
8:12 - 8:14Kështu që, i bëmë njerëzit të nënshkruanin,
-
8:14 - 8:18"Ne kuptojmë që kjo anketë e shkurtër bie nën Kodin e Nderit të MIT-së."
-
8:18 - 8:21Më pas ata e copëtuan atë. Nuk kishte fare mashtrim.
-
8:21 - 8:22Dhe kjo është veçantërisht interesant,
-
8:22 - 8:24sepse MIT nuk ka një kod të nderit.
-
8:24 - 8:29(Të qeshura)
-
8:29 - 8:33Kështu që, e gjithë kjo ishte në mënyrë që të zvogëlonim faktorin e genjeshtres vetjake.
-
8:33 - 8:36Çfarë në lidhje me zmadhimin e faktorit genjeshter vetjake?
-
8:36 - 8:38Eksperimenti i parë - Shkova rreth e rrotull MIT-së
-
8:38 - 8:41dhe shpërndava gjashtë pako me Koka kola nëper frigorifere --
-
8:41 - 8:43këto ishin frigoriferë të përbashkët për studentët.
-
8:43 - 8:46Dhe u ktheva të mat çfarë teknikisht quajmë
-
8:46 - 8:50gjysmë-jeta e Koka kolës - sa kohë zgjat në frigorifer?
-
8:50 - 8:53Si edhe mund të prisni, nuk zgjat shumë. Njerëzit e marrin.
-
8:53 - 8:57Përkundrazi, mora një pjatë me gjashtë bankënota një dollarëshe,
-
8:57 - 9:00dhe lashë atë pjatë në të njëjtin frigorifer.
-
9:00 - 9:01Asnjë bankënotë nuk u zhduk.
-
9:01 - 9:04Tani, ky nuk është eksperimet i mirë i shkencave shoqërore,
-
9:04 - 9:07kështu që për ta bërë më mirë bëra të njëjtin eksperiment
-
9:07 - 9:09sikurse iu shpjegova më parë.
-
9:09 - 9:12Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë letrat, na i kthyen.
-
9:12 - 9:15Një e treta e njerëzve të cilëve iu shpërndamë, i copëtuan,
-
9:15 - 9:16ata erdhën te ne dhe thanë,
-
9:16 - 9:19"Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jepni X dollarë."
-
9:19 - 9:22Një e treta e njerëzve, kur përfunduan së copëtuari copën e letrës,
-
9:22 - 9:24erdhën te ne dhe thanë,
-
9:24 - 9:30"Zt. Eksperimentues, zgjidha X probleme. Më jep X xhetonë."
-
9:30 - 9:33Nuk i paguamë me dollarë. I paguam me diçka tjetër.
-
9:33 - 9:36Dhe pastaj ata morën atë gjënë tjetër, ecën rreth tre metra e gjysëm,
-
9:36 - 9:38dhe i ndërruan ato për dollarë.
-
9:38 - 9:40Mendo në lidhje me intuitën në vijim.
-
9:40 - 9:43Sa keq do të ndiheshit sikur të merrnit një laps nga puna në shtëpi,
-
9:43 - 9:45krahasuar me sa keq do të ndiheshit
-
9:45 - 9:47sikur të merrnit 10 centë nga një kuti e vogël me para?
-
9:47 - 9:50Këto gjëra bëjnë të ndihemi shumë ndryshe.
-
9:50 - 9:53A është se po të largohesh për ca sekonda nga paratë
-
9:53 - 9:56duke u paguar me xhetonë, ka ndryshim?
-
9:56 - 9:58Pjesëmarrësit në eksperimentin tonë dyfishuan mashtrimin.
-
9:58 - 10:00Do t'iu shpjegoj se çfarë mendoj
-
10:00 - 10:02në lidhje me këtë dhe me tregun e aksioneve tani pas pak.
-
10:03 - 10:07Por kjo ende nuk e ka zgjidhur problemin e madh që kisha me Enron-in,
-
10:07 - 10:10sepse në Enron, ka edhe një element shoqëror.
-
10:10 - 10:11Njerëzit shohin njëri-tjetrin si sillen.
-
10:11 - 10:13Në fakt, çdo ditë kur hapim lajmet
-
10:13 - 10:15shohim shembuj të njerëzve që mashtrojnë.
-
10:15 - 10:18Çfarë na shkakton kjo neve?
-
10:18 - 10:19Kështu që bëmë edhe një tjetër eksperiment.
-
10:19 - 10:22Morëm një grup të madh studentësh për një eksperiment,
-
10:22 - 10:23dhe i paguam paraprakisht.
-
10:23 - 10:26Kështu që secili mori një zarf me të gjitha paratë për pjesëmarrje në eksperiment,
-
10:26 - 10:28dhe iu thamë që në fund,
-
10:28 - 10:32të na i kthenin paratë që nuk i kishin fituar. Në rregull?
-
10:32 - 10:33E njëjta gjë ndodhi.
-
10:33 - 10:35Kur iu japim njerëzve mundësinë që të mashtrojnë, ata mashtrojnë.
-
10:35 - 10:38Ata mashtrojnë me vetëm nga pak, por e njejta gjë.
-
10:38 - 10:41Por në këtë eksperiment ne kishim punësuar një student aktor.
-
10:41 - 10:45Ky student aktor, u ngrit në këmbë pas 30 sekondash dhe tha:
-
10:45 - 10:48"Unë i zgjidha të gjitha problemet. Çfarë të bëj tani?"
-
10:48 - 10:52Dhe eksperimentuesi tha: "Ti ke përfunduar çdo gjë, shko në shtëpi."
-
10:52 - 10:53Kjo ishte e gjitha. Detyra ishtë përfunduar.
-
10:53 - 10:57Kështu që, tani kishim një student - një student aktor --
-
10:57 - 10:59që ishte pjesë e grupit.
-
10:59 - 11:01Askush s'e dinte që ishte aktor.
-
11:01 - 11:05Dhe ata sigurisht mashtruan në një mënyrë shumë, shumë serioze.
-
11:05 - 11:08Çfarë do të ngjante me njerëzit e tjerë në grup?
-
11:08 - 11:11A do të mashtrojnë më tepër apo më pak?
-
11:11 - 11:13Ja se çfarë ndodhi.
-
11:13 - 11:17Del që, varet nga lloji i bluzës që kishin veshur.
-
11:17 - 11:19Ja si është çështja.
-
11:19 - 11:22Ne e bëmë këtë në Universitetin Carnegie Mellon si dhe në Universitetin e Pittsburgh-ut.
-
11:22 - 11:24Këto dy universitete të mëdha janë Pittsburgh:
-
11:24 - 11:27Carnegie Mellon dhe Universiteti i Pittsburgh-ut.
-
11:27 - 11:29Të gjithë studentët e ulur në eksperiment
-
11:29 - 11:31ishin studentë të Carnegie Mellon.
-
11:31 - 11:35Kur aktori që u ngrit ishte student i Carnegie Mellon --
-
11:35 - 11:37ai ishte në fakt student i Carnegie Mellon --
-
11:37 - 11:41por ai ishte pjesë e atij grupi, atëherë niveli i mashtrimit u ngrit.
-
11:41 - 11:45Por kur ai në fakt kishte të veshur një bluzë me logo të Universitetit të Pittsburgh-ut,
-
11:45 - 11:47niveli i mashtrimit u ul.
-
11:47 - 11:50(Të qeshura)
-
11:50 - 11:53Por kjo është e rëndësishme, sepse kujtoni,
-
11:53 - 11:55në momentin që studenti u ngrit në këmbë,
-
11:55 - 11:58e bëri të qartë tek të gjithë që ata mund t'ia dilnin me mashtrim,
-
11:58 - 12:00se eksperimentuesi kishte thënë,
-
12:00 - 12:02"Ti ke mbaruar çdo gjë. Shko në shtëpi," dhe ata u larguan me paratë.
-
12:02 - 12:05Kështu që nuk kishte te bente aq shumë me probabilitetin e zënies.
-
12:05 - 12:08Ishte në lidhje me normat e mashtrimit.
-
12:08 - 12:11Nëse dikush nga grupi ynë mashtron, dhe ne i shohim ata tek mashtrojnë,
-
12:11 - 12:15ne ndjejme që mund të mashtrojme si grup,
-
12:15 - 12:17Por nëse është dikush nga një grup tjetër, këta njerëz të tmerrshëm --
-
12:17 - 12:19po mendoj, jo të tmerrshëm për këtë rast --
-
12:19 - 12:21por dikush me të cilin nuk duam të kemi të bëjmë,
-
12:21 - 12:23nga një universitet tjetër, nga një grup tjetër,
-
12:23 - 12:26papritur ndërgjegjia e njerëzve në lidhje me ndershmërine rritet --
-
12:26 - 12:28pak a shumë sikur eksperimenti me të Dhjetë Urdhërimet --
-
12:28 - 12:32dhe pastaj njerëzit mashtrojnë edhe më pak.
-
12:32 - 12:36Kështu që çfarë kemi mësuar nga kjo në lidhje me mashtrimin?
-
12:36 - 12:39Kemi mësuar që shumë njerëz mund të mashtrojnë.
-
12:39 - 12:42Ata mashtrojnë vetëm nga pak.
-
12:42 - 12:46Kur iu kujtojmë njerëzve moralin, ata mashtrojnë më pak.
-
12:46 - 12:49Kur e zgjasim distancën nga mashtrimi,
-
12:49 - 12:53nga objektiva e parave, për shembull, njerëzit mashtrojnë më shumë.
-
12:53 - 12:55Dhe kur shohim të tjerët tek mashtrojnë rreth nesh,
-
12:55 - 12:59veçanërisht kur janë pjesë e grupit tonë, niveli i mashtrimit rritet.
-
12:59 - 13:02Tani, nëse mendojmë për këtë në lidhje me tregun e aksioneve,
-
13:02 - 13:03mendo se çfarë ndodh.
-
13:03 - 13:06Çfarë ndodh në një situatë kur ti krijon diçka
-
13:06 - 13:08ku i paguan njerëzit shumë para
-
13:08 - 13:11të shohin realitetin në mënyrë paska të shtrembëruar?
-
13:11 - 13:14A nuk do të ishin në gjendje ta shihnin ashtu?
-
13:14 - 13:15Me siguri që po.
-
13:15 - 13:16Çfarë ndodh kur bën gjëra të tjera,
-
13:16 - 13:18sikurse për shembull t'i largosh gjërat nga paratë?
-
13:18 - 13:21Mund t'i quash aksione, derivate,
-
13:21 - 13:22letra me vlerë të siguruara me pronë.
-
13:22 - 13:25A mund të jetë rasti që me këto gjëra me më shumë distancë,
-
13:25 - 13:27nuk është një xheton për një moment,
-
13:27 - 13:29është diçka që është e larguar nga paratë për shumë hapa
-
13:29 - 13:33për një kohë shumë më të gjatë - a mund të jetë rasti që njerëzit do të mashtrojnë edhe më shumë?
-
13:33 - 13:35Dhe çfarë ndodh me ambientin shoqëror
-
13:35 - 13:38kur njerëzit shohin se si njerëzit e tjerë sillen rreth tyre?
-
13:38 - 13:42Mendoj që të gjitha këto forca veprojnë në një mënyrë shumë negative
-
13:42 - 13:44në tregun e aksioneve.
-
13:44 - 13:47Më përgjithësisht, dëshiroj t'iu tregoj diçka
-
13:47 - 13:50në lidhje me ekonominë e sjelljes.
-
13:50 - 13:54Ne kemi shumë intuita në jetë,
-
13:54 - 13:57dhe çështja është që shumë nga këto intuita janë gabim.
-
13:57 - 14:00Pyetja është, a do t'i testojmë këto intuita?
-
14:00 - 14:02Mund të mendojmë se si do të mund të testonim këto intuita
-
14:02 - 14:04në jetët tona private, në biznes,
-
14:04 - 14:07dhe veçanërisht kur vjen puna te politikat,
-
14:07 - 14:10kur mendojmë për gjëra si programi "Asnjë fëmijë i lënë ne klase",
-
14:10 - 14:13kur krijoni tregje të reja aksionesh, kur krijoni politika të reja --
-
14:13 - 14:16taksa, sigurim shëndetësor, dhe kështu me radhë.
-
14:16 - 14:18Dhe vështirësia në lidhje me testimin e intuitave tona
-
14:18 - 14:20ishte mësimi i madh që mora
-
14:20 - 14:22kur u ktheva prapa që të flisja me infermieret.
-
14:22 - 14:24Pra, u ktheva të flisja me to
-
14:24 - 14:27dhe t'iu tregoja se çfarë kisha zbuluar rreth heqjes se fashove.
-
14:27 - 14:29Dhe mësova dy gjëra të reja.
-
14:29 - 14:31Një ishte që infermierja e preferuar, Ettie,
-
14:31 - 14:35më tha që unë s'i kisha marrë fare në konsiderate dhimbjen e saj.
-
14:35 - 14:37Ajo tha: "Me siguri, ti e di që kjo gjë të shkaktonte dhimbje ty.
-
14:37 - 14:39Por mendo për mua si infermiere,
-
14:39 - 14:41të hiqja fashot nga dikush që e kam për zemër,
-
14:41 - 14:44dhe që më duhej ta përsëritja për një kohë të gjatë.
-
14:44 - 14:47Duke me krijuar aq shumë torturë, nuk ishte diçka e mirë as për mua."
-
14:47 - 14:52Dhe tha, mbase pjesë e arsyes ishte që ishte e vështirë edhe për mua.
-
14:52 - 14:55Por në fakt ishte edhe më interesant se aq, sepse ajo tha:
-
14:55 - 15:00"Nuk mendoja që intuita jote ishte e drejtë.
-
15:00 - 15:01Ndjeja që intuita ime ishte korrekte."
-
15:01 - 15:03Kështu që nëse mendoni për intuitat tuaja,
-
15:03 - 15:07është shumë e vështirë të besoni që intuita juaj mund të jetë gabim.
-
15:07 - 15:10Dhe ajo tha: "Meqenëse mendoja që intuita ime ishte e drejtë..." --
-
15:10 - 15:12pra ajo mendonte që intuita e saj ishte e drejtë --
-
15:12 - 15:17ishte e vështirë për të të pranonte të bënte një eksperiment të vështirë
-
15:17 - 15:19të provonte nëse ishte gabim.
-
15:19 - 15:23Por në fakt, kjo është situata në të cilën ne të gjithë ndodhemi gjatë gjithë kohës.
-
15:23 - 15:26Ne kemi intuitë shumë të fortë në lidhje me shumë gjëra të ndryshme --
-
15:26 - 15:29për aftësitë tona, për mënyrën se si funksionon ekonomia,
-
15:29 - 15:31si duhet të paguajmë mësuesit e shkollave.
-
15:31 - 15:34Por derisa fillojmë të testojmë këto intuita,
-
15:34 - 15:36ne nuk do ta bejme më mirë.
-
15:36 - 15:38Dhe vetëm mendoni se sa më mirë do të ishte jeta ime
-
15:38 - 15:40sikur infermieret të kishin qenë të gatshme të verifikonin intuitën e tyre,
-
15:40 - 15:41dhe se si çdo gjë do të kishte qenë më mirë
-
15:41 - 15:46sikur ne të fillojmë të eksperimetojmë në mënyrë të rregullt intuitat tona.
-
15:46 - 15:48Ju faleminderit shumë.
- Title:
- Dan Ariely në lidhje me të metat e kodit tonë moral
- Speaker:
- Dan Ariely
- Description:
-
Ekonomisti i Sjelljes Dan Ariely studion të metat në kodin tonë moral: arsyet e fshehta se pse mendojmë që është në rregull të mashtrojmë apo të gënjejmë (nganjëherë). Studime të zgjuara ndihmojnë të formojnë argumentin e tij që ne jemi në mënyrë të parashikueshme jo-racional -- dhe mund të ndikohemi në mënyra që s'mund t'i kuptojmë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:03