E bukura e të qënit një i mospërputhur
-
0:01 - 0:05Unë e di që TED
merret me gjëra të mëdha, -
0:05 - 0:08por unë dua të flas me ju
për diçka shumë të vogël. -
0:08 - 0:10Shumë e vogël,
është një fjalë e vetme. -
0:11 - 0:13Fjala është "mospërputhje. "
-
0:13 - 0:17Ndër t'preferuarat e mia
se është fjalë direkte. -
0:17 - 0:21Dua të them është një person
që nuk arrin të përputhet. -
0:22 - 0:24Ose dikush që përputhet keq.
-
0:25 - 0:28Ose "një person i cili përputhet dobët
-
0:28 - 0:30ndaj situatave dhe mjediseve të reja."
-
0:31 - 0:34Jam një e mospërputhur e zyrtarizuar.
-
0:34 - 0:37Dhe këtu jam për të tjerë
të mospërputhur në sallë, -
0:37 - 0:39sepse unë kurrë nuk jam e vetmja.
-
0:40 - 0:42Do t'jua tregoj një rrëfim
të mospërputhjes. -
0:43 - 0:46Diku në fillim të moshës 30 vjec,
-
0:46 - 0:49ëndrra për t'u bërë shkrimtare
erdhi mu tek pragu im. -
0:50 - 0:52N'fakt, erdhi nga kutia postare
-
0:52 - 0:55në formë të letrës ku thoshte se
kam fituar një çmim gjigand letrar -
0:56 - 0:58për një histori të shkurtër
që kisha shkruar. -
0:58 - 1:02Historia e shkurtër ishte
për jetën time si një notare konkurruese -
1:03 - 1:05dhe për jetën time të ndyrë në shtëpi,
-
1:05 - 1:10dhe pak për atë se si pikëllimi
dhe humbja mund t'ju bëjnë të çmendur. -
1:12 - 1:14Çmimi ishte një udhëtim në qytetin
e New York-ut -
1:14 - 1:18për të takuar redaktorët,
agjentët më të njohur dhe autorë të tjerë. -
1:18 - 1:21Disi ishte ëndrra e të bërit
një shkrimtare, apo jo? -
1:23 - 1:25E dini se çfarë bëra
ditën kur erdhi letra në shtëpinë time? -
1:26 - 1:28Sepse kështu jam unë,
-
1:28 - 1:30e vendosa letrën
në tryezën time të kuzhinës, -
1:30 - 1:34i mbusha vetes një gotë gjigande me vodka
-
1:34 - 1:36me akull dhe limon,
-
1:37 - 1:41dhe qëndrova ulur në mbathje
për një ditë të tërë, -
1:41 - 1:43thjesht duke i'a ngulur sytë letrës.
-
1:45 - 1:48Po mendoja për të gjitha mënyrat
se si e kisha dreqosur jetën time. -
1:48 - 1:51Kush dreqin isha unë që të
shkoja në qytetin New York-ut -
1:51 - 1:53dhe të shtiresha sikur t'isha shkrimtare
-
1:54 - 1:55Kush isha une?
-
1:55 - 1:56Do t'jua them.
-
1:57 - 1:58Unë isha një e mospërputhur.
-
1:59 - 2:01Si shumica e fëmijëve të tjerë,
-
2:02 - 2:04unë erdha nga një familje abuzive
-
2:04 - 2:07që mezi shpëtova veten.
-
2:08 - 2:12Tashmë kisha dy martesa
mjerisht të dështuara. -
2:12 - 2:15Unë ngela nga kolegji
jo një herë, por dy herë -
2:15 - 2:18dhe ndoshta edhe një herë të tretë
që nuk do t'jua tregoj. -
2:18 - 2:20(Të qeshura)
-
2:21 - 2:24Si dhe kam kaluar një periudhë
rehabilitimi për përdorimin e drogave. -
2:25 - 2:29Dhe kam kaluar dy periudha
të mahnitshme në burg. -
2:30 - 2:32Pra po përshtatem shumë me këtë skenë.
-
2:34 - 2:36(Të qeshura)
-
2:37 - 2:40Por arsyeja e vërtetë, që
unë mendoj, se kam qenë një mospërputhje, -
2:40 - 2:44është se vajza ime vdiq ditën që lindi,
-
2:44 - 2:47dhe unë akoma nuk kam arritur
si t'ja dal kësaj. -
2:48 - 2:53Pasi vajza ime vdiq, gjithashtu
kalova një kohë të gjatë si e pastrehë, -
2:53 - 2:55duke jetuar nën një mbikalim
-
2:55 - 3:00në një pikëllim të thellë dhe humbje
-
3:00 - 3:02që disa prej nesh i hasim në rrugë.
-
3:02 - 3:06Mbase të gjithë ne
nëse jetoni mjaftueshëm gjatë. -
3:06 - 3:10E dini, të pastrehët janë disa nga
mospërputhjet tona më heroike mes nesh, -
3:10 - 3:13sepse ato fillojnë si ne.
-
3:15 - 3:20Siç mund ta shihni, unë nuk arrija
të përputhesha në pothuajse çdo kategori: -
3:20 - 3:25bijë, grua, nënë, studente.
-
3:25 - 3:28Dhe ëndrra për të qenë shkrimtare
-
3:28 - 3:33ishte vërtetë si një gur i vogël
dhe i trishtuar në fyt. -
3:35 - 3:38Ishte shumë kundra meje, që unë
hipa në aeroplan -
3:38 - 3:41dhe udhëtova drejt qytetit
të New York-ut, -
3:41 - 3:42aty ku gjenden shkrimtarët.
-
3:43 - 3:47Kolegë të mospërputhjes, mund
t’i shoh si shkëlqejnë sytë tuaj. -
3:47 - 3:49Mund ta dalloj këtë shumë mirë në sallë.
-
3:49 - 3:51Në fillim, ju do ta kishit adhuruar.
-
3:51 - 3:54Keni për të zgjedhur tre shkrimtarë
të famshëm që donit t’i takoni, -
3:54 - 3:57po këta shkuan dhe ju gjetën juve.
-
3:57 - 3:59Ju vendosin në Hotelin Gramercy Park,
-
3:59 - 4:02ku do të pini Scotch vonë natën
-
4:02 - 4:05me njerëz të lezetshëm, të mençur
dhe të krekosur. -
4:05 - 4:09Dhe duhet t'shtiresh si e lezetshme
e mençur dhe e krekosur, njashtu. -
4:09 - 4:12Dhe do të takoni një grumbull
redaktorësh, autorësh dhe agjentësh -
4:12 - 4:16në dreka dhe darka tejet luksoze.
-
4:17 - 4:19Më pyesni sa luksoze.
-
4:20 - 4:22Publiku: Sa luksoze?
-
4:22 - 4:26Lidia Yuknavitch: Po ju rrëfej diçka:
mora tre peceta pëlhure -
4:26 - 4:28(Të qeshura)
-
4:28 - 4:30nga tre restaurante të ndryshme.
-
4:30 - 4:33Dhe fsheha një meny poshtë pantallonave.
-
4:33 - 4:35(Të qeshura)
-
4:35 - 4:39Thjesht doja të kisha disa përkujtues,
që kur të shkoj në shtëpi, -
4:39 - 4:41të besoja që me të vërtetë ka ndodhur.
-
4:41 - 4:42E keni parasysh?
-
4:43 - 4:45Tre shkrimtarët që doja t’i takoja
-
4:45 - 4:48ishin Carole Maso, Lynne Tillman
dhe Peggy Phelan. -
4:48 - 4:52Këto nuk ishin autore të famshme,
me më së shumti shitje, -
4:52 - 4:55por për mua, ato ishin shkrimtare titane.
-
4:56 - 4:59Carole Maso shkroi librin
që më vonë u bë libri im i shenjtë. -
5:00 - 5:02Lynne Tillman më dha mundësinë të besoja
-
5:02 - 5:07se ekzistonte një mundësi
që tregimet e mia t'ishin pjesë e botës. -
5:07 - 5:09Peggy Phelan më kujtoi mua
-
5:09 - 5:14se mbase truri im mund të ishte
më i rëndësishëm se gjoksi im. -
5:16 - 5:18Ato nuk ishin shkrimtaret kryesore,
-
5:18 - 5:22por ato po kalonin një shteg
të rrjedhës kryesore -
5:22 - 5:24me tregimet e tyre,
-
5:24 - 5:28më pëlqen të mendoj, sikur uji
që kalon nëpër Kanionin e Madh. -
5:29 - 5:31Pothuajse vdiqa nga gëzimi
-
5:31 - 5:35që të rrija me këto tre shkrimtare
të vjetra mbi 50-vjeç. -
5:35 - 5:38Dhe arsyeja se desh vdiqa nga gëzimi
-
5:38 - 5:40është se kurrë nuk do të
përjetoja një gëzim të tillë. -
5:40 - 5:43Unë kurrë nuk do të gjindesha
në një dhomë si kjo. -
5:43 - 5:45Nëna ime nuk shkoi kurrë në universitet.
-
5:45 - 5:47Dhe karriera ime krijuese
deri në atë pikë -
5:47 - 5:52ishte një diçka e vogël, e trishtuar,
e porsalindur. -
5:53 - 5:57Kështu që në ato netët e para
në New York doja të vdisja atje. -
5:57 - 6:00Unë isha ashtu si, "Më vritni tani.
Unë jam mirë. Kjo është e bukur". -
6:01 - 6:04Disa nga ju në sallë do të kuptoni
se çfarë ndodhi më pas. -
6:05 - 6:09Së pari, ata më çuan në zyrat
e Farrar, Straus dhe Giroux. -
6:10 - 6:13Farrar, Straus dhe Giroux ishin
si shtypi im mega-ëndërr. -
6:13 - 6:17E kam fjalën, T.S. Eliot
dhe Flannery O'Connor u botuan atje. -
6:17 - 6:21Redaktori kryesor më uli
dhe më foli për një kohë të gjatë, -
6:21 - 6:24duke u përpjekur të më bindte
që buronte një libër tek un -
6:24 - 6:26për jetën time si notare.
-
6:26 - 6:28E dini, si një biografi.
-
6:29 - 6:31Gjatë gjithë kohës që ai po fliste me mua,
-
6:31 - 6:35unë isha ulur atje duke buzëqeshur
dhe duke u tundur si një idiote e mpirë, -
6:36 - 6:37me krahët e kryqëzuar
mbi gjoksin tim, -
6:37 - 6:42ndërsa asgjë, as edhe një fjalë
nuk doli nga goja ime. -
6:44 - 6:47Kështu që në fund,
ai më përkëdheli mbi supe -
6:47 - 6:49si një trajner i notit.
-
6:50 - 6:51Dhe më uroi fat
-
6:51 - 6:54dhe më dha disa libra falas
-
6:54 - 6:56dhe më udhëhoqi drejt derës.
-
6:58 - 7:01Më pas, ata më çuan
në zyrat e W. W Norton, -
7:01 - 7:04ku isha mjaft e sigurt se
do të shoqërohesha nga ndërtesa -
7:04 - 7:05vetëm se kisha veshur
Doc Martens. -
7:06 - 7:08Por kjo nuk ndodhi.
-
7:09 - 7:11Të qënurit në zyrat e Nortonit
-
7:11 - 7:15më bëri të ndihem sikur po arrija
në qiell dhe po prekja hënën -
7:15 - 7:19ndërsa yjet po thurrnin emrin tim
nëpër kozmos. -
7:19 - 7:22Dua të them, kjo ishte diçka
po kaq e madhe për mua. -
7:22 - 7:23E kuptoni?
-
7:24 - 7:26Redaktori i tyre kryesor,
Carol Houck Smith, -
7:26 - 7:30u përkul drejt me fytyrës sime
me ata sy t'çelur, t'ndritshëm, t'ashpër -
7:30 - 7:34dhe tha, "Mirë pra, më dërgoni
diçka atëherë, menjëherë!" -
7:34 - 7:37Shihni, tani shumica e njerëzve,
veçanërisht njerëzit e TED, -
7:37 - 7:39do të vraponin
drejt kutisë së postës, apo jo? -
7:40 - 7:43M’u desh më shumë se një dekadë
vetëm të imagjinoja -
7:43 - 7:47të fusja diçka në një zarf
dhe të vendosja një pullë. -
7:49 - 7:50Në natën e fundit,
-
7:50 - 7:54dhashë një lexim të madh
në Klubin Nacional të Poezisë. -
7:54 - 7:56Dhe në fund të leximit,
-
7:56 - 8:01Katharine Kidde e Kidde, Hoyt
& Agjencia Letrare Picard, -
8:01 - 8:03ecën drejt meje dhe më shtrënguan dorën
-
8:03 - 8:06dhe më ofruan përfaqësim,
aty për aty. -
8:09 - 8:11Unë rrija aty dhe u bëra si e shurdhër.
-
8:11 - 8:13A ju ka ndodhur kjo ndonjëherë juve?
-
8:14 - 8:16Dhe pothuajse fillova të qaja
-
8:16 - 8:20sepse të gjithë njerëzit në sallë
ishin të veshur shumë bukur, -
8:20 - 8:23dhe e gjitha që doli nga goja ime ishte:
-
8:23 - 8:26"Nuk e di. Duhet të mendoj për këtë."
-
8:27 - 8:31Dhe ajo tha: "Në rregull, atëherë"
dhe u largua. -
8:33 - 8:39Gjithë ato duar të hapura për mua,
ai gur i vogël dhe i trishtuar në fyt. -
8:39 - 8:43E shihni, unë jam duke u përpjekur
t'ju tregoj diçka për njerëz si unë. -
8:43 - 8:47Njerëzit e mospërputhur, ne s'dimë
gjithmonë si t'shpresojmë ose t'themi po -
8:47 - 8:49ose t'zgjedhim gjënë e madhe,
-
8:49 - 8:51edhe kur ajo është mu para neve.
-
8:51 - 8:53Është një turp që ne kemi.
-
8:53 - 8:55Është turpi i të dëshiruarit
diçka të mirë. -
8:55 - 8:57Është turpi të ndjejmë diçka të mirë.
-
8:57 - 9:00Është turpi i të besuarit
se vërtetë e meritojmë të jemi në dhomë -
9:01 - 9:03me njerëzit që i admirojmë.
-
9:04 - 9:07Nëse do të mundja,
do të kthehesha dhe do të stërvitja vetën. -
9:07 - 9:12Do të isha pikërisht si ato gra
mbi 50-vjeçare që më ndihmuan. -
9:12 - 9:14Do ta mësoja veten se si t'i dua gjërat,
-
9:14 - 9:16si të ngrihem, si t'i kërkoj ato.
-
9:16 - 9:20Unë do të thoja: "Ti! Po, ti!
Ti je pjesë e dhomës gjithashtu". -
9:20 - 9:23Shkëlqimi bie mbi të gjithë ne,
-
9:23 - 9:26dhe ne jemi asgjë pa njëri-tjetrin.
-
9:27 - 9:30Në vend të kësaj,
unë fluturova përsëri në Oregon, -
9:30 - 9:36dhe posa pashë që blerimi i përhershëm
dhe shiu u kthyen në pamje, -
9:36 - 9:40Unë thjesht piva disa shishe t'vogla
në aeroplan "ndjej keqardhje për veten." -
9:41 - 9:46Mendova se, nëse do t'isha shkrimtare,
do të isha një shkrimtare e mospëputhur. -
9:46 - 9:48Ajo që po them është,
-
9:48 - 9:50fluturova përsëri në Oregon
pa një marrëveshje libri, -
9:50 - 9:52pa një agjendë,
-
9:52 - 9:54dhe vetëm me një kokë dhe zemër
me plotë kujtime -
9:54 - 9:57e të pasurit kaq pranë
-
9:57 - 10:00shkrimtarët më të bukur.
-
10:00 - 10:04Kujtimet ishin çmimi i vetëm
që i lejova vetës. -
10:05 - 10:08Dhe akoma, në shtëpi në errësirë,
-
10:09 - 10:11përsëri në mbathje,
-
10:12 - 10:14ende mund të dëgjoja zërat e tyre.
-
10:14 - 10:18Ata thanë: "Mos dëgjo këdo që përpiqet
të të bëjë të heshtësh -
10:18 - 10:21ose të ndryshosh historinë tënde".
-
10:21 - 10:25Ata thanë, "Jepini zë historisë që
vetëm ti di si ta tregosh." -
10:25 - 10:27Ata thanë: "Ndonjëherë të tregosh histori
-
10:27 - 10:30është gjëja që shpëton jetën tënde".
-
10:32 - 10:35Tani unë jam, siç mund ta shihni,
gruaja mbi të 50-tat. -
10:36 - 10:38Dhe unë jam një shkrimtare.
-
10:39 - 10:40Dhe unë jam një nënë.
-
10:40 - 10:42Dhe u bëra një mësuese.
-
10:43 - 10:45Qellojani se kush janë nxënësit
e mi të preferuar. -
10:46 - 10:48Edhe pse nuk ndodhi ditën
-
10:48 - 10:51kur letra e ëndrrave erdhi
përmes kutisë sime postare, -
10:51 - 10:52Unë shkrujta një biografi,
-
10:52 - 10:54të quajtur "Kronologjia e Ujit."
-
10:55 - 11:00Në të janë tregimet se sa herë
më është dashur të rikrijoj një vetvete -
11:00 - 11:02nga rrënojat e zgjedhjeve të mia,
-
11:03 - 11:07historitë se si dështimet e mia
në dukje ishin po aq t'çuditshme -
11:07 - 11:10sikur portat për diçka të bukur.
-
11:10 - 11:14Gjithë çfarë duhej të bëja
ishte t’i jepja zë tregimit. -
11:16 - 11:20Ekziston një mit në shumicën
e kulturave rreth ndjekjes së ëndrrave. -
11:21 - 11:22Quhet udhëtimi i heroit.
-
11:24 - 11:26Por unë preferoj një mit tjetër,
-
11:26 - 11:27që është pak a shumë në anën e tij
-
11:27 - 11:28ose poshtë tij.
-
11:29 - 11:31Quhet miti i mospërshtatjes.
-
11:32 - 11:33Dhe shkon kështu:
-
11:34 - 11:36edhe në momentin e dështimit tuaj,
-
11:36 - 11:38pikërisht atëherë, ju jeni të bukur.
-
11:40 - 11:41Ju nuk e dini akoma,
-
11:41 - 11:44por ju keni aftësinë të rizbuloni vetën
-
11:44 - 11:45pafund.
-
11:45 - 11:47Kjo është bukuria juaj.
-
11:48 - 11:49Ti mund të jesh një i dehur,
-
11:49 - 11:51ti mund të jesh një
i mbijetuar i abuzimeve -
11:51 - 11:53ti mund të jesh një ish i burgosur,
-
11:53 - 11:55mund të jesh një i pastrehë,
-
11:55 - 11:58mund t'i humbasësh të gjitha
paratë, punën ose burrin tënd -
11:58 - 12:00ose gruan tënde, ose më e keqja
nga të gjitha, -
12:00 - 12:02një fëmijë.
-
12:02 - 12:04Ju madje mund të humbni mëndjen tuaj.
-
12:04 - 12:08Ju mund të qëndroni në qendër
si i vdekur në mes të dështimit tuaj -
12:08 - 12:11dhe prapë, unë jam këtu
për të ju thënë, -
12:11 - 12:13ju jeni shumë të bukur.
-
12:13 - 12:15Historia juaj meriton të dëgjohet,
-
12:15 - 12:20sepse ju, ju të mospërputhur
të rrallë dhe fenomenal -
12:20 - 12:22ju lloj i ri,
-
12:23 - 12:25jeni të vetmit në dhomë
-
12:25 - 12:26që mund të tregoni një histori
-
12:26 - 12:29në atë mënyrë që vetëm ju do ta bënit.
-
12:30 - 12:31Dhe unë do ta dëgjoja.
-
12:33 - 12:34Ju falemnderit.
-
12:34 - 12:40(Duartrokitje)
- Title:
- E bukura e të qënit një i mospërputhur
- Speaker:
- Lidia Yuknavitch
- Description:
-
Për ata që ndjehen sikur nuk i përkasin: ka bukuri në të qenit i mospërputhur. Autorja Lidia Yuknavitch ndan rrugëtimin e saj të vetvetes në një kujtim intim të tregimeve në formë mozaiku për humbjen, turpin dhe procesin e ngadaltë të vetë-pranimit. "Edhe në momentin e dështimit tuaj, ju jeni të bukur", thotë ajo. "Ju nuk e dini atë ende, por ju keni mundësinë të rikrijoni pafund veten. Kjo është bukuria juaj."
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 12:58
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Eranda Zekaj accepted Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Eranda Zekaj edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Altina Korqa edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Altina Korqa edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Altina Korqa edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit | |
![]() |
Altina Korqa edited Albanian subtitles for The beauty of being a misfit |