Si është në të vërtetë të kesh autizëm
-
0:00 - 0:07Autizmi është diçka për të cilin
shumë njerëz dinë. -
0:08 - 0:10Për shembull, disa njerëz mendojnë
-
0:11 - 0:14që njerëzit autik,
janë njerëz me lëkurë të zbehtë -
0:14 - 0:17që flasin në mënyrë monotone
-
0:17 - 0:20dhe flasin për të njëjtën temë
në mënyrë konstante. -
0:21 - 0:26Disa njerëz mendojnë që autikët nuk mund
ta ndajnë të drejtën nga e gabuara, -
0:26 - 0:28shmangin vëmendjen,
-
0:28 - 0:32dhe zakonisht thonë një gjë të gabuar
në kohë të gabuar. -
0:32 - 0:36Disa njerëz mendojnë që autikët
janë socialisht të çuditshëm -
0:36 - 0:38dhe ju mungon humori dhe të qënit empatik.
-
0:40 - 0:43Tani, nëse pajtoheni me atë që sapo
unë thashë, -
0:43 - 0:44më vjen keq t'ju them,
-
0:45 - 0:48por, ju nuk e keni
përshtypjen e duhur për autizmin. -
0:49 - 0:50Si e di unë këtë?
-
0:51 - 0:54Sepse unë e kam autizmin.
-
0:54 - 0:59Unë kam obsesionet e mia
me gjëra si elektronika -
0:59 - 1:02dhe transportin publik,
-
1:02 - 1:04por kjo gjë nuk më percakton mua.
-
1:05 - 1:08Secili prej nesh jemi të ndryshëm
dhe unik në mënyrat tona. -
1:09 - 1:13Sidoqoftë, nuk ka shumë informata
-
1:13 - 1:16në atë se si është në të vërtetë
një jetë autike, -
1:16 - 1:19kështu që njerëzit zakonisht
stereotipizojnë. -
1:20 - 1:22Dhe ne i shohim këto zakonisht në media.
-
1:23 - 1:27Disa nga stereotipet më të
zakonshme në media -
1:27 - 1:29përfshijnë të qënit
socialisht të çuditshëm, -
1:29 - 1:31të kesh mungesë empatie
-
1:31 - 1:33dhe madje të jesh një supergjeni.
-
1:36 - 1:41Dhe mungesa e dijes mbi autizmin
nuk shkon vetëm deri aty. -
1:41 - 1:44A e dini se disa njerëz janë duke
u munduar të gjejnë kurën për autizmin? -
1:44 - 1:47Kjo sepse ata e shohin atë
si një gjë negative, -
1:47 - 1:48si një sëmundje.
-
1:49 - 1:51Shumë njerëz janë duke e sfiduar këtë ide
-
1:51 - 1:56dhe për ne, autizmi nuk është
një sëmundje. -
1:56 - 2:00Është vetëm një tjetër mënyrë
e të menduarit dhe të shikuarit të botës. -
2:01 - 2:04Truri jonë funksionon ndryshe
nga truri i shumicës së njerëzve. -
2:05 - 2:08Mendojeni këtë si kur krahasoni
një Xbox dhe një PlayStation. -
2:08 - 2:11Të dyja janë konsola shumë të afta
me programime të ndryshme. -
2:12 - 2:16Por, nëse e vendos lojën tënde të Xbox
në një PlayStation, -
2:16 - 2:21nuk do të punoje, sepse PlayStation
komunikon ndryshe. -
2:25 - 2:27Kur shikoj në pasqyrë,
-
2:27 - 2:29shoh dikë që mendon ndryshe.
-
2:29 - 2:31Oh, shoh gjithashtu flokë të mira.
-
2:31 - 2:33(Të qeshura)
-
2:33 - 2:39(Duartrokitje)
-
2:39 - 2:41Por, pyetja është,
-
2:41 - 2:45a jam vërtetë i sëmurë
nëse thjesht mendoj ndryshe? -
2:48 - 2:53Problemi i vetëm me të jetuarit autik
në shoqërinë e sotme -
2:53 - 2:56është se bota thjesht nuk është
ndërtuar për ne. -
2:56 - 3:00Janë shumë mënyra të cilat
mund të na pengojnë. -
3:00 - 3:02Për shembull,
-
3:02 - 3:07gjëja që më pengon gjatë gjithë kohës
janë zhurmat e larta, -
3:07 - 3:10që do të thotë që unë kurrë
nuk e vë muzikën shumë te lartë -
3:11 - 3:15dhe unë zakonisht nuk jam fans
i festave të mëdha. -
3:15 - 3:19Por njerëzit tjerë në këtë spektër
mund të pengohen -
3:19 - 3:22nga gjëra, si dritat e ndritshme
apo aromat e rënda -
3:22 - 3:24apo nga materialet ngjitëse,
-
3:25 - 3:28që kanë potencialin
të shkaktojnë ankth e shqetësim. -
3:29 - 3:34Mendoni për të gjitha mbledhitë
në të cilat keni qenë në të kaluarën. -
3:34 - 3:36A ka qenë muzika e lartë?
-
3:37 - 3:39A kanë qenë dritat shumë të ndritshme?
-
3:40 - 3:44A kishte aroma të ushqimeve të ndryshme
në të njëjtën kohë? -
3:44 - 3:48A po ndodhnin shumë biseda,
të gjitha në të njëjtën kohë? -
3:49 - 3:52Ato gjëra ndoshta nuk ju kanë
penguar juve, -
3:52 - 3:55por, për dikë me autizëm,
-
3:55 - 3:57ato mund të jenë shumë bezdisëse.
-
3:58 - 4:03Pra, në këto raste,
ne bëjmë diçka të quajtur vet-stimulim, -
4:03 - 4:06që është përsëritje
e ndonjë lëvizje apo zhurme -
4:06 - 4:12apo ndonjë lëvizje të rastësishme,
që mund të duket normale ose jo normale. -
4:13 - 4:15Disa njerëz rrahin krahët e tyre
-
4:15 - 4:19ose bëjnë ndonjë zhurmë ose rrotullohen.
-
4:20 - 4:23Po, është mënyra jonë e të të larguarit të
vëmendjes. -
4:25 - 4:27Ndonjëherë mund ta ndiejmë të nevojshme
të bëjmë stimulime. -
4:28 - 4:31Sidoqoftë, zakonisht nuk pëlqehet,
-
4:31 - 4:33dhe jemi të detyruar ta fshehim.
-
4:34 - 4:38Kur ne jemi të detyruar t'i fshehim
sjelljet tona autike kështu, -
4:38 - 4:39quhet maskim.
-
4:41 - 4:44Dhe disa njerëz maskohen më mirë
se disa të tjerë. -
4:45 - 4:51Unë maskohem mirë nganjëherë,
saqë njerëzit nuk e dinë që jam autik -
4:51 - 4:55deri sa ja u jap zbulimin e madh.
(Të qeshura) -
4:56 - 5:00Por, në fund të ditës,
bëhet shumë stresuese. -
5:00 - 5:03Edhe diçka si bërja e detyrave
të mia natën, -
5:03 - 5:05bëhet shumë e lodhshme.
-
5:06 - 5:08Disa njerëz mendojnë,
-
5:09 - 5:11për shkak se jemi të aftë të maskohemi,
-
5:11 - 5:14konsiderohet se kjo është kura e autizmit.
-
5:14 - 5:17Sidoqoftë, krejt çfarë kjo gjë bën
është të na turpërojë -
5:17 - 5:19që ne tregojmë veten tonë të vërtetë.
-
5:24 - 5:29Një tjetër stereotip i zakonshëm
që bëhet për autizmin -
5:29 - 5:31është se njerëzve autik ju mungon empatia.
-
5:32 - 5:34Dhe përsëri, kjo nuk është e vërtetë.
-
5:35 - 5:37Unë jam shumë empatik.
-
5:38 - 5:40Vetëm se nuk jam shumë i zoti në
të shfaqurit e saj. -
5:41 - 5:43Kurdo që një shok mundohet të më tregoje
-
5:43 - 5:46disa nga vështirësitë
në të cilat po kalojnë, -
5:46 - 5:49unë shpesh nuk di si ta shpreh
përgjigjien time. -
5:49 - 5:52Dhe kjo është pse unë nuk shfaq
shumë empati -
5:52 - 5:54sa shokët e mi jo-autik.
-
5:57 - 6:01Të shprehurit e emocioneve,
sado shumë ose pak, -
6:01 - 6:03është e vështirë për mua.
-
6:04 - 6:06Dhe kjo sepse unë po shpërthej përbrenda
-
6:06 - 6:10me çdo emocion të mundshëm që
një njeri i përjeton në çdo kohë. -
6:11 - 6:14Edhe pse sigurisht,
unë nuk mund t'i shpreh në atë mënyrë. -
6:15 - 6:19Përndryshe, të themi,
lumturia, për shembull, -
6:19 - 6:22do të vinte si shpërthim i frymëmarrjes,
-
6:22 - 6:26përplasje e duarve dhe "woohoo" të larta.
-
6:26 - 6:27(Të qeshura)
-
6:28 - 6:30Kur ju mund thjesht të buzëqeshni.
-
6:30 - 6:32(Të qeshura)
-
6:34 - 6:38Qoftë ajo marrja e një dhurate
të mahnitshme për ditëlindje -
6:38 - 6:43apo të dëgjuarit e një ngjarje
tragjike në lajme, -
6:43 - 6:48unë nuk mund t'i shprehë përgjigjiet e mia
pa shpërthyer, -
6:48 - 6:53pra edhe një herë, unë duhet të maskohem
që të dukem normal. -
6:54 - 6:57Ndjenjat e mia të brendshme nuk kanë kufi,
-
6:57 - 7:01por, mendja ime më lejon të shprehem
vetëm në mënyrë ekstreme ose fare. -
7:04 - 7:06Pra, unë ...
-
7:06 - 7:10Nuk jam i mirë me emocionet e mia,
-
7:10 - 7:13dhe unë komunikoj ndryshe,
-
7:13 - 7:18dhe për këtë, jam diagnostifikuar me
çrregullimin e spektrit të autizmit. -
7:19 - 7:23Kjo diagnozë më ndihmon mua
dhe shokët e mi dhe familjen time -
7:23 - 7:26ta dimë se si funksionon mendja ime.
-
7:28 - 7:29Dhe në botë,
-
7:29 - 7:32përafërsisht një përqind e popullatës
-
7:32 - 7:35diagnostifikohet me çrregullimin
e spektrit të autizmit. -
7:35 - 7:37Dhe ky numër po rritet.
-
7:38 - 7:41Sidoqoftë, ne jemi ende një
minoritet i madh. -
7:41 - 7:45Dhe ka ende shumë njerëz
që nuk na shohin ne si të barabartë -
7:45 - 7:46me njerëzit e tjerë.
-
7:48 - 7:50Kjo është familja ime.
-
7:51 - 7:54Në familjen time,
-
7:54 - 7:58është edhe një person tjetër që
është autik. -
7:58 - 8:00Nëna ime.
-
8:00 - 8:03Po, gratë adulte mund të jenë
autike gjithashtu. -
8:05 - 8:08Babai im dhe vëllai im
janë të dy jo-autik. -
8:09 - 8:13Nganjëherë mund të jetë
e vështirë për ne të komunikojmë, -
8:13 - 8:14sidoqoftë.
-
8:15 - 8:18Nganjëherë unë them diçka si,
-
8:18 - 8:21"Oh, Union Station i Torontos,
apo jo?" -
8:21 - 8:25duke menduar se unë mundem
-
8:25 - 8:28t'i ndihmoj ata të kujtojnë
aspektet e tij. -
8:28 - 8:33Kur ata ndihen konfuz, zakonisht duhet të
sqaroj veten për atë që them. -
8:34 - 8:38Dhe ne shpesh duhet t'i themi gjërat
-
8:38 - 8:41në mënyra të ndryshme që të kuptohemi
nga të tjerët. -
8:42 - 8:44Por, pavarësisht së gjithave
-
8:44 - 8:48ne e duam njëri tjetrin dhe e respektojmë
njëri tjetrin si të barabartë. -
8:48 - 8:51Në librin e tij "NeuroTribes,"
-
8:51 - 8:57autori Steve Silberman, citon që
autizmi dhe gjendjet tjera mentale -
8:57 - 9:00duhet të shihen si natyralisht humane,
-
9:00 - 9:03natyralisht pjesë e spektrit human
-
9:03 - 9:05dhe jo si defekte.
-
9:05 - 9:08Dhe kjo është diçka me të cilën
pajtohem totalisht. -
9:09 - 9:13Nëse autizmi shihet si pjesë natyrale
e spektrit human, -
9:13 - 9:20bota do të ishte e dizajnuar të
funksionoje më mirë për njerëzit autik. -
9:21 - 9:23Unë nuk turpërohem nga autizmi im.
-
9:24 - 9:27Dhe unë ndoshta nuk mendoj si ju,
-
9:27 - 9:29apo veproj si ju,
-
9:29 - 9:32por, jam përsëri njeri dhe
nuk jam i sëmurë -
9:34 - 9:35Ju falemnderit.
-
9:35 - 9:39(Duartrokitje)
- Title:
- Si është në të vërtetë të kesh autizëm
- Speaker:
- Ethan Lisi
- Description:
-
"Autizmi nuk është një sëmundje; është vetëm një mënyrë tjetër e të menduarit," thotë Ethan Lisi. Duke na ofruar një shikim në mënyrën se si ai e përjeton botën, Lisi na tregon për stereotipet e gabuara për autizmin, ndan me ne njohuri për sjelljet e zakonshme si vet-stimulimi dhe maskimi dhe promovon një kuptim më të përgjithshëm të spektrit.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 09:52
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Altina Korqa accepted Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Eranda Zekaj edited Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Eranda Zekaj edited Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Eranda Zekaj edited Albanian subtitles for What it's really like to have autism | |
![]() |
Eranda Zekaj edited Albanian subtitles for What it's really like to have autism |