< Return to Video

E bukura e të qënit një i mospërputhur

  • 0:01 - 0:05
    Unë e di që TED
    merret me gjëra të mëdha,
  • 0:05 - 0:08
    por unë dua të flas me ju
    për diçka shumë të vogël.
  • 0:08 - 0:10
    Shumë e vogël,
    është një fjalë e vetme.
  • 0:11 - 0:13
    Fjala është "mospërputhje. "
  • 0:13 - 0:17
    Ndër t'preferuarat e mia
    se është fjalë direkte.
  • 0:17 - 0:21
    Dua të them është një person
    që nuk arrin të përputhet.
  • 0:22 - 0:24
    Ose dikush që përputhet keq.
  • 0:25 - 0:28
    Ose "një person i cili përputhet dobët
  • 0:28 - 0:30
    ndaj situatave dhe mjediseve të reja."
  • 0:31 - 0:34
    Jam një e mospërputhur e zyrtarizuar.
  • 0:34 - 0:37
    Dhe këtu jam për të tjerë
    të mospërputhur në sallë,
  • 0:37 - 0:39
    sepse unë kurrë nuk jam e vetmja.
  • 0:40 - 0:42
    Do t'jua tregoj një rrëfim
    të mospërputhjes.
  • 0:43 - 0:46
    Diku në fillim të moshës 30 vjec,
  • 0:46 - 0:49
    ëndrra për t'u bërë shkrimtare
    erdhi mu tek pragu im.
  • 0:50 - 0:52
    N'fakt, erdhi nga kutia postare
  • 0:52 - 0:55
    në formë të letrës ku thoshte se
    kam fituar një çmim gjigand letrar
  • 0:56 - 0:58
    për një histori të shkurtër
    që kisha shkruar.
  • 0:58 - 1:02
    Historia e shkurtër ishte
    për jetën time si një notare konkurruese
  • 1:03 - 1:05
    dhe për jetën time të ndyrë në shtëpi,
  • 1:05 - 1:10
    dhe pak për atë se si pikëllimi
    dhe humbja mund t'ju bëjnë të çmendur.
  • 1:12 - 1:14
    Çmimi ishte një udhëtim në qytetin
    e New York-ut
  • 1:14 - 1:18
    për të takuar redaktorët,
    agjentët më të njohur dhe autorë të tjerë.
  • 1:18 - 1:21
    Disi ishte ëndrra e të bërit
    një shkrimtare, apo jo?
  • 1:23 - 1:25
    E dini se çfarë bëra
    ditën kur erdhi letra në shtëpinë time?
  • 1:26 - 1:28
    Sepse kështu jam unë,
  • 1:28 - 1:30
    e vendosa letrën
    në tryezën time të kuzhinës,
  • 1:30 - 1:34
    i mbusha vetes një gotë gjigande me vodka
  • 1:34 - 1:36
    me akull dhe limon,
  • 1:37 - 1:41
    dhe qëndrova ulur në mbathje
    për një ditë të tërë,
  • 1:41 - 1:43
    thjesht duke i'a ngulur sytë letrës.
  • 1:45 - 1:48
    Po mendoja për të gjitha mënyrat
    se si e kisha dreqosur jetën time.
  • 1:48 - 1:51
    Kush dreqin isha unë që të
    shkoja në qytetin New York-ut
  • 1:51 - 1:53
    dhe të shtiresha sikur t'isha shkrimtare
  • 1:54 - 1:55
    Kush isha une?
  • 1:55 - 1:56
    Do t'jua them.
  • 1:57 - 1:58
    Unë isha një e mospërputhur.
  • 1:59 - 2:01
    Si shumica e fëmijëve të tjerë,
  • 2:02 - 2:04
    unë erdha nga një familje abuzive
  • 2:04 - 2:07
    që mezi shpëtova veten.
  • 2:08 - 2:12
    Tashmë kisha dy martesa
    mjerisht të dështuara.
  • 2:12 - 2:15
    Unë ngela nga kolegji
    jo një herë, por dy herë
  • 2:15 - 2:18
    dhe ndoshta edhe një herë të tretë
    që nuk do t'jua tregoj.
  • 2:18 - 2:20
    (Të qeshura)
  • 2:21 - 2:24
    Si dhe kam kaluar një periudhë
    rehabilitimi për përdorimin e drogave.
  • 2:25 - 2:29
    Dhe kam kaluar dy periudha
    të mahnitshme në burg.
  • 2:30 - 2:32
    Pra po përshtatem shumë me këtë skenë.
  • 2:34 - 2:36
    (Të qeshura)
  • 2:37 - 2:40
    Por arsyeja e vërtetë, që
    unë mendoj, se kam qenë një mospërputhje,
  • 2:40 - 2:44
    është se vajza ime vdiq ditën që lindi,
  • 2:44 - 2:47
    dhe unë akoma nuk kam arritur
    si t'ja dal kësaj.
  • 2:48 - 2:53
    Pasi vajza ime vdiq, gjithashtu
    kalova një kohë të gjatë si e pastrehë,
  • 2:53 - 2:55
    duke jetuar nën një mbikalim
  • 2:55 - 3:00
    në një pikëllim të thellë dhe humbje
  • 3:00 - 3:02
    që disa prej nesh i hasim në rrugë.
  • 3:02 - 3:06
    Mbase të gjithë ne
    nëse jetoni mjaftueshëm gjatë.
  • 3:06 - 3:10
    E dini, të pastrehët janë disa nga
    mospërputhjet tona më heroike mes nesh,
  • 3:10 - 3:13
    sepse ato fillojnë si ne.
  • 3:15 - 3:20
    Siç mund ta shihni, unë nuk arrija
    të përputhesha në pothuajse çdo kategori:
  • 3:20 - 3:25
    bijë, grua, nënë, studente.
  • 3:25 - 3:28
    Dhe ëndrra për të qenë shkrimtare
  • 3:28 - 3:33
    ishte vërtetë si një gur i vogël
    dhe i trishtuar në fyt.
  • 3:35 - 3:38
    Ishte shumë kundra meje, që unë
    hipa në aeroplan
  • 3:38 - 3:41
    dhe udhëtova drejt qytetit
    të New York-ut,
  • 3:41 - 3:42
    aty ku gjenden shkrimtarët.
  • 3:43 - 3:47
    Kolegë të mospërputhjes, mund
    t’i shoh si shkëlqejnë sytë tuaj.
  • 3:47 - 3:49
    Mund ta dalloj këtë shumë mirë në sallë.
  • 3:49 - 3:51
    Në fillim, ju do ta kishit adhuruar.
  • 3:51 - 3:54
    Keni për të zgjedhur tre shkrimtarë
    të famshëm që donit t’i takoni,
  • 3:54 - 3:57
    po këta shkuan dhe ju gjetën juve.
  • 3:57 - 3:59
    Ju vendosin në Hotelin Gramercy Park,
  • 3:59 - 4:02
    ku do të pini Scotch vonë natën
  • 4:02 - 4:05
    me njerëz të lezetshëm, të mençur
    dhe të krekosur.
  • 4:05 - 4:09
    Dhe duhet t'shtiresh si e lezetshme
    e mençur dhe e krekosur, njashtu.
  • 4:09 - 4:12
    Dhe do të takoni një grumbull
    redaktorësh, autorësh dhe agjentësh
  • 4:12 - 4:16
    në dreka dhe darka tejet luksoze.
  • 4:17 - 4:19
    Më pyesni sa luksoze.
  • 4:20 - 4:22
    Publiku: Sa luksoze?
  • 4:22 - 4:26
    Lidia Yuknavitch: Po ju rrëfej diçka:
    mora tre peceta pëlhure
  • 4:26 - 4:28
    (Të qeshura)
  • 4:28 - 4:30
    nga tre restaurante të ndryshme.
  • 4:30 - 4:33
    Dhe fsheha një meny poshtë pantallonave.
  • 4:33 - 4:35
    (Të qeshura)
  • 4:35 - 4:39
    Thjesht doja të kisha disa përkujtues,
    që kur të shkoj në shtëpi,
  • 4:39 - 4:41
    të besoja që me të vërtetë ka ndodhur.
  • 4:41 - 4:42
    E keni parasysh?
  • 4:43 - 4:45
    Tre shkrimtarët që doja t’i takoja
  • 4:45 - 4:48
    ishin Carole Maso, Lynne Tillman
    dhe Peggy Phelan.
  • 4:48 - 4:52
    Këto nuk ishin autore të famshme,
    me më së shumti shitje,
  • 4:52 - 4:55
    por për mua, ato ishin shkrimtare titane.
  • 4:56 - 4:59
    Carole Maso shkroi librin
    që më vonë u bë libri im i shenjtë.
  • 5:00 - 5:02
    Lynne Tillman më dha mundësinë të besoja
  • 5:02 - 5:07
    se ekzistonte një mundësi
    që tregimet e mia t'ishin pjesë e botës.
  • 5:07 - 5:09
    Peggy Phelan më kujtoi mua
  • 5:09 - 5:14
    se mbase truri im mund të ishte
    më i rëndësishëm se gjoksi im.
  • 5:16 - 5:18
    Ato nuk ishin shkrimtaret kryesore,
  • 5:18 - 5:22
    por ato po kalonin një shteg
    të rrjedhës kryesore
  • 5:22 - 5:24
    me tregimet e tyre,
  • 5:24 - 5:28
    më pëlqen të mendoj, sikur uji
    që kalon nëpër Kanionin e Madh.
  • 5:29 - 5:31
    Pothuajse vdiqa nga gëzimi
  • 5:31 - 5:35
    që të rrija me këto tre shkrimtare
    të vjetra mbi 50-vjeç.
  • 5:35 - 5:38
    Dhe arsyeja se desh vdiqa nga gëzimi
  • 5:38 - 5:40
    është se kurrë nuk do të
    përjetoja një gëzim të tillë.
  • 5:40 - 5:43
    Unë kurrë nuk do të gjindesha
    në një dhomë si kjo.
  • 5:43 - 5:45
    Nëna ime nuk shkoi kurrë në universitet.
  • 5:45 - 5:47
    Dhe karriera ime krijuese
    deri në atë pikë
  • 5:47 - 5:52
    ishte një diçka e vogël, e trishtuar,
    e porsalindur.
  • 5:53 - 5:57
    Kështu që në ato netët e para
    në New York doja të vdisja atje.
  • 5:57 - 6:00
    Unë isha ashtu si, "Më vritni tani.
    Unë jam mirë. Kjo është e bukur".
  • 6:01 - 6:04
    Disa nga ju në sallë do të kuptoni
    se çfarë ndodhi më pas.
  • 6:05 - 6:09
    Së pari, ata më çuan në zyrat
    e Farrar, Straus dhe Giroux.
  • 6:10 - 6:13
    Farrar, Straus dhe Giroux ishin
    si shtypi im mega-ëndërr.
  • 6:13 - 6:17
    E kam fjalën, T.S. Eliot
    dhe Flannery O'Connor u botuan atje.
  • 6:17 - 6:21
    Redaktori kryesor më uli
    dhe më foli për një kohë të gjatë,
  • 6:21 - 6:24
    duke u përpjekur të më bindte
    që buronte një libër tek un
  • 6:24 - 6:26
    për jetën time si notare.
  • 6:26 - 6:28
    E dini, si një biografi.
  • 6:29 - 6:31
    Gjatë gjithë kohës që ai po fliste me mua,
  • 6:31 - 6:35
    unë isha ulur atje duke buzëqeshur
    dhe duke u tundur si një idiote e mpirë,
  • 6:36 - 6:37
    me krahët e kryqëzuar
    mbi gjoksin tim,
  • 6:37 - 6:42
    ndërsa asgjë, as edhe një fjalë
    nuk doli nga goja ime.
  • 6:44 - 6:47
    Kështu që në fund,
    ai më përkëdheli mbi supe
  • 6:47 - 6:49
    si një trajner i notit.
  • 6:50 - 6:51
    Dhe më uroi fat
  • 6:51 - 6:54
    dhe më dha disa libra falas
  • 6:54 - 6:56
    dhe më udhëhoqi drejt derës.
  • 6:58 - 7:01
    Më pas, ata më çuan
    në zyrat e W. W Norton,
  • 7:01 - 7:04
    ku isha mjaft e sigurt se
    do të shoqërohesha nga ndërtesa
  • 7:04 - 7:05
    vetëm se kisha veshur
    Doc Martens.
  • 7:06 - 7:08
    Por kjo nuk ndodhi.
  • 7:09 - 7:11
    Të qënurit në zyrat e Nortonit
  • 7:11 - 7:15
    më bëri të ndihem sikur po arrija
    në qiell dhe po prekja hënën
  • 7:15 - 7:19
    ndërsa yjet po thurrnin emrin tim
    nëpër kozmos.
  • 7:19 - 7:22
    Dua të them, kjo ishte diçka
    po kaq e madhe për mua.
  • 7:22 - 7:23
    E kuptoni?
  • 7:24 - 7:26
    Redaktori i tyre kryesor,
    Carol Houck Smith,
  • 7:26 - 7:30
    u përkul drejt me fytyrës sime
    me ata sy t'çelur, t'ndritshëm, t'ashpër
  • 7:30 - 7:34
    dhe tha, "Mirë pra, më dërgoni
    diçka atëherë, menjëherë!"
  • 7:34 - 7:37
    Shihni, tani shumica e njerëzve,
    veçanërisht njerëzit e TED,
  • 7:37 - 7:39
    do të vraponin
    drejt kutisë së postës, apo jo?
  • 7:40 - 7:43
    M’u desh më shumë se një dekadë
    vetëm të imagjinoja
  • 7:43 - 7:47
    të fusja diçka në një zarf
    dhe të vendosja një pullë.
  • 7:49 - 7:50
    Në natën e fundit,
  • 7:50 - 7:54
    dhashë një lexim të madh
    në Klubin Nacional të Poezisë.
  • 7:54 - 7:56
    Dhe në fund të leximit,
  • 7:56 - 8:01
    Katharine Kidde e Kidde, Hoyt
    & Agjencia Letrare Picard,
  • 8:01 - 8:03
    ecën drejt meje dhe më shtrënguan dorën
  • 8:03 - 8:06
    dhe më ofruan përfaqësim,
    aty për aty.
  • 8:09 - 8:11
    Unë rrija aty dhe u bëra si e shurdhër.
  • 8:11 - 8:13
    A ju ka ndodhur kjo ndonjëherë juve?
  • 8:14 - 8:16
    Dhe pothuajse fillova të qaja
  • 8:16 - 8:20
    sepse të gjithë njerëzit në sallë
    ishin të veshur shumë bukur,
  • 8:20 - 8:23
    dhe e gjitha që doli nga goja ime ishte:
  • 8:23 - 8:26
    "Nuk e di. Duhet të mendoj për këtë."
  • 8:27 - 8:31
    Dhe ajo tha: "Në rregull, atëherë"
    dhe u largua.
  • 8:33 - 8:39
    Gjithë ato duar të hapura për mua,
    ai gur i vogël dhe i trishtuar në fyt.
  • 8:39 - 8:43
    E shihni, unë jam duke u përpjekur
    t'ju tregoj diçka për njerëz si unë.
  • 8:43 - 8:47
    Njerëzit e mospërputhur, ne s'dimë
    gjithmonë si t'shpresojmë ose t'themi po
  • 8:47 - 8:49
    ose t'zgjedhim gjënë e madhe,
  • 8:49 - 8:51
    edhe kur ajo është mu para neve.
  • 8:51 - 8:53
    Është një turp që ne kemi.
  • 8:53 - 8:55
    Është turpi i të dëshiruarit
    diçka të mirë.
  • 8:55 - 8:57
    Është turpi të ndjejmë diçka të mirë.
  • 8:57 - 9:00
    Është turpi i të besuarit
    se vërtetë e meritojmë të jemi në dhomë
  • 9:01 - 9:03
    me njerëzit që i admirojmë.
  • 9:04 - 9:07
    Nëse do të mundja,
    do të kthehesha dhe do të stërvitja vetën.
  • 9:07 - 9:12
    Do të isha pikërisht si ato gra
    mbi 50-vjeçare që më ndihmuan.
  • 9:12 - 9:14
    Do ta mësoja veten se si t'i dua gjërat,
  • 9:14 - 9:16
    si të ngrihem, si t'i kërkoj ato.
  • 9:16 - 9:20
    Unë do të thoja: "Ti! Po, ti!
    Ti je pjesë e dhomës gjithashtu".
  • 9:20 - 9:23
    Shkëlqimi bie mbi të gjithë ne,
  • 9:23 - 9:26
    dhe ne jemi asgjë pa njëri-tjetrin.
  • 9:27 - 9:30
    Në vend të kësaj,
    unë fluturova përsëri në Oregon,
  • 9:30 - 9:36
    dhe posa pashë që blerimi i përhershëm
    dhe shiu u kthyen në pamje,
  • 9:36 - 9:40
    Unë thjesht piva disa shishe t'vogla
    në aeroplan "ndjej keqardhje për veten."
  • 9:41 - 9:46
    Mendova se, nëse do t'isha shkrimtare,
    do të isha një shkrimtare e mospëputhur.
  • 9:46 - 9:48
    Ajo që po them është,
  • 9:48 - 9:50
    fluturova përsëri në Oregon
    pa një marrëveshje libri,
  • 9:50 - 9:52
    pa një agjendë,
  • 9:52 - 9:54
    dhe vetëm me një kokë dhe zemër
    me plotë kujtime
  • 9:54 - 9:57
    e të pasurit kaq pranë
  • 9:57 - 10:00
    shkrimtarët më të bukur.
  • 10:00 - 10:04
    Kujtimet ishin çmimi i vetëm
    që i lejova vetës.
  • 10:05 - 10:08
    Dhe akoma, në shtëpi në errësirë,
  • 10:09 - 10:11
    përsëri në mbathje,
  • 10:12 - 10:14
    ende mund të dëgjoja zërat e tyre.
  • 10:14 - 10:18
    Ata thanë: "Mos dëgjo këdo që përpiqet
    të të bëjë të heshtësh
  • 10:18 - 10:21
    ose të ndryshosh historinë tënde".
  • 10:21 - 10:25
    Ata thanë, "Jepini zë historisë që
    vetëm ti di si ta tregosh."
  • 10:25 - 10:27
    Ata thanë: "Ndonjëherë të tregosh histori
  • 10:27 - 10:30
    është gjëja që shpëton jetën tënde".
  • 10:32 - 10:35
    Tani unë jam, siç mund ta shihni,
    gruaja mbi të 50-tat.
  • 10:36 - 10:38
    Dhe unë jam një shkrimtare.
  • 10:39 - 10:40
    Dhe unë jam një nënë.
  • 10:40 - 10:42
    Dhe u bëra një mësuese.
  • 10:43 - 10:45
    Qellojani se kush janë nxënësit
    e mi të preferuar.
  • 10:46 - 10:48
    Edhe pse nuk ndodhi ditën
  • 10:48 - 10:51
    kur letra e ëndrrave erdhi
    përmes kutisë sime postare,
  • 10:51 - 10:52
    Unë shkrujta një biografi,
  • 10:52 - 10:54
    të quajtur "Kronologjia e Ujit."
  • 10:55 - 11:00
    Në të janë tregimet se sa herë
    më është dashur të rikrijoj një vetvete
  • 11:00 - 11:02
    nga rrënojat e zgjedhjeve të mia,
  • 11:03 - 11:07
    historitë se si dështimet e mia
    në dukje ishin po aq t'çuditshme
  • 11:07 - 11:10
    sikur portat për diçka të bukur.
  • 11:10 - 11:14
    Gjithë çfarë duhej të bëja
    ishte t’i jepja zë tregimit.
  • 11:16 - 11:20
    Ekziston një mit në shumicën
    e kulturave rreth ndjekjes së ëndrrave.
  • 11:21 - 11:22
    Quhet udhëtimi i heroit.
  • 11:24 - 11:26
    Por unë preferoj një mit tjetër,
  • 11:26 - 11:27
    që është pak a shumë në anën e tij
  • 11:27 - 11:28
    ose poshtë tij.
  • 11:29 - 11:31
    Quhet miti i mospërshtatjes.
  • 11:32 - 11:33
    Dhe shkon kështu:
  • 11:34 - 11:36
    edhe në momentin e dështimit tuaj,
  • 11:36 - 11:38
    pikërisht atëherë, ju jeni të bukur.
  • 11:40 - 11:41
    Ju nuk e dini akoma,
  • 11:41 - 11:44
    por ju keni aftësinë të rizbuloni vetën
  • 11:44 - 11:45
    pafund.
  • 11:45 - 11:47
    Kjo është bukuria juaj.
  • 11:48 - 11:49
    Ti mund të jesh një i dehur,
  • 11:49 - 11:51
    ti mund të jesh një
    i mbijetuar i abuzimeve
  • 11:51 - 11:53
    ti mund të jesh një ish i burgosur,
  • 11:53 - 11:55
    mund të jesh një i pastrehë,
  • 11:55 - 11:58
    mund t'i humbasësh të gjitha
    paratë, punën ose burrin tënd
  • 11:58 - 12:00
    ose gruan tënde, ose më e keqja
    nga të gjitha,
  • 12:00 - 12:02
    një fëmijë.
  • 12:02 - 12:04
    Ju madje mund të humbni mëndjen tuaj.
  • 12:04 - 12:08
    Ju mund të qëndroni në qendër
    si i vdekur në mes të dështimit tuaj
  • 12:08 - 12:11
    dhe prapë, unë jam këtu
    për të ju thënë,
  • 12:11 - 12:13
    ju jeni shumë të bukur.
  • 12:13 - 12:15
    Historia juaj meriton të dëgjohet,
  • 12:15 - 12:20
    sepse ju, ju të mospërputhur
    të rrallë dhe fenomenal
  • 12:20 - 12:22
    ju lloj i ri,
  • 12:23 - 12:25
    jeni të vetmit në dhomë
  • 12:25 - 12:26
    që mund të tregoni një histori
  • 12:26 - 12:29
    në atë mënyrë që vetëm ju do ta bënit.
  • 12:30 - 12:31
    Dhe unë do ta dëgjoja.
  • 12:33 - 12:34
    Ju falemnderit.
  • 12:34 - 12:40
    (Duartrokitje)
Title:
E bukura e të qënit një i mospërputhur
Speaker:
Lidia Yuknavitch
Description:

Për ata që ndjehen sikur nuk i përkasin: ka bukuri në të qenit i mospërputhur. Autorja Lidia Yuknavitch ndan rrugëtimin e saj të vetvetes në një kujtim intim të tregimeve në formë mozaiku për humbjen, turpin dhe procesin e ngadaltë të vetë-pranimit. "Edhe në momentin e dështimit tuaj, ju jeni të bukur", thotë ajo. "Ju nuk e dini atë ende, por ju keni mundësinë të rikrijoni pafund veten. Kjo është bukuria juaj."

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:58

Albanian subtitles

Revisions